KUJTESA E UMMETIT – maj

V. MUAJI MAJ
01. 1 maj 1544 Trupat osmane marrin Hungarinë
Trupat osmane marrin Hungarinë, ndërsa në emër të lidhjeve bilaterale, Perandoria Osmane krijon lidhje lidhjeve tregtare e kulturore me Francën.
1 maj 1840 Pulla e parë postare
Në Britani publikohet pulla e parë postare me imazhin e mbretëreshës Viktoria. Pas Britanisë, Brazili filloi përdorimin e pullave postare.
1 maj 1900 Hekurudha e Hixhazit
Me dekret mbretëror të nxjerrë nga Sulltani Abdul Hamid III fillon ndërtimi i Hekurudhës së Hixhazit për ta lehtësuar kryerjen e Haxhit. Punimet vazhduan për nënte vite ndërsa gjatë revolucionit arab, hekurudha iu ekspozua dëmtimeve duke mos u rikthyer më në funksion.
1 maj 1921 Fillon revolucioni palestinez në Jafa
Nën ‘mandatin britanik’ tokat palestineze u mbushën me hebrenj. Me urdhër të autoritete britanike, hebrenjve iu mundësua pronësomi i tokave ndërsa çdo vit, mesatarisht, vinin në Palestinë nga 16, 500 hebrenj. Ideja e ndërtimit të murit vajtues provokoi tejmase palestinezët, të cilët u ngritën kundër kësaj ideje fillimisht në Jafa e më pas në tërë pjesën veriore të Palestinës. Pas ndërhyrjes së ushtrisë britanike, revolucioni u shua.
1 maj 2004 Ushtarët britanikë në Irak përfshihen në krime
Gazeta ‘Daily Mirror’ shkruan se ushtarë[t britanik, sikur ata amerikanë, kanë kryer krime ndaj të burgosurve irakianë, duke publikuar edhe imazhe të rënda të këtyre krimeve.
02. 2 maj 1250 Vdes Turan Shah
Turan Shah ka qenë sulltani i fundit i dinastisë ejjubite në Egjipt. Pas vdekjes së tij, në Egjipt do të themelohej shteti i memlukëve, të cilët do të sundonin në Egjiptin dhe Shamin.
2 maj 1519 Vdes Leonardo Da Vinci
Piktori i njohur italian, Leonardo Da Vinci, ka lindur në vitin 1452 në Itali. Ai është autor i pikturës së Monalizës. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Francë ku edhe vdiq.
2 maj 1707 Vdes sulltani indian Aurangzeb
Aurangzeb (Muhjiddin Muhammed Uzbek Zib Alim Kir) ka qenë një ndër liderët dhe pushtetarët më të njohur të kohës kur India sundohej nga myslimanët. Për nga sundimi, i ngjante pushtetarëve të hershëm myslimanë. Ka qenë i njohur edhe në fushën e dijes. I përkiste medhhebit hanefi dhe ka përpiluar librin ‘El-fetava el-hindijje’ libër ky nga më të njohurit në këtë fushë.
2 maj 1776 Perandoria osmane i shpallë luftë Iranit
Më 2 maj 1776, Perandoria osmane i shpallë luftë Iranit, luftë kjo që zgjat plot katër vite.
03. 3 maj 1481 Vdes Sulltani Mehmet Fatih

Sulltan Muhammed se Mehmeti ka qenë i shtatë me radhë në listën e sulltanëve osmanë. Ka lindur në Edrene në vitin 1432, atëbotë kryeqytet i perandorisë, ndërsa është rritur dhe edukuar nga babai, Sulltan Murati II. Sulltani Mehmet Fatihu e mësoi Kur’anin përmendësh, mësoi hadithin, fikhun, matematikën ndërsa nga gjuhët mësoi arabishten, persishten, latinishten he greqishten. Pas vdekjes së babait më 1451, e merr pushtetin dhe fillon përgatitjet për çlirimin e Kostandinopojës, të cilën, me lejen e Allahut, në vitin 1453 e çliron. Më pas çliron edhe vende tjera duke mos u ndalur kurrë derisa e zë vdekja në vitin 1481.

3 maj 1902 Sulltan Abdul Hamidi refuzon idenë e themelimit të shtetit çifut
Sulltan Abdul Hamidi II refuzon idenë e Theodor Herzl, hebre i lindur në Austri, për të themeluar shtetin çifut dhe për të lejuar çfarë akcesi të çifutëve në Kuds.
04. 4 maj 1030 Vdes Sulltan Mahmud Gazneviu
Një nga sulltanët më të famshëm, çlirues i Indisë dhe vendeve tjera që krahasohen me çlirimet e bëra në kohën e Halifes Umer bin Hattab. Ka qenë i njohur për luftimin e dukurive negative dhe besëtytnive.
4 maj 1953 Ernest Heminguej fiton Çmimin Pulitzer për Plaku dhe Deti

Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway përfundon librin Plaku dhe Deti dhe e cilëson atë si romanin më të mirë që ka shkruar ndonjëherë.

4 maj 1980 Vdes Tito

Në Beograd, në moshën 88 vjeçare, vdes Josip Broz Tito, lideri komunist i Jugosllavisë që nga 1945. Tito ishte arkitekti kryesor i Jugosllavisë së dytë: Federatës Socialiste. Nga viti 1943 deri në vdekjen e tij në vitin 1980, ai mbajti gradën e Marshallit të Jugosllavisë; shërbeu si komandant suprem i ushtrisë Jugosllave, dhe së fundi president. Pas vdekjes së tij, në vitin 1980, mes republikave jugosllave u shfaqën tensione, duke filluar me demonstratat në Kosovë më 1981; në vitin 1991 Jugosllavia u shpërbë, duke kaluar në një seri luftërash dhe trazirash që zgjatën deri në pjesën tjetër të mijëvjeçarit të tretë; ndikimi i të cilave vazhdon të ndjehet ne shumicën e ish-republikave jugosllave edhe sot e kësaj dite.

05. 5 maj 1800 Mbretëritë britanike dhe irlandeze bashkohen
  Parlamenti miraton aktiv e bashkimit me te cilin vendos bashkimin mes Mbretërisë Britanike dhe Mbretërisë Irlandeze duke i dhënë jetë Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë dhe Irlandës.
5 maj 1821 Vdes Napolon Bonaparti
  Më 5 maj 1821, ish-sunduesi i Francës, Napolon Bonaparte, që më parë kishte ngritur perandorinë e tij pothuajse përreth gjithë Evropës, vdiq si një i burgosur i Britanisë, në ishullin e largët Saint Helena, në jug të oqeanit Atlantik. Ai mori pushtetin politik me anë të grusht shtetit më 1799, e kurorëzoi veten perandor më 1804. Pas një pushtimi katastrofik të Rusisë në vitin 1812, edhe pse i këshilluan të kundërtën, Napoloni u largua nga froni më 1814, dhe u internua në ishullin Elba. Në vitin 1815, u kthye për pak kohë në pushtet në fushatën 100 ditëshe. Pas një humbje të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoloni hoqi dorë edhe një herë nga froni i perandorit, dhe u internua në ishullin e largët të Shën Helenës, ku vdiq 51 vjeç.
5 maj 1871 Vritet Muhammed Mukrani
Në Algjeri, në përpjekjet kundër pushtuesve francezë, Muhammed Mukrani organizon njërën nga lëvizjet më të mëdha deri atëherë të bijve algjerianë. Tinëzisht dhe në m,mënyrë tradhtare, Muhammedi vritet duke qenë në namaz.
5 maj 1931 Themelohet Shoqata e Dijetarëve Algjerianë
Për të luftuar përpjekjet franceze për shndërrimin e algjerianëve në francezë, respektivisht për tua ndërruar identitetin fetar e kulturor, dijetarët myslimanë u tubuan dhe themeluan një shoqatë të tyre, e cila dha frytet e saj dhe luajti rol të madh në ruajtjen e vlerave fetare dhe kulturore të algjerianëve.
5 maj 1936 Italia pushton Addis Ababa
  Italia kishte filluar përpjekjet për pushtimin e Etiopisë në tetor të vitit 1935. Perandori etiopian kishte ikur në Angli ndërsa pas shtatë muajsh, përfundimisht kishte vënë nën sundim kryeqytetin e Etiopisë Addis Ababa.
06. 6 maj 680 Vdes Muaviu [All-llahu qoftë i kënaqur me të!]
Më 1 rexheb 60 h., Muavije bin Sufjan, një nga shokët e Profetit Muhammed [Paqja qoftë mbi të!] vdes. Ka qenë prej atyre që kanë shkruar Kur’anin në kohën e Profetit, ka punuar sipas Kur’anit dhe Sunnetit, ka mbrojtur fenë dhe ka luftuar për të përhapur atë. Ibn Sirini përshkruan momentet e fundit të jetës së sahabiut të nderuar, Muaviut [Allahu qoftë i kënaqur me të!], i cili kishte vënë fytyrën në tokë dhe lutej:

Allahu im,

Në Librin Tënd ke thënë se i falë të gjithë përveç idhujtarëve, Allahu im më bë në cilin grup të duash të atyre që do t’i falësh!

O Allah, na i pakëso të këqijat, na fal për gabimet, dhe me butësinë Tënde fale atë që nuk shpreson në askënd tjetër pos Teje, se vërtetë Ti je Falës i madh ndërsa ai që ka bërë mëkat nuk ka ku të shkon vetëm se tek Ti!

6 maj 1250 Shexheret ed-Durr merr pushtetin në Egjipt

Pas vdekjes së të shoqit, Salih Ejjubit, dhe të birit, Turan Shahut, Shexheretu Ed-Durr merr fronin e Egjiptit.

6 maj 1884 Vdes Mit’hat Pasha

Mid’hat Pasha rrjedh nga një familje çifute në Stamboll, të cilët, me qëllime të këqija, kishin pretenduar fenë islame ndërsa në brendësi ishin çifutë. Si i ri ishte pjesë e lozheve masone gjë që ia kishte mundësuar vizitimin e shumë shteteve evropiane. Kishte mbajtur poste të larta shtetërore ndërsa kishte shkarkuar nga froni Sulltanët Abdul Azizin dhe Muratin V. Madje, kishte gisht drejtpërdrejte në vrasjen e Sulltan Abdul Azizit për çka, në kohën e Sulltan Abdul Hamidit II, do të gjykohej e më pas lirohej me kusht që të lëshonte vendin. Më 6 maj 1884, për krimet dhe tradhtinë e tij, ekzekutohet.

6 maj 1968 Protesta studentore në Francë

Këto protesta njihen si ‘revolucioni studentor’ ndërsa nga ballafaqimi me forcat e rendit, ngelën të plagosur qindra student. Viti 1968 përjeton një vale protestash studentore në shumë vende të botës.

6 maj 2002 Vdes Zehire Husejn Abidin

Zehira ka qenë mjeke e njohur në Egjipt, madje thirrej ‘Nëna e mjekëve.’ Ka qenë humaniste e madhe dhe mjekja e parë të cilës I ishte lejuar mësimdhënia në universitetet egjiptiane.

07. 7 maj 1250 Myslimanët hyjnë në Demjat

Pas mundjes së kryqtarëve në betejën e Mensures dhe zënies rob të mbretit të Francës, Lusit IX, myslimanët hyjnë në Demjat.

7 maj 1289 Çlirohet Tarablusi
Çlirimi i Tarablusit ishte qëllimi dhe objektiva kryesore e Sulltan Klavunit. Qytetit ishte i fortifikuar shumë dhe vështirë ia rritshëm. Sulltan Sejfuddin Klavuni u nis me ushtri ndërsa kur u përhap lajmi i kësaj ekspedite iu bashkuan myslimanët nga të gjitha pjesët e Shamit dhe arritën ta çlirojnë Tarablusin.
7 maj 1945 Gjermania kapitullon në luftën e dytë botërore
Pas dështimit të Gjermanisë në betejën kundër Rusisë, forca të mëdha të aleatëve zbarkuan në Sicili dhe në Normandi, për ta rrethuar Gjermaninë nga të gjitha anët. Berlini u bombardua pa ndalë ndërsa Hitleri bëri vetëvrasje. Më 7 maj 1945 Gjermania dorëzohet dhe lufta e dytë botërore merr fund. Lufta e dytë botërore, ndonëse ishte zhvilluar në toka islame, ishte luftë e pastër krishtere. Viktima të saj ishin hiq më pak se 20 milionë njerëz.
08. 8 maj 1773 Vritet Büyük Ali Bey
Büyük Ali Bey kishte bërë përpjekje për ta ndarë Egjiptin nga Perandoria Osmane. Ai do të mbytet nga komandanti i tij, njëherësh dhe dhëndër, Muhammed Bez, i cili edhe do ta merr pushtetin.
8 maj 1936 Arabishtja anulohet si gjuhë zyrtare e Algjerisë

Në përpjekje për transformimin fetar e kulturor të Algjerisë, pushtuesi francez nxjerr një vendim sipas të cilit gjuha arabe ishte gjuhë e huaj në Algjeri.

8 maj 1937 Konference për anulimin e privilegjeve të huaja në Egjipt

Konferenca u mbajt në Gjenevë ndërsa kusht i zbatimit të saj ishte që legjislacioni egjiptian për burim të kishte legjislacionin perendimor.

8 maj 1945 Franca kryen krime të rënda në Algjeri
Franca kryen krime të mëdha në Algjeri duke vrarë me mijëra civilë të pafajshëm, këto krime janë shkak i revolucionit algjerian.
09. 9 maj 1151 Lindi Halifeja El-Adid

Ka qenë halifeja i fundit i shtetit fatimit, një shtet shiit që sundonte fillimisht me Marokun e pastaj me Egjiptin. Ata u mundën nga Salahuddin, i cili e riktheu sunnizmin në Egjipt.

9 maj 1913 Konferenca e ambasadorëve në Londër vijon diskutimet për regjimin që do të vendoset në Shqipëri

Konferenca e ambasadorëve në Londër vijon diskutimet për regjimin që do të vendoset në Shqipëri, e cila konsiderohet si “projekti austro-italian” – Sugjerohet ngritja e xhandarmërisë nën drejtimin e oficerëve të vendeve evropiane jo nga fuqitë e mëdha – Austro-Hungaria dhe Italia do të japin një hua ekonomike sa gjysma e nevojave për të përballuar regjimin e ri – Austro-Hungaria kërkon një princ katolik, Italia kërkon një princ protestant, ndërsa Rusia një administrator turk të caktuar nga fuqitë

9 maj 1936 Etiopia nën sundimin Italian

Italia shpall se ka vënë në sundim Etiopinë, të cilën bashkë me Eritrenë dhe Somalinë i quan Afrika Lindore Italiane. Mbreti i Italisë do ta kurorëzonte veten si perandori i Etiopisë. Kundër këtij pushtimi dolën disa vende evropiane, si Gjermania, Hungaria dhe Austria.

9 maj 1945 Forcat jugosllave fushatë pushkatimesh kundër shqiptarëve

Forcat jugosllave fillojnë një fushatë të gjerë pushkatimesh pa gjyq, vrasjesh dhe “aksidentesh në masë” kundër shqiptarëve në territorin e pushtuar nga Mbretëria e Shqipërisë.  Në të gjitha rajonet bie administrata shqiptare dhe zëvendësohet nga administrata ushtarake jugosllave – Mbyllen të gjitha shkollat shqipe. Në Tiranë ndërkaq vepron një qeveri kolaboracioniste e njohur vetëm pak ditë më parë (28 prill) nga Jugosllavia në territorin famëkeq të 1913-s, duke i dorëzuar de jure dhe de facto kësaj të gjitha trojet shqiptare të çliruara gjatë regjimit të mëparshëm.

9 maj 1967 Zakir Husejn zgfjidfhet kryetar i Indisë

Zakir Husejn është myslimani i parë në Indi që merr postin e presidentit të vendit. Pas tij nga myslimanët president do të zgjidheshin edhe dy të tjerë, Fahruddin Ahmed (1974-1977) dhe Abdul Kelam Azad (2002).

9 maj 2004 Vritet Ahmed Kadirov

Ahmed Kadirov, i akuzuar për bashkëpunim me Rusinë, do të vritet nga forcat rezistence të çeçenëve. Etja për pushtet e kishte bërë që të tradhtonte idealet dhe ta pësonte keq.

10. 10 maj 883 Vdes Ahmed Tulun
Ahmed Tulun është themelues i shtetit tulin në Egjipt. Ishte i njohur për devotshmërinë, sinqeritetin dhe leximin e rrjedhshëm të Kur’anit. Pas vete ka lënë një xhami të madhe, e cila qëndron edhe sot e kësaj dite si një dëshmi e përkushtimit të tij. Ishte dashur me popullin. Përveç shpenzimeve që bënte për popullin nga arka e shtetit, çdo muaj, nga të hyrat e tij personale, shpërndante si lëmoshe 1000 dërhemë.  Ka qenë i zgjuar dhe i shkathtë aq sa bashkëkohësit habiteshin nga zgjuarsia e tij. Pas vdekjes së tij, pushtetin e mori i biri.
10 maj 1497 Vespuci nis udhëtimin e tij
Eksploruesi italian Amerigo Vespuçi niset për lundrim e tij të parë në Botën e Re. Ai mund të mos ishte i pari që shkeli në Hemisferën Perëndimore, por emri i tij mbeti kur kontinenti i ri u quajt “Amerigo.”
10 maj 1994 Nelson Mandela betohet si president
Nelson Mandela bën betimin si president i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut. Në fjalimin e tij të inaugurimit, Mandela, që kishte bërë 27 vjet burg si i burgosur politik, deklaroi: “Kam ecur në këtë rrugë të gjatë të lirisë. Kam provuar të ndalem. Kam bërë edhe hapa të gabuar. Por kam zbuluar sekretin se pas ngjitjes së një kodre, ka kodra të tjera. Jam ulur një minutë për të parë nga kam ardhur. Por mund ta bëj këtë vetëm për një moment, sepse me lirinë vijnë përgjegjësitë, dhe nuk guxoj të pushoj gjatë, pasi udhëtimi nuk ka mbaruar…”
10 maj 2005 Sulm me granatë ndaj presidentit amerikan
Një granatë dore hidhet mes turmës së mbledhur për të dëgjuar presidentin amerikan Xhorxh W. Bush në Tbilisi, Gjeorgji. Gjeorgjiani Vladimir Arutiunian u përpoq të vriste presidentin, por përpjekja dështoi. Granata (prodhim i vjetër sovjetik) qëlloi me defekt, Vladimiri u kap dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
11. 11 maj 330 Kostandinopoja bëhet kryeqyteti i Perandorisë Romake
  Përfundimisht, kjo perandori lindore e ortodoksisë së krishterë, e njohur si Perandoria Bizantine, do të tkurrej vetëm në kryeqytet me rrethinat e tij – dhe do të binte nën Perandorinë Osmane në betejën historike të vitit 1453. Qyteti mori emrin Stamboll. Më pas u bë kryeqyteti i katërt dhe i fundit i osmanëve deri në rënien e kësaj perandorie në vitin 1923, kur u zëvendësua me Republikën e Turqisë dhe me Ankaranë si kryeqytet.
11 maj 633 Beteja e Ulejjisit ose Beteja e Lumit të Gjakut
  Nën komandën e Halid bin Velidit, myslimanët mundin forcat e perandorisë sasanide të Persisë, të cilat udhëhiqeshin nga Xhabani. Forcat e armikut numëronin pesëdhjetë mijë ushtarë derisa forcat myslimane tetëmbëdhjetëmijë ushtarë. Të mashtruar nga epërsia numerike, ata ironizonin me ushtrinë myslimane, e  cila, duke shfrytëzuar këtë kokëlartësi të tyre, sulmon. U zhvillua betejë e ashpër. Persianët ia mbathën ndërsa të tjerët që ngelën u vranë dhe u robëruan.
11 maj 879 Ndërtimi i Xhamisë Ahmed bin Tulun
Sundimtarët myslimanë gjatë gjithë shekujve kanë qenë të përkushtuar në ndërtimin e objekteve fetare të cilat kanë mbetur si një trashëgimi e çmuar dhe e rrallë. Një ndër ta është edhe themeluesi i shtetit tulunit, Ahmed bin Tulun, i cili në Kajro ndërtoi një xhami të bukur që sot njihet me emrin e tij. Ndërtimi i xhamisë zgjati dy vite (877-879). Inxhinier dhe mbikëqyrës i punëve ishte një i krishterë ndërsa kostoja e ndërtimi kapi shifrën e njëqindenjëzet mijë dërhemëve.
11 maj 1916 Albert Ajnshtajn shpall Teorinë e përgjithshme të relativitetit
Albert Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar “Teoria e Relativitetit”. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, që përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.
11 maj 1924 Themelohet firma Mercedes – Benz
Mercedes-Benz është një degë ndërkombëtare e prodhuesit Gjerman Daimler AG, dhe marka përdoret për makinat e luksit, autobusë dhe kamionë. Mercedes-Benz e ka qendrën në Stuttgart, Baden-Württemberg, Gjermani. Emri u dëgjua për herë të parë në vitin 1926 me Daimler-Benz por origjina fillon nga makina Mercedes e Daimler-Motoren-Gesellschaft e vitit 1901 dhe të makinës së Karl Benz e vitit 1886 Benz Patent Motorwagen, e cila njihet si automobili i parë i prodhuar. Sllogani i Mercedes-Benz është “Das Beste oder nichts” (Shqip: “Më të mirën ose asgjë”). Mercedes-Benz është pjesë e prodhuesve luksozë “German Big 3”, bashkë me Audi dhe BMW, të cilat janë tre shitësit më të mëdhenj të makinave luksoze në botë.
11 maj 2003 Lituania bëhet pjesë e Bashkimit Evropian
Nëpërmjet një referendumi, 91% e votuesve lituanezë zgjedhin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e bërë Lituaninë vendin i parë ish-sovjetik anëtar i BE-së.
12. 12 maj 695 Vdes Imam Maliku
  Imam Maliku ka qenë një nga dijetarët e rrallë mysliman. Është njohur me epitetin Imamu Dari-l-Hixhreh (Imami i Vatrës së Migrimit). Është themelues i njërit prej katër medhhebeve të fikhut të pranuara unanimisht nga myslimanët. Është autor i librit të njohur El-Muvetta, në të cilin ka përmbledhur thënie të Profetit Muhammed [Paqja qoftë mbi të!], Sahabeve dhe tabiinëve.  Ka vdekur në moshën 86 vjeçare.
12 maj 1641 Zbulohet Zelanda e Re
Marinari gjerman, Abel Janszoon Tasman arriti në Zelandën e Re. Në vitin 1769, Zelanda e Re bëhet pjesë e Kurorës Britanike ndërsa në vitin 1947 pavarësohet në kuadër të komonuelthit britanik. Ka një sipërfaqe prej gjithsej 2.7 milionë km ndërsa vendin më të afërt e ka Australinë.
12 maj 1881 Nënshkruhet Traktati i Bardos
Franca dhe Tunizia nënshkruajnë traktatin e Bardos, sipas të cilit i tërë pushteti kalonte në duart e francezëve.
12 maj 1937 Protesta antiqeveritare në Nexhef (Najaf)
Protesta antiqeveritare të dhunshme në Irak, të cilat për pasojë patën ndërhyrjen e shtetit, respektivisht bombardimin e disa qyteteve dhe fshatrave. Epilogu i tyre ishte mbi 300 të vrarë në më pak se dy javë protesta.
12 maj 2002 Jimmy Carter takon Fidel Kastron
Ish- presidenti amerikan Jimmy Carter mbërrin në Kubë për vizitë pesë-ditore dhe takim me Fidel Kastron, duke u bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, brenda ose jashtë zyrës, që viziton ishullin që nga viti 1959 kur Kastro erdhi në pushtet me anë të revolucionit.
13. 13 maj 1110 Kryqtarët shkaktojnë gjakderdhje në Bejrut
Kryqtarët marshojnë në Bejrut – shkaktojnë gjakderdhje – të inkurajuar nga suksesi shumë prej tyre u nisën për në Jerusalem. Gjatë dekadave pasuese rajoni u përfshi nga lufta. Bizantinët ishin të pakënaqur me normanët (frankët) që kishin zënë territore; normanët ishin të pakënaqur për mungesën e mbështetjes nga bizantinët në kryqëzatë dhe nga përpjekjet për të rimarrë territorin; Bohemond, në fakt, organizoi fushatë (edhe kryqëzatë) kundër Bizantinëve në Durrës dhe mbrojtja e krishterimit kaloi në plan të dytë. Gjatë këtij harku kohor u krijuan edhe urdhrat kalorsiakë Hospitallër (1113) dhe Tempullarë (1120) që qëndruan në rajon deri në vitet 1150.
13 maj 1805 Muhammed Ali emërohet vali i Egjiptit
Me dëshirën  popullit dhe me përkrahjen e dijetarëve dhe burrështetasve, Muhammed Aliu emërohet vali. Zgjidhja kishte ardhur si shprehje e pakënaqësisë me Hurshid Pashën, i cili në një revolucion të armatosur, qe shkarkuar.
13 maj 1846 Lufta SHBA-Meksikë
SHBA i shpall luftë Meksikës, 2 muaj pasi luftimet kishin filluar. Një rast thuajse i ngjashëm i kundërt do të përsëritej më 7 dhjetor 1941 kur japonezët sulmuan bazën detare amerikane në Pearl Harbor, Havai, dhe vetëm pas faktit të kryer, Japonia do t’i shpallte luftë Amerikës.
13 maj 1935 Mbyllet revista komike Zehv
Revista Zehv ka qenë një revistë komike në Tunizie themeluar nga poeti dhe shkrimtari Uthman El-Garbi, nëpërmjet të cilës ironizonte me risitë dhe shthurjen morale që ndodhte. Me urdhër të autoriteteve franceze qe kishin pushtuar vendin, revista u ndal së qarkulluari.
13 maj 1943 Pushtuesit gjermanë konfiskojnë të gjitha radiot
Zakonisht ky ishte një nga urdhrat e parë të lëshuar nga gjermanët kur merrnin një territor – Hitleri, si të gjithë diktatorët më vonë (pavarësisht të djathtë a të majtë) ia dinin vlerën radios – sa më shumë e kishin frikë fuqinë e përhapjes së lajmit, aq më shumë e kontrolluan, duke monopolizuar radion (median).
13 maj 1965 Egjipti ndërpret marrëdhëniet me Gjermaninë Perëndimore
Presidenti egjiptian, Xhemal Abdun Nasir ndërpret marrëdhëniet me Gjermaninë Perëndimore. Ky veprim erdhi si pasojë e lidhjeve diplomatike të kësaj të fundit të me shtetin e Izraelit.
13 maj 1999 Vdes Bin Bazi
Bin Bazi është njëri ndër dijetarë që ka gëzuar famë dhe autoritet në ummetin mbarë. Ka lindur në Rijad. Në moshën 20 vjeçare ka humbur të pamurit. Fillimisht ka mësuar Kur’anin përmendësh për të marrë mësim më pas nga dijetarët e Riadit në shkenca të ndryshme. Për dhjetë vite ka mësuar tek dijetari i madh Muhammed bin Ibrahim bin Abdul Latif Al Shejh. Gjatë jetës së tij ka ushtruar poste të ndryshme. Ka qenë gjykatës për 14 vite, një vit ka qenë mësimdhënës në Institutin Shkencor të Riadit, shtatë vite ka ligjëruar lëndët e Akides dhe Shkencës së hadithit në Fakultetin e  Sheriatit, prorektor i Universitetit të Medinës, Rektor i Universitetit të Medinës ndërsa në fund u emërua Myfti i Arabisë Saudite post ky në të ciline dhe e gjeti vdekja.
14. 14 maj 1560 Osmanët triumfojnë ndaj spanjollëve
Flota osmane nën udhëheqjen e Turgut Pashës triumfon ndaj flotës spanjolle në vendin Xherba afër Tunizisë. Atëbotë ishte një nderë betejat më të mëdha të zhvilluar ndonjëherë në det. Nga radhët e osmanëve kishte njëmijë shehidë derisa nga radhët e spanjollëve 1/3 e ushtareve u mbyten.
14 maj 1664 Fazil Ahmet Pasha sulmon ushtarët pranë Danubit
Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qupriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për zgjerimin e perandorisë osmane në Perëndim. Ai ishte anëtar i familjes së njohur Koprulu me prejardhje shqiptare, prej së cilës dolën 6 vezirë të mëdhenj (kryeministra) të Perandorisë Osmane. Fazil shërbeu si vezir i madh nga 1661-1676 pasi e trashëgoi titullin nga babai i tij, Mehmed Pashë Koprulu, themeluesi i familjes politike Koprulu. Ai u mbiquajt Fazil, që do të thotë “i ditur”, i njohur për dhe nxitjen e arsimit.
14 maj 1937 Vdes Mustafa Sadik Rafiu
Shkrimtari i madh arab, Mustafa Sadik Rafiu, i cili i priu rezistencës kundër sekularistëve dhe liberalistëve që pamëshirë sulmonin vendet islame, e Egjiptin me theks te veçantë. Me origjinë është sirian ndërsa familja e tij ishte e shquar për dij dhe fetari.   Gjyshi, babai, axhallarët dhe vëllezërit, që të gjithë ishin të angazhuar në Gjykatën Fatare dhe në Fetva. Dy vite para lindjes së Mustafase, familje ishte shpërngulur në Egjipt. Mustafa Rafiu nuk ka kryer ndonjë shkollim të lartë. Ka qenë autodidakt. Me gjithë këtë, si rezultat i angazhimit të tij, ai ka fituar dije të madhe duke e bërë një ndër shkrimtaret dhe mendimtarët më të mëdhenj të kohës së tij. Është autor i një sërë veprash madhështore që kanë bërë të përjetësohet emri i tij, si: Tarihu adab el-lugati el-arabijjeh, Tahte rajeti el-Kur’an, Vahju-l-kalem, etj.
14 maj 1955 Nënshkruhet traktati i Varshavës
Traktati i Varshavës nënshkruhet nga Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Sot, me përjashtim të Bashkimit Sovjetik, të gjitha këto vende janë anëtare të NATO-s.
14 maj 2012 Zhvillohet prototipi i syrit bionik
Shkencëtarët e Universitetit Stanford, SHBA, zhvillojnë prototipin e një syri Bionik. Kjo pajisje përfshin një implant të retinës me 24 elektroda që stimulojnë prodhimin e perceptimeve vizuale (të quajtur phosphenes) të cilat shfaqen si njolla drite. Syri bionik prototip është projektuar për të ndihmuar studiuesit për të mësuar më shumë se si truri interpreton informacionin nga stimulimi elektrik i syrit artificial. Raportimet nga pacientët i ndihmojnë shkencëtarët për të zhvilluar teknika stimuluese më të sofistikuara rreth përpunimit të shikimit për personat e verbër.
15. 15 maj 1163 Vdes sulltani i Andaluzisë Abdul Mu’min bin Ali
Ka qenë themelues i shtetit të muvehhidinëve që kishte larguar nga pushteti shtetin e murabitinëve në Marok. Ndonëse strateg i lartë ushtarak dhe fetar i flaktë, ai ka qenë i njohur për gabimet në çështjet konceptuale të fesë dhe për krimet e bëra ndaj atyre që nuk kanë pajtuar me të. Besonte se mësuesi i tij, Bin Tumerit, ishte Mehdiu i pritur, se ishte i pagabueshëm, se kishte veti mbinjerëzore. Ai kishte luftuar deh vrarë me qindra mijëra që nuk kishin pranuar pushtetin e tij.
15 maj 1492 Revolta ‘Bukë e Djathë’
Në Saksoni, mercenarët gjermanë vrasin mbi 200 fshatarë gjatë kryengritjes së nxitur nga kriza ekonomike dhe taksat e larta. Revolta mori emrin “Bukë e Djathë” nga emblemat mbi flamujt e kryengritësve – ‘bukë e djathë’ konsiderohej dieta më e thjeshtë ushqimore për jetesë.
15 maj 1515 Spanjollët pushtojnë Tarablusin
Pas largimit të myslimanëve nga Spanja, ushtria spanjolle mori guximin t’i sulmonte këta te fundit edhe ne trojet e tyre. Brigjet e Libisë ishin zgjedhur si pikënisje për shkak të mungesës së forcave osmane dhe marrjes së kompetencave nga autoritete lokale. Spanjollët vranë pesëmijë myslimanë ndërsa skllavëruan gjashtëmijë të tjerë të cilët i shitën në tregje evropiane. Me ndërhyrjen e forcave osmane, Spanjollët u larguan nga Tarablusi.
15 maj 1897 Lufta turko – greke
Lufta greko-turke e vitit 1897, e quajtur gjithashtu lufta 30-ditëshe, ishte një përballje ndërmjet Mbretërisë së Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Shkaku i saj qe statusi i provincës osmane të Kretës. Ushtria greke tërhiqet mes humbjeve të shumta.
16. 16 maj 1822 Lufta greke e Pavarësisë
Trupat osmane pushtojnë Sulin, kështjellë natyrore e arvanitasve. Osmanët ranë dakord t’u falin jetën pjesëmarrësve në luftime me kusht që ata të iknin në mërgim njësoj si të tjerët më parë që kishin ikur nga sulmet e Ali pashë Tepelenës në fund të luftërave suljote, duke u vendosur në Korfuz. Lord Bajroni, duke njohur trimëritë e suljotëve, i mblodhi ata në Mesolonghi për të formuar një force të rregullt ushtarake kundër osmanëve. Por përpjekjet e Bajronit dështuan kryesisht nga kokëfortësia dhe rivalitetet e brendshme mes klaneve Drako, Xhavella, Boçari.
16 maj 1881 Tramvaji elektrik
Tramvaji i parë elektrik në botë fillon shërbimin në Lichterfelder, afër Berlinit.
16 maj 1900 Lindi hoxha Amir Uthman
Hoxha AMir Uthman ka qenë i dalluar në fushën e leximit të Kur’anit. Ka marrë mësim nga dy hoxhallarë të mëdhenj, AbduRrahman Sebiu dhe Hummam Kutbi. Ka qenë gjenerata e parë e profesorëve të institutit të kiraeteve (leximit) në fakultetin e gjuhës arabe. Ka qenë i angazhuar në studimin e dorëshkrimeve, nën mbikëqyrjen e tij shumë lexues të njohur të Kur’anit kanë incizuar këndimin e Kur’anit, si Muhammed Siddik Minshavi, Abdul Basid Abdus Samed, etj. Pas vdekjes së Mahmud Halil Husariut në vitin 1985, emërohet Shejh i Lexuesve (të Kur’anit) të Egjiptit. Hoxha Amir Uthman vdes në Medinë në vitin 1988 ku kishte shkuar si këshilltar i Kompleksit Mbreti Fehd për botimin e Kur’anit.
16 maj 1913 Beteja e Xhumasë
Pas pushtimit të Algjerisë nga Franca, Italianët donin të pushtonin Tunizinë dhe Libinë. Kur Franca pushtoi Tunizinë, italianët nxituan që të kishin edhe ata diç në dorë. Dërguan forca në Libi për ta pushtuar. Shteti osman dërgoi forca ushtarake dhe gjeneralë të njohur, prej të cilëve edhe Enver Pasha, Aziz Misri, Mustafa Kemal. Ky i fundit u kthye në Stamboll ndërsa Aziz Misri refuzoi të kthehej. I qëndroi aty bashke me libianët dhe mori pjesë në betejën e ashpër e cila përfundoi me fitore të muslimanëve.
16 maj 1916 Marrëveshja Sykes-Picot (Sajks-Piko)
Më 16 maj të viti 1916, në mes të Luftës së Parë botërore, Britania e Madhe dhe Franca nënshkruan një pakt sekret në Londër. Zyrtarisht e njohur si Marrëveshja rreth Azisë së vogël, kjo marrëveshje, e negociuar nga diplomatët Mark Sykes dhe François Georges-Picot, ka përcaktuar fatin dhe rendin politik të Lindjes së Mesme deri në ditët tona.
17. 17 maj 1268 Çlirimi i Antakijas
Periudha ndërmjet rënies rob të Luisit IX dhe marrjes së pushtetit nga BIbersi ishte e karakterizuar për paqe dhe marrëveshje ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve. Kjo për shkak se që të dyja palët merreshin me rregullimin e punëve te brendshme. Duke qene se të krishterët kishin lidhur aleance me mongolët kundër myslimanëve, kjo gjë e irritoi shumë Bibersin, andaj edhe u nis që te luftonte kudner tyre. kishte çliruar kala pas kalaje dhe qytet pas qytetit. Antakija, që kishte një pozite te veçante, kishte ngelur pa u çliruar ende. Në Ramazan e rrethoi dhe pas 4 ditësh e mori/çliroi. Antakija sot është në Turqi.
17 maj 1639 Marrëveshja e Pallatit Shirin
Shteti osman kishte nënshkruar një marrëveshje me Iranin në pallatin Shirin, i cili bie në juglindje të Kerkukut. Kjo marrëveshje i dha fund luftës pesëmbëdhjetë vjeçare.
17 maj 1906 Zvicra dhe Italia lidhen me tunel hekurudhor
Hapet për trafikun hekurudhor tuneli Simplon që lidh qytetet Brig të Zvicrës dhe Domodossola të Italisë, përmes Alpeve. Tuneli ishte përuruar një javë më parë nga mbreti italian Viktor Emanueli III dhe presidenti i Zvicrës, Ludwig Forrer.
17 maj 1961 Shkëmbimi i të burgosurve të Gjirit të Derrave
Fidel Kastro ofron për të shkëmbyer të burgosurit e Gjirit të Derrave me 500 buldozerë. Personat ishin kapur gjatë operacionit katastrofë të Gjirit të Derrave në Kubë më 17 prill 1961 i kryer nga një grup klandestin i financuar pjesërisht nga qeveria e SHBA-së. Policia e Kastros e mposhti sulmin brenda pak ditësh duke zënë rob 1.200 nga 1.500 personat e armatosur, të cilët u dënuan me deri 30 vjet burgim nga gjykata në Havanë. Më vonë vendimit të gjykatës iu shtua se ata mund të liroheshin kundrejt një shume prej 62 milionë dollarësh. Pas kësaj, emigracioni kuban në SHBA zhvilloi privatisht një fushatë të gjërë për grumbullimin e fondeve dhe siguroi lirimit të tyre, me përjashtim të ndonjërit që u lirua vite më vonë.
18. 18 maj 1593 Urdhërarrestë për Christopher Marlow
Akuzat e dramaturgu Thomas Kyd për herezi çojnë në lëshimin e urdhër arrestit për Christopher Marlow (1564-1593) dramaturg, poet dhe përkthyes, aktor tragjik kryesor i epokës elizabetiane në Angli. Marlowe ndikoi në masë të madhe William Shekspirin, i cili u rrit për t’u bërë shkrimtar i shquar i së njëjtës epokë, pas vdekjes misterioze të parakohëshme të Marlowes. Më 20 maj 1593, Marlowe u thirr nga Këshilli i fshehtë i kishës për t’u marë në pyetje; 10 ditë më vonë ai u gjet i vrarë me thikë – nëse arrestimi dhe vrasja e tij kishin lidhje me njëra tjetrën, kjo kurrë nuk u zbardh.
18 maj 1848 Në Frankfurt, Gjermani, hapet sesioni i parë i Asamblesë Kombëtare Gjermane

Pas debateve të gjata, kuvendi miratoi të ashtuquajturën Kushtetutë e Frankfurtit, e cila e shpalli Gjermaninë Perandori mbështetur në parimet e demokracisë parlamentare. Me këtë rast, piktori Philip Weit vendosi në sallën e Asamblesë pikturën me titull ‘Germania’ (një zonjë e veshur me robë të kuqe, mbi të qëndisur një shqiponjë e zezë dykrerëshe. Piktura personifikonte Gjermaninë e bashkuar dhe demokratike dhe mbeti simbol kombëtar deri në fund të Luftës së Parë Botërore – që prej vitit 1867 ‘Germania’ ruhet në Muzeun Kombëtar në Nuremberg.

18 maj 1965 Ekzekutimi i spiunit Eli Cohen
Eli Cohen ka lindur në Aleksandri, në Egjipt. Në vitin 1950 i bashkohet shërbimeve sekrete izraelite. Në vitin 1956 dërgohet në Izrael dhe vetëm në pak vite ai behet personalitet me ndikim në Siri. Emrin e kishte ndërruar në Kamil Emin Thabit. Kur u zbulua kush ishte, u ekzekutua.
19. 19 maj 1506 Kristofor Kolombi zgjedh djalin e tij Diego si trashëgimtarin e vetëm
Në vitin 1509, Diego u emërua Guvernator i Indies, post që ishte mbajtur nga i ati. Diego themeloi shtëpinë e tij El Alcazar de Colon, e cila ende qëndron në Santo Domingo që sot njihet si Republika Domenikane.
19 maj 1795 Lindi John Hopkins
Në Arundel, Maryland, SHBA, lindi Johns Hopkins. Që kur ishte 17 vjeç ai hapi një dyqan ushqimesh; mbi këtë sukses u rrit duke u bërë tregtar, biznesmen, sipërmarrës, investitor – milioner – filantropist. Në testamentin e tij la fonde për një universitet dhe një spital, që sot mbajnë emrin e tij, “Johns Hopkins”. Vdiq më 1873.
19 maj 1856 Masakër ndaj myslimanëve kinezë në Yunnan

Për shkak të dijes dhe aftësive, myslimanët për dekada kishin ushtruar poste të larta në Kinë. Ndërrimi i dinastive kishte dëmtuar shumë pozitën e myslimanëve dhe i kishte vënë edhe përpara rreziqeve të mëdha. Në Yunnan, autoritete kineze kryen një masakër ndaj 300 familjeve myslimane, që gjë çoi në kryengritje, e cila zgjati 18 vite dhe që përfundoi me fitoren e myslimanëve.

19 maj 1965 Vdes Muhammed Beshir Ibrahimi

Muhammed el-Beshir el-Ibrhaimijj ka qenë një reformator i madh algjerian si dhe ka qenë anëtar i akademisë së gjuhës arabe në Egjipt.

19 maj 1995 Mjeku më i ri në botë

Indiano amerikani Balamurali Ambati, 17 vjeç, diplomohet për mjekësi duke u bërë mjeku më i ri në botë. Në moshën 11 vjeçare, Ambati përfundoi shkollën e mesme dhe u bë bashkë-autor i një libri mbi SIDAn; 13 vjeç, mbaroi universitetin e Nju Jorkut dhe pas 4 vjetësh mori diplomën e mjekut okulist. Aktualisht, Dr Ambati është profesor në Universitetin e Utahs.

20. 20 maj 1310 Prodhohen këpucët e para për të dy këmbët
Prodhohen këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë. Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathte, që të konsumoheshin të dyja njëherësh. Në shekullin 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore.
20 maj 1506 Vdes Kristofor Kolombo
Në Spanjë vdiq Kristofor Kolombi, 55 vjeç, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re.
20 maj 1621 Shkarkohet Sulltan Osmani II
Ka qenë i 14-ti në ranglistën e sulltanëve osmanë. Në pushtet kishte ardhur në moshën 13 vjeçare. I gjendur përballë problemeve të shumta, ai u desh të ndërmerrte hapa të rëndësishëm për të larguar disa gjeneralë që kishin stopuar zhvillimet e shtetit. Te revoltuar, ata e detyruan Sulltanin të dorëhiqej dhe e mbytën.
20 maj 1835 Otto shpallet mbreti i parë i Greqisë moderne
Pas vrasjes së Ioan Kapodistrias (presidenti i parë i Greqisë), tre Fuqitë Mbrojtëse; Britania, Franca dhe Rusia, zgjodhën 17 – vjeçarin princ Otto, djalin e dytë të Mbretit Ludvig të Bavarisë, si mbret të Greqisë. Kjo ishte zgjedhja e tyre e dytë, i pari, Leopold i Sakse-Koburg, e kishte refuzuar fronin.
20 maj 1927 Britania pranon mbretërinë e hixhazit si të pavarur
Në Xheddë, më 1927, Britania dhe Mbretëria e Hixhazit (e quajtur më aps Mbretëria e Arabisë Saudite) nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës Mbretërisë së Hixhazit i njihej pavarësi e plotë me territoret e veta, me kusht që vendet përreth që ishin nën pushtimin britanik të mos prekeshin nga Mbretëria e Hixhazit.
21. 21 maj 1864 Fundi i luftës ruso-kirgiziane
Rusia deklaron fundin e Luftës ruso- kirkasiane dhe shumë kirkizë detyrohen të mërgojnë. Kjo është caktuar të jetë Dita kirkize e zisë. Emri Kirkiz a Çerkez është aplikuar tradicionalisht për tatarët e Krimesë.
21 maj 1911 Pushtohet Fasi

Forcat franceze pushtojnë qytetin Fas në Marok.

21 maj 1940 Në Gjermani vriten mbi 1.500 të sëmurë mendorë

Një force e posaçme ushtarake në Gjermani vret mbi 1.500 të sëmurë mendorë pacientë spitali në Prusinë Lindore. Vrasjet ishin pjesë e programit nazist për zhdukjen e çdo njeriu që konsiderohej i “papërshtatshëm” për të jetuar.

21 maj 1973 Revoltë në burgun politik të Spaçit në Shqipëri
Në burgun politik të Spaçit nisi revolta e 100 të burgosurve, fillimisht si kundërshtim ndaj rregullave dhe kushteve të këqija në burg, dhe pastaj si kundërshtim ndaj regjimit. Të burgosurit u rrethuan nga trupa ushtarake të ardhur me nxitim nga Shkodra e Tirana, ndërsa në tarracën e burgut protestuesit valvisnin një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar këngë patriotike dhe hedhur parrulla kundër diktaturës. Protesta në burg brenda një vendi të izoluar u shtyp; 4 nga të burgosurit protestues u dënuan me pushkatim, 8 u ridënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u rigjykuan.
22. 22 maj 822 Vdes Emiri i Andaluzisë, Hakemi

Ka qenë emri i i tretë i dinastisë emevite në Spanjë. Ka lindur në vitin 771. Pushtetin e ka marrë duke qenë 26 vjeçar. Për dallim nga i ati dhe gjyshi, Hakemi ka qenë i ashpër, i vrazhdë, i dhënë pas qejfeve dhe tekeve, dhe pak i interesuar për popull. Disa revolta popullore kundër tij janë shtypur dhunshëm. Megjithëqë shteti është gjeruar e rritur ne kohen e tij, ai mbahet mend me shumë për vrazhdësinë dhe pushtetin e dhunshëm të tij.

22 maj 1176 Hashashinët bëjnë përpjekje për të vrarë Salahudinin pranë Halebit (Aleppos)

Në një letër për kalifin në Bagdad duke shpjeguar aktivitetet e tij në Siri, Salahuddini shkruan se ishte i angazhuar në një luftë për Islamin kundër një armiku të trefishtë; – kryqtarëve frankë, hashashinëve dhe princit të pabesë të Mosulit, të cilin e akuzonte për bashkëpunim me frankët dhe hashashinët.

22 maj 1939 Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia lidhin marrëveshje

Gjermania dhe Italia nënshkruajnë Paktin Steel (Çelik) – i njohur zyrtarisht si Pakti i Miqësisë dhe Aleancës midis Gjermanisë dhe Italisë, ishte planifikuar fillimisht si një aleancë ushtarake trepalësh Japoni – Itali – Gjermani. Por, Japonia donte që pakti të përqendrohej kundër një kundërshtari të mundshëm, Bashkimit Sovjetik, ndërsa Italia dhe Gjermania kërkuan që pakti të synonte kundër Britanisë dhe Francës. Për shkak të kësaj mosmarrëveshje, pakti u nënshkrua pa Japoninë.

22 maj 1945 Fillon Operacioni Paperclip (Kapëse Letrash)

Shtetet e Bashkuara evakuojnë shkencëtarët dhe inxhinierët gjermanë për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë amerikane të raketave. Këta shkencëtarë (1500) dhe familjet e tyre u sollën fshehurazi në Shtetet e Bashkuara, pa viza, pa shqyrtim dhe pa miratim nga Departamenti i Shtetit. Shumica e tyre u vendosën në White Sands, New Mexico; Fort Bliss, Texas; dhe Huntsville , Alabama për të punuar në zhvillimin e raketave balistike. Kjo nga ana tjetër çoi në themelimin e NASAs. Pjesa më e madhe e informacionit rreth Operacionit Paperclip është ende e klasifikuar.

22 maj 1999 Siria dhe Libani lidhin marrëveshje
Dy shtete lidhin një marrëveshje vëllazërore, bashkëpunimi dhe bashkërendimi. Marrëveshja parashihte forcimin e sigurisë ndërmjet dy shteteve.
23. 23 maj 1856

 

Lindi dijetari i madh, Mahmud Shukri Alusi

Ka lindur në Irak. Ka qenë i njohur në fushën e hadithit dhe letërsisë.  Ka qene themelues i gazetës ë parë ne Bagdad, gazetës Zevrae. Për shkak të ideve revolucionare, që internuar në Dijarbakir por rrugës qe ndalur në Mosul ku banorët i kishin ofruar qëndrim. Me pushtimin e Irakut nga Britania, për shkak të ndikimit të tij dhe të familjes së tij,  atij i qe ofruar pushtet fetar por kishte refuzuar. Vdiq në vitin 1923.

23 maj 1915 Lufta e Parë Botërore: Italia bashkohet me Aleatët
Italia bashkohet me Aleatët (Britani, Francë, Rusi), pasi ato i shpallin luftë Austro-Hungarisë. Për këtë hap, Italia kishte marrë premtime për një copë të Shqipërisë (Traktati i fshehtë i Londrës).
23 maj 1933 Populli tunizian refuzon varrezat e përbashkëta
Autoritete franceze që sundonin me Tunizinë kishin nxjerre një dekret për themelimin e varrezave të përbashkëta myslimane dhe te krishtera vendim ky i refuzuar fuqishëm nga populli.
23 maj 1945 Heinrich Himler, shefi i Gestapos, kryen vetëvrasje gjatë kohës në burg
Historianët thonë se Himleri iu shmang varjes në litar, duke përtypur një tabletë cyanide që e mbante në një nga dhëmbët e tij – kjo ndodhi një ditë pas arrestimit nga britanikët. Pas vdekjes së Hitlerit dhe Goebbelsit, Himleri ishte figura më e lartë në rangun e nazistëve gjermanë që vranë veten për t’iu shmangur dënimit nga drejtësia.
23 maj 2002 Miratohet Protokollit i Kiotos
Miratohet Protokollit i Kiotos pas ratifikimit të tij nga Islanda. Protokolli i Kiotos është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme sipas të cilës vendet e industrializuara duhet të pakësojnë së bashku emetimet e gazeve serë me 5.2%.
24. 24 maj 1218 Kryqëzata e pestë niset nga Akra e Palestinës për në Egjipt
Synimi i tyre ishte të merrnin Kajron. Kryqtarët marshuan në jug në drejtim të Kajros por u kthyen pasi nuk kishin furnizime të mjaftueshme, ndërsa një sulm natën nga sulltan Al- Kamil u shkaktoi atyre humbje të rënda dhe në fund dorëzim. Si rrjedhim, sulltani Al – Kamil ra dakord për një marrëveshjee paqeje me Evropën, e cila zgjati 8 vjet.
24 maj 1883 Ura e Brooklynit në New York City hapet për trafikun
Për ndërtimin e saj u deshën 14 vjet. Ura lidh ishullin Manhattan me bashkinë më të populluar të Nju Jorkut, Brooklyn. Forca lëvizëse prapa gjithë këtij projekti, John Roebling, ishte emigrant gjerman i cili kishte punuar për qeverinë prusiane si ndërtues rrugësh. Ai doli me idenë e ndërtimit të një ure nëpër lumin East, pasi gjatë një udhëtimi me traget përgjatë lumit, trageti ngeci në akull dhe Roebling mbeti i bllokuar për orë të tëra.
24 maj 1999 Paditet Sllobodan Millosheviqi
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, Hollandë, padit Sllobodan Millosheviqi dhe katër të tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
25. 25 maj 1085 Toledo bie në duart e kastilasëve (bretëria e Kastiljes)

Ky konsiderohet të jetë hapi I pare I rënies së hsetit islam në Spanje, I cili vazhdoi deri në vitin 1492 kur ra Granada.

25 maj 1720 Anija “Le Grand St Antoine” arrin në Marsejë nga Lindja e Mesme

Udhëtarët dhe personeli i anijes ishin prekur nga murtaja, duke sjellë në Evropë sëmundjen e cila do të shkaktonte rreth 100.000 të vdekur në Marsejë dhe në krahinat pranë. Vetëm në Marsjejë vdiq më shumë se gjysma e popullsisë – nga 90 mijë banorë para murtajës, në 40 mijë. Për të penguar përhapjen e sëmundjes, Parlamenti miratoi vendimin për dënim me vdekje të çdo personi që kapej duke komunikuar mes Marsejës dhe pjesës tjetër të Provences. Për të zbatuar këtë ndarje, u ngrit një mur (Mur de la peste), i cili rrethoi Marsejën. Muri prej gurësh ishte 2 m i lartë dhe 70 cm i gjerë, me post-roje të vendosur prapa murit. Mbetjet e murit mund të shihen edhe sot në pjesë të ndryshme të Plateau de Vaucluse.

25 maj 1807 Shpërthen revolta e jeniçerëve

Në shenjë pakënaqësie ndaj reformave të bëra nga Sulltan Selimi III, jeniçerët shpërthejnë në revoltë duke e detyruar Sulltanin të dorëhiqet dhe duke emëruar ne vend te tij Mustafa IV.

25 maj 1846 Lindi Naim Frasheri

Në Frashër të Përmetit lindi Naim Frashëri poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës, pasurues i gjuhës shqipe – poet romantik, i këndoi dashurisë, natyrës, mallit më mirë se gjithkush tjetër – zëri më i ëmbël i mirëkuptimit mes bashkë-atdhetarëve të përçarë. Më 1900, vdiq në Stamboll – 54 vjeç.

25 maj 1946 Jordania pavarësohet

Ps përfundimit të mandadit britanik, Kombet e Bashkuara njohin pavarësinë e Jordanisë si shtet në vete, dhe Mbretin Abdullah I si lider i saj.

25 maj 1989 Mikhail Gorbachev zgjidhet President Ekzekutiv i Bashkimin Sovjetik
Mikhail Gorbachev sherbeu nga viti 1990 -1991. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe për kontributin në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik që solli fundin e luftës së ftohtë.
26. 26 maj 950 Vdes dijetari i madh Nuhhasi

Nuhhasi ka qenë i profilizuar në shencat e gjuhës dhe në komentimin e Kur’anit. Ka lindur në Egjipt ndërsa ka udhëtuar në Bagdad për të marrë dije. Eshte autori nje sere librash me rendesi. Ka vdekur i fundosur në Nil dhe kufoma nuk i ehste gjetur.

26 maj 1293 Termet vdekjeprurës në Japoni

Një tërmet godet Kamakuran dhe Kanagawan në Japoni, duke vrarë rreth 30,000 banorë.

26 maj 1312 Mongolët ndërmarrin ekspeditë për pushtimin e Shamit

Sulltani mongol, Mohammed Kodabanda, niset ne nje ekspeditë prë të pushtuar vendet e Shamit (Sirinë, Palestinën, Jordaninë e sotme).

26 maj 1512 Vdes Sulltan Pajaziti II

Ka qenë Sulltani i tete në dinastinë osmane ndërsa ka qenë biri më i madh i Sulltan Mehmet Ftaihut.

26 maj 1770 Dështon rebelimi grek kundër osmanëve
Grekët ishin të papërgatitur, ndërsa idea për revoltë erdhi nga jashtë – ajo u organizua me nismën e kontëve Grigory, Fyodor dhe Aleksey Orlov, 3 vëllezër rusë. Disa historianë mendojnë se qëllimi i rebelimit ishte jo rilindja kombëtare greke apo pavarësia, por zgjerimi i sferës së ndikimit rus në Ballkan duke iu drejtuar të krishterëve ortodoksë në përgjithësi, dhe jo grekëve në veçanti.
26 maj 2011 Arrestohet Ratko Mlladiq

Ratko Mlladiç, ish- gjeneral serb boshnjak përgjegjës për masakrën e mbi 8,000 muslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995, u gjet dhe u arrestua në Lazarevo, fshat në veri të Beogradit. Ai u dërgua në gjykatën në Hagë për krime lufte. Në prill 2014, gjykatësi refuzoi të hedhë poshtë dy nga paditë për gjenocid, duke thënë se ka prova të mjaftueshme për të gjitha akuzat.

27. 27 maj 1332 Lindi Ibn Halduni
Ibni Halduni lindi në Tunizi më 23 maj 1332, në një familje me pozitë të lartë, të shpërngulur nga Sevilja e Spanjës myslimane (Andaluzia). Prindërit e tij me origjinë ishin jemenas por që qenë shpërngulur në Spanjë, ku qëndruan deri pas pushtimit të Seviljas, për të kaluar më pas në Tunizi. Ibni Halduni është një ndër shkencëtarët myslimanë më me nam të të gjitha kohërave. Në fakt, kontributi i tij në shkencë, ka bërë që emri i tij të jetë i njohur jo vetëm për muslimanët, por edhe për të tjerët, madje shkencëtarë nga bota joislame e llogarisnin si të pashoq brenda dhe jashtë botës myslimane. T.J. de Boeri duke shprehur konsideratën e tij për Ibni Haldunin thoshte: ‘(Ibni Halduni) është një dijetar që s’ka pasur as paraardhës dhe as pasardhës.’ Megjithëkëtë, Ibni Halduni nuk do të njihej në botë për shekuj me radhë. Ajo që ia ruajti vlerat dhe i përcolli ato tek njerëzimi është vepra e tij madhështore, el-Mukaddime apo Prologomena[8], siç ndryshe njihet në perëndim. Charles Issawi Ibni Haldunin për plot pesë shekuj e shihte si profet të shkencës, të cilit, as nga myslimanët por as nga të tjerët nuk i qe dhënë vendi i merituar.
27 maj 1905 Shkatërrohet flota ruse

Flota japoneze arrin ta shkatërrojë flotën ruse në ngushticën e Tsushimës dhe të merr të gjitha anijet tjera gjatë luftës ruso-japoneze.

27 maj 1910 Vdes shkencëtari Robert Koch

Mikrobiolog i famshëm evropian. Konsiderohet si një ndër themeluesit e mikrobiologjisë moderne. I famshëm për zbulimin e bakterit të tuberkulozit dhe formulimin e Postulateve të Kohut. Në vitin 1905 është shpërblyer me çmimin Nobel.

27 maj 1942 Lufta e Dytë Botërore – Operacioni Anthropoid
Shefi i sigurimit nazist gjerman Reinhard Heydrich plagoset rëndë në Pragë dhe vdes 8 ditë më vonë. Operacioni ishte përgatitur nga britanikët me miratimin e qeverisë çekosllovake në mërgim. Vdekja e Heydrich solli një vale hakmarrjesh nga trupat gjermane, duke përfshirë shkatërrimin e fshatrave dhe vrasjen e 1.800 civilëve. Mendohet se qëllimi kryesor i Operacionit Anthropoid ishte që qeveria në mërgim në Londër të fitonte legjitimitet.
28. 28 maj 632 Profeti Muhammed emëron Usama bin Zejdin komandant

Profeti Muhammed emëron Usama bin Zejdin komandant të ushtrisë e cila u dërgua për të ruajtur kufijtë e gadishullit arabik nga sulmet e romakëve. Usame atëbotë ishte nën të njëzetat ndërsa ne mesin e ushtarëve te tij kishte edhe sahabe të mëdhenj si Umer. Ndonëse kishte bere disa kilometra larg Medinës, ushtria nuk shkoi ngase Profeti vdiq. Më pas, me urdhër të Ebu Bekrit si Halife i myslimanëve, ushtria niset dhe korr fitore.

28 maj 968 Vdes Kafur Ihshidi

Kafur Ihshidi ka qene sundimtar i Egjiptit. Fillimisht ka qenë rob ndërsa më pas, për shkak të aftësive dhe shkathtësive, dalëngadalë u ngrit në pozita derisa u be sundimtar i Egjiptit.

28 maj 1736 Rusia shkatërron Krimene

Ushtria ruse ndërmerr një sulm shkatërrues ndaj Krimese, e cila ishte nen sundimin osman.

28 maj 1754 Lufta franko – indiane
Në angazhimin e parë në luftë, milicia e Virginias nën komandën e 22-vjeçarit nënkolonel George Washington, korri fitore ndaj një force franceze që kishte hyrë në thellësi të kolonive angleze të Amerikës për të ndjekur indianët, por edhe për të zgjeruar kolonizimin. Beteja u zhvillua në Jumonville Glen në atë që është sot qarku Fayette në jugperëndim të Pensilvanisë. Lufta franko – indiane, ishte fillimi i armiqësive të hapura midis kolonive të Britanisë dhe Francës; të dy vendet ishin nisur drejt një konflikti në Amerikë që nga viti 1689, dhe ky rivalitet rezultoi në rritje të dukëshme të kolonive nga një popullsi prej 250.000 banorësh në vitin 1700 – në 1.250.000 kolonë në vitin 1750.
28 maj 1870 Vdes Imam Shamili

Ka qene simbol i qëndresës dhe rezistencës. Ka luftuar kundër rusëve për çlirimin e vendit të tij. ishte organizatorë e më pas udhëheqës i lëvizjes për rezistencë. Kishte bashkuar Çeçeninë dhe Dagestanin si dhe kishte themeluar një ushtri me 60.000 ushtarë. Kishte rënë në dorën e rusëve por për shkak të namit të tij nuk e kishin ekzekutuar. Ati i ishte dhënë leja të vizitonte Qabene. Ne Medine e kishte zënë vdekja.

28 maj 1937 Themelohet Volkswagen (VW)

Volkswagen do të thotë “makinë e popullit”. Aktualisht, motoja e kompanisë është “Das Auto” (Automobili). Më 1937, vetëm 1 në 50 gjermanë kishin makinë. Kjo gjendje u shfrytëzua nga Unioni i punëtorëve gjermanë për nxitjen e industrialistëve që të prodhonin një lloj makine financiarisht të përballueshme nga populli – kjo njëkohësisht do të krijonte edhe vendeve të reja pune.

29. 29 maj 1035 Ebu-l-Kasim Asbah bin Es-Samh

Ebu-l-Kasim Asbah bin Es-Samh, ka qenë matematikan dhe astronom spanjollo-mysliman. Është autor i librit të njohur Hyrje në Inxhinieri.

29 maj 1453 Çlirohet Stambolli

Pas rrethimit prej 2 muajsh, Konstandinopoja bie në duart e trupave osmane të udhëhequra nga 21 vjeçari, sulltan Mehmed II. Pas kësaj, qyteti merr emrin Stamboll, duke u bërë kryeqyteti i perandorisë osmane dhe kryeqendra e kulturës islame. Me kaq mori fund edhe Perandoria Bizantine. Sipas shumë kronistëve perëndimorë, Muhamed Fatihu (Mehmet Fatihu) është quajtur si Mehmet pushtuesi. Ndërkohë fjala “Fatih” do të thotë çlirues dhe jo pushtues. Ai ishte çlirues për vetë banorët e Kostandinopojës, të cilët bashkë me shumë prej klerikëve të lartë, preferonin më shumë autoritetin e Sulltan Mehmet Fatihun se sa zgjedhën e rëndë perandorake qe ua kishte marrë frymën nënshtetasve të vet me taksa të larta e padrejtësi të pafundme. Po ashtu rënia e Kostandinopojës ishte çlirim dhe sihariq për myslimanët të cilët prisnin në çdo moment përmbushjen e profecisë së Profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) i cili kishte paralajmëruar që herët për çlirimin e Kostandinopojës nga myslimanët.

29 maj 1876 Shkarkohet Sulltani Abdul Aziz

Ka qenë sulltani i 32 në dinastinë osmane. Gjatë një shëtitje në Evropë kishte parë se, me gjithë dallimet e mëdha që kishin, sa i përket perandorisë osmane, respektivisht qëndrimit armiqësor ndaj saj, të gjithë ishin njëzëri. Me tu kthyer ndërmori hapa reformues në shtet dhe ushtri dhe këtë me qëllime të pastra islame. Armiqtë e tij nxitën revolta brenda përbrenda, veçmas Mit’hat pashën, i cili në bashkëpunim me ambasadorët e huaj, nxiti Mexhlisi Shura-n ta shkarkonin, e me pas ta vrisnin. Në kohën e Sulltan Abdul Hamidit II, Mid’hat Pasha dhe të tjerë u gjykuan për këtë krim të bërë.

29 maj 2001 Shpallet Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara

Dy vjet të shkuara, më 1999, OKB-ja kishte filluar një operacion të pashembullt të llojit paqeruajtës, në Kosovë (UNMIK).

30. 30 maj 634 Çlirohet Busra e Shamit
Nën komandën e Halid bin Velidit, myslimanët çlirojnë Busranë e Shamit, që sot, gjeografikisht gjendet në Siri. Atëbotë, Busra ishte nën sundimin e bizantinëve.
30 maj 1498 Kristofor Kolombi niset me 6 anije për udhëtimin e tretë në Amerikë
Tre nga anijet shkuan në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Domenikane), ndërsa Kolombi me 3 anijet e tjera u nis për eksplorim të rajonit Karaibe. Kolombi u kthye në Hispaniola më 19 gusht, vetëm për të gjetur se shumë nga kolonët ishin hedhur në rebelim kundër pushtetit të tij – rebelët thonin se Kolombi i kishte mashtruar se do të gjenin pasuri të shumta në Botës së Re. Kolombi, si guvernator i ishullit, e shtypi rebelimin dhe dënoi me varje disa anëtarë të ekuipazhit, për mosbindje. Në vitin 1500, mbretëria e Spanjës e shkarkoi Kolombin nga posti i guvernatorit, e arrestoi, dhe e transportoi të lidhur me zinxhirë në Spanjë. Më pas, Kolombi u lirua dhe u lejua të kthehej në Botën e Re, por jo si guvernator.
30 maj 1778 Vdes Volteri

Volter ishte nj filozof francey i cili i hapi shtigjet filozofisë realiste në Evropë. Idetë e tij kanë patur ndikim të veçantë në revolucionin francez.

30 maj 1837 Algjerianët arrijnë marrëveshje me francezët
Pas një sërë fitoresh ndaj francezëve, Emiri Abdul Kadir el-Xhezairijj, lidh marrëveshje, me qëllim që  të mërej me çështjet e brendshme, te rindërtonte godinat dhe kalatë e dëmtuara gjatë betejave si dhe të përmirësonte nivelin e jetës. Ishin francezët ata që vetëm pas dy vitesh e prishën këtë marrëveshje.
30 maj 1848 Meksika i shet shtete Amerikës
Meksika ratifikon traktatin duke i dhënë SHBA-së; New Meksikon, Koloradon dhe pjesë të Nevadës, Utahn, Arizonën në këmbim të 15 milionë dollarëve.
30 maj 1871 Lindi Ernest Rutherford
Sir Ernest Rutherford, Baron i parë Rutherford of Nelson, lindi më 30 gusht 1871 në Brightwater afër Nelson në Zelandë e re dhe vdiq më 19 tetor 1937 në Cambridge. Ishte nga Zelanda e Re, por punoi në Angli si studiues i fizikës bërthamore. Në vitin 1908 mori çmimin Nobel. Dhe që nga viti 1931 ishte baron i Rutherford of Nelson.
31. 31 maj 455 Mbytet perandori Petronius Maximus
Perandori Petronius Maximus goditet me gurë për vdekje nga një turmë e zemëruar, ndërsa ai po largohej nga Roma. Maximus është i pari i ashtuquajtur perandor “hije” mbikqyrës i Perandorisë Romake perëndimore. Historiani Priscus nuk denjoi as ta përmendte emrin e tij: “Ka pasur perandorë të tjerë në perëndim, emrat e tyre i di mirë, por nuk do t’i përmend në asnjë mënyrë; ata jetuan vetëm një kohë të shkurtër në detyrë, dhe si rezultat nuk bënë gjë për t’u përmendur.”
31 maj 1058 Vdes dijetari i madh Ebu Tajjib Taberiu
Ebu Tajjib Taberiu ka qenë një nga dijetarët myslimanë që ka bërë emër në fushën e fikhut. Ka lindur në Taberistan ndërsa është shpërngulur në Bagdad, në vendin e dijes atëbotë. Për dijen e tij është emëruar Fekihu (justisti) i Bagdadit. Ka jetuar 102 vite ndërsa kurrë nuk i është ndarë mësimdhënies dhe fetvave.
31 maj 1795 Revolucioni Francez
Gjykata Revolucionare pezullohet. Kjo ishte një gjykatë për shkelësit politikë, e krijuar nga udhëheqësit e Revolucionit Francez në vitin 1793, dhjetë ditë pas prerjes së kokës të mbretit Louigj XVI. Gjykata u bë instrument efektiv i Mbretërimit të Terrorit. Leximi i akuzave, gjykimi dhe ekzekutimi kryheshin në të njëjtën ditë. Vetëm gjatë 50 ditëve nën drejtimin Robespierrit, gjykata dënoi me vdekje 1.376 persona, duke përfshirë mbretëreshën Marie Antoinette, si dhe vetë udhëheqësin e revolucionit, Danton.
31 maj 1934 Themelohet Radioja e Egjiptit
Radioja e Egjiptit konsiderohet e para në tokat arabe. Dita e themelimit të saj përkon me ditën e gazetarëve në Egjipt. Ajo ka qenë radioja e vetme deri në vitin 1954 ku në Aleksandri themelohet radio lokale.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s