KËSHILLA PËR MENDJEMPREHTËSI NË TË FOLUR

KËSHILLA PËR MENDJEMPREHTËSI NË TË FOLUR

ligjeruesi

Për të tërhequr masën rreth veti, një ligjërues – folës ka nevojë të jetë edhe i shkathët dhe mendjemprehtë. Për të realizuar një gjë të tilla, duhen përfillë disa këshilla dhe porosi, ndër të cilat:
Kur të hysh në ndonjë ndejë – mexhlis, atëherë përshëndeti me selam, ulu dhe pyeti për gjendjen e tyre.
Fol pak, dhe, nëse sheh dikë prej tyre të përgojojë ndonjë njeri, atëherë ndale prej këtij veprimi të marrë kurse për të përgojuarin mundohu të gjesh arsyetime.
Mos u ngut të kthesh përgjigje ende pa e dëgjuar dhe kuptuar në tërësi të folurit. Nëse të flasin mirë, kthejua me të mirë, e nëse të përqeshin ose tallen, atëherë shiko se si është më së miri t’iu përgjigjesh.
Mos u mbroj me fanatizëm mendimin tënd. Mundësojua edhe të tjerëve të shprehin mendimet e tyre. E, nëse ndodhë që mendimi i tjetrit të jetë i saktë, atëherë pranoje.
Nëse bashkëbiseduesi yt është ndonjë i marrë ose kryeneç, atëherë, që të mos biesh në nivelin e tij, lësho pe gjatë bisedës.
Çdo vend ka edhe muhabetin e vet, andaj, që të kesh sukses në bisedë, shih se çfarë iu intereson atyre, apo çfarë i preokupon, e folu për ato gjëra.
Edukatës e të folurit nuk është e tëra në të folur, por edhe në të dëgjuar. Ndërsa imazhi më i qartë i kësaj etike është që kur tjetri flet, të mos e ndërpreshë.
Me këto porosi, ti do të arrish kënaqësinë e Zotit tënd, por edhe të robërve të Tij!
Burimi: http://mthqf.com/mthqf/3541#ixzz2POHwa4Y6
Përshtati: Sedat ISLAMI

Advertisements

One comment on “KËSHILLA PËR MENDJEMPREHTËSI NË TË FOLUR

  1. Pingback: Këshilla për mendjemprehtësi në të folur : Mjeksia Islame

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s