Apel për të ruajtur fëmijët nga loja vetëvrasëse ‘Balena Blu’

Apel për të ruajtur fëmijët nga loja vetëvrasëse ‘Balena Blu’
Përdorimi i internetit tek fëmijët gjithnjë e më shumë po dëshmohet si i dëmshëm. Shkaku i qasjes së lehtë në internet, ka bërë që vëllimi i publikimit të materialeve të dëmshme të jetë i madh. Akoma më shqetësues është fakti kur këto materiale të këqija servohen me ambalazh të së mirës. Fëmijëve dhe adoleshentëve iu ofrohen lojëra, që shkaktojnë çrregullim të personalitetit, agresivitet, e ndonjëherë edhe i nxisin të marrin vendimet më të gabuara në jetë: ta mbysin vetveten.

Siç keni dëgjuar, një nga këto lojëra, ‘Balena Blu’, ka efekte negative në edukim, madje edhe po shtyn fëmijët të kryejnë vetëvrasje. Loja e ka marrë emrin nga fenomeni i balenave blu, të cilat dalin në brigjet e oqeaneve dhe ngordhin pasi humbasin rrugën. Loja manipulon me fëmijën, e shtyn atë të gërvisht shenja në trup, dhe në fund fare, kërkon prej tij ta mbyt veten. Në rast të mos vazhdimit të lojës, administratori i lojës kërcënon fëmijën me shantazh se kinse kanë të gjitha të dhënat e tij dhe se do ta ndjekin kudo që të shkojë. Loja është duke përhapur me shpejtësi të madhe në mbarë Evropën dhe edhe në vendin tonë. Duke qenë se fëmijët janë dhuratë e çmuar nga Allahu, dhe se ne, si prindër, jemi të obliguar të kujdesemi për aspektin shpirtëror, moral dhe material të tyre, atëherë iu bëjmë thirrje që të keni kujdes më të madh sa i përket fëmijëve tuaj. Mos lejoni që ata të bien pre e lojërave të tilla. Mos lejoni që manipulantët të vënë në rrezik jetën e fëmijëve tuaj. Ndani më shumë kohë për fëmijët tuaja dhe edukimin e tyre. Një prind nuk mund t’i dhurojë fëmijës së tij diç me më shumë vlerë se edukata e mirë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s