KUJTESA E UMMETIT – mars

01. 1 mars 1780 Pensilvania heq skllavërinë

Pensilvania bëhet shteti i parë amerikan që heq skllavërinë (vetëm për ata zezakë që lindnin pas kësaj dite)

1 mars 1880 Lindi Imami Ibrahim Hamrush

Ibrahim Hamrush ka qenë një dijetar me famë në Egjipt. Ai ka qenë Imami Kryesor (Shejh) i universitetit të Az’harit. Në vargun e Shujuhëve të Az’harit renditet i 39 me radhë ndërsa ka ushtruar këtë detyrë për vetëm një vit (1951-1952). Ka vdekur në vitin 1960.

1 mars 1941 Trupat gjermane pushtojnë Bullgarinë

Trupat gjermane pushtojnë Bullgarinë; po atë ditë, Bullgaria bashkohet me fuqitë e boshtit (Gjermani – Itali – Japoni) dhe u shpall luftë aleatëve.

1 mars 1946

 

Banka e Anglisë nën kontrollin e qeverisë

Qeveria britanike merr kontrollin e Bankës së Anglisë, bankë private që nga krijimin i saj më 1694 nga skocezi William Paterson: “Banka mbahet nga dobia e interesit mbi të gjitha paratë që krijon nga hiçi”. Ndërsa presidenti Woodrow Wilson do të shprehej kështu menjëherë pas nënshkrimit të dokumentit për krijimin e Rezervës Federale (1913): “Jam i pakënaqur; padashur kam shkatërruar vendin tim. Një vend i madh industrial varet tani nga sistemi i tij i kreditit”.

1 mars 1953 Stalini pëson goditje në tru

Joseph Stalin pëson një goditje në tru dhe bie në koma Ai vdes 4 ditë më vonë. Një prej diktatorëve më të fuqishëm dhe vdekjeprurës në histori, Stalini ishte sundimtar i Bashkimit Sovjetik për një çerek shekulli. Regjimi i tij i terrorit shkaktoi vdekjen dhe vuajtjet e dhjetëra miliona njerëzve, por ai gjithashtu drejtoi makinerinë e luftës që luajti rol kyç në mposhtjen e nazizmit.

02. 2 mars 1354 Osmanët marrin fortesën e Gallipolin

Nën komandën e Sulejman Pashait, osmanët ndërmarrin një ofensive detare duke mbizotëruar ndaj bizantinëve dhe duke vënë nën sundimin kalanë e Gallipolit, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike.

2 mars 1811 Masakrohen memalikët në Egjipt

Muhammed Ali, vali i Egjiptit, kryen një masakër ndaj memalikëve në Egjipt. Këta të fundit i shihte si kërcënim për pushtetin e tij dhe për luftë civile në vend.

2 mars 1855 Vdes Car Nikolla I

Cari I Rusisë, Car Nikolla I, i njohur për armiqësinë e tij ndaj Islamit dhe perandorisë osmane. Në vend të tij erdhi i biri, Aleksandri II.

2 mars 1954 Formohet qeveri me shumicë tuniziane

Muhammed Salih Mezali emërohet kryeministër nga mëkëmbësi francez i Tunizisë dhe ngarkohet të formojë qeverinë e re me shumicë tuniziane.

2 mars 1983 Incizimet e para në CD

Kryhen për herë të parë incizimet në disk kompakt (CD) nga firmat Phillips&Sony. Kjo ngjarje është parë si një revolucion ndërsa në vitin 2015 është vlerësuar si inovacioni më i rëndësishëm i kompanisë Filips (Philips).

03. 3 mars 1265 Çlirimi i qytetit të Kajserisë (Caesarea)

Nën komandën e Sulltan Bibersit u kryen reforma të thella ushtarake, të cilat për qëllim kishin avancimin ushtarak për të mundësuar largimin e kryqtarëve nga tokat e Shamit. Si hap dhe sukses i parë ishte hapja e qytetit të Kajserisë.

3 mars 1829 Rregulli për uniformën në shtetin Osman

Shteti nxori një ligj për uniformën në perandori. Ligji parashihte uniformë të veçantë për ushtarët, dijetarët e fesë dhe nëpunësit e shtetit. Për shkak të ngjashmërisë me uniformat evropiane, ligji nuk u mirëprit edhe gjithaq mire.

3 mars 1847 Lindi GrahamBell

GrahamBell ishte njeriu që zbuloi telefonin. Ka lindur në Skoci ndërsa ka migruar në Kanada e më pas në SHBA. Ka themeluar një muze ku ka prezantuar shumë nga zbulimet e tij. Ka vdekur në Kanada në vitin 1922.

3 mars 1863 Themelohet Akademia Kombëtare e Shkencave në Amerikë

Abraham Linkoln miraton statutin e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Që prej atëherë, mbështetur nga qeveria federale, kjo akademi është përpjekur për përsosmëri nëpërmjet punimeve të mirëfillta në shkencë, inxhinieri, mjekësi, të publikuara në revistën e përjavëshme “Proceedings of the National Academy of Science”.

3 mars 1878 Marrëveshja e Shën Stefanit

Perandoria Osmane kishte refuzuar kërkesat e Protokollit të Londrës të nënshkruara nga Britania, Franca, Rusia, Gjermania, Italia dhe Austria, për të bërë reforma të brendshme të cilat do të preknin rregullimin ligjor për pozitën e të krishterëve. Për pasojë kishte filluar lufta ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Rusisë, që kishte mbaruar me fitoren e kësaj të fundit, ndërsa për pasojë kishte edhe këtë marrëveshje, e cila gjymtoi pjesë të perandorisë.

3 mars 1914 Pushtohet Murzuku

Italianët pushtojnë distriktin e Murzukut në provincën Fezzan në Itali.

3 mars 1917 Lindi fizikantja me famë botërore Semire Musa

Semire Musa është një nga pionieret e para në lëmin e hulumtimeve nukleare në botë. I ishte dhënë leje për ta vizituar laboratorin nuklear sekret në Amerikë ndërsa i ishte ofruar edhe mundësia e nënshtetësisë amerikane. Semire kishte refuzuar. Në vitin 1952, në një aksident trafiku, në rrethana të paqarta, ajo vdes.

3 mars 1924 Rënia e perandorisë osmane

Në vitin 1924, nën udhëheqjen e KemalAtaturkut, anulohet hilafeti, dëbohet Sulltani dhe familja e tij ndërsa Turqia shndërrohet në republikë. Kryeqendra u bart në Ankara ndërsa u ndalua përdorimi i gjuhës arabe. Kjo çoi në analfabetizmin e popullit. Hilafeti osman ka merita të mëdha në nivel ummeti. Dashuria e tyre për fenë çoi në themelimin e këtij shteti, që i shërbeu përhapjes së fesë, bashkimit të muslimanëve dhe ruajtjes së tyre.

3 mars 1938 Zbulohet nafta në Arabinë Saudite

Pas dështimit të gjetjes së naftës në periudhën 1923-1928, mbreti i Arabisë Saudite thirri manjatin amerikan, CharlesCrane, që t’i ndihmonte për eksplorimin e naftës. Studimet e tij vërtetuan se sasi të mëdha të naftës gjendeshin në pjesën lindore të Mbretërisë. Në fillim zbulimet nuk siguronin naftë të mjaftueshme. Me hapjen e pusit të shtatë, të cilin mbreti Abdullah e kishte emërtuar ‘Pusi i Mirësisë’, nafta u zbulua me sasi të mëdha edhe për shitje jashtë vendit. Sot në Arabinë Saudite janë 91 puse të naftës ndërsa llogaritet që  20% të rezervave botërore të naftës gjenden në Saudi.

3 mars 2000 Haga dënon Blashkiqin për krime lufte

Tribunali i Hagës, dënoi me 45 vjet burg, komandantin e forcave kroate në Bosnje, Tihomir Blashkiq. Ai u dënua për krimet e kryera ndaj popullsisë myslimane në Bosnjën qendrore në periudhën 1992-1994. Dhoma e apelit, më 2004 ia zvogëloi dënimin në 9 vjet.

04. 4 mars 1193 Vdes Salahuddini

Salahuddin, një nga sulltanët më të mëdhenj muslimanë dhe trim e guximtar i njohur, pas shumë vitesh në pushtete e beteja, vdes. Prejardhja e tij është kurde ndërsa ka lindur në kalanë e Tikritit në Irak.

4 mars 1493 Kolombo kthehet në Lisbonë

Hulumtuesi ChristopherColumbus arrin përsëri në Lisbonë, Portugali, në bordin e anijes së tij “Niba” nga udhëtimi në atë që sot është Bahamet dhe ishujt e tjerë të Karaibeve.

4 mars 1769 Lindi Muhammed Aliu

Mehmed apo Mehmet li, lindi më 4 mars 1769 nga prindër shqiptarë në qytetin e Kavallës, në atë kohë pjesë e vilajetit osman të Rumelisë. Sipas shumë gazetarëve perëndimorë që e kishin intervistuan atë, dhe sipas njerëzve që e njihnin, gjuha e vetme që ai dinte rrjedhshëm ishte shqipja edhe pse ishte gjithashtu kompetent në turqisht. Mehmet Aliu qeverisi Egjiptin nga viti 1805 deri sa vdiq më 1848. Sipas disa historianëve, vitet e fundit të jetës Mehmeti kishte filluar të mendonte se para-ardhësit e tij mund të kishin qenë turq, të migruar nga Anadolli.

4 mars 1926 Greqia i kthen Shqipërisë 60 fshatra

Kryeministri-diktator grek Theodor Pangalo (me prejardhje shqiptare) shpërndan shoqatat greke që kërkonin aneksimimin e “Epirit të veriut” dhe i kthen Shqipërisë 60 fshatra shqiptare pranë Korçës; “Super patriotizmi është aq i rrezikshëm sa patriotizmi është me përfitime”, u tha gazetarëve gjeneral Pangalo.

05. 5 mars 967 Vdes KafurIhshidi

Kafur ka qenë një nga udhëheqësit më të spikatur të Egjiptit. Nga një pozitë shërbëtori u ngrit në pozitë komandanti ndërsa pas vdekjes së Ihshidit mori timonin e shtetit në duar.

5 mars 1616 

 

Kisha ndalon veprën e Kopernikut

Vepra “Astronomical de Revolutionibus” e Nikolaus Kopernikut vendoset në indeksin të librave të ndaluar nga Kisha.

5 mars 1840 Themelohet shkolla arabe Bardo

Lideri I Tunizisë,  Ahmed Baj, themelon një shkollë arabe për nxjerrjen e eprorëve dhe oficerëve ushtarak. Shkolla filloi punën në sarajet e tij dhe vazhdoi për 24 vite me radhë.

06. 6 mars 1899 Licencimi për prodhimin e aspirinës

Felix Hoffmann i kompanisë gjermane Bayer merr patentën për të prodhuar Aspirinën. Aspirina ishte ilaçi i parë që do të përdorej masivisht në botë për qetësimin e dhimbjeve. Aspirina u zbulua në vitin 1897 nga Felix Hoffmann, kimist në kompaninë gjermane Bayer, pas idesë së superiorit të tij Arthur Eichngrun. Ai e zbuloi Aspirinën duke kërkuar një ilaç që do të qetësonte dhimbjet e babait të tij. Ai përfitoi grupin hidroksil (OH-) të acidit salicilik me një grupacetil, duke formuar kështu acidin acetik salicilik. Një përbërje e tillë paraqiste të njëjtat efekte terapeutike të acidit salicilik, por me më pak efekte anësore. Lindi kështu ilaçi i parë sintetik, një molekulë e re, jo më një kopje e një molekule që ekzistonte tashmë në natyrë…dhe kështu lindi industria farmaceutike moderne. Deri në vitin 1971, të gjithë e përdornin Aspirinën por nuk dinin shumë për të. Prof. John R. Vane zbuloi mekanizmin e veprimit të aspirinës dhe për këtë zbulim fitoi Çmimin Nobel.

6 mars 1918 Anija amerikane “Ciklopi” zhduket në Trekëndëshin Bermuda

Ciklopi ishte një anije e madhe e marine amerikane, 150 m gjatësi. U zhduk me 309 pasagjerë pa lëshuar asnjë mesazh ndihme. Lundronte mes ishujve Barbados dhe Noorfolk kur u zhduk.

6 mars 1980 Akademia franceze për herë të parë me kryetar femër

Akademia franceze, e themeluar në vitin 1635, zgjedh për herë të parë një grua si kryetare – shkrimtaren Marguerita Youcenar.

07. 7 mars 1530 Henri VIII shpall veten si kreu suprem i Kishës në Nagli

Kërkesa e mbretit anglez Henry VIII për divorc hidhet poshtë nga Papa. Pas kësaj Henry deklaroi se ai dhe jo Papa, është kreu suprem i kishës së Anglisë.

7 mars 1573 Qipro bëhet territor osman

Venediku dhe perandoria osmane nënshkruajnë një traktat paqeje, në bazë të të cilit Qiproja bëhet territor osman, dhe Venecia i paguan perandorisë një haraç 300 mijë dukatesh.

  7 mars 1998 Rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jashari

Një nga betejat më të lavdishme të historisë sonë, betejë e cila zgjati tre ditë. Nisi në mëngjesin e 5 marsit 1998, kur serbët mësynë në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz. Sulmi mbi Jasharët nisi rreth orës gjashtë të mëngjesit, kur forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga të gjitha drejtimet. I menjëhershëm dhe shumë i fuqishëm ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij. Beteja e Jasharëve dhe qëndresa heroike e tyre zgjat tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Pasi iu vra gruaja dhe disa fëmijë në ditën e parë e të dytë të betejës, data 7 mars 1998 do të shënonte rënien e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.

Për nder të kësaj sakrifice dhe veprës sublime të komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari dhe të familjes Jashari, për lirinë e vendit, për shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës, çdo vit në datat 5-7 të muajit mars mbahet Epopeja e UÇK-së.

08. 8 mars 1917 Fillon Revolucioni rus në Petrograd (Leningrad, Shën Petersburg)

Shkak i pakënaqësive të mëdha ndaj perandorisë, ushtarët së bashku me punëtorë çohen në kryengritje, duke detyruar perandorin Nikolla II që gjatë këtij viti të abdikojë nga froni. Revolucioni rus krijoi një Bashkim Sovjetik totalitar që zgjati deri në vitin 1991.

8 mars 1920 Konferenca për pavarësimin e Sirisë
Pas luftës së parë botërore, Anglia dhe Franca, kishin premtuar arabët se në rast të ndarjes nga perandoria osmane, do të themelonin hilafetin e tyre, qendër e të cilit do të ishte Mekka. Duke qenë se premtimet nuk ishin realizuar, e madje në konferencën e Versajës në Francë përfaqësuesi arab, Fejsal bin Husejn, nuk ishte njohur si përfaqësues legjitim dhe aq më tepër i ishin refuzuar kërkesat, ai, në kthim, më 8 mars 1920 në Siri organizon një miting gjithë popullor ku shpallë Sirinë shtet të pavarur. Ngjashëm me të veproi i vëllai në Irak, Abdullahu, që po kështu shpalli Irakun të pavarur. Nuk vonoi shumë dhe Anglia pushtoi Irakun ndërsa Franca Sirinë, të cilën e copëtoi në disa shtete. [http://islammemo.cc/]
8 mars 1942 Ishulli Java pushtohet nga Japonia

Aleatët dorëzohen para forcave japoneze dhe ishulli Java bie në duart etyre. Indonezia ka qenë nën pushtimin japan deri në vitin 1945 atëherë kur AhmedSukarno themelon një qeveri të pavarur. Ishulli Java përbëhet nga 17,000 ishuj ndërsa 60% e banorëve janë indonezianë.

8 mars 1971 Vdes gjuhëtari i madh Abdul Muteal Saidi

Abdul Muteal Saidi ka qenë një ndër gjuhëtarët e rrallë arabë, autor i shumë librave me vlerë dhe anëtar i Akademisë së Gjuhës Arabe në Egjipt.

8 mars 2005 Atentat ndaj Mas’hadovit
Mas’hadovi ka qenë një ndër liderët e lëvizjes çeçene për liri dhe presidenti I tretë I Republikës Çeçene.  Me fillimin e luftës ruso-çeçene në gusht të vitit 1997, ai do të drejtonte forcat guerile kundër pushtimit rus. Vritet në mars të 2005, në fshatin Tolstoy-Yurt në veri të Çeçenisë.
09. 9 mars 1299 NasirKlavun ngritët në fronin e Egjiptit

Nasir Muhammed Klavun merr timonin e dinastisë memluke në Egjipt. Periudha e sundimit të tij konsiderohet një nder periudhat më të ndritura.

9 mars 1497 Nikola Koperniku regjistron vëzhgimin e parë astronomik.
9 mars 1576 Osmanët hyjnë në Fas

Më 9 mars 1576 osmanët hyjnë në Fas dhe në emër të shtetit Osman Abdul Melikun e caktojnë mëkëmbës. Ai ndërmori disa reforma, kryesisht në rendi ushtarak, duke e organizuar ushtrinë sipas mënyrës osmane. Ai kishte mbështetje të vazhdueshme nga perandoria.

9 mars 1919 Revolucioni i 19 marsit në Egjipt

Me futjen e shtetit Osman në luftën e pare botërore, Anglia kishte gjetur momentin e duhur që Egjiptin, që për shtetin Osman ishte vendi me pozitën strategjike më të rëndësishme, ta ndante nga perandoria. Përpjekjet për pavarësimin e Egjiptit Anglia i shihte si rebelim ndaj saj kështu që arrestoi disa liderë dhe disa të tjerë i internoi jashtë vendit. Kjo bëri që populli të ngritej kundër tyre dhe nga një protestë paqësore situata eskalon në një protestë të dhunshme ku pati të vrarë dhe të plagosur. Nga propagandua të nacionalizmit, protesta u shfrytëzua që identiteti islam të zëvendësohej me identitetin kombëtar.

9 mars 1989 Vdes dijetari Seid Havva

Seid Havva është një nga dijetarët sunnitë të Sirisë. Ka qenë pjesë e lëvizjes ‘Vëllazëria Muslimane’. Ka qenë autor i disa veprave me rëndësi, si: El-esasfi-t-Tefsir dhe El-esasfi-s-Sire.

10. 10 mars 894 Vdes dijetari mysliman, Darimiu

Uthman bin Seidi ose Darimiu siç njihet është autori i librit El-Musned el-Kebir si dhe i një sërë veprash tjerash që merren me zhvleftësimin e risive në fe. Ka lindur në qytetin Herat në Horasan në vitin 200 h./815 g. Imam Dhehebiu duke e përshkruar Imam Darimiun thotë: ‘Ka tejkaluar bashkëkohësit në dije…’ Ebu HamidA’meshijji ka thënë: ‘Në radhët e hadithologëve nuk kam parë si Muhammed bin Jahja, Uthman bin Seidi (Darimiu) dhe Ja’kubFeseviu.’ Ebu’l Fadl Xharudi ka thënë: ‘Uthman bin Seidi ka qenë Imam që është pasuar në të gjallë dhe pas vdekjes.’

10 mars 1624 Anglia i shpall luftë Spanjës

Armiqësia ndaj Spanjës ishte e lidhur kryesisht me anti-katolicizmin britanik dhe incidente të tilla si inkuizicioni spanjoll, përveç rivalitetit për kolonizime dhe hegjemoni në Evropë dhe Amerikë.

10 mars 1814 Napoleoni mposhtet në betejën e Leones

Napoleon I i Francës mposhtet në Betejën e Leones në Francë.

10 mars 1897 Vdes Xhamaluddin Afgani

Një nga personalitetet më kontroverse të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ka lindur në vitin 1838 por nuk dihet saktësisht ku, në Iran apo në Afganistan, sikur që nuk dihet saktësisht të ketë qenë sunni apo shiit. Supozohet të ketë lindur në Esedabad në Iran. Babai i tij quhej Safdar, një llagap që e marrin kryesisht shiitët e Iranit. I akuzuar për idetë e tij reformiste, ai nuk mund të gjente vend askund. Kështu, nga Egjipti, respektivisht Az’hari ku kishte qëndruar për disa vite si ligjërues, iku në Iran, e pastaj në vende tjera. R anë kontakt edhe me Sulltan AbdulHamidin II, i cili me të marrë vesh të ideve të tij do ta përzëntë. Idetë e tij kanë vazhduar të qarkullojnë edhe pas vdekjes së tij. Disa e shohin për reformist e lider e të tjerë për të lajthitur e të devijuar.

10 mars 1902 TomasEdisonit i mohohet shpikja e kamerës

Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara vendos se Thomas Edison nuk ishte shpikësi i kamerës filmike.

11. 11 mars 634 Beteja e Dathinit

Muslimanët, nën komandën e Ebu Umame Bahiliut, zhvilluan një beteje kundër romakëve në vendin e quajtur Dathin në Gazza të Palestinës, e cila përfundoi me triumfin e muslimanëve. Beteja, ndonëse jo fort e njohur, ka një simbolikë të veçantë, pasi që paraqet fillimin e çlirimeve islame të shpallura nga Ebu Bekri, sikur që paraqet triumfin e pare islam në frontin e Shamit.

11 mars 1669 Shpërthen vullkani Etna

Vullkani Etna në Itali shpërthen duke shkaktuar vdekjen e 15 mijë njerëzve për rreth Katanias, Sicili.

11 mars 1917 Anglezët pushtojnë Bagdadin

Pas triumfit ndaj osmanëve, anglezët marrin Bagdadin. Banorët çifutë dhe të krishterë të Bagdadit me vetëdëshirë futen nën administrimin e tyre.

11 mars 1970 Marrëveshje ndërmjet qeverisë irakiane dhe kurdëve

Qeveria irakiane, e përfaqësuar nga Sadam Husejni, nënshkruan marrëveshje me luftëtarët kurdë, sipas të cilës atyre iu njihej e drejta për vetëqeverisje. Përfaqësues i kurdëve ishte Mulla Mustafa Barzani.

12. 12 mars 1365 Themelohet universiteti i Vjenës
  Themelohet Universiteti i Vjenës, universiteti më i vjetër gjermanisht-folës, dhe një nga universitetet më të mëdhenj në Evropë. Nga kjo shkollë kanë dalë 15 fitues të çmimit Nobel dhe shumë figura me rëndësi historike dhe akademike, përfshi një numër albanologësh shqiptarë e të huaj (Çabej, Jokl, etj).
12 mars 1524 Konvertimi i dhunshëm i muslimanëve të Spanjës

Perandori Charls V nxjerr një dekret që urdhëron të gjithë moriksianët (muslimanët spanjollë) të kthehen në të krishterë. Për ekzekutimin e këtij dekreti autorizon gjyqet e inkuizicionit.

12 mars 1854 Marrëveshja e Stambollit kundër Rusisë
  Perandoria Osmane, Anglia dhe Franca lidhin një marrëveshje në Stamboll, sipas të cilës parashihej që asnjë nga këto shtet të mos lidhte ndarazi marrëveshje me Rusinë sidhe themelimin e përbashkët të një ushtrie e cila do të luftonte kundër rusëve.
12 mars 1921 Poezia e Mehmet Akif Ersojit shpallet himn i Turqisë

Marshi i pavarësisë (İstiklâl Marşı) është himni kombëtar i Turqisë, i shpallur zyrtarisht më 12 mars 1921. Muzikën e ka kompozuar Osman Zeki Üngör ndërsa tekstin Mehmet Akif Ersoy. Ky himn përdoret si himn nacional edhe në Republikën Perëndimore të Qipros.

12 mars 1970 Vdes Ahmed Fuad Ehvani
Ahmedi ka qenë një nga dijetarët e rrallë egjiptian. Ka dhënë mësim në Universitetin e Kajros ndërsa në tërë botën arabe është njohur si pionier i Psikologjisë.
   
  12 mars 2003 Vritet kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq

Zoran Xhinxhiq (Zoran Đinđić) lindi më 1 gusht 1952 nëBosanskiShamac. Ka qenë politikan serb, doktor i shkencave filozofike, njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike, Kryetar i Qeverisë së Serbisë (2001-2003) dhe kryetar i qytetit të Beogradit (1997).

13. 13 mars 624 Beteja e madhe e Bedrit

Në muajin e bekuar të Ramazanit, përveç shumë ngjarjeve të rëndësishme, ka ndodhur edhe Beteja e Bedrit, që është beteja e parë dhe më e rëndësishme në historinë islame. Si shkak i betejës në Bedër konsiderohet dalja e Pejgamberit s.a.v.s., me një grup ashabësh për të takuar karvanin e kurejshëve, i cili po kthehej nga Shami në Mekë. Nuk ishte planifikuar ndonjë përleshje me përmasa të mëdha. Kur merr vesh Ebu Sufjani, udhëheqësi i karvanit, kërkon ndihmë në Mekë dhe atij i përgjigjen rreth 1000 luftëtarë. Në anën tjetër, myslimanët ishin me armatim shumë më të dobët. Përveç kësaj, ishin edhe tri herë më pak në numër. Përkundër kësaj, fitorja i takoi muslimanëve. Për shkak të rëndësisë, quhet dita e furkanit -ndarjes së të vërtetës nga e kota.

13 mars 623

 

Vdes Rukajje, vajza e Pejgamberit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem].

Rukajja, lind pas Abdullahut, teksa Profeti a.s. ishte 33 vjeç; ajo divorcohet para Hixhretit nga ana e njërit prej djemve të Ebu Lehebit para se ai të kishte hyrë me të, paskëtaj martohet me Uthmaninr.a. dhe të dy bashkë emigrojnë dy herë në Abisini; ajo lind me Uthmaninr.a. Abdullahun që ndërron jetë 6 vjeçar; Rukajar.a. ndërroi jetë në vitin e 2 Hixhri, gjatë luftës së Bedrit, në moshën afërsisht 20 vjeçare, rreth 9 vite para se të ndërronte jetë Profeti a.s.

13 mars 1206 Atentat ndaj liderit të shtetit të parë islam në Indi

Shihabuddin Gavri ka qenë lideri i shtetit të parë islam në Indi. Nga urrejtja që kishin ndaj tij, armiqtë menduan ta eliminojnë jo ballë për ballë. Ata dërguan disa ushtarë që u rreshtuan në radhët e ushtrisë së tij kinse për ta ndihmuar. Duke qenë në tendën e tij, e mbytën tinëzisht. Njerëzit e tij e gjetën të vdekur ndërsa këta ushtarë që i zunë të gjallë, i mbytën të gjithë.

13 mars 1733 Në Angli, lindi Joseph Priestley, shkencëtar – zbulues i oksigjenit

Veprat e tij shkencore mbulojnë fusha të tilla si kimi, fizikë, energji elektrike, magnetizëm, dhe optikë. Megjithëse Priestley thoshte se ishte thjesht studiues i dukurive të natyrës, në veprën e tij, Historia e Energjisë Elektrike, ai del si “shkencëtar që me punën e tij nxit sigurinë dhe lumturinë e njerëzimit”. Priestley (v. 1804) ishte admirues i Benjamin Franklinit, dhe rrallë e shqetësonte veten me çështjet teorike.

13 mars 2012 Ndalë botimi i shtypur i Enciklopedia Britannica

Enciklopedia Britannica njofton se nuk do të botohet më në version të shtypur, pas 244 vjetësh si e tillë.

14. 14 mars 1827 Hapet fakulteti ushtarak i mjekësisë

Sulltan Mahmudi II hap Tibhaneh ose fakultetin ushtarak të mjekësisë, ne të cilin mësimdhënia ishte në gjuhën franceze. Kjo kishte çuar në nxjerrjen e nj gjenerate të thelluar në kulturën dhe qytetërimin perëndimor.

14 mars 1879 Lindi Albert Einstein

Me 14 mars 1879, lindi ne qytetin gjerman Ulm, Albert Einstein. Pas fëmijërisë ne Gjermani e Itali, Einstein studioi fizik e matematik ne një Akademi Politeknike Federale ne Cyrih, Zvicër, ku gjithashtu u be dhe qytetar zviceran, dhe me 1905 mori Ph.D. nga Universiteti i Cyrihut, ndërsa punonte ne zyrën e patentave te Zvicrës, ne Berne.Me vone ai u vendos ne SHBA, ku pranoi një post ne Institutin e Studimeve te Avancuara, pozicion ne te cilin do qëndronte deri ne fund te jetës se tij. Me 1940 u be qytetar amerikan. Vdiq ne Princeton me 1955.

14 mars 1912 Mbreti italian Vittorio Emanuele III plagoset gjatë një atentati

Në një përpjekje tjetër më 17 Maj 1941, në Tiranë, 19-vjeçari Vasil Laçi, duke thirrur “Rroftë Shqipëria Poshtë fashizmi!”, qëllon me revolver katër herë ndaj tij, gjithashtu pa mundur ta godasë. Viktor Emmanuel III ishte Mbret i Italisë (1869 – 1947); Mbret i Etiopisë (1936 – 1941; Mbret i Shqipërisë (1939- 1943). Ai hoqi dorë nga froni i Italisë në vitin 1946, kur humbi në referendum, dhe iku në Aleksandri, Egjipt, ku vdiq më 1947. Nga italianët, Viktor Emanuel quhej “Soldato Re” (Ushtar Mbret) dhe ” Re Vittorioso” ( Mbret Fitimtar), Italia ishte fituese në Luftën e Parë Botërore.

15. 15 mars 1228 Kudsi i dorëzohet të krishterëve
  Mbreti i dinastisë ejjubite, Muhammed  Kamil, që sundonte me Egjiptin, ia dorëzon Kudsin perandorit Fredrik II, dhe këtë në këmbim të ndihmës ndaj vëllait të tij, Emirit të Shamit El-Muadh-dham Isa.
15 mars 1898 Del në dritë numri i pare i revistës el-Menar
  Kryeredaktor i saj ishte Muhammed Reshid Rida. Revista ishte alternativë pas revistës El-Urvetu l-Vuthka, e cila qe mbyllur më parë. Pas një periudhe relativisht të shkurtër, revista fitoi famë në tërë botën islame, e bashke me të edhe kryeredaktori, i cili tani quhej Sahibu el-Menar (Autori i Menarit). Revista ka dalë për 40 vite.
15 mars 1905 Ali Beblavi jep dorëheqje nga posti i ShejhulAz’harit

Me justifikimin e shteti kishte future hundët në Az’har, Ali Beblavi, Shejhu I 26 me radhë iAz’harit, jep dorëheqje.

15 mars 1989 Egjipti rikthen Taba-n nën qeverisje

Taba është një qytet i vogël në Egjipt, i cili ka qenë objekt i një marrëveshje ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit që bashkë me Sinain t’i kthehen Egjiptit. Për shkak të zvarritjes së marrëveshjes dhe krijimit të problemeve të reja, çështja kaloi në duar të një komisioni ndërkombëtar, i cili me shumicë votash ia ktheu Egjiptit edhe këtë qytet. Përkundër sipërfaqes ës vogël të tij, Taba është një qytet turistik shumë i frekuentuar.

15 mars 1996 Vdes Xhadul Hakk, Shejh I Az’harit

Xhadul Hakk është një nga liderët e njohur të Az’harit, institucionit të vjetër të arsimit islam në Egjipt. Angazhimet e mëdha i ka filluar në vitin 1978 si Myfti i republikës së Egjiptit, 1982 Ministër i Fesë, dhe po këtë vit, pas vetëm pak muajsh në detyrën e Ministrit, zgjidhet Shejh i Az’harit. Sa ka qenë në detyrë, numri i institucioneve që kanë qenë nën administrimin e Az’harit në tërë Egjiptin ka kapur shifrën e plot 5000 institucioneve. Ka vdekur nga infarkti në vitin 1996.

16. 16 mars 1160 Vdes Muhammed Muktefi li Emril-Lah

Muhammed Muktefi li Emril-Lah ka qenë hafife i myslimanëve nga dinastia abbasite. Ka qenë i tridhjetenjëti me radhë. Në biografinë e tij përmendet si një lider shpirtmadh, bujar, i drejtë, i mençur, trim, merrte pjesë aktive në beteja, e donte dijen dhe i respektonte dijetarët. Ka sunduar për 24 vite me radhë. Ka vdekur në moshën 66 vjeçare.

16 mars 1527 Baburi triumfon ndaj indianëve

Babur Shah i përket familjes Timur që ka sunduar në Indi për tre shkuj. Ka qenë një prijës mysliman që ka triumfuar ndaj një ushtrie indiane të përbërë nga njëqindmijë ushtarë dhe një mijë elefant të ushtruar për luftë. Për triumfet e tij ka marrë ofiqin e nderit Gazi (luftëtari).

16 mars 1920 Anglia pushton Stambollin

Shteti Osman do të dilte me humbje të mëdha nga lufta e parë botërore. Tokat arabe ë ishin shkëputur e sikur kjo të mos mjaftonte ë kishin hyrë edhe në zemër. Anglia kishte pushtuar ngushticat. Për të ruajtur pushtetin, internoi jashtë vendit disa figura me rëndësi, ndër ta komandantin Ali Ihsan Pasha, derisa afroi rreth vetes të tjerë, me të cilët edhe anuloi hilafetin.

16 mars 1922 Kurorëzimi i Fuadit si mbreti i Egjiptit

Sulltan Fuadi kurorëzohet mbret i Egjiptit, dhe Anglia njeh Egjiptin. Fuad ishte sundimtari i nëntë i Egjipt dhe Sudanit nga dinastia Mehmet Ali. Fuad ndërroi titullin Sulltan me atë të Mbretit, një kusht që Britania vendosi për të njohur pavarësinë e Egjiptit. Para se të bëhej sulltan (1917), Fuadi kishte luajtur rol kryesor në krijimin e Universitetit të Kajros; njihet si rektori i parë i tij nga viti 1908 deri më 1913, kur dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar përpjekjeve për t’u bërë mbret i Shqipërisë. Fakti që dinastia e Mehmet Aliut ishte me prejardhje shqiptare, e nxiti Fuadin të kërkonte fronin shqiptar, por pa sukses. Fuadi gjithashtu shërbeu si President i Shoqatës Gjeografike egjiptiane nga 1915 deri 1918. Ai vdiq në vitin 1936 (68 vjeç); në fron erdhi biri i tij, Faruk I.

16 mars 2006 Formohet Këshilli për të drejtat e njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton me shumicë dërrmuese për të krijuar Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut.

16 mars 1950 Formohet elementi i 98

Në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, formohet Elementi 98 (Californium), element radioaktiv kimik metalik me simbolin Cf dhe numër atomik 98.

17. 17 mars 631 Ligjësimi i ditës së tervijes

Është dita e tetë e muajit dhulhixh-xhe. Në ritualin e haxhit, dita e tervijes paraqet ditën kur haxhitë nisen drejt Minas, ku kalojnë një natë, respektivisht falin drekën, ikindinë, akshamin, jacinë dhe sabahun e ditës së arafatit.

17 mars 1361 Vdes Sulltan Hasan Klavuni

Ka qenë një ndër sulltanët e dinastisë memluke në Egjipt. Me gjithë mungesën e sigurisë dhe stabilitetit në kohën e tij, ndërtimi i shumë objekteve fetare islame, në mesin e të cilave edhe xhamia e tij në Kajro e njohur si ‘Xhamia e Sulltan Hasanit’ u jetësuan në sundimin e tij.

17 mars 1861 Italia shpallet e pavarur dhe shpall monarkinë

E qeverisur nga qytet-shtete gjatë periudhës së mesjetës dhe Rilindjes, gadishulli italian do të ndiejë edhe pushtimin e huaj. Pjesë të Italisë ishin aneksuar nga spanjollët, perandoria austriake dhe Napoleoni, ndërsa Vatikani mbante kontrollin mbi pjesën qendrore të tij, para se gadishullit italian të e çlirohej e të bashkohej përfundimisht. Në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit XX, vendi ndërtoi një perandori koloniale, duke kolonializuar pjesë të Afrikës, dhe vendet përgjatë Mesdheut. Në 1946, për shkak të një referendumi, Mbretëria e Italisë u hoq, dhe më 2 qershor 1946 lindi e Republika Italiane.

17 mars 1920 Lindi themeluesi i Bangladeshit

Muxhibu Rrahman konsiderohet të jetë themelues i Bangladeshit. Pas një lufte civile ndërmjet pjesës perëndimore të Pakistanit dhe asaj lindore, ai arriti të ndahej me pjesën lindore për të themeluar më pas një shtet të pavarur. Shkaku i problemeve politike, shoqërore e ekonomike, që në vitin e pare kur kishte marrë detyrën e kryetarit të shtetit qe vrarë.

 
17 mars 1948 Nënshkruhet Traktati i Brukselit

U nënshkrua nga Britania, Franca dhe Vendet e Beneluksit Traktati i Brukselit, një aleancë 50-vjeçare midis vendeve nënshkruese, i cili parashikonte bashkëpunim ushtarak në rast të ndonjë sulmi.

17 mars 1959 Kryengritja e madhe e Tibetit

Një kryengritje e madhe filloi në Tibet kundër sundimit kinez. Dalai Lama u largua i maskuar nga kryeqyteti.

 
 
18. 18 mars 637 Bie Persia

Nën komandën e Sa’d bin Ebi Vekkasit zhvillohet një beteje ndërmjet myslimanëve dhe persianëve, e cila përfundon me fitoren e myslimanëve. Kjo shënon edhe rënien e Persisë.

18 mars 1913 Vritet George I mbret i Greqisë
  Mbreti George i parë i Greqisë vritet në qytetin e sapo çliruar të Selanikut. Para se të bëhej mbret, George, lindur në Kopenhagë, ishte princ danez, me prirje për karrierë në Marinës Mbretërore daneze. Ai ishte 17 vjeç kur u zgjodh mbret nga Asambleja Kombëtare Greke, e cila sapo kishte rrëzuar mbretin Oto. Emërimi i Xhorxhit u sugjeruar dhe u mbështet nga Fuqitë e Mëdha; Britania, Franca e Rusia. George u martua me dukeshën ruse OlgaConstantinovna. Dy nga motrat e tij, Aleksandra dhe Dagmar, ishin martuar në familjet mbretërore britanike dhe ruse. King Edward VII dhe Car Aleksandër III ishin kunetërit e tij, ndërsa Mbreti George V dhe Car Nikolla II ishin nipërit e tij. Mbretërimi i Xhorxhit të parë të Greqisë zgjati gati 50 vjet dhe u karakterizua nga zgjerime territoriale të Greqisë.
18 mars 1915

 

Filloi beteja në Çanakkale

Pas dobësimit të shtetit osman në betejat ballkanase dhe hapjes së fronteve të luftës në Rusinë, fuqitë perëndimore, Anglia dhe Franca, mendonin se marrja e Stambollit nuk kishte qenë kurrë më e lehtë. Stambolli paraqiste një mundësi të jashtëzakonshme për tregti. Kështu, ia mësynë Stambollit por pësuan. Në betejën e njohur të Çanakkalasë, ku edhe u thyen përfundimisht, mbetën të vdekur dhe të plagosur nga pala muslimane (turq, arabë, kurdë, shqiptarë, boshnjakë) 250.000 ushtarë, ndërsa nga pala tjetër 252.000 ushtarë.

  18 mars 1940 Italia i bashkohet Gjermanisë në Luftën e dytë botërore
    1940 – Benito Mussolini bashkohet me Hitlerin në luftën e Gjermanisë kundër Francës dhe Britanisë.
  18 mars 1948 Tito prishet me rusët

Këshilltarët sovjetikë largohen nga Jugosllavia, shenjë e parë e ndarjes Tito – Stalin.

  18 mars 1990 Vidhen vepra arti në Boston

Vjedhja më e madhe e veprave të artit në histori; në Muzeun Isabella Stewart Gardner në Boston; 13 punime me vlerë mbi 500 milionë dollarë zhduken.

 
 
  18 mars 1995 Anija për vajtje ardhje në hapësirë STS 67 (Endeavour 8) kthehet në Tokë pas 16 ½ ditë në orbitë

Gjatë misionit, Komandanti Stephen S. Oswald dhe Piloti William G. Gregory përdorën pajisjen Mace për të testuar rreth 200 situata të ndryshme dridhjesh të pazakonta për 45 orë. Informacionet nga Mace do të përdoreshin për të hartuar sisteme më të mira kontrollit të virbracioneve në anije në misionet e ardhshme. Ky ishte fluturimi më i gjatë i anijes Endeavour në Hapësirë. Pas kthimit në Tokë, në një intervistë me Zërin e Amerikës (seksionin shqip), astronauti Gregori tha se gjatë misionit ai kishte patur me vete edhe një flamur të vogël shqiptar – “…për shkak se në anije nuk lejoheshin sende që s’kishin të bënin me misionin, unë e mbajta flamurin nën tesha, në gji..”, tha atë kohë për VOA-n astronauti amerikan William Gregory, bir i një familjeje emigrantësh nga Korça.

 
 
 
 
19. 19 mars 1286 Vdes Sulltan Mensuri, themelues i shtetit Marinid

Një nga mbretërit më të mëdhenj të Marokut. Themelimi i shtetit të tij nënkupton fundin e shtetit të muvehhidinëve. Ka ndërmarrë disa beteja kundër të krishterëve të Spanjës ndërsa ka formuar një bazë ushtarake atje që njihej me emrin Mehsihatu el-Guzat. Me punën dhe veprimtarinë e tij, Sulltan Mensuri hyn në mesin e burrave të mëdhenj të atyre viseve, si Jusuf Tashifin, Abdul Mu’min, Ja’kubi, etj.

19 mars 1628 Anglezët themelojnë koloninë Massachusetts

Masaçusets është një shtet Federal i Amerikës, kryeqyteti i Massachusetts është Boston. Emri Massachusetts është derivuar nga fjala indiane massadchu ut (tej kodrës së madhe) ky emër së pari u paraqit në librin e John Smith A Descriptionof New England (1616).

 

19 mars 1945 Hitleri shkatërron fabrikat

Adolf Hitleri nëshkruan dekretin që urdhëron shkatërrimin e të gjitha fabrikave gjermane. Këtë e bëri nga frika se me humbjen e luftës, ato do të kalonin në pronësi të armiqve.

20. 20 mars 1627 Marrëveshje për luftimin e protestantizmit

Franca dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshjen për të luftuar protestantizmin.

20 mars 1727 Vdes Isak Njutoni

Vdiq në Londër fizikani, matematikani dhe astronomi anglez Sir Isaac Newton, në moshën 84. Libri i tij Philosophiae Naturalis Principia Mathematica (Parimet Matematike të Filozofisë Natyrore), botuar në vitin 1687, hodhi themelet e mekanikës klasike. Newton gjithashtu krahas Gottfried Leibnizit (albanolog), shpiku kalkuluset.

20 mars 1956 Tunizia fiton pavarësinë

Që nga viti 1881, Tunizia ishte pushtuar nga Franca. Edh përkundër përpjekjeve të shtetit Osman, që ishte dobësuar, dhe kryengritjeve të fiseve, ajo kishte vazhduar të sundonte me Tunizine. Për të shkrirë identitetin islam të vendit, Franca kishte hapur dyert për francezët dhe italianët, gjë që kishte vene në lëvizje edhe më shumë tunizianët, veçmas besimtarët e devotshëm, që ta rikthejnë lirinë e vendit. Pas luftës së dytë botërore, Franca ishte dobësuar dhe me nuk kishte mundësi te mbante gjithë ato koloni qe kishte. Në këto rrethana, u krijua mundësia e pavarësimit dhe më datën 20 mars 1956 Tunizia shpalli pavarësinë nga Franca.

21. 21 mars 631 Dita e parë e Teshrikut

Kjo ehte dita e dytë e festës së kurban bajramit. Në ritualet e Haxhit, Profeti Muhammed [Paqja qoftë mbi të!] në këtë ditë dhe ditën vijuese kaloi natën nëMina dhe hodhi guralecët e vegjël në tre xhemeratet (pikat) ku hedhën.

21 mars 1188 Atoku ngjitet në fronin e Japonisë

Ai ishte 7 vjeç, me armiq e rivalë të shumtë. Në Betejën e Dan-no-Ura, ushtria e tij humbi. Për të mos rënë në duar të kundërshtarit, gjyshja e Antokut e mbyti perandorin fëmijë dhe pastaj mbyti veten. Kjo histori tragjike është Përrallë epike në vargje, dhe një nga tregimet më të famshme në Japoni.

21 mars 1697 Car pjetri fillon turneun në Evropë

Car Pjetri i Madh i Rusisë fillon turneun nëpër Evropën Perëndimore me shpresë për të krijuar një aleancë kundër perandorisë osmane; Pjetri e dinte se Rusia nuk mund të përballej e vetme me osmanët. Kështu ai u nis për në Evropë në udhëtim 18-mujor; Pjetri e fshehu identitetin e tij dhe u pëfshi ‘inkonjito’ në një delegacionin rus për të kërkuar ndihmën e monarkëve të Evropës. Por cari u zhgënjye kur kuptoi se Franca ishte aleate tradicionale e sulltanit osman, dhe Austria ishte e interesuar për të ruajtur paqen me osmanët, ndërsa kryente luftëra në perëndim.

21 mars 1844 WilliamMiller në Massachusetts shpalli datën e kthimit të Isait

Për herë të parë – WilliamMiller në Massachusetts shpalli datën e kthimit të Krishtit dhe fundin i botës; ai tha se kjo do të ndodhte më 22 tetor 1844. Kur dita erdhi dhe parashikimi nuk u përmbush, Milleri pësoi zhgënjim të madh.

21 mars 1935 Persia ndryshon zyrtarisht emrin, duke u quajtur Iran

Irani merret si trashëgimtare e Persisë – është një shtet Aziatik që shtihet në Lindjen e Mesme, dhe në Kaukaz. Për nga sipërfaqja Irani është shteti i 18 më i madhi në botë me sipërfaqe të përafërt me Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën dhe Gjermaninë dhe ka 79 milion banorë. Irani kufizohet me këto shtete: në veri i bie Armenia, Azerbajxhani dhe Turkmenistani, në lindje Afganistani dhe Pakistani dhe në perëndim Turqia dhe Iraku.

21 mars 1951 Çifti Rosenberg dënohen me vdekje

Julius dhe Ethel Rosenberg dënohen me vdekje nën akuzat për spiunazh lidhur me dhënien e sekreteve mbi bombën atomike Bashkimin Sovjetik. Çifti Rosenberg, shtetas amerikanë, u ekzekutuan në karrige elektrike më 19 qershor 1953.

  21 mars 1982 Shënohet për here të pare Dita Ndërkombëtare e Paqes
    Shënohet për here të pare Dita Ndërkombëtare e Paqes, që thekson në veçanti ndaljen e luftës dhe dhunës në konfliktet në vazhdim. Këtë ditë, Këmbana e Paqes bie në selinë e OKB-së në Nju Jorkut. Këmbana është është prodhuar nga shkrirja e monedhave të dhuruara nga fëmijët nga mbarë bota si kujtesë për koston njerëzore të luftës; mbishkrimi në anën e këmbanës thotë, “Rroftë paqja absolute botërore”.
  21 mars 1980 Amerika bojkoton lojërat olimpike

Presidenti Xhimi Karter shpall bojkotin amerikan të Lojërave Olimpike të Moskës për të protestuar kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit. Moska kundër-përgjigjet pas 4 vjetësh, kur së bashku me vendet e bllokut komunist bojkotoi Olimpiadën Verore të Los Anxhelesit më 1984.

 
22. 22 mars 625 Beteja e Uhudit

Është një betejë që ka ndodhur në kohën e Profetit, respektivisht në vitin e tretë sipas hixhrit. Ishte një betejë që nga idhujtarët mekkas ishte planifikuar në shenjë hakmarrje për betejën e humbur në Bedër. Fillimisht, beteja ishte në favor të myslimanëve. Pas shpërfilljes se urdhrit të Profetit [Paqja qoftë mbi të!] që shigjetaret të mos lëviznin nga pozicionet e tyre, ushtria mekkase iu kundërvihet duke shkaktuar humbje të mëdha. Janë vrarë shtatëdhjetë myslimanë, në mesin e të cilëve edhe xhaxhai i Profetit [Paqja qoftë mbi të!], Hamzai, nga pala tjetër janë vrarë  tridhjetë e shtatë mushrikë.

22 mars 1622 Masakra në Jamestown

Masakra në Jamestown, Amerikë, ku Indianët Algonquian vrasin 347 anglezë, një e treta e popullsisë së kolonisë. Në verën dhe vjeshtën e atij viti, kolonët që mbijetuan hakmerren duke djegur e shkatërruar fushat e misrit të indianëve, dhe detyruan shefin Opeçansan, për të negociuar. Gjatë ceremonisë së marrëveshjes kolonët u ofruan indianëve pije alkoolike, i dehën, i vunë në gjumë dhe vranë rreth 200 prej tyre – Opeçansan mundi të ikte.

22 mars 1822 Lindi historiani Ahemd Xhevdet

Historiani njohur në kohën kur jetoi. Ka ushtruar disa pozita me rëndësi, madje edhe atë të kryeministrit (sadriazam). Ka lënë vepra të shkruara në të dy gjuhët, arabe dhe turke. Veprat e tij për historinë njihen si Historia e Xhevdetit.

22 mars 1913 Përcaktimi i kufijve lindorë të Shqipërisë

Shqipëria londineze; Konferenca e Ambasadorëve të 6 Fuqive të Mëdha mbledhur në Londër përcakton arbitrarisht kufijtë veriorë dhe veri-lindorë të shtetit shqiptar; e gjithë treva fushore e Kosovës i shkëputet shtetit të ri dhe i jepet Serbisë, edhe pse shumica e banorëve ishin shqiptarë; fiset shqiptare Hoti dhe Gruda iu dorëzuan Malit të Zi, ndërkohë që qytetet e rëndësishme tradicionalisht shqiptare Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Dibër i kalojnë Serbisë ose Malit të Zi. Si rezultat i këtij përcaktimi kufijsh, i njohur si Protokolli i Londrës, u krijua e ashtuquajtura Shqipëria londineze (sinonim për Shqipëri të cunguar, e lënë pa fusha pjellore, pa rajone të pasura në minerale dhe burime të tjera). Në atë kohë, shteti i ri shqiptar kishte 800 mijë banorë, ndërkohë që rreth 500 mijë të tjerë u lanë jashtë kufijve të tij.

 
22 mars 1943 Masakrohet popullata e Khatynit

Lufta e Dytë Botërore: e gjithë popullsia e Khatynit në Bjellorusi u dogj e gjallë nga forcat pushtuese gjermane.

22 mars 1945 Themelohet Liga Arabe

Me 22 mars 1945, u themelua Liga Arabe. Përfaqësues nga Egjipti, Siria, Libani, Transjordania, Arabia Saudite, Iraku dhe Jemeni u takuan ne Kairopër të formuar Lidhjen Arabe, një organizate rajonale e shteteve arabe. E formuar për te nxitur rritjen ekonomike ne rajon, për te zgjidhur kontradiktat mes anëtarëve te saj, dhe për te koordinuar synimet politike, anëtaret e Lidhjes Arabe formuan një këshill, ku çdo shtet kishte një vote.

22 mars 1992 Rënia e komunizmit në Shqipëri
  Partia Demokratike fiton një shumicë vendimtare në zgjedhjet parlamentare – pas afër 48 vjetësh, komunistëve u mohohet pushteti absolut.
  22 mars 2004 Vritet AhmedJasin

Ahmed Jasini ka qenë një nga liderët e rezistencës palestineze. Në vitin 1987 kur themeloi Hamasin, burgoset nga në burgjet izraelite për dhjetë vite. U vra mëngjesin e ditës së 22 marsit pas faljes së namazit të sabahut.

23. 23 mars 624 Obligohet dhënia e zekatit të fitrit

Zekati i fitrit është një lloj lëmoshe që jepet në fund të muajit të Ramazanit. Ibn Abbasi thoshte: “I Dërguari i All-llahut e bëri zekatul fitrin obligim (si mjet a mënyrë) për dëlirësimin e agjëruesit nga fjalët e kota e nga lapërdhia (sjellja e ulët dhe e pamoralshme) dhe për t’i ushqyer skamnorët. Është thënë se kjo që u tha më lartë është marrë prej ajetit kur’anor ku All-llahu i Lartësuar thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (Kur’an 87: 14-15).

Si obligim është ligjësuar para zekatit te pasurisë.

23 mars 1919 Formohet lëvizja fashiste në Itali
  Benito Mussolini formon lëvizjen fashiste në Milano, Itali. Pas dy vjetësh, më 7 nëntor 1921, prej saj, doli Partia Kombëtare Fashiste.
23 mars 1945 Amerika bombardon Okinavën
  Operacioni më i madh në luftën e Paqësorit, 1500 anije të marinës amerikane bombardojnë Okinavën.
23 mars 1980 Shahu i Iranit lëshon vendin pas rrëzimit nga pushteti

Shahu i Iranit arrin në Egjipt pas rrëzimit nga froni në Teheran. Bashkëshortja e Shahut ishte egjiptiane, me prejardhje shqiptare (motra e ish-mbretit Faruk, dinastia e Muhamet Aliut).

  23 mars 1983 Lufta e yjeve

Presidenti amerikan Ronald Reagan shpall planin “Lufta e Yjeve” – Moska tërhiqet në këtë garë të re teknologjie armatimi, duke hyrë në udhën e dobësimit ekonomik, deri në rënie të plotë.

  23mars 1999 Vdes Mahmud Tanahi

Ka qenë ekspert në fushën e verifikimit të trashëgimisë shkencore. Ka nxjerrë libra me vlerë në lëmin e verifikimit të trashëgimisë sikur që ka shkruar për metodologjitë përkatëse dhe historinë e verifikimit shkencor.

24. 24 mars 809

 

Vdes Harun Rreshidi

Harun Rreshidi i përket hulefave të dinastisë abbasite. Ka qenë halifeja i pestë me radhë në këtë dinasti ndërsa vetëm 25 vjeçar kur ka marrë pushtetin. Periudha e tij njihet ndër periudhat më të begatshme. Ai sundoi deri në ditën e fundit të jetës së tij, pra deri më 3 xhumada el-ahireh 193 h./24 mars 809.

24 mars 1147 Bie shteti i murabitinëve

Rënia e shtetit muralit ka qenë ndër fatkeqësitë më të mëdha që i kanë ndodhur shtetit islam në Marok dhe Spanjë. Ka qenë i dalluar për të mirë nga shtetet (dinastitë e mëparshme sunduese) sinë aspektin fetar, po ashtu edhe në atë shoqëror e ekonomik.

24 mars 1898 Shitet automobili i parë

Robert Allison nga Pennsylvania bleu një automobil Winton pasi kishte parë reklamën e kësaj makine në revistën Scientific American. Kompania Winton Motor shiti atë vit 22 automobilë.

24 mars 1999 Nato fillon bombardimet në Kosovë
  NATO fillon bombardimet ajrore kundër Jugosllavisë për të ndalur një valë të re spastrimi etnik të Kosovës – Për herë të parë që nga koha e krijimit (4 prill 1949), NATO sulmonte një vend sovran. Rrënjët e luftës në Kosovë lidheshin me ardhjen e Sllobodan Millosheviçit në pushtet në fund të viteve 1980, dhe me lojrat a përpjekjet diplomatike dhe kërcënimet ushtarake që dështuan për të zgjidhur konfliktin midis Jugosllavisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Lufta ajrore e Natos me Serbinë dhe hapa të tjerë ushtarakë e diplomatikë më në fund çuan në fitoren e NATO-s në qershor të po atij viti (1999).
 
 
25. 25 mars 1793 Vdes AhmedArusi

Ahmed Arusi ka qenë Shej i Az’harit. Në zinxhirin udhëheqës të Az’harit ai zë vend si Shejhu i 11-të. Ka qenë i njohur për trimërinë dhe qëndrimet e tij. Ka vepra shkencore, prej të cilave Përmbledhja e Arusit në Fikh (Muhtesar el-Arusifi-l-fikh).

25 mars 1831 Greqia pavarësohet nga shteti osman

Greqia kishte hyrë nën sundimin osman në kohën e sulltan Sulejman Kanunit. Ajo bashkë me Maqedoninë, pjesë të bullgarisë, Kosovën dhe Shqipërinë përbëjnë Rumelinë lindore. Në konferencat që ishin mbajtur në Londër ishte vendosur që Greqia të pavarësohej, udhëheqësi i saj të ishte i krishterë ndërsa shtetit osman ti paguhej xhizja.

26. 26 mars 1061 Murabitët çlirojnë Kordobën

Nën komandën e Jusuf Tashifinit, myslimanët çlirojnë Kordobën dhe vendosin shtetin murabit në Spanjë.

26 mars 1169 Salahudini bëhet emir i Egjiptit

Salahudddini ishte sulltani i parë i Egjiptit dhe Sirisë dhe themeluesi i dinastisë ejjubite. Mysliman me origjinë kurde, Saladini udhëhoqi opozitën myslimane kundër kryqtarëve evropiane. Në kulmin e fuqisë, sulltanat e tij përfshinte Egjiptin, Sirinë, Mesopotaminë, Jemenin, dhe pjesë të tjera të Afrikës së Veriut.

26 mars 1913 Bullgarët pushtojnë Edirnenë

Forcat bullgare marrin Edirnenë (Adrianopojë), pas 5 muajsh rrethimi dhe dy sulme të guximshme gjatë natës. Robërit osmanë të luftës u trajtuan shumë keq dhe disa prej tyre u vranë. Sipas raportit Carnegie, ndaj bullgarëve u bënë dy akuza kryesore:

1 – ata i trajtuan robërit osmanë të luftës me shumë mizori.

2 – autoritetet bullgare lejuan plaçkitjen e pronës së popullsisë turke të Edirnesë për tre ditë pas dorëzimit të qytetit.

 
26 mars 1975 Vdes mbreti Fejsal

Ka qenë djali Ii tretë i mbretit AbdulAziz. Po kështu i treti që ka marrë pushtetin pas babait, Abdul Azizit, dhe vëllait, Suudit.

26 mars 1997 Vetëvrasje kolektive në Kaliforni
  Afër San Diegos, Kaliforni, policia zbulon 39 viktima të një vetëvrasjeje në masë – anëtarë të kultit “Heaven’s Gate”, të cilët besonin se vetëvrasja do t’i lejonte ata të dilnin nga trupi dhe të hynin në një anije jashtëtokësorësh e fshehur pas kometës Hale-Pope.
26 mars 2005 Varrosen 125 trupa të pajetë të myslimanëve të vrarë gjatë luftës në Bosnjë

Në periudhën ndërmjet viteve 1992-1995 në Bosnjë janë vrarë qindra mijëra dhe janë zhdukur me dhjetëra mijëra myslimanë nga ushtria e Serbisë. Janë gjetur 18,000 trupa të pajetë në 300 varreza të përbashkëta. Sipas Kombeve te Bashkuara, 16 njerëz ende vazhdojnë të jenë të zhdukur në Bosnjë.

27. 27 mars 1065 Vdes dijetari Ibn Sejjidihi

Ka qenë I njohur në fushën e gjuhës dhe mbase një nga më të njohurit në Spanjë në shekullin e pestë hixhrijj/njëmbëdhjetë gregorian.

27 mars 1854 Lufta e Krimesë

Britania i shpall luftë Rusisë. Për më shumë se 200 vjet, Rusia ishte zgjeruar në drejtim të jugut drejt porteve të ngrohta të Detit të Zi. Kjo bëri që Rusia të hynte në konflikt me kozakët e Ukrainës dhe tatarët e Krimesë. Kur Rusia pushtoi këto grupe dhe mori kontrollin e Ukrainës, Perandoria Osmane humbi zonën e saj mbrojtëse ndaj zgjerimit rus; Rusia dhe Perandoria Osmane ranë në konflikt të drejtpërdrejtë. Një aleance ushtarake Francë-Britani-Perandori Osmane-Sardenjë e theu Rusinë në Betejën e Krimesë.

28. 28 mars 1845 Meksika ndërpret marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në

Tensionet midis dy vendeve ishin krijuar si rezultat i përpjekjeve amerikane për të populluar territore nën kontroll meksikan, dhe arritën kulmin me aneksimin e Teksasit, një ish- territor meksikan.

28 mars 1930 Stambolli dheAnkaraja marrin emra të ri

Konstandinopoja dhe Angora ndryshojnë emrat për Stamboll dhe Ankara.

28 mars 1939 Lufta Civile Spanjolle

Mbrojtësit republikanë në Madrid ngrenë flamurin e bardhë mbi qytet, dorëzohen, dhe nacionalistët fitimtarë hynë me triumf; Lufta Civile Spanjolle përfundon. Deri në një milion jetë njerëzish humbën në konfliktin më shkatërruese në historinë spanjolle.

29. 29 mars 1430 Selaniku nën sundimin osman

Perandoria Osmane nën Muratin II merr qytetin bizantin të Selanikut. Mbretërimi i sulltan Muratit shënohet si periudha e luftërave osmane kundër princërve feudalë të krishterë të Ballkanit. Në vitin 1450, sulltanMurati udhëhoqi ushtrinë e tij në Shqipëri dhe rrethoi pa sukses Kalanë e Krujës në përpjekje për të mposhtur rezistencën e udhëhequr nga Skënderbeu. Në dimrin 1450-1451, Murati II u sëmurë dhe vdiq në Edirne. Ai u pasua në fron nga djali i tij, Mehmed II – njohur si Mehmet Pushtuesi (1451-1481).

29 mars 1798 Formohet Republika e Zvicrës

Në 1798, trupat franceze pushtuan plotësisht Zvicrën – Konfederata e vjetër zvicerane u shpërbë. Deputetët e kantoneve e shpallën Republikën Helvetike “një dhe të pandarë”, ndërsa forcat pushtuese themeluan një shtet të centralizuar bazuar në idetë e eksportuara të Revolucionit Francez.

29 mars 1905 Abdurraman Sherbini emërohet Shejh iAzharit

Është i 27-ti me radhë në vargun e Shujuhëve të Azharit, udhëheqësve kryesor të këtij institucioni prestigjioz.

29 mars 1925 Vdiq Bajram bej Curri

Bajram Curri ka qenë udhëheqës, politikan; luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, dhe më pas, për përfshirjen e Kosovës në të, pasi Traktati i Londrës 1913 e la jashtë ashtu si dhe shumë vise të tjera shqiptare.

29 mars 1994 Marrëveshje për fundin e luftës në Kroaci

Serbët dhe kroatët nënshkruajnë një armëpushim për t’i dhënë fund luftës në Kroaci.

30. 30 mars 1016 Vdes Ebu Hamid Isfirajini

Ka qenë një nga dijetarët myslimanë, i dalluar në fushën e fikhut. Prej shkollës së tij kanë dalë emra të mëdhenj të dijes, si Maverdi, Rrazi, Kaffali, etj.

30 mars 1282 Kryengritje për pavarësi në Itali

Kryengritje për pavarësi shpërthen në Palermo, Itali, dhe u përhap në mbarë Sicilinë. Populli ngriti krye kundër mbretit anzhuin Çarls I, duke masakruar thuajse të gjithë banorët francezë në ishull.

30 mars 1814 Fundi i sundimit francez në Evropë

Forcat evropiane në aleancë kundër Napoleonit marshojnë triumfalisht në Paris duke i dhënë fund mbizotërimit francez në Evropë.

30 mars 1842 Anateszia fillon përdorimin në kirurgji

Anesthezia me eter përdoret për here të pare në kirurgji nga një mjek amerikan.

30 mars 1855 Zanafilla e Luftës Civile Amerikane

Në zgjedhjet e para territoriale në Kansas, 5 mijë persona të ashtuquajtur “rufianë kufitarë” nga Missuri perëndimor ndërhyjnë dhe detyrojnë zgjedhjen e një legjislature pro-skllavërisë. Megjithëse numri i fletëve të hedhura në kutitë e votimit ishte më i madh se numri i njerëzve me të drejtë vote, guvernatori i territorit, me ngurrim, i pranoi zgjedhjet si të rregullta për të shmangur gjakderdhjen.

 
  30 mars 1867 Alaska blihet nga Amerika

Amerika bleu Alaskën nga Rusia për 7 milionë e 200 mijë dollarë ( 4.19 $ për 1 km ²). Sekretari i Shtetit William H. Seward nëshkroi dokumentin e blerjes. Pa njohur vlerat e Alaskës, disa anëtarë të Kongresit dhe gazetarë me cinizëm thanë se “Amerika kishte paguar 7 milionë dollarë për një frigorifer”. Sot, ekonomia e Alaskës mbizotërohet nga burimet të naftës, gazit natyror, dhe industria e peshkimit – Turizmi është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë.

 

 

30 mars 1945 Lufta e Dytë Botërore

Trupat e Bashkimit Sovjetik pushtojnë Austrinë dhe të marrin Vjenën; forcat polake dhe sovjetike çlirojnë Gdanskun në Poloni.

31. 31 mars 1877 Nënshkruhet protokolli i Londrës

Shtetet e mëdha evropiane nënshkruajnë një protokoll sipas të cilit i ofrojnë shtetit osman sigurim të kufijve në këmbim të reformave që do të ndërmerreshin në interes të të krishterëve në Ballkan. Shteti Osman refuzoi kushtet e këtij protokolli.

31 mars 1909 Protesta për rikthimin e sheriatit në Turqi

Në kryeqytetin e shtetit Osman, shpërthejnë protestat, te cilat kërkonin anulimin e kushtetutës së re, rikthimin e sheriatit, rrëzimin e qeverisë së Unitetit dhe Progresit që kishte mposhtur Sulltan AbdulHamidi II.

31 mars 1971 Ambasadorët arabë braktisin Egjiptin

Në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Egjiptit për marrëveshjen e paqes me Izraelin, ambasadorët braktisin Egjiptin derisa selinë e Ligës Arabe e zhvendosin nga Kajro në Tunizi.

31 mars 1983 Tërmet në Popajn, Kolumbi

Një tërmet shkatërroi qytetin kolumbian, Popajan, duke vrarë të paktën 500 veta.

31 mars 1991 Shqipëria organizon zgjedhjet e para shumë-partiake në 45 vjet

Votimet u zhvilluan në dy raunde; Partia e Punës (reformuar në Parti Socialiste, qershor 1991), fitoi 2/3 e vendeve në Kuvendin Popullor prej 250 anëtarësh. Megjithatë, zhgënjimi në zonat urbane rreth humbjes së Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, shpërtheu në formë revoltash anti-komuniste në Shkodër; 4 vetë u vranë nga të shtënat, përfshi udhëheqësin e PD-së në Shkodër, Arben Broxi. Protestat u pasuan nga një grevë e përgjithshme 20 ditore, që shkaktoi rrëzimin e qeverisë vetëm pas 2 muajsh në detyrë – qeveria më jetëshkurtër në Evropën lindore – rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë ishte arritja e saj kryesore.

31 mars 1991 Gjeorgjia pavarësohet

Republika sovjetike e Gjeorgjisë bëhet e pavarur; Traktati i Varshavës shpërbëhet.

31 mars 2000 OBT nuk arrin marrëveshje me Kinën

Bisedimet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës që synonin kapërcimin e pengesës më të madhe të mbetur  për hyrjen e Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) përfundojnë pa marrëveshje.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s