PËRPLASJE KONCEPTESH

PËRPLASJE KONCEPTESH

politics-religion

Në debatet dhe reagimet e shumta rreth ligjëratës së një hoxhe përkitazi me përhapjen e dukurisë së amoralitetit në shoqërinë tonë, përveç tjerash, ne patëm rastin të shohim se si “beteja” më e madhe nuk zhvillohej rreth luftimit të dukurisë por rreth koncepteve. Pra, nuk ishte fjalori i hoxhës ai që i pengonte, por ishte koncepti. Humbja e nderit nuk u trajtua si fenomen dhe dukuri, por si koncept. U pa se jo të gjithë besojnë se lidhjet intime ndërmjet mashkullit dhe femrës që nuk kanë kurorë janë kurvëri ose zina, siç i quajmë në gjuhën fetare. Për pasojë, edhe mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje është e ndryshme. Ata insistojnë në normalitetin e kësaj dhe këtë gjithnjë nën petkun e “Shën Drejtës.”
Pra, janë konceptet ato që na dallojnë dhe, përderisa dallimi është këtu, atëherë debatet nuk do të ndalen. Ato mund të marrin forma të ndryshme, por gjithsesi do të vazhdojnë. Në vijim do të përshkruaj disa koncepte rreth të cilave është zhvilluar debati dhe rreth të cilave do të vazhdojë.
Feja
Feja është ligji i Zotit, të cilin ia shpalli njerëzimit të punojnë dhe veprojnë sipas tij. Ajo është autoriteti kryesor. Feja është burim legjislacioni. Allahu i Madhëruar ka thënë:
O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.“ (en-Nisa, 59)
Por, feja nuk është e këtillë tek laikët. Ajo nuk ka këtë pozitë. Ajo nuk është burim ligji. Roli i saj në jetën politike minimizohet ndërsa synohet që kjo të bëhet edhe në jetën shoqërore. Bile, ajo besohet edhe si e shpifur, shkak ky për të cilin nuk e besojnë.
Liria e mendimit dhe veprimit
Koncepti tjetër rreth të cilit ka mospajtime ndërmjet nesh është edhe ai përkitazi me lirinë dhe të drejtën. Kjo për shkak se domethënia e të drejtës që nga koha kur është vënë si teori në botën laike vazhdon ende të mbetet e paqartë dhe e zymtë. E drejta interpretohet marrëzisht. Njerëzit kanë të drejtë të deklarohen rreth orientimit të tyre seksual dhe kjo është e drejtë që duhet garantuar atyre. Ndërsa kur të bëhet fjalë për fenë dhe manifestimin e saj, e cila hyn në kuadër të se drejtës së përgjithshme, atëherë këtu puna qëndron më ndryshe. E drejta fetare cenon të drejtën laike. Feja kufizon fushën e shthurjes. Ajo flet kundër homoseksualizmit, kundër dashurisë paramartesore, kundër lirisë për çoroditje. Është interesante se ky botëkuptim për të drejtën është edh enjë nga imazhet e fundit të botës. Pejgamberi [sal-laAllahu alejhis ve sel-leme] ka treguar se njerëzit aq shumë do të degjenerojnë saqë edhe punët e pista do t’i kryejnë publikisht. Nuk do të kenë fare turp. Sigurisht, do të dehen nga “e drejta për veprim” kështu që nuk do të kursehen as nga kryerja e amoralitetit në rrugë. Thotë Pejgamberi [sal-laAllahu alejhis ve sel-leme]: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do të zhduket ky ummet pa kryer njeriu marrëdhënie me gruan në rrugë ndërsa njeriu më i mirë që atëbotë do të ekzistojë (është ai që) do t’i thotë: sikur ta bëje pas këtij muri!” (Albani e përmend në Silsiletu-s-sahihah, 1/868.)
Ndërsa në një hadith tjetër nga Imam Muslimi qëndron edhe ky detaj: “…dhe mbesin njerëzit e këqij, të cilët kryejnë publikisht marrëdhënie intime me gratë sikur që bëjnë gomarët…”
E lejuara dhe e ndaluara
E lejuara dhe e ndaluara nuk kanë limitet fetare. Nuk është Allahu Ai që vë kufijtë e të lejuarës dhe të ndaluarës. Laikët konsiderojnë se kanë autoritetin të lejojë e të ndalojnë gjëra sipas shijeve dhe bindjeve të tyre. Të shikosh një femër, t’ia ngulësh sytë në pjesët e trupit të saj, nuk do të thotë tjetër vetëm se vlerësim i femrës. Ata thonë kështu ndërsa tek ne edhe kjo është e ndaluar, bile, i Dërguari i Allahut këtë e quan ‘amoralitet.’ Në një hadith autentik qëndron: “…amoraliteti i syrit është shikimi, amoraliteti i veshëve është dëgjimi, amoralitet i dorës është goditja, amoralitet i këmbës është ecja, amoralitet i gjuhës është të folurit ndërsa zemra dëshiron dhe shpreson kurse këtë e vërteton ose jo organi gjenital (akti intim).” (Shih: Silsiletu-s-sahihah, 2804.)
Ajo që mund të vërejmë si dallim tjetër në këtë aspekt është edhe emërtimi i gjërave. Ne e llogarisim mëkat ndërsa ata jo, dhe jo vetëm këtë gjë, por edhe punë tjera të pista. P.sh. Imam Ahmedi transmeton në Musnedin e tij se një grup njerëzisht do ta lejojnë rakinë për shkak të emërtimit me emër tjetër. Ka thënë Muhammedi, [sal-laAllahu alejhis ve sel-leme]: “Një grup nga Ummeti im do ta lejojnë rakinë; do ta quajnë me emër tjetër!”
Femra
Pjesë e debateve tek ne ishte edhe femra në Islam. Vuajnë shumë për femrën. I brengos pse një myslimane vendos shaminë mbi kokën e saj. Ata, ndonëse të çoroditur, vazhdojnë të na akuzojnë neve se kinse ne jemi ata që po i bëjmë padrejtësi femrës. A e dini pse? Ngase ata duan që femra të jetë në qendër të vëmendjes për trupin e saj. Liria e femrës nënkupton liri për të arritur tek femra. Islami e ka zgjidhur problemin me femrën. Ai është i vetmi që e ka shpëtuar atë. Një dijetar mysliman, Halid Ebu Bekër, arrin që me një fjali ta përmbledh tërë qëndrimin islam për femrën. Thotë: “Nuk kam parë që dikush të ketë mirësi më të madhe se femra, e fut në Xhennet babanë e saj sa është fëmijë, e plotëson gjysmën e fesë së burrit të saj sa është në rini, ndërsa nën këmbët e saj qëndron xheneti sa është nënë në pleqëri.”
Laikët janë ata që kanë vendosur në vend të çlirimit femrën myslimane ta privojnë nga e drejta e saj. Asaj nuk i lejohet shkollimi për shkak të mospërmbushjes së kritereve të “duhura.”
Toleranca dhe intoleranca
Toleranca dhe intoleranca kanë domethënie të përmbysura. Ato nuk synojnë domethënien parësore që kanë. Të jesh tolerant d.t.th. të pranosh atë dhe jo anasjelltas. Ata marrin guximin që ta ofendojnë fenë dhe të tallen me parimet e saja derisa fetarët nuk mund ta bëjnë këtë me parimet e tyre. Kjo do të ishte shkelje e ligjeve dhe për pasojë do të duhej të ketë dënime. Allahu na ka treguar se janë ata pikërisht që intolerojnë, ata që po nuk pajtove me ta, të kërcënojnë. Thotë Allahu në kaptinën Ibrhaim, ajeti 13:
Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: “Për Zotin, ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!…”
Dhe për fund, dallimi ndërmjet nesh është se ata, megjithëse gabojnë, ngulin këmbë se janë duke e bërë të vërtetën. Ata janë njerëzit që ia duan të mirën shoqërisë dhe që punojnë për të. Por, kështu nuk mendon Krijuesi i tyre, i Cili, në Kur’an flet për një element të përbashkët të të gjithë të lajthiturve: është ky justifikimi i veprimeve të shëmtuara dhe vlerësimi i tyre si të mira.
E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues!”12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.“ (el-Bekare: 11-12)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s