NDIHMA DHE SOLIDARITETI NË KOHË KRIZASH

HYRJE

Tema që do ta shtjellojmë në këtë hutbe ka të bëjë me solidaritetin në kohë krizash. Siç e dini, fatkeqësitë prodhojnë fatkeqësi. Përhapet një sëmundje ndërsa nuk është vetëm shëndeti ai që rrezikohet por edhe mirëqenia. Kufizimet në lëvizje, pengesat në furnizim, pamundësia për punë dhe angazhim, shkaktojnë kriza ekonomike. Për këtë shkak, në kohë të tilla kërkohet funksionalizimi i aspektit human dhe solidar.

Për ne si besimtarë, angazhim solidar ka rëndësi të veçantë pasi që:

  • reflekton vëllazërinë e vërtetë fetare. Allahu xh.sh.[1], dhe i Dërguari i Tij, Muhammedi a.s., na kanë treguar se ne jemi vëllezër të njëri tjetrit dhe se kjo vëllazëri duhet të tejkalojë formalitetet për të marrë trajtë konkrete. Më saktë, duhet të shkrihemi në njëri tjetrin, veten ta shohim tek tjetri, ta bashkëndjejmë dhimbjen me njëri tjetrin[2];
  • tregon dhe mat nivelin tonë të fetarisë. Që ta dimë se sa jemi fetarë, duhet të shikojmë se me çfarë punësh merremi. Muhammedi a.s., ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që më i dobishmi për njerëzit.[3]
  • shpërfaq mirësitë e fesë sonë e cila humanizmin dhe ndihmën në fatkeqësi e sheh si pikëtakim të njerëzimit, pavarësisht dallimeve që mund të kenë në fe, racë, gjuhë, etj.

Continue reading “NDIHMA DHE SOLIDARITETI NË KOHË KRIZASH”

NGRITJA E MORALIT NË KOHËN E PANDEMISË KORONA

Që nga fillimi i përhapjes së virusit korona, debatet rreth tij nuk kanë të ndalur. Forma se si ato zhvillohen dhe vëllimi i tyre i madh nuk është se nuk ndikojnë në popull. Përhapja e informacioneve të ndryshme rreth pandemisë ka pasojat e veta.  Nuk po flas për njerëz të pandërgjegjshëm që mund ta keqpërdorin situatën dhe të përfitojnë prej saj për të realizuar qëllimet e tyre personale, por për informacione që mund të jenë qëllimmira, të cilat, në një ose formë tjetër, mund të ndikojnë në përhapjen e pesimizmit dhe dëshpërimit në popull. Më konkretisht, përhapja e lajmeve se:

  • Nuk ka vaksinë dhe me gjasë nuk do të ketë,
  • për pasojë: virusi do të vazhdojë për kohë të gjatë,
  • nëse dobësohet në verë, kthehet në vjeshtë dhe në dimër,
  • virusi do të ndryshojë sistemin shoqëror,
  • virusi do të transformojë sistemin ekonomik,
  • do të na përcjellin edhe shumë e shumë viruse tjerë edhe më të vështirë se ky…

…ka efektet dhe pasojat e rënda psikike. Tashmë është thënë edhe nga ekspertët se, nëse vazhdohet me këtë trend, pasojat psikike mund të jenë më të mëdha se ato ekonomike.

Continue reading “NGRITJA E MORALIT NË KOHËN E PANDEMISË KORONA”

BAZAT E VLERËSIMIT TË NJERËZVE SIPAS FESË ISLAME

Njeriu është ndër krijesat më të veçuara të Allahut xh.sh.[1] Në Kur’anin famëmadh dhe në hadithet profetike na janë ofruar imazhe të këtij veçimi:

  • Allahu xh.sh., ka urdhëruar engjëj që në shenjë nderimi t’i përkulen Ademit a.s.[2]
  • E ka dalluar për intelekt[3]
  • Rrjedhimisht, e ka caktuar mëkëmbës në tokë[4], dhe
  • Çdo gjë që është në qiej dhe tokë ia ka nënshtruar njeriut për të mirën e tij[5]

Continue reading “BAZAT E VLERËSIMIT TË NJERËZVE SIPAS FESË ISLAME”

Hytbeja e parë pas pandemisë: SPROVAT: URTËSI DHE MËSIME

29 maj 2020

Hyrje

Të nderuar vëllezër besimtarë!

Është kjo xhumaja jonë e parë, pas një shkëputje prej dhjetë javësh, për shkak të rrezikut të shfaqur nga pandemia COVID-19, andaj ajo që sot themi me gojën plot është elhamdulilah! që Allahu xh.sh., na mundësoi t’i kthehemi normalitetit dalëngadalë dhe të kthehemi prapë në Shtëpitë e Tij.

Xhematlinj të nderuar!

Për ne, si besimtarë, sprovat kanë kuptim të veçantë. Ato nuk janë momente mbyllje në vete e shkatërrimi emocional e shpirtëror, por momente reflektimi. Sprovat vijnë për të testuar besimin tonë por edhe si pasojë e mëkateve tona.

 وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ 

Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija)” [Kur’ani: Shura: 30]

Duke marrë parasysh këtë, të parët tanë kanë përfituar një mësim me rëndësi, kanë thënë: “Çdo e keqe që ndodhë, ndodhë për shkak të mëkateve që kemi bërë, andaj për ta larguar duhet penduar.

Click to access hytbeja-e-pare-pas-pandemise-sprovat-urtesi-dhe-mesime.pdf

SADAKAJA NUK E PAKËSON PASURINË

HYRJE

Në mësimet islame lëmoshës i kushtohet rëndësi e veçantë. Ajo nuk është thjesht një ndihmë simbolike që jepet për t’ia shuar urinë një të varfri. Koncepti islam për lëmoshën dallon si nga aspekti përmbajtjesor, si nga aspekti i qëllimeve. Pra, nuk është nuk është vetëm ndihma materiale ajo me të cilën ndihmohen njerëzit, sikur që nuk është vetëm luftimi i varfërisë ajo që synohet me lëmoshën. Lëmosha dallon edhe për vlerën që ka. Omeri r.a., ka thënë: “Më është përmendur se veprat mburren ndërsa lëmosha thotë: Unë jam më e mira prej jush.”

Continue reading “SADAKAJA NUK E PAKËSON PASURINË”

SI TË MBROHEMI NGA VIRUSI KORONA?

(Hutbeja që sot më 13 mars 2020, me rekomandim të Myftiut Tërnava, është mbajtur në të gjitha xhamitë e Kosovës)

 

Të dashur vëllezër besimtarë!

Të gjithë jemi në dijeni për gjendjen e krijuar pas shpalljes së virusit korona pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe masat e marra nga qeveria e shtetit tonë për të parandaluar përhapjen e tij në mesin tonë.

Me rekomandim të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, respektivisht të Myftiut Tërnava, edhe ne sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, do ta trajtojmë këtë çështje.

  Continue reading “SI TË MBROHEMI NGA VIRUSI KORONA?”

SËMUNDJET NGJITËSE NGA PERSPEKTIVA E KREDOS ISLAME

Hyrje

Përhapja e koronavirusit në Kinë fillimisht e më pas në shumë vende të botës natyrshëm ka ngjallur edhe debate të ndryshme përkitazi me të. Në qarqe fetare diskutohet më shumë për anën shpirtërore dhe lidhjen e saj me përhapjen e fatkeqësive, në mesin e të cilave edhe epidemitë sikur kjo e koronavirusit. Më qartë, flitet për pasojat e mëkateve dhe ndikimin e tyre në shfaqjen e sëmundjeve të tilla. Allahu xh.sh., thotë:

وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ

Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.” [Shura: 30]

Continue reading “SËMUNDJET NGJITËSE NGA PERSPEKTIVA E KREDOS ISLAME”

LUTJA MË E MIRË

Hyrje

Në Islam lidhjes ndërmjet besimtarit dhe Zotit i kushtohet rëndësi e veçantë. Që kjo lidhje të jetë e fuqishme janë ligjësuar disa gjëra, ndër të cilat edhe lutja –duaja. Lutja shpreh afërsinë tonë me Allahun. Në Kur’an, Allahu duke na folur për këtë na thotë:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ

Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” [Bekare: 186]

Pra, është thirrje dhe motivim për dua sepse, përderisa Allahu është afër, askush para Tij nuk mund t’i përgjigjet lutjes, kërkesës, ankesës, hallit tonë. Thotë Allahu:

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ 

Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!…” [Gafir: 60]

Për shkak të kësaj pozite dhe kësaj rëndësie, duaja konsiderohet adhurim[1]. Kjo nënkupton se duaja nuk është diçka e thjesht dhe parëndësishme që duhet të parashtrohet dosido. Atëherë lind pyetja:

Continue reading “LUTJA MË E MIRË”

PËRSE NJERËZIT BËJNË MËKATE?

Hyrje

Në trajtimin kur’anor dhe profetik që i bëhet natyrës së njeriut, çështja e mëkatit veçohet si pikë identifikuese e tij. Njeriu mëkaton, qoftë me qëllim, qoftë pa qëllim. Por mëkati nuk është gjendja në të cilën duhet të qëndrojë ai. Thirrjet e fesë për pendim dhe kërkim falje të mëkateve janë dëshmia më e mirë për këtë që po diskutojmë.

Megjithëkëtë, disa njerëz injorojnë këto thirrje për të vazhduar me mëkate, dhe, problemi më i madh nuk qëndron në këtë por në atë se si i shohin mëkatet. Pavarësisht që disa mëkate janë të mëdha, ata marrin guximin dhe i kryejnë sikur të mos jenë fare mëkate. Hudhejfe, një nga shokët e dalluar të Pejgamberit a.s., duke na folur përkitazi me këtë thotë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut, ndodhte që njeriu për shkak të një fjale që nxirrte nga goja të bëhej hipokrit, ndërsa sot unë ndodhë ta dëgjoj nga goja e dikujt hiq më pak se katër herë brenda një takimi.[1] Trajtimin e kësaj dukurie e gjejmë dhe tek Enesi, shoku tjetër i Pejgamberit a.s., i cili, siç qëndron në Sahihun e Buhariut, ka thënë: “Ju po i bëni disa vepra që në sytë tuaj janë më të imta se qimja e flokut ndërsa ne, në kohën e Pejgamberit a.s., i konsideronim prej mëkateve shkatërruese.”

Në këtë hutbe do të merremi me shkaqet që çojnë në perceptime të këtilla për mëkatet dhe me trajtimin përkatës që duhet të ketë secili shkak.

  Continue reading “PËRSE NJERËZIT BËJNË MËKATE?”

Blog at WordPress.com.

Up ↑