QË TË KEMI JETË TË LUMTUR NË DYNJA DHE TË SHPËTOJMË NË BOTËN TJETËR

HYRJE

Sfidat me të cilat ballafaqohet njeriu janë të shumta dhe të ndryshme. Ato, në fakt, me kalimin e kohës, vetëm sa vijnë e shtohen. Për këtë, besimtarit i kërkohet që trajtimin e tyre ta bëjë në përputhje me rregullat dhe parimet fetare, ndryshe mund të përfundojë si mos më keq. Këto rregulla dhe parime në tekstet fetare kanë ardhur herë në formë të përgjithshme, e herë në formë të detajuar, për të na dhënë udhëzimet e duhura çdoherë dhe për çdo rast. Një nga këshillat e përgjithshme, e cila jepet çdoherë, pavarësisht kohës e rrethanave, është ajo që na përcillet nga sahabiu i nderuar Abdullah bin Amri [Allahu qoftë i kënaqur me të dy!], e në të cilën qëndron se Profeti Muhammed [Paqja qoftë mbi të!] ka thënë:
»فمَن أحَب أن يُزحزَح عن النار ويدخل الجنة، فلتأتِه منيَّتُه وهو يؤمن بالله واليوم الآخر، وليأتِ إلى الناس الذي يحب أن يؤتى إليه «
“…Kështu, kush ka dëshirë që të shpëtojë nga zjarri dhe të hyjë në Xhennet, le të mos vdesë ndryshe, vetëm se duke besuar në Allahun dhe në Ditën e Fundit si dhe t’i trajtojë njerëzit ashtu siç ka dëshirë ta trajtojnë.” Muslimi.

Ky hadith, siç shpjegon dijetari i madh, AbduRrahman Sa’di, përmbledh në vete dy porosi shumë me rëndësi, e para e të cilave ka të bëjë me përmbushjen e obligimeve karshi Allahut ndërsa e dyta me përmbushjen e detyrimeve karshi njerëzve.

Balancimi në jetën e besimtarit
Njeriu është shoqëror nga vet natyra: ka nevojë për të tjerët dhe të tjerët kanë nevojë për të. Kështu, nuk mund të izolohet tërësisht që vetëm ta adhurojë Allahun, por as edhe të shkrihet tërësisht. Ajo që i nevojitet është veprimi në përputhje me kriteret e duhura. Profeti Muhammed [Paqja qoftë mbi të!] ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që përzihet me/shoqëron njerëzit dhe duron të metat e tyre…” Pra, njeriu që di si të veprojë, si të sillet me të tjerët, si të përballojë të këqijat që i vijnë prej të tjerëve. Në hadithin që jemi duke shtjelluar vjen në shprehje pikërisht kjo këshillë: përmbushja e obligimeve karshi Allahut dhe karshi njerëzve.

Besimi, para çdo gjëje
Besimi në Allahun dhe në Ditën e Fundit është porosia e parë dhe gjithsesi më e rëndësishme që përfitohet nga ky hadith. Ndonëse me ‘besimin në Allahun dhe në Ditën e Fundit’ nënkuptohet besimi në tërësi, pra edhe kushtet tjera, përkufizimi në to është bërë që të koordinojmë veprimet tona në këtë relacion: besim në Zotin që ka ligjësuar dhe besim në Ditën e Fundit ku Zoti shpërblen ose ndëshkon për veprimet e bëra, ndryshe, në to, siç kanë shpjeguar dijetarët, përfshihen edhe kushtet tjera të besimit. Kjo ka rëndësi të madhe për arsye sepse reflekton drejtpërdrejtë në veprimtarinë e besimtarit.
1. Gjetjen e qëllimit pse kemi ardhur në këtë botë.
2. Dinjitetin njerëzor, për të mos iu nënshtruar askujt tjetër vetëm se Allahut, Krijuesit.
3. Angazhimin proporcional për këtë dhe botën tjetër, ngase, fakti që nuk do të qëndrojë përgjithmonë në këtë botë, e bën që të interesohet për botën tjetër dhe të punojë për të.
4. Përballimi më i lehtë i fatkeqësive, për shkak të besimit se çdo gjë është e paracaktuar dhe ndryshe nuk mund të ndodhë.
5. Edukimin e lartë duke pasur në konsideratë Allahun, jo frikën ose trupin nga njerëzit, sepse kësaj të fundit mund t’i shmangesh duke vepruar fshehurazi, ndërsa Allahut nuk mund t’i fshihesh.

Morali pasqyra e besimtarit
Besimtari nuk mund të paramendohet pa moral. Morali është test i besimit në praktikë. Për këtë shkak edhe është përshkruar si kupolë e fesë dhe kurorë e saj. Dështimi në raport me njerëzit është dëshmi e dështimit të mëparshëm në raport me Allahun. Për këtë shkak, kur Profetit Muhammed [Paqja qoftë mbi të!] i thanë se një grua kishte falur namaz, kishte agjëruar, e madje edhe lëmoshë kishte dhënë, por i shqetësonte njerëzit me gjuhën e saj, tha: “Ajo do të jetë në zjarr.” Nisur nga këtu, moralit të mirë i është dhënë rëndësi e madhe. Profeti Muhammed [Paqja qoftë mbi të!] ka thënë: “Besimtari me moral të mirë të arrijë gradat e besimtarëve falës dhe agjërues.” Po kështu ka thënë: “Në Ditën e Kiametit nuk ka gjë që peshon më rëndë në peshoren e veprave sesa morali i mirë.”

Kriteret e besimtarit për raporte të mira me njerëz dhe rëndësia e tyre
1) Raportet e besimtarit me të tjerët janë raporte të mbështetura fillimisht në raportin e Allahut me ne. Ne bëjmë mirë, ngase Allahu na ka bërë mirë, ne falim, ngase Allahu na fal, ne durojmë ngase Allahu na duron…
2) Raportet e besimtarit me të tjerët janë raporte siç ai dëshiron të jenë ata me të, jo siç janë në të vërtetë. Një djalosh i ri i kërkoi leje Profetit Muhammed [Paqja qoftë mbi të!] të bënte punë të pista, respektivisht të shkonte me femra të huaja. Profeti Muhammed [Paqja qoftë mbi të!] e pyeti: A do të doje që dikush të shkonte me nënën, gruan, vajzën, motrën, tezën, hallën tënde…Jo- u përgjigj. Atëherë as ti mos shko me femra të huaja, sepse edhe ato janë nëna, gra, vajza, motra…të dikujt.
3) Tiparet e larta janë imazh i ngritjes së lartë shpirtërore dhe edukative. Nuk janë dobësi. Vetëpërmbajtja, durimi, falja, nuk janë dobësi, përkundrazi.
4) Morali i këtillë ka rëndësi të madhe në jetën e besimtarit sepse, nga njëra anë e ruan nga të këqijat e të tjerëve, ndërsa nga ana tjetër i dhuron miqësinë e tyre. Allahu na ka mësuar:
“وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ”
“Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” (Fussilet: 34)

Synimi kryesor i besimtarit
Me besimin në Allahun dhe raportet e mira me njerëz, besimtarit synon dy gjëra me rëndësi:
1) Shpëtimin në këtë botë, sepse mirësjellja e ruan nga të këqija të shumta, dhe
2) Shpëtimi në botën tjetër, atje ku kjo fjalë (shpëtim) merr kuptimin e vërtetë. Kjo e bën që karshi sprovave të dynjasë të tregohet i pathyeshëm, sado që të rënda të jenë, sepse e di që një ditë ato të marrin fund, dhe duke i përballuar ato, arrin shpëtimin në botën tjetër, që vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Allahu ak thënë:
“كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ ۗ وَإِنَّمَا تُوَفَّوْنَ أُجُورَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۖ فَمَن زُحْزِحَ عَنِ النَّارِ وَأُدْخِلَ الْجَنَّةَ فَقَدْ فَازَ ۗ وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ”
“Çdo qenie e gjallë do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kijametit, dhe kushdo që largohet nga zjarri i xhehennemit (skëterrës) dhe hyn në xhennet, ai ka arritur atë që ka dëshiruar. E, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Ali Imran: 185)

Përmbyllje
Që të keni jetë të mirë në dynja dhe shpëtim në botën tjetër, ta besojmë Allahun dhe Ditën e Llogarisë si dhe të sillemi mirë me njerëzit!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s