THIRRJA NË UDHËZIM – FENË E ALLAHUT

Hadithi 10 Thirrja në udhëzim

 

Hadithi 10:
THIRRJA NË UDHËZIM – FENË E ALLAHUT
 
Shejh AbduRrahman SA’DI
 
Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të!] transmeton se i Dërguari i Allahut [Paqja qoftë mbi të!] ka thënë: «Kush thërret në udhëzim do të ketë shpërblim sikur të atyre që e pasojnë megjithëqë këtyre të fundit nuk iu pakësohet asgjë nga shpërblimi i tyre. Po kështu, kush thërret në devijim dhe lajthitje, do të ketë mëkat sikur të atyre që e kanë pasuar, edhe pse këtyre të fundit nuk iu pakësohen aspak mëkatet

Transmeton Muslimi.[1]

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم: «من دعاء إِلَى هُدَى كَانَ لَهُ مِنَ الْأَجْرِ مِثْلُ أجور من تبعه، لا ينقص ذلك مِنْ أُجُورِهِمْ شَيْئًا. وَمَنْ دَعَا إِلَى ضَلَالَةٍ كَانَ عَلَيْهِ مِنَ الْإِثْمِ مِثْلُ آثَامِ مَنْ تَبِعَهُ، لَا يَنْقُصُ ذَلِكَ مِنْ آثَامِهِمْ شَيْئًا»

رواه مسلم.

 

Ky dhe hadithet e ngjashëm me të për tematikë kanë:

–         Nxitjen dhe motivimin për të thirrur e ftuar në fenë e Allahut,

–         Vlerën e Thirrësit në Rrugën e Allahut

–         Vërejtje për t’iu shmangur thirrjes në rrugë të gabuar, gjegjësisht në gjëra të kota e të gabuara

–         Pesha e madhe e mëkatit të atij që thërret në të keqen dhe dënimi i tij.

[Udhëzimi]: nënkupton dijen e dobishme dhe veprën e mirë.

–         Kushdo që ka përvetësuar një dije, nëse atë ua përcjell tët tjerëve, që të kenë dobi prej saj, ai është Thirrës në Udhëzim

–         Kushdo që thërret në ndonjë vepër të mirë, e cila ka të bëjë me përmbushjen e ndonjë detyrimi karshi Allahut ose karshi njerëzve, është Thirrës në Udhëzim

–         Kushdo që jep një këshillë fetare apo tjetër por me të cilën synohet arritje deri tek feja, është Thirrës në Udhëzim

–         Kushdo që merret model në dijen e dobishme dhe veprën e mirë të tij, është Thirrës në Udhëzim

–         Në kudër të udhëzuesit për në të mirën hyn edhe çdokush tjetër që njerëzve ua paraprin me ndonjë vepër të mirë apo projekt të përgjithshëm të dobishëm.

Ndërsa ata që thirrin në të keqen dhe të kotën janë plotësisht në kundërshtim me këta që thërrasin në udhëzim:

–         Thirrësit në udhëzim janë prijës të të devotshmëve dhe elitë e përzgjedhur e besimtarëve

–         Thirrësit në devijim janë prijës të atyre që i thërrasin e çojnë në Xhehennem

–         Çdokush që ndihmon të tjerët për vepra të mira dhe devotshmëri, llogaritet në mesin e Thirrësve në Udhëzim

–         Çdokush që ndihmon të tjerët për mëkat dhe armiqësi, është bashkëpjesëmarrës në thirrjen për të kotën dhe të gabuarën.

 

[1] Transmeton Muslimi në Sahih, nr. 2674.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s