ADN-JA E LAPËRDHARËVE

ADN-JA E LAPËRDHARËVE

protestuesit ne xhami

Në Turqi po vazhdojnë protestat. U tha se u nisën kundër një projekti qeveritar por dolën të jenë për qëllime tjera. Në të vërtetë, kjo gjë u bë edhe objekt analize në shkrime dhe editoriale të ndryshme. Protestat filluan si protesta por eskaluan. Laikët ngritën kokën dhe thanë se duan dorëheqjen e Erdoganit, për çka patën edhe përkrahje nga jashtë. I orkestruan protestat që të ishin të tipit të ‘pranverës arabe’ por mungonin motivet dhe mbështetja. Nuk mund të kishte revolucion kundër një qeverie të zgjedhur nga vota e lirë, e cila vazhdon të ketë mbështetjen kryesore në popull dhe e cila sikur edhe sot kur po mbahen protestat të dilte në votëbesim qytetar do të triumfonte. Përkundër dëshirës së laikëve, siç nënvizon edhe ‘The Economist’ ndonëse nuk fsheh vërejtjet, Erdogani është zgjedhur me zgjedhje të lira e të ndershme dhe mbetet lideri më popullor në historinë moderne të Turqisë. Po kështu, realiteti i ri i krijuar me ardhjen e AKP-së në pushtet, ka bërë që çdo motiv demokratik për të përmbysur Qeverinë e Erdoganit të bjerë. ‘The Economist’ ndan edhe këto fjalë për AKP-në dhe qeverisjen e saj: “Një dekadë e pushtetit të PZHD ka sjellë prosperitet të paprecedent. Të ardhurat për frymë janë trefishuar, eksportet janë rritur me pothuajse dhjetëfish dhe bankat turke gëzojnë shëndet të plotë. Nisma guximtare e Erdoganit për t’u dhënë fund dekadave të konfliktit me kurdët po ecën përpara. Partitë e opozitës (përjashto kurdët) mbeten të dobëta dhe të përçara.”
Kësisoj, protestat nga ky këndvështrim dalin dhunë. Ato nuk kanë arsyen as më të vogël. Po kështu, nuk justifikohen as vandalizmi dhe përdhosja e objekteve fetare. Dhe, në këtë klimë dhe mjegullnajë, e paqartë nuk mbetet vetëm vazhdimësia por edhe përkrahja që vjen për protestat. E, në mesin e atyre që u treguan shumë solidarë me protestuesit dhe mbështetën ata kishte edhe pjesëtarë nga komuniteti V(ery)I(diot)P(erson). Lapërdharët, ata që jetën e kanë shishe birre, seks, drogë, u shfaqën shumë të shqetësuar për fatin e vëllezërve të tyre që i bënin sexhde (përkuleshin) birrës. Këtu kuptova ADN-në e tyre. Ata kanë lidhje të forta ndërmjet vete. Ata kanë konceptet dhe bindjet, që, përkundër dallimeve në gjuhë dhe ngjyrë, i bëjnë unik në sjellje dhe qëndrime. Vijnë nga vende e kombe të ndryshme por funksionojnë sikur të jenë një trup i vetëm. ata mbështesin komunitetin kudo që të jenë. Në Tunizi ekipi i femrave të zhveshura protestuan kundër qeverisë ndërsa dogjën dhe flamurin islam. Kjo ngase nuk ka hapësirë të mjaftueshme për zhveshje.
Shkatarraqët turq patën mbështetje edhe nga Kosova. Jo nga institucionet, jo nga populli, por nga njerëz, me të cilët ndajnë ideologjinë e njëjtë. edhe në Kosovë kanë pjesëtarë. Kohë më parë qeshja kur lexoja se si në përkrahje të komunitetit gej kishin dalë emra skandaloz nga estrada kosovare. Këta emra reaguan edhe atëherë kur një këngëtare (Elhaida Dani) kishte fituar një festival falë aftësive të saja e jo falë fizikut të saj. Kjo ngase skena sipas parimeve të tyre “pushtohet” me zhveshje dhe lakuriqësi.
Ky komunitet lapërdharësh kanë konceptin më të lajthitur dhe interpretimin më banal të së drejtës. Po nuk u shkove shtati, nuk ndalin së akuzuari se kinse promovon dhunë dhe shkelje të së drejtës. Kështu ndodhi edhe tash kur Hoxha Irfan Salihu po trajtonte në hutbe (ligjëratën e së premtes) degradimin moral të rinisë. Mediat, në shpërputhje me kriteret, hutben e sollën jo të plotë, duke nxjerrë nga konteksti atë që nuk ishte mesazh i saj. E paraqitën hoxhën sikur po ofendon femrën dhe se me këtë interpretim ai ka dalë të jetë shumë ekstrem. Hoxha kishte folur për një lloj femrash, të cilat ruajtjen e asaj që fetarisht konsiderohet nder dhe që deri më tani është konsideruar edhe në shoqëri ashtu, e kanë humbur. Reaguan shumë. Reagoi Ministrja Çitaku, reaguan gratë deputete, të cilat bashkë me Ministren në fjalë kanë qenë edhe kundër shamisë. Shamia nuk është e drejtë ndërsa lakuriqësia e vajzave tona në shkolla, e cila po iu kushton shumë, është e drejtë, madje edhe civilizim. E, për çudinë e të gjithëve, reagimeve iu bashkëngjit edhe një emër i fëlliqur nga bota e artit shtazarak. Reagoi edhe Shkëndije Mujaj, ajo që ka bastarduar artin. Ajo që është mallkim për nderin dhe moralin.
Insistimin këmbëngulës të lapërdharëve për promovim të ideologjisë së tyre si e drejtë, kulturë dhe vlerë, e madje duke e cilësuar si “historike” realizimin e tyre në raste të caktuara, siç ndodhi me ligjin për lejimin e martesave të homoseksualëve në Francë, nuk e shoh tjetër vetëm se si kërcënim për të ardhmen e shoqërisë njerëzore.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s