KOHËZGJATJA E SHTATZËNISË SË MERJEMES ME ISANË A.S.

KOHËZGJATJA E SHTATZËNISË SË MERJEMES ME ISANË A.S.
 
Pyetja: Sa ka qenë periudha e shtatzënisë së Merjemes me Isanë (a.s.)?
 

Përgjigja:

 

1.

Fillimisht, nuk ka tekst të drejtpërdrejt që e trajton këtë mesele. Nga këtu, dijetarët ndajnë disa mendime sa i përket kohëzgjatjes së shtatzënisë së Merjemes me Isanë (a.s.):

1)      Xhumhuri (shumica e dijetarëve myslimanë) mendojnë se kohëzgjatja ka qenë normale, si e gjithë grave tjera, pra nëntë muaj. Tregimi, sipas Imam Kurtubiut, përcakton që ajo të ketë lindur pas nëntë muajve. Ky mendim merret si mendimi më i saktë.

2)      Gjashtë, shtatë, tetë ose dymbëdhjetë muaj.

3)      Tre orë: një orë ka ngelë me barrë, një orë është formësuar ndërsa në orën e tretë ka lindur.

4)      Një çast. Ka mbetur me barrë dhe ka lindur aty për aty. Ky mendim i atribuohet Ibn Abbasit (r.a.), por, siç shënon Ibn Kethiri, është transmetim garib, pra i dobët. Ibn Kethiri e mbron mendimin se kohëzgjatja ka qenë normale.

2.

Pavarësisht faktit se ka lindur pa baba, Isai (a.s.) ka qenë njeri, dhe nga kjo perspektivë, ai, nga momenti i frymëzimit e e deri në momentin e ngritjes në qiell, ka qenë si gjithë të tjerët. Këtë mendim e thotë Shenkiti. Interpretimet si ky që i mveshet Ibn Abbasit (r.a.) mund t’i japin tipare hyjnore Isait (a.s.), andaj janë të pavlefshme.

3.

Çështje sikur kjo në akiden islame trajtohen si të padobishme, për shkak se, dija ose mos dija e tyre nuk prodhojnë asnjë efekt në forcimin apo dobësimin e besimit, andaj, në vend të angazhimit me to, të angazhohemi me gjëra që na e shtojnë besimin.

 

Allahu e di më së miri!
 
Përgatiti në shqip:

Dr. Sedat ISLAMI

Referenca:

1.      https://islamqa.info/ar/45820

2.      https://fatwa.islamonline.net/2066

 

Advertisements
By Hoxhë Sedat ISLAMI Posted in Fetwa