Të parët për mëkatin – botëkuptimi, simptomat, rreziqet e mëkatit

1. Ebu Derda r.a., ka thënë: “Adhurojeni Allahun sikur ta shihni, llogariteni veten në mesin e të vdekurve, dijeni se një pakicë që të mjafton është më e mirë se një shumicë që të bën të shthurur, dhe dijeni se e mira nuk tretet dhe se mëkati nuk harrohet.”
2. Ebu el-Kasim Hakimin e pyetën:
A ka mëkat që e nxjerr besimin nga robi?
Po, u përgjigj dhe filloi të numëronte tre mëkate:
  • mosmirënjohja ndaj Allahut për begatinë e besimit
  • mungesa e frikës se imani mund të të humbet, dhe
  • padrejtësia nga myslimanëve.

3. Ibn Abbasi r.a., e pyetën: Kë do më shumë nga njerëzit, atë që bën vepra të mira shumë por njëherësh edhe mëkate shumë, apo atë që bën mëkate pak dhe vepra të mira pak?, për çka dha këtë përgjigje: “Asgjë nuk krahasohet me shpëtimin!” duke aluduar kështu në mëkatet e pakta. Continue reading

Advertisements

DHUNA FAMILJARE: SHKAQET, FORMAT DHE ZGJIDHJA

HYRJE

Image result for wa qada RabbukaNdër problemet e shumta me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri është dhe dhuna në familje. Dëshmitë në terren flasin për përmasat shqetësuese të saj. Dhuna tashmë ka eskaluar duke prekur familjen në tërësi. Pra, nuk është vetëm gruaja objekt i dhunës, por edhe burri, edhe prindërit, edhe fëmijët. Është gjendje alarmante e cila duhet të vë në lëvizje tërë shoqërinë me të gjitha institucionet dhe mekanizmat. Referuar studimeve të ndryshme, si shkaqe që çojnë në këtë , përveç tjerash, janë edhe: dobësimi i elementit fetar, edukimi i keq, dhënia pas konsumimit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, gjëra këto që na kanë shtyrë të mobilizohemi edhe ne, si institucion, dhe ja, kjo hutbe që sot po mbahet me urdhër të Kryesisë së BIRK-ut, është hap konkret në luftimin e kësaj dukurie negative.

 

Dhuna nga prizmi fetar

Dhuna nënkupton çdo fjalë, veprim, lëvizje a aludim me efekt shqetësimi fizik a shpirtëror. Nga ky këndvështrim, dhuna paraqet shkelje të të drejtave, të dinjitetit, të krenarisë, gjë që dënohet fetarisht. Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëmadh na urdhëron për përmbajtje nga padrejtësia, pavarësisht se për çfarë apo kë bëhet fjalë:

﴿وَلَا تَعْتَدُوا ۚ إِنَّ اللَّـهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ﴾

“…mos tejkaloni kufirin! – Se, Allahu, nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” [Bekare: 190]

Continue reading