HUTBE PËR PAVARËSINË – (16 shkurt 2018)

HUTBE PËR PAVARËSINË

(16 shkurt 2018)

 

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Besimtarë të nderuar!

[Gëzimi për këtë ditë]

17 shkurti është një datë që në historinë më të re të Kosovës shënon ngjarjen më madhështore të saj, pavarësinë. Pas dekadash okupimi e  privimi nga e drejta për të jetuar të lirë, deshi Zoti dhe ky popull fitoi lirinë. Nëse kihet parasysh e kaluara që kemi përjetuar, atëherë gëzimi për këtë datë, që për ne paraqet shkëputje nga një e kaluar e hidhur, rrjedh krejtësisht natyrshëm. Por jo vetëm, gëzimi, edhe falënderimi. Kjo datë duhet të na shërbejë si falënderim, në radhë të parë ndaj Krijuesit Fuqiplotë, e pastaj edhe ndaj të gjithë atyre që, në një ose formë tjetër na ndihmuan në jetësimin e këtij ideali të kamotshëm. Allahu i Madhëruar na mëson në Kur’an:

وَمَا بِكُم مِّن نِّعْمَةٍ فَمِنَ اللَّـهِ ۖ

Çdo dhunti që keni është nga Allahu…” [En Nahl: 53]

Ndërsa Pejgamberi Muhammed ﷺ na ka mësuar se “ai që nuk falënderon njerëzit, nuk ka falënderuar as Allahun!

[17 shkurti datë reflektimi]

17 shkurti është edhe një datë reflektimi. Tani që kemi plotësuar dekadën e parë si shtet, sa duhet të na gëzojë fakti për largimin gjithnjë e më shumë nga e keqja, duhet të na brengosë edhe fakti se sa jemi duke punuar për jetësimin e botëkuptimeve të pavarësisë dhe lirisë. Pavarësimi është një moment, i cili në fakt hap një histori të re, me përgjegjësi e detyra të reja e të shumta, në fokus të të cilave është dinjiteti i qytetarit dhe mirëqenia e tij. Së këndejmi, 17 shkurti duhet të troket në ndërgjegjen tonë se sa kemi realizuar për një dekadë këto domethënie dhe botëkuptime të pavarësisë, sa kemi punuar për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, sa kemi arritur të funksionojmë si shtet. Shteti nuk mund të ec para përderisa drejtësia të mos e ketë në dorë timonin e tij. Kriminelët dhe shkelësit e ligjit duhen ndëshkuar kushdo që të jenë ata. Ndryshe, festimi i kësaj date nuk do të ketë sens dhe as kuptim. Allahu, pas këtyre dhuntive që iu jep njerëzve, siç është pavarësia tani për ne, kërkon punë dhe energji për stabilizim të vendit e jo përçarje të tij. Thotë Allahu:

الَّذِينَ إِن مَّكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنكَرِ ۗ وَلِلَّـهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ

“(Allahu ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve.” [El Haxh: 41]

[Përgjegjësia shoqërore]

Kosova nuk është vetëm e politikanëve, ajo është e të gjithë qytetarëve të saj, dhe nisur nga këtu, përgjegjësitë për çuarjen para të saj, nuk janë vetëm të liderëve tanë. Secili qytetar duhet ta ndërgjegjësoje veten se, krahas të drejtave të tij, ai ka edhe obligime karshi shtetit. Secili prej nesh mund të bëj diç të mirë për vendin e vet.

Kështu, të fillojmë të gjithë bashkë, të punojmë për vendin tonë, sepse, duke punuar kështu, ne kemi punuar për vetën tonë, për fëmijët tanë, për gjeneratat që do të vinë!

O Zoti ynë, Zot i qiejve dhe tokës, bëje vendin tonë vend të sigurisë, paqes, mirëqenies dhe qetësisë e assesi mos e bë vend të trazirave, rrëmujës dhe dhunës!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s