A KA DËGJUAR KADAREJA PËR BRANKO MANOJLOVSKIN?

A KA DËGJUAR KADAREJA PËR BRANKO MANOJLOVSKIN?

branko i kadare

Debati për historinë dhe rishkruarjen e saj këto ditë u ndez prapë. Shkas, përveç peticionit të nënshkruar nga ana e tij kundër ndryshimit të historisë, ishte një intervistë e Ismail Kadaresë e dhënë në Gjermani. Ishte, si të thuash, një “zbulim”, një teori e panjohur deri më tani. Ai mohon të na kenë mbrojtur osmanët nga sllavët. E konsideron këtë si sajesë historike, si shpifje, si fantazi makabër…Përkundrazi, ai e mendon të kundërtën.
Por, a ka dëgjuar Isi, siç parapëlqen të thirret, për Branko Manojlovskin, këtë njeri që “aksidentalisht” i është bashkëngjitur debatit për historinë dhe rolin e Perandorisë Osmane në ruajtjen e kombit shqiptar?
A ka dëgjuar rrëfimin e tij për shqiptarët ortodoksë dhe fatin e tyre?
Nëse jo, atëherë Brankon do ta prezantojë në vetën e parë. Do ta citoj që të na rrëfen për fatin e atyre shqiptarëve që ngelën si ortodoksë. Branko është shqiptar, por është asimiluar.
“Po, unë emnin e kom Branko Manojllovski, po jam shiptar, ortodoks shiptar ma mirë me thanë. Ka ni vend qi thirret Reka Epërme, është Rrethi Dibrës dhe ka nja shtatëmdhetë katunde si folin shyp me mija vjet, mirëpo mas ni kohe e ndrran e u asimillun e u bonë slloven (sllav).”
Pra, shqiptarët ortodoksë tanimë nuk e ndiejnë veten shqiptarë. Ata ndihen si sllav, dhe jo vetëm kaq. Ata nuk duan të ndihen si shqiptarë.
“E dinjin ata, ma rahat ju vinte t’jen maqedon. Ma rahat rronjin aty ndërmnjet ata ihsan. Asimillimi t’thash, osht fuqi e madhe dhe nuk ka zemër asimillimi. Nuk ka, si thuhet “oseqaj” – nuk ka ndjenjë. Shkon, t’mer ndërkomb edhe t’mbytën.”
“…dhe interesant osht se shumë njerëz e morët vesht, pak nervoz jon, po e din se aty jom, e din se jon shyptarë.
Janë nervoz, kush janë?
Popullata ortodokse shyptare jon nervoz, se jon martu me maqedon, me sërb me bugarë e me kto me kto, s’din kit bojn tash, mirëpo Brenda në zemret e dinë se une e kom me hak – e shohi une ato, reaksinë e ihsanit (njerzve).”
Branko, ndryshe nga shumë të tjerë, vazhdon ta ndiejë veten shqiptarët, por nuk fsheh, siç pamë, të vërtetën e asimilimit dhe shkrirjes së shumicës shqiptare ortodokse në popullatën maqedonase.
Atëherë, përse këta u shkrinë në maqedonas dhe jo shqiptarët myslimanë? Përse Isi vazhdon të mohojë të vërtetat? Përse Isi nuk shërbehet me këto fakte të gjalla por i referohet historisë së sajuar? Përse Isi nuk pranon kontributin e pakrahasueshëm të Islamit në ruajtjen e vetëdijes sonë kombëtare?
Akoma më e paqartë mbetet pse Kadareja dhe të tjerë nuk mund t’i paramendojnë shqiptarët si myslimanë në Evropë. Athua vallë feja islame po na pengon nga integrimi? Evropa nuk mendon kështu.

Referenca:
http://botasot.info/lajme/227990/kadare-pushtimi-osman-nuk-i-ka-mbrojtur-shqiptaret-nga-sllavet/
http://standardi.info/index.aspx?SID=13&LID=2&AID=85716&Ctype=1&ACatID=11
http://www.zeri.info/artikulli/7865/me-thone-branko-manojlovski-por-une-jam-shqiptar
http://www.zeri.info/artikulli/7922/ata-turqe-ne-kaure
http://www.botasot.info/kultura/217596/kadare-turqia-po-ben-agresion-kulturor/

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s