NDIHMA DHE SOLIDARITETI NË KOHË KRIZASH

HYRJE

Tema që do ta shtjellojmë në këtë hutbe ka të bëjë me solidaritetin në kohë krizash. Siç e dini, fatkeqësitë prodhojnë fatkeqësi. Përhapet një sëmundje ndërsa nuk është vetëm shëndeti ai që rrezikohet por edhe mirëqenia. Kufizimet në lëvizje, pengesat në furnizim, pamundësia për punë dhe angazhim, shkaktojnë kriza ekonomike. Për këtë shkak, në kohë të tilla kërkohet funksionalizimi i aspektit human dhe solidar.

Për ne si besimtarë, angazhim solidar ka rëndësi të veçantë pasi që:

  • reflekton vëllazërinë e vërtetë fetare. Allahu xh.sh.[1], dhe i Dërguari i Tij, Muhammedi a.s., na kanë treguar se ne jemi vëllezër të njëri tjetrit dhe se kjo vëllazëri duhet të tejkalojë formalitetet për të marrë trajtë konkrete. Më saktë, duhet të shkrihemi në njëri tjetrin, veten ta shohim tek tjetri, ta bashkëndjejmë dhimbjen me njëri tjetrin[2];
  • tregon dhe mat nivelin tonë të fetarisë. Që ta dimë se sa jemi fetarë, duhet të shikojmë se me çfarë punësh merremi. Muhammedi a.s., ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që më i dobishmi për njerëzit.[3]
  • shpërfaq mirësitë e fesë sonë e cila humanizmin dhe ndihmën në fatkeqësi e sheh si pikëtakim të njerëzimit, pavarësisht dallimeve që mund të kenë në fe, racë, gjuhë, etj.

Continue reading “NDIHMA DHE SOLIDARITETI NË KOHË KRIZASH”

NGRITJA E MORALIT NË KOHËN E PANDEMISË KORONA

Që nga fillimi i përhapjes së virusit korona, debatet rreth tij nuk kanë të ndalur. Forma se si ato zhvillohen dhe vëllimi i tyre i madh nuk është se nuk ndikojnë në popull. Përhapja e informacioneve të ndryshme rreth pandemisë ka pasojat e veta.  Nuk po flas për njerëz të pandërgjegjshëm që mund ta keqpërdorin situatën dhe të përfitojnë prej saj për të realizuar qëllimet e tyre personale, por për informacione që mund të jenë qëllimmira, të cilat, në një ose formë tjetër, mund të ndikojnë në përhapjen e pesimizmit dhe dëshpërimit në popull. Më konkretisht, përhapja e lajmeve se:

  • Nuk ka vaksinë dhe me gjasë nuk do të ketë,
  • për pasojë: virusi do të vazhdojë për kohë të gjatë,
  • nëse dobësohet në verë, kthehet në vjeshtë dhe në dimër,
  • virusi do të ndryshojë sistemin shoqëror,
  • virusi do të transformojë sistemin ekonomik,
  • do të na përcjellin edhe shumë e shumë viruse tjerë edhe më të vështirë se ky…

…ka efektet dhe pasojat e rënda psikike. Tashmë është thënë edhe nga ekspertët se, nëse vazhdohet me këtë trend, pasojat psikike mund të jenë më të mëdha se ato ekonomike.

Continue reading “NGRITJA E MORALIT NË KOHËN E PANDEMISË KORONA”

BAZAT E VLERËSIMIT TË NJERËZVE SIPAS FESË ISLAME

Njeriu është ndër krijesat më të veçuara të Allahut xh.sh.[1] Në Kur’anin famëmadh dhe në hadithet profetike na janë ofruar imazhe të këtij veçimi:

  • Allahu xh.sh., ka urdhëruar engjëj që në shenjë nderimi t’i përkulen Ademit a.s.[2]
  • E ka dalluar për intelekt[3]
  • Rrjedhimisht, e ka caktuar mëkëmbës në tokë[4], dhe
  • Çdo gjë që është në qiej dhe tokë ia ka nënshtruar njeriut për të mirën e tij[5]

Continue reading “BAZAT E VLERËSIMIT TË NJERËZVE SIPAS FESË ISLAME”

Hytbeja e parë pas pandemisë: SPROVAT: URTËSI DHE MËSIME

29 maj 2020

Hyrje

Të nderuar vëllezër besimtarë!

Është kjo xhumaja jonë e parë, pas një shkëputje prej dhjetë javësh, për shkak të rrezikut të shfaqur nga pandemia COVID-19, andaj ajo që sot themi me gojën plot është elhamdulilah! që Allahu xh.sh., na mundësoi t’i kthehemi normalitetit dalëngadalë dhe të kthehemi prapë në Shtëpitë e Tij.

Xhematlinj të nderuar!

Për ne, si besimtarë, sprovat kanë kuptim të veçantë. Ato nuk janë momente mbyllje në vete e shkatërrimi emocional e shpirtëror, por momente reflektimi. Sprovat vijnë për të testuar besimin tonë por edhe si pasojë e mëkateve tona.

 وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ 

Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija)” [Kur’ani: Shura: 30]

Duke marrë parasysh këtë, të parët tanë kanë përfituar një mësim me rëndësi, kanë thënë: “Çdo e keqe që ndodhë, ndodhë për shkak të mëkateve që kemi bërë, andaj për ta larguar duhet penduar.

Click to access hytbeja-e-pare-pas-pandemise-sprovat-urtesi-dhe-mesime.pdf

Salavatet për Muhamedin a.s

#Duatë_e_Pejgamberëve

Për ta përmbyllur këtë cikël ligjëratash në këtë muaj të bekuar, kemi përzgjedhur:

30 – Salavatet për Muhamedin a.s – Dr. Sedat Islami

Sa ndikojnë ato në përmbushjen e kërkesave tona?

 

 

Duaja e Natës së Kadrit

#Duaja e #Natës_së_Kadrit

ALLAHUMME INNEKE AFUVVUN TUHIBBU EL-AFVE FA’FU ANNI

Cilat janë kuptimet e saja dhe çfarë kërkohet prej nesh që të falemi nga Allahu xh.sh. në këtë natë?

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑