Këshilla nga Sufjan Theuriu

Këshilla nga Sufjan Theuriu

 

1.        Mësojeni diturinë, pastaj memorizojeni atë, pastaj punoni sipas saj dhe në fund: përhapeni atë!
2.        Në të kaluarën pasuria urrehej ndërsa sot është bërë mburojë e besimtarit.
3.        Ke kujdes zemërimin e Zotit në tre gjëra:

  1. Të mos kryesh atë që ta ka urdhëruar
  2. Të mos ndahesh i pajtuar me atë që ka caktuar për ty, dhe
  3.         Të kërkosh diç nga dynjaja dhe të mos e fitosh e pastaj të hidhërohesh me Zotin tënd. 
4.        Ndreqe brendësinë tënde, Allahu ta ndreq anën tënde të dukshme. Përmirësoji raportet me Allahun, Allahu t’i përmirëson raportet me njerëzit. Puno për ahiret, e për dynja mos ke dert, Allahu të mjafton. Shite dynjanë për ahiretin, që t’i fitosh të dyja, e mos e shit ahiretin për dynjanë, që t’i humbasësh të dyja.
5.        Nëse han pak, nata është e jotja (për adhurim sepse ushqimi i tepërt sjell gjumin). Nëse agjëron, dyert e mëkateve të mbyllen dhe të hapen dyert e adhurimit. Nëse flet pak, të zbutet zemra. Nëse heshtë, përvetëson devotshmërinë.
6.        Nëse të vjen vëllai për vizitë, mos i thuaj: do të hash apo të të përgatisim pak ushqim, por përgatitja dhe shtroja. Nëse ka uri, han, ndryshe çoje sofrën!
7.        Nëse dikujt i shkon mendja të fabrikojë hadithe, do ta zbulojë Allahu qoftë edhe brenda shtëpisë së vet.
8.        Djalli më shumë e do risinë se sa mëkatin, sepse njeriu pendohet nga mëkati ndërsa nga risia – bidati nuk pendohet.

[Bidatet bëhen zakonisht me pretekst adhurimi. Pra, ata që i bëjnë bidatet, konsiderojnë se janë duke bërë mirë, andaj edhe nuk i ndahen atyre.]

9.        Senedi është arma e besimtarit, e nëse nuk ka armë, me çfarë do të luftojë?
10.    Melekët janë rojet e qiellit ndërsa hadithologët rojet e tokës.
11.    Pasuria është sëmundje e këtij ummeti ndërsa dijetari është mjeku i tij. Nëse mjeku e sëmurë veten, atëherë kur do të shërohen njerëzit?
12.    Në të kaluarën takimi i njerëzve ndërmjet vete ishte i dobishëm ndërsa sot duhet t’i braktisësh që të shpëtosh.

[Muhabete e njerëzve sot janë kryesisht në gjëra të pavlera: përgojim, shpifje, bartje fjalësh, muhabete dynjaje, kështu që po qëndrove shumë me të këtillë, të sëmuret zemra.]

13.    Do të vazhdojmë të mësojmë derisa të ketë dijetarë të na mësojnë.
14.    Qytetari më i keq është ai që kërkon dynjanë me punë të ahiretit.
15.    Nuk ka ndodhë që dikush ta vë dorën në pjatën e dikujt e të mos nënçmohet.

[Po u korruptove, fundin e ke të keq.]

16.    Asketizmi nuk manifestohet duke ngrënë ushqime të thjeshta dhe duke veshur rroba zhguni; asketizëm është të mos lidhësh për dynjaje dhe të jesh në gjendje gatishmërie për vdekjen.
17.    Gradat e dijes: e para: heshtje; e dyta: dëgjim dhe memorizim; e treta: veprim sipas dijes; e katërta: përhapje e saj.
18.    Kënaqësia e njerëzve është qëllim që nuk arrihet, sikur që kërkimi i dynjasë është qëllimi që nuk arrihet.
19.    Ranë shiitët e na lanë pa folur për virtytet e Aliut r.a.
20.    Nëse e shoh një gjë që konsideroj se duhet ta urdhëroj ose të ndaloj prej sa dhe nuk e bëj, (nga keqardhja) urinoj gjak.
21.    Njeriut që bën bidate, i përmendën vetëm bidatet, jo më shumë. Nuk përgojohet.
22.    Nderoni njerëzit sipas devotshmërisë së tyre. Ndaj besimtarëve shfaquni modestë ndërsa ndaj mëkatarëve krenarë.

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s