MË LINI TË FALEM!

Një i vdekur thotë: Më lini të falem!

 

Transmeton Xhabiri se Profeti, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:

 

إِذَا دَخَلَ الْمَيِّتُ الْقَبْرَ ، مُثِّلَتْ الشَّمْسُ عِنْدَ غُرُوبِهَا ، فَيَجْلِسُ يَمْسَحُ عَيْنَيْهِ وَيَقُولُ : دَعُونِي أُصَلِّي

Kur i vdekuri të hyjë në varr, dielli do t’i improvizohet sikur është në perëndim ndërsa ai (i vdekuri) do të ulet dhe duke fshirë sytë do të thotë: Më lini të falem!” (Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani e ka vlerësuar per autentik.)

 

Pra, njeriut në varr dielli do t’i shfaqet si imagjinatë, si simbolikë e asaj se besimtarit i bëjnë dobi besimi dhe vepra e mirë. Kështu, kush do këtë mirësi duhet vazhdimisht të praktikojë dhe kujdeset për namazet.

 

Paniku e frika nuk kanë vend. Qetësia shpirtërore, siguria dhe e tërë mirësia është në respektin për Allahun. E pas Teuhidit (monoteizmit) respekti më i madh për Allahun është: namazi, namazi, namazi!!!

 

Duam të lutemi me duanë e babait tonë, Ibrahimit, alejhi’s selam:

 

رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلاَةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاء

O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!” Kur’ani, Ibrahim, 40.

 

O Zoti ynë! Lartësoje Muhammedin dhe mëshiroje atë si dhe familjen e shokët e tij!

 

Burimi: http://saaid.net/rasael/649.htm

Përshtati: Sedat ISLAMI

 

NAMAZI SI SHOQËRUESI MË I MIRË NË VARR

NAMAZI SI SHOQËRUESI MË I MIRË NË VARR

varri

Njeriu, siç thotë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], pas vdekjes së tij nuk merr me vete asgjë përveç veprave të mira. Në varr, në atë vetmi të thellë, në atë vend të trishtueshëm, në atë ngushtësi që ngulfat, njeriu nuk mund të merr asnjë nga pasuria e kësaj bote. Për pasojë, si i pasuri, si i varfëri, janë të njëjtë: kanë vetëm një qefin dhe asgjë më shumë. Në të vërtetë, nuk janë të njëjtë, ngase tretmani në varr nuk do të jetë sipas pozitës materiale në këtë botë. Atje, i varfëri mund të jetë shumë më mirë dhe më i privilegjuar se sa i pasur. Çështja lidhet për veprave të mira që i kanë bërë në këtë botë. Një nga këto vepra të mira, gjithsesi mbetet edhe namazi, shoqëruesi më i mirë që mund ta qetëson shpirtin e besimtarit në ato momente.
Por, jo vetëm kaq. Namazi në varr mund të bëjë edhe çudira. Se për çka e kam fjalën do të doja të citoj një hoxhë, Abud ibn Avn Usejrin , i cili na rrëfen një tregon teje interesant, për vërtetësinë e të cilit betohet në Zot. Fillon rrëfimin Shejhu e thotë: Një kompani për ndërtimin e rrugëve kishte fitua tenderin e ndërtimi të një autostrade në Saudi, por që gjatë punimeve kishin hasur në një pengesë në një vend të quajtur Shumran. Pengesë ishin disa varreza të vjetra, në të cilat, për herë të fundit, qe varrosur një djalosh i ri para plot 30 vjetësh. Kompania deponoi një kërkesë në gjykatë për të marrë udhëzimet përkatëse se a mund të vazhdonin punimet dhe të zhvendosnin varrezat apo se duhej të ndërronin kahen e rrugës pak. Gjykata lëshoi dekretin se mund të bëhej zhvendosja e varrezave ndërsa për një punë të tillë, përveç një ekipi nga gjykata, u formuan edhe ekipe nga komuna dhe fiset që ishin në atë zonë. Filloi zhvarrosja. Çfarë të gjesh, erë kundërmuese dhe eshtra të kalbur. Filluan varr pas varri derisa arritën tek varri i fundit, i cili njëherësh ishte edhe i fundit që qe varrosur aty. Kishin kaluar 30 vite andaj askush nuk e mendonte se aty do të ndodhte befasia. Filluan ta hapnin sikur çdo varr tjetër, por gjatë heqjes së dheut, vërejtjen se puna ishte më ndryshe. Aty vërehej një qefin i bardhë ndërsa trupi nuk kundërmonte. I hoqën tullat dhe e nxorën trupi. Subhanallah! Ishte i ruajtur, sikur të varrosej sot. Ia shpalosën fytyrën ndërsa të pranishmit, që nuk rastisën të jenë nga familja e tij, e njohë. Është filani, i biri i filanit. Meqë bëhej rivarrim, ia dërguan kufomën babait të tij, që ende ishte gjallë por i shtyrë moshë, ia dërguan kufomën ndërsa nga gëzimi dhe mërzia shpërtheu në lot. Elhamdulilah! I falënderuar qofsh o Allah, që ma ktheve tim bir në shtëpi ta shoh dhe një herë edhe pas tridhjetë viteve! – u shpreh babai. E pyetën se çfarë veprash kishte bërë, a kishte diç me të cilën ishte veçuar për të arritur një shpërblim të tillë? Tha: Pasha Allahun, prej kur e njoh birin tim, nuk ka braktisur kurrë namazin dhe as që i ka ikur ndonjëherë tekbiri fillestar me Imamin!
Ky është namazi dhe kjo është vetëm një nga imazhet e shumta të shpërblimit për namazin. T’i kushtojmë rëndësi namazit lumturia me të arrihet edhe në këtë botë para botës tjetër. Sa mirë kanë thënë të parët tanë: Nuk d ta shijon Xhennetin e Ahiretit, ai që nuk ka shijuar më parë Xhennetin e kësaj bote! Xhenneti i kësaj bote është përkujtimi i Allahut, e namazi është përkujtimi më i mirë!!!

Përgatiti: Sedat Islami
Brunei, 2013

NA QETESO ME NAMAZ!

NA QETESO ME NAMAZ!
Abdul Kajjum Es Suhejbani
Falenderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala, ndersa pershendetjet qofshin mbi te derguarin tone,Muhammedin,Alejhi selam,familjen,shoket dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim,më pas:
Ne hadith qendron” Þã íÇ ÈáÇá ÝÃÑÍäÇ ÈÇáÕáÇÉ ” Ngritu o Bilal dhe qetësona me namaz”.
Pas perpjekjes se mundimshme dhe lodhjes se madhe,ka nevoje per qetesi dhe pushim,te cilën e kerkonte ne namaz” Na qeteso me namaz”…
Ai (Pejgamberi,Alejhi selam) aty e gjente qetesine,rehatine dhe pushimin.
Hyn ne namaz dhe i harron brengat e dunjase,largohet nga mundimet e saja; ai e zbraze zemren e tij nga cdo gje vetem e vetem per te biseduar me Zotin e tij, keshtuqe,ne zemren e tij nuk mbetet vend per derte dhe brenga te dunjase.
Ai gjente rehati sepse zemra e tij ishte mbushur me dashuri ,respekt dhe madherim per Allahun,Subhanehu ve teala.
Mu per këtë ai deshironte te flase me Zotin e tij,sepse ketu e gjente knaqesine e shpirtit,forcen e zemres,gjeresine e gjoksit,largimin e brenges dhe eliminimin e pikelimit.
Falesi i namazit qendron para Allahut,Subhanehu ve teala ,flet me Zotin e tij,e kur t’a pastroje zemren e tij per bisede me Zotin e tij,t’ia jap namazit hakun e tij,t’a persos drone-perkuljen gjate namazit dhe t’a mbush zemren e tij me dashuri,respekt dhe madherim per Zotin e tij,ai kur t’a kryeje namazin do te vereje lehtesi ne shpirtin e tij,do te ndieje se barrat i jane larguar,do te gjeje gjalleri,qetesi dhe rehati ne shpirt,saqe do te deshironte te mos ndahej prej namazit,sepse namazi është qetesim shpirteror i tij,është begati e shpirtit te tij,është parajse e zemres se tij,është pushimore ne dunja…
I tilli ndien se eshte ne nje burg te ngushte derisa te hyje ne namaz, me te cilin qetesohet e jo pas kryerjes se te cilit qetesohet.
Te dashurit thone: Falemi qe te pushojme me namazin tone,sic pate thënë prisi dhe shembelltyra e tyre,Pejgamberi Alejhi selam “O Bilal! Na qeteso me namaz! ,e nuk i tha” Qetesona prej tij”( Dtth:Jepi Fund Qe Te Pushojme Pas Namazit S.I).
Pejgamberi ne nje rast tjeter kishte thënë”…ndërsa rehatia shpirterore me është bere ne namaz”.
Atij qe rehatia shpirterore i eshte bere ne namaz, si mund te ndieje rehati jashte tij,si ka force te ndahet prej tijj?!
SHEMBUJ TE ARTE NGA NAMAZI I SELEFIT
Ne vijim do te sjellim disa peizazhe,te cilat na pasqyrojne namazin e muslimaneve te pare,ne te cilat verehet qarte knaqesia shpirterore,te cilen e gjenin ne namaz.
Prej tyre kishte qe e zgjatnin namazin cuditshem.Kjo tregon se ata gjenin qetesi dhe rehati te madhe,knaqesi dhe gezim te madh,prehje dhe pushim te kendshem…Do te deshironte te mbetej ne këtë gjendje tere kohen e tij!
Namazi i gjate-nese behet me vullnet te lire dhe jo per syefaqesi- është argument se falesi ka gjetur ne te knaqesi dhe begati te madhe,sepse ne te kunderten nuk do t’a ilustronte namazin e tij me këtë pershkrim,ngase njeriu nga gjerat qe e merzisin dhe deshperojne, cdohere nxiton te lagrohet prej tyre.
Eshtë rrefyer se Ibni Zubejri kishte bere nje rekat,prej se ciles nuk ishte ngritur derisa kishte lexuar suren Bekare,Ali Imran,Nisa dhe Maide.
Ka thene Ali Bin Fudejli : E kam pare Thevriun te këtë bere sexhde,prej se ciles nuk ishte ngritur derisa numerova gishtrinjte 49 here.
Ka thënë Ibni Vehbiu” E kam pare Thevriun ne Harem (Meke) pas namazit te akshamit.U fal pastaj beri sexhde,prej se ciles nuk u ngrit derisa hyri koha e jacise.
Ka thënë Abdan El Ehvaziu” Nuk faleshim pas Hedbes,per shkak se e zgjaste namazin shume.Gjate rukuse (perkuljes) dhe sexhdes (peruljes) bente tesbih me shume se 30 here.
Ka thënë Ebu Beker Bin Ajjash” E kam pare Habib Bin Ebi Thabitin duke bere sexhde.Po t’a shihje do te thoshe se eshte i vdekur ( prej sexhdes se tij te gjate)
Ka thënë Ebu Kutni” Nuk me ka ndodhur t’a shof Shu’ben duke bere  sexhde e te mos them: Ka harruar se është ne namaz,dhe as ne mes sexhdeve e te mos mendoje se ka harruar se është ne namaz.
Talik Bin Habibi nuk e bente rukun ne namazin e tij derisa kendonte nga Bekareja gjer ne suren Ankebut.Thoshte: Kam deshire te falem derisa te ankohet shpina ime.
Prej tyre kishte qe kur hynte ne namaz i drohej-perulej zemra,i ngriheshin(qetesoheshin) gjymtyret ,saqe ndokush qe e shifte mendonte se është statuje,madje zogu mendonte se falesi eshte mur, keshtuqe nga qetesia e tij e madhe ne namaz,ndalej dhe pushonte ne shpinen e tij.
Kjo qetesi padyshim se është argument per rehatine, te cilen e gjente falesi ne namazin e tij,sepse po te mos gjente rehati nuk do te qetesohej keshtu,madje njeriu kur është ne nje gjendje qe nuk ndien qetesi,atehere levizjet,kthyerja majtas-djathtas dhe veprimet i shtohen shume.
Ka thënë Thabit El Benani”Kaloja prane Abdullah Bin Zubejrit,i cili falej pas mekamit ( vendit te Ibrahimit a.s ne Qabe),dhe thuajase ai ishte tra i ngulitur,qe fare nuk leviz.
Ka thënë Jahja Bin Vethabi” Ibni Zubejri kur bente sexhde,zogjet uleshin dhe pushonin ne shpinen e tij,fluturonin e ktheheshin,dhe nuk e shihje perveq se si nje mur te shtremberuar.
Ka thënë A’meshi”Ibrahimi kur bente sexhden t’a merrte mendja se është mur;vinin zogjet dhe zbritnin ne shpinen e tij.
Eshtë thënë se “Anbes Bin Ukbeja kur bente sexhden vinin zogjet dhe uleshin ne shpinen e tij,duke e menduar si nje mur te shtremberuar.
Muslim Bin Jesari kur falej ngulitej sikur te ishte tra,nuk anonte as kendej e as andej.Eshte thënë se kur falej t’a mirrte mendja se është rrobe e hidhur.
Prej tyre kishte qe kur hynin ne namaz preokupohej vetem me te duke harruar tere ata qe i ka përreth,saqe nuk verente se cfare ndodhte ne prani te tij,sadoqe te këtë qene e madhe ajo.
Kur dashuria e nje personi shtohet per dic,ai padyshim se preokupohet me te ,saqe ndodhe t’a harroj edhe veten e tij.A nuk ke degjuar se si pren duart grate e qyteit kur e pane Jusufin” ÝáãÇøó ÑÃóíúäóåõ ÃßúÈÑäå æÞØøóÚúä ÃíÏíóåõäøóøó “… Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre…”( Jusuf 31)
Ato u mahniten nga bukuria e tij,keshtuqe prene duart e tyre duke mos ditur fare se cfare po benin.
Prej falesve ka qe gjejne knaqesi ne namazin e tyre,e cila i ben t’i harrojne te gjitha gjerat afer tyre.
Prej tyre kishte qe nuk ndiente se ne prani te tij ndodhi dic,prej tyre kishte qe e ndienin këtë por nuk canin koken per te,pothuajase ai fare nuk e kishte ditur…Kjo padyshim se ka qene rezultat i prezences se madhe te tij ne namaz dhe mosinteresimit per gjerat tjera.
Kane permend disa se se nje guri i Katapultes ( mjet i vjeter luftarak) kishte rene ne ballkonin e xhamise,e prej ballkonit kishte rene ne mjekrren e Zubejrit,i cili ishte ne kembe duke u falur.Kjo nuk e largoi Zubejrin prej vendit te tij, nuk ia nderpreu leximin e Kur’anit,nuk ndikoi qe ai t’a bente rukune me shkurt sesa qe e bente ne gjendje normale;ai kur falej,flaej me tere qenien,ai gjate namazit nuk preokuphej me dic tjeter.
Transmetohet se derisa Zubejri nje dite falej,ra prej plafonit nje gjarper,i cili e thumboi djalin e tij,Hashimin,ne bark.Bertiten grate,u krijua tollovi ne shtepi,u tubuan t’a mbysin gjarperin…Shpetoi Hashimi dhe e mbyten gjarperin.Tere këtë e ben ndersa Zubejri ishte ne namaz,duke mos u kthyer dhe duke mos ditur se cfare i ndodhi birit te tij,Hashimit,derisa dha selam dhe e perfundoi namazin.
Ka thënë Mejmun Bin Mehrani” Nuk me ka ndodhur ta shof Muslim Bin Jesarin duke u kthyer andej e kendej ne namazin e tij kurre.U shkaterrua nje pjese e xhamise ndersa Muslimi ishte ne te duke u falur.U frikesuan njerzit qe ishin ne treg,sepse ai ishte ne xhami.Por,ai nuk kishte levizur fare,nuk ishte kthyer as andej e as kendej.Kur doli njerzit ia uronin shpetimin ndersa ai i cuditur thoshte” Une nuk di se cfare ka ndodhur.
Transmetohet se shtepia e Muslim Bin Jesarit ishte ndezur flake dhe ishte shuar ndersa ai falej.Kur i treguan per këtë tha: Per Zotin! Une nuk kam ndier asgje.
Prej tyre kishte qe ne namaz e goditte ndonje dhimbje e madhe ndersa ai nuk kthehej fare,por e vazhdonte namazin e tij.Knaqesia e namazit e kishte shoqeruar dhimbjen e tij dhe ishte bere sikur te mos këtë ndier asgje.
Nje Ensar ( Medinas i vjeter-Shok i Pejgamberit,Alejhi selam,) gjate nje beteje kishte filluar te falej naten.E gjuajti nje politesit me nje shigjete,te cilen e nxorri dhe filloi te falej.E gjuajti me shigjeten e dyte,te cilen prape e nxorri dhe filloi te falej.E gjuajti me te treten dhe prape veproi si ne dy heret e para.Pas pak e diktoi këtë shoku i tij,dhe kur pa gjakun tha: I Lartesuar Qofsh O Allah! Perse nuk më dhe shenje qysh ne fillim kur te goditi? Tha: Isha duke e lexuar nje sure,te cilen nuk desha t’a nderprisja.
Shiqo vella se si beri durim ndaj ketyre shigjetave,shiqo se si perballoi dhimbjet e plagëve,shiqo se edhe pse i ndodhen keto gjera,zemra e tij nuk kishte force t’a braktiste leximin e asaj kaptine…
Cfare knaqesie gjen ky njeri ne namaz?! Cfare gezimi e qetesie gjen ne namaz?! Harroi me namaz lodhjen e udhetimit,mundimet e rruges dhe dhimbjet e shigjetave.
Behu kureshtar per persosmerine e namazit tend,plotesimin e drose-peruljes ne te,qe t’a gjesh knaqesine dhe rahatine!
Namazi nuk do te jete rehati per ty perderisa ta falesh ashtu sic je urdheruar;me dro,qetesi dhe vemendje te plote ” æÅäøóåÇ áßóÈöíÑóÉñ ÅáÇøó Úóáóì ÇáúÎÇÔöÚöíäó “… ërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)…”( Bekare 45)
Ai qe ka dro ne namaz,atij namazi i vie lehte,është i dashur tek ai,ndersa te kundertit,namazi i vie rende,ne te cilin nuk gjen rehati dhe as gezim.
O Allahu yne! Na begato me dro ne namaz dhe bëre atë qetesi shpirterore per ne!
Pershtati : Sedat Gani Islami
12/1/2005,e merkure
Brunei Darussalam

PERTACIA NE NAMAZ

PERTACIA NE NAMAZ
1) Ai Qe Perton Per T’a Falur Namazin
Thote Allahu s.w.t”Åöäøó ÇáúãõäóÇÝöÞöíäó íõÎóÇÏöÚõæäó Çááøåó æóåõæó ÎóÇÏöÚõåõãú æóÅöÐóÇ ÞóÇãõæÇú Åöáóì   ÇáÕøóáÇóÉö ÞóÇãõæÇú ßõÓóÇáóì íõÑóÂÄõæäó ÇáäøóÇÓó æóáÇó íóÐúßõÑõæäó Çááøåó ÅöáÇøó ÞóáöíáÇð  Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.(Nisa 142).
Ebu Hurejre rrefen se Pejgamberi a.s ka thene”Namazi me i rende per munafiket eshte namazi i Jacise dhe Sabahut por po t’a dinin se cfare (vlere) ka ne to do te vinin madje edhe duke u zhagitur (ecur zvarre).Vertet desha t’a urdheroj muezzinin (te therret per namaz) pastaj t’a urdheroj nje njeri t’ua fale njerzve (namazin) pastaj te marre me vete njerez,te cilet kane me vete grumbuj druresh,te shkojme tek njerzit qe nuk e falin namazin (me xhemat) dhe t’ua djege shtepite e tyre me zjarre”.(Muttefekun alejhi).Dijetaret thone se Pejgamberi a.s nuk e zbatoi kete gje si perkujdesje ndaj grave dhe femive (te cilet nuk e kane obligim prezentimin ne xhemat).
2) Ai Qe E Braktise Xhematin Me Qellim
Nga Ebi El Ahvesi transmetohet se Abdullah ibni Mes’udi ka thene”Vertet kam shiquar se prej nesh askush nuk mungonte ne namazin me xhemat perveq munafikut,nifaku-hipokrizia e te cilit ishte e qarte ose i semuri.Madje i semuri, ashtu i semure,vinte ne namaz duke ecur zvarre ne mes dy personave.Ka thene poashtu:Pejgamberi a.s na i ka mesuar normat-rregullat (sunnetet) e udhezimit,ne mesin e te cilave eshte edhe namazi ne xhami,ne te cilen thirret ezani”.(Muslimi)
Ne nje transmetim tjeter qendron” Kush ka deshire qe t’a takoje Allahun neser (ne Diten e Gjykimit) si musliman le te kujdeset per namazet,kudo qe te thirret per to,sepse Allahu s.w.t ia ligjezoi Pejgamberit tuaj normat (sunnetet) e udhezimit,e prej normave te udhezimit eshte edhe namazi.Ju po te faleshit ne shtepite tuaja sic falet ky pertac ne shtepine e tij do ta braktisnit sunnetin (metoden-rrugen) e Pejgamberit tuaj,e nese e braktisni sunnetin e tij atehere do te humbni.Nuk ka njeri prej jush qe merr abdes me perpikeri pastaj ia mesyen  nje xhamie  prej ketyre xhamive e te mos ia shkruaj Allahu s.w.t per cdo hap qe e ben nga nje te mire,e te mos e ngrise me te nje grade dhe te mos ia fshien me te nga nje mekat.Ne pame se nga namazi nuk ndahej perveq munafikut,nifaku i te cilit ishte i njohur.Ne kohen tone e sillnin njeriun duke e bartur perkrahesh dy veta qe te qendronte ne saf”.(Muslimi,Ebu Davudi,Nesaiu dhe te tjeret me shprehje te ngjashme)
Nga Ebu Hurejre rrefehet se Pejgamberi a.s ka thene” Namazi me i rende per munafiket eshte namazi i jacise dhe sabahut por po t’a dinin se cfare(vlere) ka ne to do te vinin madje edhe duke u zhagitur(ecur zvarre).Vertet desha ta urdheroj muezzinin (te therret per namaz) pastaj ta urdheroj nje njeri t’ua fale njerzve (namazin) pastaj te marre me vete njerez,te cilet kane me vete grumbuj druresh e te shkojme tek njerzit qe nuk e falin namazin (me xhemat) dhe t’ua djege shtepite e tyre me zjarre”.(Muttefekun alejhi)
3) Ai Qe Me Qellim E Vonon Namazin Ne Kohen E Tij
Thote Allahu s.w.t “Ýóæóíúáñ áøöáúãõÕóáøöíäó {4} ÇáøóÐöíäó åõãú Úóä ÕóáóÇÊöåöãú ÓóÇåõæäó  Pra shkatërrim është për ata që falen,të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.(Maune 4-5).Poashtu thote Allahu s.w.t”ÝóÎóáóÝó ãöä ÈóÚúÏöåöãú ÎóáúÝñ ÃóÖóÇÚõæÇ ÇáÕøóáóÇÉó æóÇÊøóÈóÚõæÇ ÇáÔøóåóæóÇÊö ÝóÓóæúÝó íóáúÞóæúäó ÛóíøÇð   E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja).(Merjem 59).
Sa i perket ajetit te pare,Dahhaku transmeton se Ibni Abbasi ne koment te tij ka thene:Ata jane qe i vonojne namazet nga kohet e tyre (nuk i falin me kohe).Mugire-ja transmeton nga Ibrahimi se “… të pakujdesshëm (Maune 5)”, jane ata qe e humbin kohen.Ebu Alijeh thote se ata jane qe nuk i falin namazet ne kohet e tyre,pastaj rukute dhe sexhdet e namazit nuk i bejne ashtu sic duhet.Poashtu nga Ibni Abbasi rrefehet se ata jane hipokritet,qe nuk falin namaz ne vetmi por vetem ne prezence te njerzve.Argument per kete eshte ajeti” ÇáøóÐöíäó åõãú íõÑóÇÄõæäó Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).(Maune 6)
Me nje kuptim te ngjashem transmeton edhe Ibni Vehbi nga Maliku. Imam El Kurtubiu thote se Atau ka thene:Qofte falenderuar Allahu s.w.t i Cili tha”…ndaj namazit te tyre”(Maune 5) e nuk ka thene” ne namazin e tyre “.Zemahsheriu thote se nese pyet se cfare dallimi ka ne mes “Ndaj namazit te tyre ” dhe “ne namazin  e tyre”,te them se kuptimi i pjesezes “(an) – nga,ndaj” dtth se ata e kane harruar ate  dhe e kane braktisur si shkak i mosinteresimit per te. Kjo veper llogaritet veper e munafikeve.Ndersa sa i perket pjesez “(fi)-në” dtth se harresa iu ndodhe atyre nga veset e shejtanit ndersa ata qe i shpetojne kesaj jane me pak se pakica.Ibni Arabiu thote:Kjo eshte keshtu sepse te shpetuarit prej harreses eshte e pamundur madje as Pejgamberi a.s dhe as sahabet e tij nuk i shpetonin dot kesaj .
Sa i perket ajetit te dyte,gjegjesisht ne koment te pjeses ”  ÃóÖóÇÚõæÇ ÇáÕøóáóÇÉ e lane-humben namazin”(Merjem 59),dijetaret kane thene se nga kjo kuptojme se lenia e namazit eshte prej mekateve te medha. Ebu-l-Kasim El Muhajmere rrefen te kete thene Ibni Mes’udi r.a : se per qellim nga ajeti ” ÃóÖóÇÚõæÇ ÇáÕøóáóÇÉó e lane-humben namazin”(Merjem 59),eshte lenia e namazit ne kohen e tij dhe moskryerja e tij ashtu sic duhet.Madje edhe po t’a falte namazin nuk do t’i vlente sic i tha Pejgamberi a.s njeriut”ÅÑÌÚ ÝÕá ÝÅäß áã ÊÕá Kthehu dhe falu sepse ti nuk je falur”.(Muttefekun alejhi).
Ndersa sa i perket shprehjes “Gajja”(Merjem 59),Ibni Zejdi thote se eshte sherr dhe humbje.Poashtu rrefehet te jete thene se per qellim eshte nje lugine ne Xhehennem.Ebu A’la Ibni Abdurr-Rrahmani ka thene: Shkuam tek Enes Ibni Maliku pas drekes ndersa ai u ngrit t’a fale Ikindine.Pasi e kreu namazin e permendem ose e permendi ngutjen e namazit  dhe tha:E kam degjuar Pejgamberin a.s duke thene” Ai (namazi i shpejte) eshte namazi i hipokriteve,ai eshte namazi i hipokriteve, ai eshte namazi i hipokriteve; ulet ndonjeri prej tyre derisa te skuqet dielli (afer perendimit),(ku ne kete kohe) eshte mes dy brireve te shejtanit ose mbi dy briret e shejtanit ,pastaj ngritet dhe se shpejti fale 4 rekate,ne te cilat nuk e perkujton Allahun s.w.t vetem se pak.
(Transmetojne Ahmedi,Muslimi,Ebu Davudi,Tirmidhiu,Ibni Hibbani,Ibni Huzejme,En Nesaiu,Et Tajalisiu dhe te tjere)
Sa i perket pjeses se hadithit ” ai eshte namazi i hipokriteve”,verejme qarte se ajo eshte shprehje qe perbuze dhe necmon vonimin e namazit paarsye e sidomos namazin e Ikindise.Nje veper e tille -sipas hadithit- eshte veper e hipokriteve.Ndersa pjesa e fundit e hadithit” ai( dielli) eshte ne mes apo mbi dy briret e shejatnit”,thote Imam Neveviu se dijetaret kane polemizuar rreth kesaj çeshtjeje.Eshte thene se per qellim eshte kuptimi, te cilin na e dhuron forma siperfaqesore e tekstit,dtth se shejtani qendron mbi diell kur te lind dhe kur te perendon,sepse kuffaret-pabesimtaret i bejne sexhde diellit ne kete kohe.Ndersa shejtani ia mbush mendjen vetes dhe partise se tij se ata jane duke i bere sexhde atij.
Disa te tjere kane thene se kjo eshte shprehje metaforike,kuptimi i se ciles eshte:vonimi i namazit eshte nga mashtrimi i shejtanit dhe se ai i shtyri t’a vonojne namazin ashtu sic shtyen dic ( kafsha) e cila ka brire.
Disa kane thene se me “brire” eshte per qellim: ngritja e tij (djallit),pushteti i tij,ngadhenjimi i tij,ndihmetaret e tij,etj.
Ndersa shprehja”nuk e perkujton Allahun s.w.t vetem se pak”dtth: nuk e perkujton Allahun s.w.t si shkak i shpejtesise se levizjeve ne namaz gje qe e ben t’a shohin te tjeret se kinse ky i gjori eshte duke e perkujtuar Allahun s.w.t”.
4) Lenia E Xhumase Paarsye
Thote Allahu s.w.t”)íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ ÅöÐóÇ äõæÏöíó áöáÕøóáÇÉö ãöäú íóæúãö ÇáúÌõãõÚóÉö ÝóÇÓóÚóæúÇ Åöáóì ÐößúÑö Çááøóåö æóÐóÑõæÇ ÇáúÈóíúÚó Ðóáößõãú ÎóíúÑñ áóßõãú Åöäú ßõäúÊõãú ÊóÚúáóãõæäó ” .        O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.( Xhumuah 9)
Ne lidhje me shprehjen”Lini shitblerjen”,Ibni Abbasi ka thene:Ndalohet shitblerja ne pergjithesi.Atau thote: ndalohen te gjitha punet ne pergjithesi ndersa Dahhaku mendon se kur te vie dielli ne zeval ndalohen shitblerjet ne pergjithesi.
Abdullah Ibni Omeri dhe Ebu Hurejre r.a transmetojne te kete thene Pejgamberi a.s”Ose do t’a braktisin njerzit lenien e xhumae( e do te fillojne ta falin prape ate) ose Allahu s.w.t do t’ua bllokoje zemrat e tyre dhe do te jene prej gafileve-neglizhenteve”.(Muslimi)
Shprehja “ose Alahu s.w.t do t’ua bllokoje-vulose zemrat e tre”,dtth: do tua vuolse me vule hipokrizie.Thote Allahu s.w.t duke na rrefyer per hipokritet e te humburit ” ÎóÊóãó Çááøåõ Úóáóì ÞõáõæÈöåãú æóÚóáóì ÓóãúÚöåöãú æóÚóáóì ÃóÈúÕóÇÑöåöãú ÛöÔóÇæóÉñ æóáóåõãú ÚóÐóÇÈñ ÚÙöíãñ  All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.( Bekare 7)
Shprehja “…mbylli atyre syte”, dtth: ata nuk kuptojne urdherat dhe argumentet e Allahut s.w.t
Mbyllja e te degjuarit nenkupton moskuptimin e Kur’anit kur t’iu lexohet atyre apo kur te thirren te besojne ne Njeshmerine e Allahut s.w.t- Monoteizmin, ndersa mbyllja e te shiquarit (me perde) dtth: mospasioni-moskureshtja per te shiquar ne cudirat e krijimtarise se Allahut s.w.t.Nje gje te tille e pohuan Ibni Abbasi,Ibni Mes’udi,Katadeja etj.Nga ajeti poashtu kuptojme se zemera ka epersi ndaj gjymtyreve tjera te trupit.Mu per kete thote Muhammedi a.s”Vertet besimtari kur te beje mekat i behet nje pike e zeze ne zemer,nese pendohet,e largon ate( mekat)  dhe kerkon falje atehere i shkulet ajo pike nga zemra ,ndersa nese shton(mekatet) atehere ajo zmadhohet”.
Ndersa sa i perket epersise se te degjuarit ndaj shiqimit dijetaret kane argumentuar me ajetet”Þõáú ÃóÑóÃóíúÊõãú Åöäú ÃóÎóÐó Çááøóåõ ÓóãúÚóßõãú æóÃóÈúÕóÇÑóßõã ” Thuaj: “Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit …(En’am 46), dhe”æóÌóÚóáó áóßõãõ ÇáÓøóãúÚó æóÇáúÃóÈúÕóÇÑó æóÇáúÃóÝúÆöÏóÉó “…Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër…(Nahl 78)
Ne keto ajete te degjuarit eshte cekur para te pamurit.Madje te degjuarit arrihet nga te 6 anet (poshte ,larte,majtas,djathtas,para dhe mbrapa).
Nga Ebi El Xhad Ed Damrijji transmetohet se Pejgamberi a.s ka thene”Kush i braktise(nuk i fale) tri xhuma paarsye Allahu s.w.t do t’ia vulose zemren”.(Ahmed,Ibni Hibban,Ebu Davud,Tirmidhiu,Nesaiu,Ibni Huzejme,Bejhekiu, dhe njeherit ky eshte hadith sahih)
Taberaniu transmeton nga Usame r.a se Pejgamberi a.s ka thene”Kush i braktise tri xhuma paarsye shkruhet-llogaritet prej munafikeve”.
Marre nga”Xhamiul Muhlikat Minel Kebairi Vel Muharremat,te autorit Urfan Ed Dimeshki,f: 155-161.
6/11/2003,e enjte( pas mesnate )
Brunei Darussalam

DRONË DHE PËRULJEN NË NAMAZ

DRONË DHE PËRULJEN  NË NAMAZ

 

Vëlla! Dije se droja ne namaz do te thotë: Vërja e zemrës para Allahut,Subhanehu ve teala ;e nënshtruar dhe e përulur,e zbutur dhe e qete.

 

Ka thënë Xhunejdi: Droja dtth: Përulja e zemrës për Allahun,Njohësin e fshehtësirave.

 

Zemra është udhëheqëse e trupit;nëse ajo përulet,atëherë përulen edhe shikimi,dëgjimi dhe tere gjymtyrët,madje edhe te folurit.

 

Ka thënë Hudhejfeja,radijallahu anhu: Gjene e pare,te cilën e humbni ne fenë tuaj është droja,ndërsa gjene e fundit qe e humbni ne fenë tuaj është namazi.

 

Ka thënë Ibni Kethiri: Drone ne namaz e arrin ai qe e pregadite zemrën vetëm për namaz…preokupohet me te dhe e favorizon atë ndaj gjerave tjera ,atëherë ajo te jete rehati dhe qetësi për te.

 

Seid Bin Xhubejri,ne komentim te ajetit” الذين هم في صلاتهم خاشعونAta të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,”(Mu’minun 2),dtth: modest,nuk e di se kë e ka në të djathtën e kë në të majtën dhe nuk i shmanget drose per Allahun,Subhanehu ve teala.

 

Kane thënë disa prej selefit: Namazi është sikurse nje robëreshë,te cilën ai dhuron ndonjë mbreti prej mbretërve dhe cfare mendoni nëse ia dhuroni ndonjë robëreshë te paralizuar apo te verbër? Nëse vërtet na qenka puna kështu,atëherë cfare mendoni për namazin e njeriut,me te cilin afrohet robi tek Allahu?!

 

Dhen Nuni,duke përshkruar njerëzit ,qe bëjnë ibadet-adhurim shume kishte thënë: Nëse e shef ndonjërin prej tyre ,qe veç është bere gati për namaz,do ta vëresh se kur te qëndrojë ne mihrab dhe t’ia filloi namazit,i bie ndërmend se ia vend është vendi,ne te cilin njerëzit bëjnë ibadet per Allahun,subhanehu ve teala, dh si rezultat i bie te fiket.

 

Një nënshtrim i plote do te arrihej kur te plotësohet nënshtrimi i brendshëm shpirtëror dhe ai i jashtëm. Mu per këtë ,Pejgamberi Alejhi selam thoshte ne ruku: خشع لك سمعي وبصري ومخي وعظمي وما استقلت به قدمي Te janë nënshtruar-përulur dëgjimi im,shikimi im,truri im,eshtrat e mi dhe atë,të cilën e mbajnë këmbët e mia “.( Muslimi)

 

Përsosmëria e drose ne ruku dhe sexhde. Nëse robi përulet dhe nënshtrohet ne ruku dhe sexhde,ai e ka përshkruar Allahun,subhanehu ve teala, me cilësitë e Lartemadherise dhe Krenarise.Ai sikur thotë:Modestia dhe nenshtrueshmeria jane  cilësitë e mia…ndërsa Madhëria dhe Lartmadhëria janë përshkrim yti o Zoti im!

 

Ka thënë Hasani: Ke kujdes qe Allahu,subhanehu ve teala, te shikoje ne ty ndërsa ti shikon ne dike tjetër…dhe ke kujdes ta lusësh Allahun,subhanehu ve teala, për Xhennet dhe te kërkosh mbrojtje nga zjarri ndërsa zemra jote është e pakujdesshme dhe nuk din se cfare thotë gjuha.

 

Halef Bin Ejjubi nuk i largonte mizat nga fytyra gjate namazit.Ishte pyetur: Si ke durim? Kishte thënë: Me kane treguar se prej hipokriteve ka qe bejne durim kur te rrihen me kamxhik vetëm e vetëm t’i thuhet: Filan durimtar,ndërsa unë jam para Allahut,Subhanehu ve teala,atëherë a te mos bej durim për një mize,e cila me afrohet?!

 

Ka thënë Ebu Derdaja,radijallahu anhu: Kërkoni nga Allahu,subhanehu ve teala, mbrojtje prej drose se nifakut-hipokrizisë? Ishte pyetur: Po cfare është droja e hipokrizisë? Kishte thënë: T’a shohësh trupin te drojtur ndërsa zemra nuk është e tille”.

 

E lusim Allahun,subhanehu ve teala, te jemi prej atyre qe kane dro ne namazin e tyre,me trup e me zemër!!!

 

Shkroi: Ebu Malik

 

Burimi: http://www.denana.com

 

Pershtati: Sedat Gani Islami

 

25-3-2005,e premte

 

Brunei Darussalam

 

NAMAZ

NAMAZ

 

Namazi,për kokat e besimtareve,është me i ëmbël sesa kurora për kokat e mbretërve. Allahu i mëshiroftë disa burra,te cilët trupat e tyre i nguliten për namaz dhe u falen derisa u dëfryen me namaz.

 

Ka thënë Thabit El Benani: 20 vite jam përpjekur shume per namaz por 20 vite kam ndier kënaqësi([1]).

 

Ka thënë një njeri i devotshëm: Nuk me ka ndodhur te dëgjojë thirrjen për namaz (ezanin) e te mos e përkujtoje tmerrin e thirrjes se daljes para Allahut,Subhanehu ve teala Ditën e Gjykimit.

 

Ka thënë Muhammed El Himsi: E kam pare Ibni Ebi El Hivariun duke u falur dhe posa e filloi namazin me kaptinën e Fatihase,lexoi deri te ” إياك نعبد وإياك نستعين Ty te adhurojmë dhe prej Teje ndihme kërkojmë”( Fatiha 4).Shkova dhe bëra tavafin rreth Qabese dhe kur u ktheva e pashe se ende nuk e kishte kaluar atë ajet,madje kishte vazhduar ta përsëriste deri ne mëngjes.

 

Hatim El Esammi,kur ishte pyetur per namazin e tij kishte thënë: Kur ngritëm per t’u falur,Qabene e vendosi ne mes dy syve te mi,Siratin([2]) ne mes dy këmbëve te mia,Xhennetin ne te djathte ndërsa Xhehennemin ne te majte,Melaqen e vdekjes pas meje dhe mendoj se ai ehste namazi im i fundit”.

 

Ibrahimi kur e përfundonte namazin,qëndronte një kohe sikur te ishte i sëmurë.

 

Harith Hasani ishte martuar dhe i kishin thënë shokët natën e martesës: Si po vie ta falesh namazin me xhemat ndërsa ti sot je martuar?! Tha: Për Zotin! Grua e keqe është ajo qe me pengon mua prej namazit te sabahut me xhemat.

 

Ka thënë Ibni Mes’udi: Prej nesh ,ne namazin me xhemat nuk mungonte askush,përveç atij,hipokrizia e te cilit ishte e qarte. Kishte njeri,qe bartej zhargas derisa arrinte ne saf.

 

Ebi Abdurrahman Es Selemiu edhepse ishte i sëmurë,urdhëronte njerëz ta bartnin deri ne xhami.

 

I është thënë Seid Bin Musejjibit: Një i pandershëm ia ka mesyer te te  mbys andaj rri ne shtëpinë tende! Kishte thënë: Unë  po e degjoj ” Ejani ne shpetim”([3]) e te mos i përgjigjem”.

 

Buhariu transmeton nga El Esvedi,se atij kur i kalonte namazi me xhemat shkonte ne xhaminë tjeter.

 

Ebu Derdaja,ne sëmundjen,prej se cilës edhe vdiq,kishte thënë:Dëgjoni dhe kumtojuani pasardhësve tuaj: Përkujdesuni për ato dy namazet,Jacine dhe Sabahun,dhe po ta dinit se cfare (shpërblimi apo edhe kërcënimi per mosprezentim ne to) do te vinit zhargas ne bërryla e gjunjë ( duar e këmbë).

 

Omeri ,radijallahu anhu kishte shkuar tek Seid Bin Jerbu’i qe ta ngushëllonte per humbjen e syve.Me atë rast i kishte thënë: Mos e braktise xhumanë dhe as namazin ne xhaminë e Pejgamberit,Alejhi selam.

 

Ishte pyetur Nafiu,sherbetori i Ibni Omerit: Cfare bën Ibni Omeri ne shtëpi? Kishte thënë : Ju nuk mundeni ta beni atë ,qe ai e ben…abdes per cdo namaz dhe lexim te Kur’anit ne mes tyre (namazeve).

 

Nafiu transmeton se nëse,rastësisht i kishte kaluar Ibni Omerit namazi me xhemat,atëherë ai falej tere atë nate.

 

Ka thene Adijj-u: Nuk ka hyre asnje kohe e namazit e te mos jem përmalluar për te.

 

Ka thene Ibni Musejjibi: Per dyzet vite me radhe nuk me ka kaluar namazi me xhemat.

 

Poashtu ka thënë: Kush përkujdeset për pese namazet me xhemat,ai veç e ka mbushur token e detin me ibadet-adhurim.

 

Ka thënë Dhehebiu ne librin Es Sijer : Amir Bin Abdu Kajsi falej prej lindjes se diellit e deri ne ikindi.Kur e përfundonte namazin i fryheshin-ënjteshin  këmbët ndërsa ai thoshte: O shpirti urdhërues për te keq! Ti je krijuar për ibadet.

 

Ishte pyetur Amir Bin Kajsi: A te ndodhe te harrosh ne namaz? Kishte thënë: Pse a ka ndonjë bisede me te bukur sesa Kur’ani qe te me preokupoje prej tij.

 

Rebiu e kishte blere një kali dhe kishte luftuar me te pastaj e kishte dërguar shërbëtorin e tij,Jesarin, gjetiu dhe kishte filluar te falej ndërsa kalin e kishte lidhur. Erdhi shërbëtori dhe i tha: O Rebi’ ! Ku e ke kalin? Tha: Është vjedhur o Jesar. Tha: Ndërsa ti shikoje ne te? Tha: Po..Unë isha duke biseduar me Zotin tim( falur) dhe nuk me pengoi prej saj asgjë.

 

Ka thënë Sufjan Bin Ujejne: Mos u be sikurse rob ii keq,i cili nuk vie derisa ta therrasesh…por shko ne namaz para ezanit.

 

Ka thënë Maliku : Abdullah Bin Utbe e zgjaste namazin dhe nuk e shkurtonte apo përshpejtonte për aske.

 

Ali Bin Husejni kur u ngrinte per namaz dridhej.Ishte pyetur për këtë e kishte thënë: Ju po e dini se para kujt pod al dhe me ke po flas (dtth: Allahun,subhanehu ve teala,).

 

Ibrahim Et Tejmiu ka thënë: Nese e shef njeriu qe (as) tekbirit te pare nuk i kushton rendësi fshiej duart prej tij.

 

Ka thënë Thabiti: E kam shoqëruar Enesin 40 vite dhe nuk kam pare me te përkushtuar ne adhurim sesa atë.

 

Ka thënë Ebu Is’haku: Me kaloi namazi dhe u dobësova,sepse unë tani  falem dhe nuk lexoj ne një rekat me tepër sesa Bekaren dhe Ali Imranin.

 

Alahu te meshirofte! Ti brengosesh se nuk ke mundësi te lexosh me shume ndërsa ne nuk i lexojmë as këto.

 

Mensurit përherë i thoshte nena: O biri im! Ti ndaj syve tu ke obligim,ndaj trupit tënd ke obligim..ndërsa ai ia kthente: Oj Nena ime! Lere Mensurin se vërtet ne mes dy fryrjeve ( fryrjes për kataklizëm dhe fryrjes për ringjallje) ka gjumë te gjate.

 

Ka thënë Ibni Mehdiu,duke rrëfyer per Sufjan Eth Thevriun: E shikoja çdo nate Thevriun,flinte ne fillim pak pastaj ngrihej i frikësuar dhe thoshte: Zjarr! Zjarr! Zjarri ma largoi përkujtimin e epsheve…pastaj kthehej dhe falej.

 

Ka thënë Evzaiu:  Kush qendron gjate ne namazin e natës,Allahu, subhanehu ve teala, do t’ia lehtësoje qëndrimin ne Ditën e Gjykimit.

 

Ka thënë Velid Bin Muslimi: Nuk kam pare njeri qe ka bere me shume përpjekje për namazin e natës sesa Evzaiu.

 

Ka thënë Muhammed Es Suriu: Seidit kur i kalonte namazi me xhemat qante.

 

Ka thënë Velid Bin Muslimi: Seid Bin Abdul Azizi falej tere natën ndërsa kur vinte agimi e ripërtërinte abdesin dhe shkonte ne xhami për namazin e sabahut.

 

Ka thënë Ibrahim Bin Veki’: Babai im falej dhe nuk e linte sake ne shtëpi pa u falur madje edhe robëreshën.

 

Ka thënë Ahmed Bin Hishami : Jezidi dhe Heshimi ka qene te njohur për namazin e gjate ditën e natën.

 

Ka thënë Hasani: Uthman Bin Ebi El Asi e kishte martuar njërën  prej grave te Omerit,radijallahu anhu dhe kishte thënë: Pasha Allahun! Nuk e kam martuar pse kam lakmuar ne pasuri ose kam patur kureshtje për fëmije,por pata dëshirë te me njoftonte për namazin e natës se Omerit.

 

Ibni Kethiri për Omerin kishte thënë: Ua falte njerëzve jacine pastaj hynte ne dhome dhe falej derisa gdhinte agimi.

 

Omeri,radijallahu anhu,i kishte thene Muavije Bin Hadixh-it: Nese flej gjate ditës ,do ta humbas pushtetin tim ndërsa nëse flej gjate natës do ta humbas veten time…atëherë cfare t’i bej gjumit o Muavie kur i kam këto dy probleme?!

 

Ka thënë Ebu Uthman En Nehdiu: Pata nderin për musafirllek të Ebu Hurejres shtate dite.Pashe se ai,gruaja dhe shërbëtori i tij e ndanin natën ne tri pjese;njeri falej pastaj e zgjonte tjetrin e kështu me radhe.

 

Kur Muadhe El Adevijje ishte bere nuse per Sile El Eshimin,nipi i tij e kishte dërguar Silen,para dhenderise,ne Hamam te bënte banjo,pastaj e kishte future ne një shtëpi te bukur. Filloi te falej deri ne mengjes.Edhe gruaja veproi keshtu.Kur u zgjuan ne mëngjes,nipi e qortoi për këtë,ndërsa ky ia ktheu: Ti se pari me fute ne nje shtëpi,ne te cilen ma përkujtove zjarrin,pastaj me fute ne nje shtepi te bukur,ne te cilën ma përkujtove Xhennetin dhe kështu,koka ime mbeti e preokupuar me këto dy gjera deri ne mëngjes.

 

O Allahu yne! Na be prej atyre qe falen dhe te përkujtojnë shume si dhe na ringjall me zotëriun e namazlinjeve,Muhammedin,Alejhi selam!

 

 

 

Shkroi: Ebu Malik

 

Burimi: http://www.denana.com

 

Pershtati: Sedat Gani Islami

 

26-3-2005,e shtune

 

Brunei Darussalam

 

Shkaqet e brendshme te cilat lehtesojne namazin e nates

Shkaqet e brendshme,te cilat lehtesojne namazin e nates

 

 

1-   Sinqeriteti.Nese ngritesh per t’u falur,mos lejo asfare zbrazesire ne zemren tende per tjeter ke perveq Allahut,Subhanehu ve teala,sepse aq sa je i sinqerte ne nijjetin tend,aq do te keshe meshire prej Allahut, Subhanehu ve teala.

 

2-   Bindja,se per namaz te nates te fton Allahu i Madherishem.

 

3-  Dituria se per këtë namaz te fton prisi i te devotshmeve (Pejgamberi Alejhi selam) andaj pergjegju: Degjoj dhe pranoj.

 

4-  Njohurit tua per gjeneraten e pare te muslimaneve,te cilet gjenin knaqesi te madhe ne namazin e nates.Ka thene Ebu Sulejmani Ed Darani:Falesit naten gjejne knaqesi me te madhe sesa epsharaket,te cilet defrehen me epshe.Ndersa Thabit El Benani ka thënë:Nuk mund te gjej dic me te lezetshme ne zemren time sesa namazi i nates.

 

5-  Bindja jote se ti je perhere nen vezhgimin e Allahut,i Cili te degjon dhe te shef kur ti falesh naten.

 

6-   Njohuria jote per kureshtjen e madhe te Pejgamberit,Alejhi selam, per namazin e nates.Pejgamberi falej aq shume saqe edhe kembet iu paten çarë,edhepse Allahu,subhanehu ve teala, ia pate falur mekatet e meparshme dhe ato te mepasshmet.

 

7-   Gjumi,me nijjet per t’u ngritur per namaz.Per t’a realizuar këtë, kujdesu qe te marresh abdes para se te flesh,te flesh ne krahun e djathte dhe vazhdimisht t’i perseritesh lutjet e gjumit.

 

8-   Lutja e perhershme Allahun,subhanehu ve teala, qe te te begatoj me namazin e nates.Ne nje dua qendron ” O Zoti im! Me shero me gjume te pakte dhe me furnizo me pagjumesi per te adhuruar Ty!

 

9-  Dituria jote per perpjekjet e medha te sahabeve dhe pasardhesve te tyre per namazin e nates.

 

10- Dituria jote se shejtani vazhdimisht mundohet te te shkaktoje vesvese dhe te te pengoje prej namazit te nates;si e respekton atë ndersa ai është armiku yt dhe si flen dhe ia lejon djallit te urinoje ne veshin tend?

 

11- Llogaria e vetvets apo thene me mire qortimi i vetvetes nese te kalon namazi i nates.

 

12- Dituria jote per te qarit e gjenerate se pare nese iu kalonte namazi i nates.Ka thënë Ebu Is’hak Es Sebii’: Me kaloi namazi ndersa une si pasoje u dobesova shume dhe m’u dobesuan eshtrat,dhe une sot falem por nuk kendoj vetem se kaptinen Bekare ose Ali Imran.

 

13- Xhennetin dhe Xhehennemin vëri para syve tu perhere.

 

14- Akuzimi i vetes cdohere per leshime ne namazin e nates dhe ndeshkimi i vetvetes per nje gje te tille.Sahabiut te nderuar,Temim ed Dariut,i kishte kaluar namazi i nates nje nate dhe si ndeshkim te vetvetes,nje vit te plote nuk kishte fjetur kurre naten.

 

15- Njohja e porosive te selefit per namazin e nates dhe leximi i jetepershkrimeve,te atyre qe faleshin shume si dhe te jetuarit me ta ne te njeten kohe.

 

16- Asketizmi ne këtë bote,perkujtimi i vdekjes dhe shkurtimi i shpreses.Kjo është prej metodologjise se Pejgamberit,Alejhi selam,ne edukimin e sahabeve per namazin e nates.Ne hadith qendron” Pejgamberi Alejhi selam ,kur kalonte 1/3 e nates,ngritej dhe  thoshte: O njerez! Perkujtojeni Allahun!Ka ardhe Raxhifeja ( dridhja e tokes).Kush frikesohet veq ka udhetuar naten,e kush udheton naten ai do te arrije ne shtepi.Veni re! Artikulli i Allahut është shtrenjte!Veni re! Artukulli i Allahut është Xhenneti! Ka ardhe Raxhifeja ,te cilen e pason Radifeja (dridhja pasuese e Raxhifes).Ka ardhe vdekja,me tere atë qe posedon…”.Hafsa Bint Sirin kur vinte nata,e vishte qefinin dhe falej.Ndersa Muadhateja thoshte: O shpirti im! Kjo është nata,ne te cilen do te vdesish andaj falu tere naten([1]).

 

 

Pershtati: Sedat Islami