SA PO E TRAJTOJMË DREJTË FETARISHT DHUNËN ME BAZË GJINORE?

SA PO E TRAJTOJMË DREJTË FETARISHT DHUNËN ME BAZË GJINORE?

stop

I.
Sa herë që flitet për dhunën me bazë gjinore, femra gjithnjë trajtohet si viktimë. E, për ta dëshmuar se Islami e ka shpëtuar atë, thirremi në fakte që i përkasin të kaluarës së largët. Femra tek romakët…tek persianët…tek kinezët…erdhi Islami dhe e shpëtoi femrën. Me këtë sikur po i ikim realitetit. Askush nuk e mohon se Islami e ka shpëtuar femrën, por qasja dhunës si fenomen nga ky këndvështrim është shumë shterpe. Personalisht, konsideroj se krahasimi nuk duhet të shtrihet apriori në rrafshin historik, por këtë aktual. Duhet të merremi me realitetin, parasëgjithash, edhe për shkak të evoluimit të motiveve të dunës ndaj femrës. Në të kaluarën, femra dhunohej për shkak të bindjeve ideologjike – besëtytnive. Më pas, në kohën e industrializmit, femra u dhunua për shkak të detyrimit në punë fizike, ndërsa sot, femra dhunohet për shkak se ajo është bërë kukull seksi. Industria e seksit sot është një ndër tri industritë më profitabile në botë. Femra sot trafikohet për shërbime seksuale. Liria e saj, siç do të thoshte Omer Abdul Kafi, është liri e arritjes tek femra.
II.
Trajtimi dhe forma se si mendohet e konceptohet luftimi i kësaj dukurie lë shumë pak për të dëshiruar. Kjo për shkak se ne imitojmë. Nuk më bën përshtypje aspak ajo se si pavarësimin ekonomik të femrës e shohin si rrugë të shpëtimit të saj. Unë mendoj se këtu qëndron problemi. Ne po duam ta luftojmë një problem me një problem më të madh. Nuk jam duke thënë se femra nuk ka pavarësi financiare në Islam. Këtë çështje e kemi të rregulluar që nga fillimi i Islamit. Unë dua të them se nëse nuk synohet të gjendet një gjuhë e përbashkët, nëse nuk punohet për moralin e faljes, nuk arrijmë t’i bindim bashkëshortët për atë se jeta bashkëshortore është më e madhe se një fjalë dhe shuplakë, atëherë ne nuk kemi bërë asgjë. Me këtë, nuk dua të them se femra duhet t’i nënshtrohet dhunës së mashkullit, jo, por dua tët hem se ka rrugë dhe mënyra që mund të zgjidhet problemi. Pavarësimi ekonomik, që për mua personalisht tingëllon si një mundësi e shkurorëzimit, është absolutisht e papranuar. Dialogu dhe diskutimi ndërfamiljar i problemeve duhet t’i paraprijnë çdo lloj zgjidhje. Ndryshe, ne kemi luftuar dhunën, por kemi krijuar aradha të tëra vejushash. Shifrat e divorcit janë alarmante në vendin tonë.
III.
Nuk duhet ta ndiejmë veten sikur jemi nën presion të ndryshimeve ose përshtatjes me kohën. Ne jemi këta që jemi dhe feja jonë është kjo që është, i pëlqeu dikujt apo jo. Ne kemi konceptin tonë. Ne nuk jemi përgjegjës pse ka dhunë në shoqëri dhe as që i faturohet faji fesë sonë për këtë gjë. Janë shpifje dhe akuza ato që i mveshen Islamit për kinse dhunë ndaj gruas.
Islami, ka shpëtuar femrën në të kaluarën nga barbarët dhe ka ende fuqinë që ta shpëtojë dhe sot nga trafikantët.
Le të prezantojmë Islamin dhe teoritë e tij drejtë, ashtu siç janë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s