O kërkuesi i hajrit, eja!

PLANI DITOR I ADHURIMIT NË RAMAZAN

Pin on Ramadhan Decorating IdeasRamazani është muaj të cilin Allahu xh.sh., e ka dalluar nga muajt tjerë për mirësitë që ka. Pejgamberi a.s., nxiste shokët për ta shfrytëzuar Ramazanin duke ua përkujtuar pikërisht këto veçori, thoshte: «Në Natën e parë të Muajit të Ramazanit, prangosen djajtë dhe xhinët e tërbuar, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe nuk hapet asnjë, hapen dyert e Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë, kurse një thirrës thërret: O kërkuesi i hajrit, eja! O kërkuesi i të keqes, pakëso të këqijat! Allahu i Madhëruar për çdo natë liron njerëz nga zjarri.[1]»

Nuk janë vetëm këto gjëra që e bëjnë Ramazanin të dallojë. Ka edhe shumë të tjera që nuk janë përmendur këtu, si p.sh., Nata e Kadrit, e cila ka vlerë më shumë se njëmijë muaj.

Por, fakt është se këto mundësi janë të lidhura me ditët e Ramazanit, të cilat janë të caktuara. Kalojnë ato dhe bashkë me to shkojnë edhe këto mundësi të mëdha, andaj thirrja “O kërkuesi i hajrit, eja!” duhet të merret me seriozitetin më të madh. Është thirrje për të shfrytëzuar këto ditë dhe për të përfituar nga të mirat e tyre, ndryshe, nuk ka humbje dhe as privim më të madh se të kesh para vete tërë këto të mira të dalësh nga Ramazani pa tu falur mëkatet[2].

  • Por, si të përfitojmë nga këto ditë?
  • Cilat duhet të jenë prioritetet tona?

Për t’i gjetur përgjigje këtyre pyetjeve, duhet të kthehemi tek Ramazani dhe të shohim cilat janë gjërat që e karakterizojnë më së shumti atë dhe pikërisht në to të fokusohemi.

Ramazani është muaji i Kur’anit, meqë është shpallur në të; është muaj i adhurimit, meqë teravitë janë karakteristikë e tij; është muaj i lutjes, meqë lutja e agjëruesit nuk refuzohet. Këto tre gjëra në fakt janë diagonale të një plani trekëndësh për adhurim në Ramazan.

Kur’ani: Leximi i Kur’anit është një prej veprave që duhet ta dominojë kohën tonë në Ramazan. Leximi bëhet në dy forma:

–          Leximi për përfitim të shpërblimit, sepse në secilën germë që lexojmë kemi së paku dhjetë sevape, dhe

–          Leximi për meditim, sepse meditimi është adhurim në vete për të mos thënë pjesa më e çmuar e adhurimit. She Tusteriu ka thënë: “Nëse robi për secilën germë të Kur’anit do të kishte njëmijë kuptime, prapë nuk do të mund të prekte fundin e mësimeve të tij.

Këtë do të mund ta bënim duke ndarë kohë dhe hapësirë të veçantë. P.sh., për lexim, kemi mundësi të rezervojmë kohët para dhe pas namazeve. Nëse, si shembull, duam të lexojmë nga dy xhuza çdo ditë, atëherë mjafton që para dhe pas çdo namazi të lexojmë nga katër faqe. Pra, i bie të lexojmë dyzet faqe ose dy xhuza. Habib bin Ebi Xhemre ka thënë: Kur njeriu ta bëjë #Kuranin #hatme, meleku e puth në ballë! Hilje el-Eulija, 8/355.

Ndërsa për meditim, koha më e mirë është mesnata, atëherë kur qetësia mbulon çdo gjë dhe kështu ne mund të fitojmë nga mësimet e Kur’anit. Abbas Akkadi ka thënë: “Ta lexosh një libër të mirë tre herë është më mirë se të lexosh një herë tre libra të mirë.” Paramendoni nëse këtë rregull e marrim dhe e aplikojmë në Ramazan me Kuranin, sa shumë të mira do t’i korrnim, andaj ta lexojmë Kur’anin në muajin e tij! Njëri nga të parët paskësh thënë: Nuk kam parë një mik që rrit vlerën e mikut sikur #Kurani. Kur’ani është i vetmi që të shoqëron gjatë gjithë rrugëtimit për tek Allahu xh.sh. Ibrahim b. El-Havvas ka thënë: “Ilaçi i zemrës është në pesë gjëra: në leximin e Kur’anit me meditim…”

Për këtë shkak, të parët tanë respekt për Kur’anin e kanë parë leximin e tij, jo gjërat tjera. Dikush kaloi pranë Abdullah bin Mes’udit me një Kuran të qëndisur në ar. Duke marrë shkas këtë, Abdullahu tha: “Kur’ani më së miri zbukurohet me lexim të vërtetë!

Namazi vullnetar: Veçori e Ramazanit kur të jemi tek namazet është shpërblimi i shumëfishuar për to. Nafilet që kemi falur jashtë Ramazanit, atë që njihen si revatib ose sunnete të namazeve (2 rekate të sabahut, 4+2 të drekës, 2 të akshamit dhe 2 të jacisë) nuk duhet t’i lëmë.

Krahas tyre kemi teravitë, të cilat, për shkak të rrethanave i falim në shtëpi. Por, meqenëse është traditë të falen me xhematë, atëherë të formojmë një xhemat në shtëpi. Kështu e arrijmë vlerën e xhematit. Pejgamberi a.s., ka thënë: «Kur njeriu të jetë falur me imamin deri në mbarim, i llogaritet falja sikur ta ketë bërë gjatë tërë natës![3]»

Lutjet: Lutjet në Ramazan janë të veçanta. Pejgamberi a.s., na ka mësuar se lutja e agjëruesit nuk refuzohet. Në hadith qëndron: “Tre lutje nuk refuzohen: lutja e prindit për fëmijën, lutja e agjëruesit dhe lutja e udhëtarit. [4]

Koha e iftarit dhe koha e syfyrit janë dy kohë kur lutja shpresohet të pranohet edhe më shumë, andaj si besimtarë jemi të porositur që këto kohë t’i shfrytëzojmë.

 
Kështu, duke u përkujdesur për anën shpirtërore, në jemi më afër Krijuesit, më afër pranimit, më afër mëshirës, andaj Ramazanin mund ta shndërrojmë në muajin e reformimit tonë, muajin e ndryshimit të kursit, muajin e kthimit tek Allahu xh.sh., gjë kjo që na siguron shpëtimin dhe lumturinë e përhershme.

[1] Hadithin e shënon Tirmidhiu ndërsa Albani e ka saktësuar.

[2] Muhammedi a.s., ka thënë: “Ramazani iu erdh, muaj i bekuar, agjërimin e të cilit Allahu ua obligoi; në të hapen dyert e Xhenetit, mbyllen ato të Xhehenemit ndërsa djajtë e tërbuar prangosen. Në të është një natë, më me vlerë se njëmijë muaj, kush privohet prej saj, vërtet është i privuar!” Transmeton Nesaiu ndërsa Albani e ka cilësuar të saktë; “…dhe i përulur (nënçmuar) është ai që Ramazani vjen dhe shkon tek ai ndërsa atij nuk i falen mëkatet…” Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e konsideron hadithin autentik.

[3] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e vlerëson për autentik.

[4] Sahih el-xhami: 3032.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: