MOS I NGJALLNI TË “VDEKURIT”

MOS I NGJALLNI TË “VDEKURIT”

minarjaqeveri

Debati për fenë në Kosovë çdoherë ka qenë i zjarrtë. Kjo për shkak të pozitës së fesë në zemrat e besimtarëve. Duke e ditur këtë gjë, politika herë pas herë, ka përdorur fenë si karrem për t’i hedhë hi syve të popullit. Kështu ishte edhe kësaj radhe kur për të shpërqendruar vëmendjen e popullit nga zhvillimet shumë të nxehta në rrafshin politik u ngjall debat rreth një ligjërate fetare të një hoxhe, e cila kishte muaj që qe mbajtur.
Por, me të vazhduar të debatit, doli që nuk është vetëm politika, si tërësi, por edhe politikanët si individ, ata që interesohen fenë të bëjnë si kartë për të zgjidhur dështimet e tyre. E keni parasysh se në fillim, debati është ngjallë për shkak të dështimit të politikës në kryerjen e obligimeve me përgjegjësi, ndërsa tani, në rastin e politikanëve si individë, po vazhdon si mjet për të nxjerrë veten nga fundosja politike. Ata që kanë dështuar të bëjnë karrierë të qëndrueshme politike me politikë dhe të fitojnë famë, këtë po duan ta bëjnë nëpërmjet nesh. Të mos ua japim këtë shans. Përkundrazi. Të presim ditën e zgjedhjeve dhe atëherë tua japim atë që meritojnë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s