FESTOMANIA SI IMAZH I DEGRADIMIT POLITIK DHE SHOQËROR

FESTOMANIA SI IMAZH I DEGRADIMIT POLITIK DHE SHOQËROR

kalendari

Festat janë pjesë e kulturës së një populli. Ato janë të rëndësishme për shkak të simbolikave që paraqesin. Për këtë shkak, janë dhe ditë gëzimesh. P.sh. ne festojmë Fitër Bajramin, për shkak të kurorëzimit me sukses të një muaji të tërë adhurimi, sikur që festojmë Kurban Bajramin për shkak të kryerjes së ritualeve të Haxhit. Por, me kalimin e kohës, vërehet se listës së festave tona i janë shtuar edhe disa festa tjera, festimi i të cilave bëhet në shpërputhje me mesazhin e tyre, ose, festohen ndërsa mesazhi i tyre është tërësisht i devijuar. Dhe, nuk janë vetëm organet shtetërore ato që karakterizohen me këtë arratisje nga realiteti. Janë edhe populli, fatkeqësisht. Për ta dokumentuar këtë më së miri do t’i referohem festave të majit.
1 maji
Në Kosovë, vendi në të cilin papunësia ngulfat, 1 maji festohet si ditë ndërkombëtare e punëtorëve. Qeveria ka paraparë që kjo ditë të jetë ditë pushimi. Përse? Për shkak se punëtorët janë lodhur duke punuar?! Për shkak se punëtorët i kanë punët aq mirë saqë kanë kohë edhe për pushim dhe argëtim?! Kosova nuk ka kohë për pushime. Këtë duhet ta mendojë vetëm atëherë kur të ketë zgjidhur problemin e papunësisë së mbi 40% të popullatës. Pushimin dhe argëtimin duhet ta mendojë kur qytetarëve t’iu garantojnë një jetë sa më komode. Përkundër papunësisë dhe varfërisë ekstreme, çmimet e produkteve esenciale për jetë, vazhdojnë të fluturojnë.
Kjo ditë, në vend që të ishte ditë pushimi, do të kishte qenë mirë të ishte ditë inspektimi për punëtorët në sektorin privat, të cilët janë shndërruar në skllevër modern. Punëdhënësit abuzojnë me të drejtat e tyre. Nëse Kosova ka privatizimin në agjendës, si proces për ngritje ekonomike, përse nuk shikon në politikat e vendeve të zhvilluara, të cilat sektorin privat e kanë më shumë të rregulluar se sa atë publik. Përse nuk ndjek hapat e Norvegjisë, vend në të cilin puna në sektorin privat është shumë më e preferuar se sa ajo në sektorin publik. Vetëm atëherë do të kishin arsye për të festuar.
Por, nuk janë qeveritarët të vetmit ata që duhet fajësuar, janë dhe populli. Edhe ata që vuajnë pasojat e varfërisë. Parku i Gërmisë ishte përplot ndërsa nuk pati as edhe një protestë të vetme në ditën kur protestat ishin agjendë e kësaj ditë në vendet ku papunësia është shumë më e vogël. Për çudi, as grupi i protestave ‘Kundër Hajnisë’ nuk u panë gjëkundi!
Shën Gjergji
Është festa, e cila reflekton degjenerimin dhe shthurjen në vazhdimësi të popullit tonë. Është një festë me mesazhe antiislame dhe manifestim pagan. Shën Gjergji[1] ishte një kalorës, i cili u vra në mbrojtje të përhapjes se fesë së krishtere. Me gjithë respektin, por në një vend me shumicë myslimane të festohet për atë që ua ka luftuar fenë, është e pakuptimtë. Pastaj, edhe manifestimi në popull, që edhe pse nuk bëhet në emër të të këtij luftëtari të krishterë, është i pavend. Ai ka sfond të qindpërqindtë pagan. Imazh i kësaj është lutja tek varrezat, therja e kurbaneve për të vdekurit, spërkatja e shtëpisë me ujë, vënia e penjve në duar, etj. E, këto takime, nuk shfrytëzohen vetëm për “adhurim.” Ato janë raste edhe për të gjetur fatin e jetës. Pra, devijim shkuar devijimit.
Dita e Evropës
Është festa të cilën e feston një vend që nuk është në Evropë, që aspiron rrejshëm të hyjë në Evropë, që vepron në shpërputhje me politikat e hyrjes në Evropë; vend që vazhdon të jetë më i izoluari në botë[2]. Është ditë pushimi ngase kemi kryer të gjitha obligimet që duhet për të hyrë në Evropë. Ndonëse vitin e kaluar Ministrja e Integrimeve pati premtuar se tash e tutje do të punojmë dhe se vitin vijues, pra 2013[3], nuk do të pushohet, megjithëkëtë, 9 maji prapë është ditë pushimi. Mendoj se BE duhet ta trajtojë seriozisht edhe çështjen e festave të kosovarëve. Ato janë duke dalë si një barrierë para integrimit dhe zhvillimit. Vitin e kaluar, kosovarët kanë pushuar për 150 ditë të tëra (duke llogaritur këtu festat dhe vikendet)[4]. Pra, afërsisht gjysma e vitit pushim.
Kjo është Kosova. Vendi i pushimeve!

[1] Shih një punim të gjerësishëm për Shën Gjergjin në:
https://sedatislami.wordpress.com/2013/05/02/realiteti-i-shen-gjergjit/
[2]http://www.telegrafi.com/lajme/megjithese-te-izoluar-shenohet-dita-e-evropes-2-14470.html
[3]http://m.telegrafi.com/lajme/dita-e-evropes-nuk-do-te-jete-me-dite-pushimi-2-22305.html
[4] http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=13569

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s