12 FILIPINASË PRANOJNË ISLAMIN GJATË NJË TAKIMI TË VETËM

12 FILIPINASË PRANOJNË ISLAMIN GJATË NJË TAKIMI TË VETËM

filipineyet

Ahmed Halid el-Utejbi
Protagonist i këtij tregimi jam unë dhe, për Zotin, sikur të mos kishte dobi në të, nuk do tua rrëfeja.
Ngjarjet e këtij tregimi fillojnë në një punëtori makinash të babait tim, në të cilën janë angazhuar një grup punëtorësh jomyslimanë nga Filipinet.
Një ditë, më shkoi ndërmend ta thërras një hoxhë filipinez, në mënyrë që t’iu flet për Islamin dhe t’i nxisë ata në përqafimin e tij, ndoshta unë bëhem shkak që ata ta pranojnë Islamin. I tregova babait tim për idenë e hoxhës nga Filipinet ndërsa ai më përkrahu dhe u lut për mua për këtë nismë të hairit. E luta Allahun e Madhëruar që të gjithë ta pranojnë Islamin. Mora në telefon Zyrën për Bashkëpunim për Vetëdijesim Fetar të Pakicave dhe kërkova prej tyre numrin e telefonit të ndonjë hoxhe filipinez. Me të marrë të numrit, biseduam dhe u dakorduam për kohën. Ditën që erdhi, kërkova nga menaxheri i punëtorëve të ftojë të gjithë punëtorët filipinez. Ishin 12. Filloi hoxha t’iu flet për Islamin dhe t’i ftojë në të derisa që të dymbëdhjetët, qoftë falënderuar Allahu, pranuan Islamin.
Vëlla Ahmed! Tash do t’ua shqiptoj deklaratën islame – më tha hoxha. Nga dëshira e madhe që të jam pjesë e këtij akti madhështor, kërkova që ky nder të më takonte mua. Të lutem, a më lejon që shqiptimin e deklaratës islame ta bëjnë nën përkujdesjen time – i thashë. Urdhëro- më tha. Atëherë, fillova –falënderimi qoftë për Allahun- tua shqiptoj shehadetin ndërsa ata e përsërisnin pas meje.
Çfarë përfitojmë nga ky tregim?
Nëse njeh ndonjë jomysliman, atëherë nxito që ta thërrasësh në fe. Le të përfitojmë nga përvojat e njëri tjetrit!
Mos u rreshto pas njerëzve pasiv, që nuk kanë ambicie për ta përhapur fenë, qoftë nëpërmjet organizimit të takimeve më hoxhallarë apo shpërndarjes së literaturës së dobishme.
Lute Allahun e Madhëruar sinqerisht që të të bëjë shkak që të tjerët ta pranojnë islamin nëpërmjet teje!

Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=8497&pgtyp=66
Përshtati në shqip: Sedat Islami

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s