Hadithi 84: NJERIU ËSHTË ME ATË QË E DO

 

Hadithi 84:

 

NJERIU ËSHTË ME ATË QË E DO

   
عَنْ أَبِي مُوسَى الْأَشْعَرِيِّ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم: «الْمَرْءُ مَعَ مَنْ أَحَبَّ» مُتَّفَقٌ عَلَيْهِ.
Ebu Musa El Esh’ariu (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut n ka thënë: «Njeriu është me atë që e do!» Transmetim unanim.[1]
 
[Dashuria si dëshmi e lidhjeve ndërmjet nesh dhe motiv i tyre]

Ky hadith na inkurajon për dashurinë ndaj Profetëve (a.s.) dhe pasimin e tyre sipas rangjeve që kanë. Ai po ashtu na tërheq vërejtjen që të mos i duam armiqtë dhe kundërshtarët e tyre, sepse dashuria është jo vetëm dëshmi e lidhjes së fuqishme ndërmjet njeriut dhe të dashurit të vet, të cilin e pason në sjellje, moral dhe veprime, por edhe motiv që mban gjallë këtë lidhje.

Ngjashëm është puna edhe me dashurinë ndaj Allahut. Ajo është prej gjërave që më së shumti e tërheqin robin tek Allahu dhe e afrojnë pranë Tij. E duke qenë se Allahu shpërblen robërit dhe iu jep shumëfishin e asaj që kanë dhënë, atëherë, si shenjë konkrete e këtij shpërblimi është që njeriun ta bashkojë me atë që e do, edhe nëse në vepra kanë dallime.[2] Allahu thotë:

﴿وَمَن يُطِعِ اللهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقًا

Kush i bindet Allahut dhe Profetit (në dispozitat e urdhëruara), ai do të jetë me ata të cilëve, Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me pejgamberët, me të drejtët, me dëshmorët dhe me njerëzit (tjerë) të mirë! E sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” [En Nisa: 69]

Këtu qëndron shpjegimi për thënien e Enesit (r.a.): Asgjë nuk na ka gëzuar më shumë se fjala e Profetit Muhammed n «Njeriu është me atë që e do!». Kështu, unë i dua të Dërguarin e Allahut n, Ebu Bekrin dhe Omerin, dhe (edhe nëse nuk jam në vepra i ngjashëm, për shkak të dashurisë sime) kam shpresë të jam me ta në Xhennet![3]

Allahu thotë:

﴿جَنَّاتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا وَمَنْ صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ

Xhenneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata, dhe prindërit e tyre, dhe gratë e tyre, dhe pasardhësit e tyre – ata që kanë qenë të mirë (që kanë besuar),…” [Err Rra’d: 23]

﴿وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُم مِّنْ عَمَلِهِم مِّن شَيْءٍ

E, ata që kanë besuar dhe u shkojnë pas pasardhësit e tyre në besim, do t’ju bashkojmë pasardhësit e tyre dhe nuk do t’ju pakësojmë asgjë nga veprat e tyre…” [Et Tur: 21]

Kjo e vërtetë është fakt që shihet e preket. Ne shohim se si kur dikush i do njerëzit e mirë, iu bashkëngjitet dhe ka dëshirë t’i imitojë e të duket sikur ata. Po kështu qëndron puna edhe me njerëzit e këqij, të cilët i duan njerëzit e këqija dhe i bashkëngjiten atyre. I Dërguari i Allahut n ka thënë:

«المرء على دين خليله، فلينظر أحدكم من يخالل»

«Njeriu ka fenë e shokut të vet, ndaj le të shikon ndonjëri prej jush se kë po e shoqëron!»[4]

«مَثَل الجَلِيسِ الصَّالِحِ والسُّوءِ كَحَامِلِ الْمِسْكِ وَنَافِخِ الكِيرِ، فَحَامِلُ المِسْكِ إِمَّا أنْ يحْذِيَكَ، وِإمَّا أنْ تَبْتَاعَ مِنْهُ، وإمَّا أنْ تَجِدَ مِنْه رِيحاً طيِّبةً، وَنَافِخ الكِيرِ إِمَّا أَنْ يَحْرِقَ ثِيَابَكَ، وِإمَّا أنْ تَجِدَ ريحاً خَبِيثَةً»

«Shembulli i shokut të mirë dhe të keq është sikur shembulli i shitësit të miskut (parfumit) dhe farkëtarit. Shitësi i miskut ose do të të dhurojë erë, ose do të të shesë parfum, ose (të paktën) do të ndiesh erë të mirë misku prej tij. Ndërsa farkëtari  ose do t’i djeg rrobat, ose do të të jep erë të keqe.»[5]

Nëse puna qëndron kështu me dashurinë e njerëzve ndërmjet vete, a thua si qëndron me atë që e do Allahun dhe i jep përparësi dashurisë për Të ndaj çdo gjëje tjetër? I tilli do të jetë me Allahun dhe do të përfitojë afërsinë e Tij, afërsinë e të dashurve. Allahu thotë:

﴿إِنَّ اللهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَواْ وَّالَّذِينَ هُم مُّحْسِنُونَ

Me të vërtetë, Allahu është me ata, që i druajnë Atij dhe që janë bamirës.” [En Nahl: 128]

Lloji më i lartë i ihsanit (bamirësisë) është ta duash Allahun, dashuri kjo që vjen paralel me njohjen dhe dijen për Allahun.

E lusim Allahun të na begatojë me dashurinë për Të, dashurinë e atyre që e duan Atë, dhe dashurinë për veprat që na afrojnë tek dashuria për Të! Allahu është bujar dhe fisnik dhe prej Tij vjen suksesi!

[1] Transmetojnë Buhariu në Sahih, nr. 6170, dhe Muslimi në Sahih, nr. 2639.

[2] Edhe nëse njeriu nuk ka vepra të mira shumë sa ka ai që e do, Allahu, në shenjë mirësie ndaj robit, e bashkon me atë që e do. Autori më poshtë e shpjegon konkretisht me rastin e Enesit r.a.

[3] Transmetojnë Buhariu në Sahih, nr. 3688, dhe Muslimi në Sahih, nr. 2639.

[4] Hadith hasen. E transmetojnë Imam Ahmedi, 2/303; 334; Abd bin Humejdi në Muntehab, 1431; Ebu Davudi, 4833; Hatibi në Tarihu Bagdad, 4/115; Tirmidhiu, 2378; Muzziu në Tehdhibu-l-Kemal, 29/166-167; Tajalisiu, 2107; Hakimi, 4/171; Shatibiu në El I’tisam, 1/224-225 me shënimet e hoxhës Meshhur Hasen.

[5] Ekstraktin e këtij hadithi e gjen tek hadithi 68.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s