TRE GJËRA SHPËTUESE NË VARR

Përmbledhje

Tekstet fetare që trajtojnë jetën në varreza apo berzahun -siç e njohim në gjuhën fetare- janë të shumta dhe të ndryshme. Disa trajtojnë thjesht aspekte doktrinare, pra konfirmojnë ekzistimin e jetës në varreza, e disa trajtojnë vepra të cilat janë shkak o për shpërblim, o për ndëshkim në jetën në varreza. Ky punim në fokus ka një hadith në të cilin përmenden tre vepra të cilat ruajnë besimtarin nga ndëshkimi në varr. Qëllimi thelbësor i punimit është të zbërthejë këto tre vepra dhe të argumentojë anën shpëtuese të tyre në varr ndërsa rëndësia e tij qëndron në nxitjen për vepra të mira dhe parapërgatitjen për botën tjetër. Punimin e kemi ndarë në dy pjesë kryesore: në pjesën e parë jemi marrë me anën doktrinare të jetës në varreza ndërsa në pjesën e dytë kemi shpjeguar hadithin. Në fund kemi përshkruar disa nga rezultatet e punimit dhe literaturën e konsultuar.

Fjalët kyçe: varri, shpërblimi dhe ndëshkimi në varr, leximi i Kur’anit, sadakaja, shkuarja në xhami.

Continue reading “TRE GJËRA SHPËTUESE NË VARR”

ROLI I FESË NË NGRITJEN E NDËRGJEGJES PUBLIKE PËR RUAJTJEN E AMBIENTIT

ROLI I FESË NË NGRITJEN E NDËRGJEGJES PUBLIKE PËR RUAJTJEN E AMBIENTIT

Dr. Sedat ISLAMI

Përmbledhje

Image result for environment in islamDegradimi i ambientit është një nga temat më të diskutuara viteve të fundit. Për shkak të rreziqeve që mund të sjellë për njerëzimin, degradimi i ambientit është shndërruar në një debat ku pjesëmarrës është e tërë shoqëria. Ndoshta edhe për shkak të rrezikut që ndiejmë të gjithë. Ky është edhe motivi i këtij punimi[1]. Ajo që përbën dallim në këtë punim është qasja. Ndryshe nga diskutime tjera, feja fokusohet fillimisht në ndërgjegjësim, në mënyrë që duke rritur nivelin e përgjegjësisë, të shmang maksimalisht veprimet e gabuara. Punimi trajton çështjen e ambientit dhe përgjegjësinë tonë karshi tij dhe këtë nga tre aspekte të ndryshme: fillon me konceptin e përgjithshëm fetar për ambientin, vazhdon me përgjegjësinë e individit karshi ambientit dhe mënyrën e edukimit për ruajtjen e ambientit, dhe përfundon me disa rregulla dhe udhëzime për mënyrën e duhur të bashkëveprimit tonë me ambientin. Të gjeturat e punimit konfirmojnë rëndësinë e qasjes fetare në evitimin e dukurive negative, në përgjithësi, dhe kësaj të keqpërdorimit dhe degradimit të ambientit, në veçanti.

Fjalët kyçe: ambienti, ndryshimi klimatik, feja islame, ndërgjegjësimi, përgjegjësia

HYRJE

Zhvillimi industrial dhe teknologjik në tre shekujt e fundit ka çuar në ndryshime të mëdha, të cilat paralel me ngritjen e standardit të jetesës kanë shkaktuar edhe një sërë sfidash, ndër të cilat edhe ruajtja e ambientit. Shfrytëzimi irracional i ambientit ka rezultuar me pasoja të shumta dhe të mëdha, të cilat krejt këtë zhvillim e kanë kthyer në një kërcënues të frikshëm të jetës njerëzore. Ndryshimi klimatik ka shkaktuar pasoja të mëdha, të cilat përveç dëmeve materiale numerikisht të pallogaritura, kanë marrë edhe shumë jetë njerëzish. E keqja është se, përderisa vazhdohet me këtë avaz të trajtimit të ambientit, pasojat në të ardhmen pritet të jenë edhe më të mëdha. Në vitin 2100 ngritja e temperaturave pritet të rritet edhe për 4.8 gradë celsius, e bashkë me to edhe fatkeqësitë natyrore. Kjo ka bërë që shkencëtarë të shumtë nga e mbarë bota të merren seriozisht me temën e ambientit. Që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, janë mbajtur vazhdimisht takime e konferenca në të cilat është punuar për mënyra dhe metodat se si mund të evitohen këto pasoja. Në Francë, në vitin 2007, është mbajtur një takim i madh, në të cilin kanë marrë pjesë 500 shkencëtarë, të cilët, në përfundim, kanë dalë me tre të gjetura kryesore, ndër të cilat edhe ajo se fajtor kryesor i tërë kësaj që ka ndodhur dhe po ndodhë është njeriu.

Së këndejmi ky punim në fokus ka njeriun dhe ndërgjegjësimin e tij karshi ambientit. Më saktë, ky punim, nga prizmi fetar islam, mëton që të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes qytetare për ambientin duke u fokusuar në çështjen në vijim:

1)      Çfarë na mëson Islami për ambientin?

2)      Sa ndihmon feja në edukimin e njerëzve që ta ndiejnë përgjegjësinë e tyre karshi ruajtjes së ambientit?

3)      Sa kontribuon feja në bashkëpunime të ndërsjella për ta ruajtur ambientin?

Rëndësia e këtij punimi duhet të shihet nga rëndësia që feja dhe mësimet e saj paraqesin për njerëzit. Ai nuk është thjesht një fjalë e thënë ose e shkruar më shumë por një mënyrë e rëndësishme edukimi karshi botës që na rrethon. Punimi ndahet në tre pjesë kryesore: në pjesën e parë diskutohet qëndrimi i fesë karshi ambientit, në pjesën e dytë diskutohet ndërlidhja e veprimtarisë së njeriut me ndryshimet në natyrë, ndërsa në pjesën e tretë ofrohen udhëzime për angazhimin e përbashkët për ambientin.

  1. ÇFARË NËNKUPTON AMBIENTI PËR NJË BESIMTAR?

Për besimtarin mysliman, ambienti ka një rëndësi të veçantë. Ai lidhet me besimin por edhe me kulturën e tij.

1.1. Ndërlidhja e përkujdes së ambientit me besimin

Sa i përket besimit, ambienti, respektivisht përkujdesja për të, është degë e trungut të besimit. Pejgamberi Muhammed a.s. në kudër të degëve të besimit, klasifikoi edhe ruajtjen e ambientit. Sikur kjo të mos kishte rëndësi të veçantë, sigurisht se nuk do ta nënvizonte në kuadër të gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë e ca degëve të tij.

»الْإِيمَانُ بِضْعٌ وَسَبْعُونَ – أَوْ بِضْعٌ وَسِتُّونَ – شُعْبَةً، فَأَفْضَلُهَا قَوْلُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، وَأَدْنَاهَا إِمَاطَةُ الْأَذَى عَنِ الطَّرِيقِ، وَالْحَيَاءُ شُعْبَةٌ مِنَ الْإِيمَانِ«

Imani (besimi) përbëhet nga shtatëdhjetë e ca apo gjashtëdhjetë e ca degë, prej të cilave më me vlerë është dëshmia ‘la ilahe il-la Allah’ ndërsa më e ulëta është largimi i pengesës nga rruga. Edhe turpi është degë e besimit. [2]

Përshkrimi i ‘largimit të pengesës nga rruga’ si dega më e ultë nuk nënkupton në asnjë rrethanë nënvlerësim të përkujdesjes për ambientin, përkundrazi. Vet fakti se është klasifikuar në mesin e degëve të besimit, pa të cilën besimi nuk është i kompletuar, flet për këtë rëndësi. Nga këtu përshkrimi si e ultë mund të jetë bërë:

–          në kuptimin figurativ për të krahasuar atë me degët e mëdha[3], që janë shtylla të besimit pa të cilat nuk fiton përkatësinë fetare. edhe ashtu, si vepër, bëhet fjalë për diçka të thjeshtë, pra për largimin e ndonjë guri apo druri të vogël që pengon lëvizjen dhe qarkullimin normal,

–          nga aspekti figurativ (e larta, e ulëta) siç qëndron në disa versione tjera të hadithit[4].

Ndryshe, nëse kihen parasysh koncepti i përgjithshëm për ambientin, detaje nga i cili do të shpalosim këtu, dhe rëndësia e largimit të pengesave nga rruga si një vepër që ka vlerën e lëmoshës sepse është vepër prej të cilës përfiton vet individi dhe të tjerët, atëherë përkujdesja për ambientin, siç shprehet edhe Ibn Al’lani, del si një ndër degët më me vlerë të besimit[5].

Ambienti, në kuptim të krijimtarisë së Zotit, na e përkujton madhështinë e kësaj krijimtarie dhe fuqinë e madhe të Zotit. Në Kur’an, në disa kaptina, ambienti është trajtuar si pasqyrë ku reflekton kjo madhështi dhe fuqi e madhe e Zotit.

﴿وَمِنْ آيَاتِهِ أَنَّكَ تَرَى الْأَرْضَ خَاشِعَةً فَإِذَا أَنزَلْنَا عَلَيْهَا الْمَاءَ اهْتَزَّتْ وَرَبَتْ ۚ إِنَّ الَّذِي أَحْيَاهَا لَمُحْيِي الْمَوْتَىٰ ۚ إِنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë.” [Fussilet: 39]

Vehbe Zuhajli duke komentuar këtë ajet kur’anor shpjegon se si në të është marrë shembull gjelbërimi i tokës nga shiu pas tharjes së saj me ringjalljen e njerëzve pas vdekjes. Pra, bëhet fjalë për dëshmi të fuqisë së Zotit[6].

﴿اللَّـهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَّكُمْ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ الْفُلْكَ لِتَجْرِيَ فِي الْبَحْرِ بِأَمْرِهِ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ الْأَنْهَارَ

Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ai lëshon ujë nga qielli e nëpërmjet tij nxjerr fruta si ushqim për ju. Ai i ka vënë në shërbimin tuaj anijet, që me lejen e Tij, ju të lundroni me ato nëpër dete. Ai i ka krijuar lumenjtë për dobinë tuaj.” [Ibrahim: 32]

Ky ajet dhe dy ajetet vijuese (ajetet në kaptinën Ibrahim) numërojnë plot dhjetë mirësi të Zotit ndaj njeriut: (1) krijimin e qiejve; (2) krijimin e tokës për vendbanim; (3) zbritjen e shiut; (4) shërbimin me anijet që lundrojnë për të kaluar nga vendi në vend dhe për të shkëmbyer mallra; (5) shërbimin me lumenjtë, ujërat dhe peshqit e tyre; (6-7) përfitimin nga dielli dhe hëna; (8-9) përfitimin nga dita dhe nata, dhe (10) dhënien e çdo gjëje që na nevojitet[7]. Pra shihet se si Zoti elemente që përbëjnë ambientin dhe kanë lidhje me të janë klasifikuar si mirësi të Tij ndaj nesh.

﴿أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّـهَ أَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجْنَا بِهِ ثَمَرَاتٍ مُّخْتَلِفًا أَلْوَانُهَا ۚ وَمِنَ الْجِبَالِ جُدَدٌ بِيضٌ وَحُمْرٌ مُّخْتَلِفٌ أَلْوَانُهَا وَغَرَابِيبُ سُودٌ

Vallë, a nuk e sheh ti se si Allahu e lëshon ujin prej qiellit dhe nëpërmjet tij krijon fruta llojesh e ngjyrash të ndryshme?! Nëpër male gjenden shtigje të bardha dhe të kuqe, ngjyrash të ndryshme dhe krejtësisht të zeza.” [Fatir: 27]

Në këtë ajet, Allahu na tërheq vëmendjen rreth mundësisë së Tij për të krijuar gjëra të ndryshme prej një lënde, ujit (shiut) të lëshuar nga qielli. Kështu prej tij mbijnë pemët që na japin fruta të ndryshëm në shije, formë e ngjyrë. Po kështu ka krijuar edhe kodra me ngjyra të ndryshme[8].

Se ambienti vlerësohet shumë në Islam mësojmë edhe nga fakti se Zoti e sjell shembull krahasues për gjënë më të bukur, besimin. Në kaptinën Ibrahim, ajetet 24-25, Zoti e sjell pemën e mirë në shembull e besimit të vërtetë, besimit produktiv, besimit që kërkohet prej nesh:

﴿أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ اللَّـهُ مَثَلًا كَلِمَةً طَيِّبَةً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِي السَّمَاءِ ﴿٢٤﴾ تُؤْتِي أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍ بِإِذْنِ رَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُ اللَّـهُ الْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ

Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? 25. Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin.

Përshkrimi i pemës së sjellë për krahasim si ‘pemë e mirë’ të jep përshtypjen –thotë Sha’ravi- se bëhet fjalë për çdo gjë që i pushon shqisat, pra për pamje të bukur, aromë të këndshme dhe shije të shijshme. Pastaj përshkrimi tjetër si pemë që ka rrënjët thellë në tokë dhe shtatin lart në qiell tregon për tiparet e besimtarit të dashur dhe respektues për fenë e vet. Pastaj dhënie fruta çdoherë tregon për rolin pozitiv të besimtarit çdoherë. Që një pemë të jetë e këtillë, ka nevojë që elementet me të cilat ushqehet të jenë të pastra: ujin dhe ajrin…[9]

Nga ky shpjegim i Sha’ravit ne nxjerrim një mësim shtesë që ka të bëjë edhe me ruajtjen e ambientit. Krahasimi i besimit të fortë me këtë pemë të fortë, e cila për të qenë e tillë ka nevojë që uji dhe ajri, si dy elementet bazë të ushqimit të saj, na ofron me pak fjalë platformën e ruajtjes së ambientit dhe kultivimit të shëndoshë të tij.

E duke qenë se besimi i shëndoshë ka për shpërblim Xhennetin, atëherë përshkrimi i Xhennetit është bërë nga perspektiva e ambientit të bukur: lumenjve, pemëve, etj.

﴿مَّثَلُ الْجَنَّةِ الَّتِي وُعِدَ الْمُتَّقُونَ ۖ فِيهَا أَنْهَارٌ مِّن مَّاءٍ غَيْرِ آسِنٍ وَأَنْهَارٌ مِّن لَّبَنٍ لَّمْ يَتَغَيَّرْ طَعْمُهُ وَأَنْهَارٌ مِّنْ خَمْرٍ لَّذَّةٍ لِّلشَّارِبِينَ وَأَنْهَارٌ مِّنْ عَسَلٍ مُّصَفًّى ۖ وَلَهُمْ فِيهَا مِن كُلِّ الثَّمَرَاتِ وَمَغْفِرَةٌ مِّن رَّبِّهِمْ ۖ 

Ja përshkrimi i Xhenetit, që u premtohet të përkushtuarve (ndaj Allahut): një vend, ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe falje prej Zotit të tyre…” [Muhammed: 15[10]]

Pejgamberi a.s. ka thënë:

»إِنَّ فِي الْجَنَّةِ لَشَجَرَةً يَسِيرُ الرَّاكِبُ فِي ظلها مائة سنة لايقطعها«

Në Xhennet ka një pemë hijen e të cilës kalorësi nuk mund ta përshkojë as për njëqind vite.[11]

Se sa është i rëndësishëm ky përshkrim fetar i Xhennetit dhe si reflekton në praktikën e besimtarëve do të shohim në pjesën vijuese.

1.2. Ndërlidhja e përkujdesjes së ambientit me kulturën dhe kodet

Ruajtja dhe përkujdesja për ambientin janë pjesë e besimit dhe kulturës së besimtarit. Nëse marrim parasysh rëndësinë që ka ambienti nga aspekti i besimit, atëherë lehtë mund të marrim me mend përkushtimin e besimtarëve për të. Pejgamberi a.s. insistonte që përkujdesja për ambientin të shndërrohej në kulturë. Sa për ta ilustruar do të fokusohem në disa thënie të Pejgamberit a.s. që ambientin duan të na e shndërrojnë në pjesë të kulturës me të cilën dallohemi:

1)      Ishte vet ai që shprehte hapur dashurinë për ambientin. Për kodrën e famshme të Uhudit thoshte: “Uhudi është kodër që na do dhe e duam! [12]”  Pra, ishte një lidhje emocionale me ambientin, e cila sigurisht se ka rëndësinë e vet pasi që është pikënisje për ruajtjen dhe zhvillimin e tij.

2)      Porosia për rregullimin e ambientit shtëpiak, respektivisht oborrit. Në hadith qëndron: “…pastroni oborret dhe dalloni nga hebrenjtë…[13]” Ndërlidhja e këtij veprimi me traditën e hebrenjve, të cilët –siç lexohet në tekst- nuk janë kujdesur për oborret e tyre ka efekt kulturor, pra që të dallojmë në kuptim pozitiv, duke e shndërruar përkujdesjen për shtëpinë dhe oborrin si diçka me të cilën identifikohemi.

Kjo porosi siç duket më së miri është jetësuar në periudhën e sundimit islam në Spanjë. Ishin të rralla shtëpitë që nuk ishin të rregulluara dhe të pakta ato që nuk kishin parqe. E ajo që vlen të përmendet këtu është se frymëzimi për këto parqe ishte përshkrimi kur’anor dhe pejgamberik bërë kopshteve (të qytetërimeve të hershme dhe të Xhennetit)[14].

3)      Porosia profetike për të shmangur ambientin nga dëmtimi gjatë luftërave. Ka urdhëruar që luftërat të zhvillohen jashtë qyteteve, të mos eskalojnë në djegie të shtëpive, të mbjellave, pemëve. Pra, është shndërruar jo vetëm në besim e kulturë por edhe kod shtetëror. Se sa i rëndësishëm është ky kod mund të mësojmë sot kur luftërat janë të nënvizuara ndër shkaqet m kryesore të shkatërrimit të ambientit.

  1. ROLI I FESË NË EDUKIMIN E BESIMTARIT KARSHI AMBIENTIT

2.1. Ndërlidhja e veprimeve të njeriut me natyrën

Njeriu, si halife[15] në tokë, është përgjegjës për mënyrën se si zhvillohet jeta dhe veprimtaria njerëzore në të. Nëse çdo gjë shkon sipas udhëzimeve hyjnore, njerëzit do të kenë jetë të begattë, ndryshe, do të sprovohen me fatkeqësi për të cilat fajin duhet ta kërkojnë vetëm tek vetja e tyre. Kjo për faktin se Zoti tokën e ka krijuar në gjendje të mirë dhe dobiprurëse për ne andaj edhe ka urdhëruar që të mos prishet ky rend.

﴿وَلَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَاحِهَا﴾

Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj…” [A’rafë: 56]

Nga këtu, çfarëdo fatkeqësie që ndodhë dhe çfarëdo ndryshimi që shohim (gjithnjë për të keq), fajin e ka njeriu. Më qartë, në Kur’an dhe Sunnet gjejmë se veprat e njeriut kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fenomenet natyrore. Ja disa prej këtyre teksteve:

﴿وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَىٰ آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِم بَرَكَاتٍ مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ وَلَـٰكِن كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُم بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” [A’rafë: 96]

Siç shpjegojnë dijetarët, bekimet nga qielli nënkuptojnë shiun ndërsa bekimet nga toka mbirjen e tokës (pemëve, perimeve, të lashtave), andaj, nëse njerëzit besojnë, Zoti ua dërgon këto të mira, e nëse mohojnë, Zoti i dënon duke e ndalur shiun dhe duke bërë që toka të thahet e të mos mbijë[16].

﴿ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُم بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).” [Rrum: 41]

Komentuesi i njohur i Kur’anit, Ibn Kethiri, pasi që përmend disa mendime rreth interpretimit të “fesadit” (shkatërrimit), citon Ebu el-Alijen të ketë thënë: “Kush e kundërshton Allahun në tokë, ai veç ka bërë shkatërrime në të, sepse përmirësimi i tokës dhe qiellit është i kushtëzuar me bindjen ndaj Zotit. [17]” Edhe Jusuf Kardavi përmend disa prej mendimeve të dijetarëve përkitazi me interpretimin e fesadit duke shpjeguar se ai nuk ka të bëjë me prishje të vlerave por me shkatërrime konkrete, pra me pasoja të cilat shfaqen si rezultat i prishjes morale dhe shpirtërore[18].

Abdudaim Kehili, duke folur shkatërrimin e ambientit[19], këtë ajet e sheh jo vetëm si shpjegues të kësaj teorie por edhe si alternativë për zgjidhjen e problemit. Më qartë, ai në këtë ajet sheh pasojën, shkaku, dhe reflektimin:

–          “Shkatërrimi në tokë dhe në det…” = pasoja

–          “…si pasojë e punëve të këqija të njerëzve…” = veprat e njeriut,

–          “…kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).” = reflektimi.

Pra, pse ndodhin këto gjëra, shkak jemi ne njerëzit që vazhdojmë përkundër alarmimit nga ana e shkencëtarëve e gjeologëve ta shkatërrojmë ambientin.

Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë:

…»وَلَمْ يَنْقُصُوا الْمِكْيَالَ وَالْمِيزَانَ، إِلَّا أُخِذُوا بِالسِّنِينَ، وَشِدَّةِ الْمَئُونَةِ، وَجَوْرِ السُّلْطَانِ عَلَيْهِمْ، وَلَمْ يَمْنَعُوا زَكَاةَ أَمْوَالِهِمْ، إِلَّا مُنِعُوا الْقَطْرَ مِنَ السَّمَاءِ، وَلَوْلَا الْبَهَائِمُ لَمْ يُمْطَرُوا«…

“…nuk ndodhë të mashtrojnë në matje me litër e kandar e të mos sprovohen me thatësi, varfëri dhe padrejtësi të pushtetarit. Po kështu nuk ndodhë të refuzojnë dhënien e zekatit e të mos iu ndalet shiu, i cili, po të mos ishin kafshët (e pafajshme), nuk do t’iu binte (mbase kurrë)….[20]

Pra, mashtrimi në peshore është shkak për thatësi, varfëri dhe tirani të pushtetarëve, sikur që mosdhënia e zekatit është shkak për ndaljen e shiut.

Së këndejmi, veprat e njeriut kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fenomenet natyrore, andaj atij i kërkohet që të reflektojë duke braktisur mëkatet dhe duke iu kthyer udhëzimeve të Zotit.

2.2. Nxitja për ruajtjen e ambientit

Edukimi nëpërmjet nxitjes dhe motivimit për të mirat dhe qortimit e ndëshkimit për të këqijat është formë dhe mënyrë edukimi e aprovuar fetarisht. Edhe në rastin e ambientit, gjejmë tekste të cilat në terma superior trajtojnë shpërblimin dhe ndëshkimin për përkujdesjen gjegjësisht shpërdorimin e ambientit.  Dr. Kardavi, bazuar në këto tekste, thotë se në Islam nuk bëhet fjalë thjesht për ruajtjen (ar. himaje) të ambientit, por për përkujdesje dhe mirëmbajtje (ar. riaje) sepse e para nënkupton thjesht ruajtjen nga elementet e këqija ndërsa e dyta nënkupton përveç kësaj edhe angazhimin për zhvillimin dhe kultivimin e ambientit[21]. Tekstet në vazhdim na bindin shumë për këtë mendim të dr. Kardavit.

1)      «Një njeri hyri në Xhennet për shkak të një pengese që e pa në rrugë, të cilën e mori dhe e largoi. [22]»

Një vepër e thjesht dhe e lehtë për ta bërë por e cila ka shpërblim Xhennetin. Natyrisht, janë pasojat e saj, gjegjësisht efekti dobiprurës i saj, i cili mundëson qarkullin të lehtë të njerëzve dhe kafshëve, andaj edhe ka këtë shpërblim të madh.

2)      «Kush e ngjallë një tokë, ajo i përket atij.[23]»

Në këtë hadith, besimtari nxitet që të mos i shndërrojë tokat pjellore në djerrina prej të cilave askush nuk përfiton. Nëse ai e gjen një tokë të tillë dhe e punon, atëherë ai bëhet pronar i saj. Pra, nëpërmjet nxitjes së përfitimit personal, nxitet në ruajtjen e ambientit. Këtu qartë mund të prekim konceptin e përkujdesjes dhe jo vetëm të ruajtjes.

3)      «Nëse dikë prej jush e zë kiameti ndërsa në dorë ende ka ndonjë fidan (të hurmës apo diç tjetër) le të mos e lëshojë pa e mbjellë[24]»

Një shembull tjetër i përkujdesjes për ambientin është dhe ky hadith. Pejgamberi a.s. nxit besimtarin që pavarësisht se do të ketë rastin apo jo të përfitojë personalisht nga pema e mbjellë, ta mbjell atë, sepse nëse i ikin frutat, shpërblimin për to e ka gjithsesi. Përveç kësaj, nxitja për mbjelljen e pemëve bëhet që prej të saj të përfitojë edhe bota shtazore, kafshët dhe shpezët, të cilat janë pjesë e rëndësishme e ambientit. Siç mund të shihet, koncepti islam për ambientin është gjithëpërfshirës. Këtë e vërejmë edhe në hadithin vijues:

4)      «Një njeri e fitoi Xhennetin për shkak se ia shoi etjen një qeni[25]»

Pra, për shkak të një qeni, të cilit ia shoi etjen, ky njeri fitoi Xhennetin.

2.3. Kërcënimi për keqpërdorimin e ambientit

Në pjesën paraprake përmendëm disa tekste të cilat na nxisin për përkujdesjen e ambientit. Në këtë pjesë në fokus do t’i kemi disa tekste tjera të cilat janë qortim i rëndë për ata që keqpërdorin ambientin.

1)      «Kush e pret një sidre (pemë), do të përfundojë në zjarr.[26]»

Ky hadith është shpjeguar kështu Sunen[27]: Kush e pret pa asnjë justifikim një sidre, nga hija e të cilës përfitojnë njerëzit ose kafshët, ai do ta ketë fundin e hidhur duke përfunduar në Xhehenem. Pra, për dëmtim të vetëm një pemë mund të kesh këtë dënim po si është puna nëse dikush djeg pyje të tëra qëllimshëm siç po ndodhë kohëve të fundit apo prish shtretër lumenjsh?!

2)      «Keni frikë nga dy mallkueset! E cilat janë ato? Ai që kryen nevojën në rrugë apo hije të njerëzve[28]»

Ky hadith është një formë tjetër qortimi për ata që janë të pakujdesshëm karshi ambientit. Nëse dikush nga mungesa e etikës bën këto veprime të ulëta në vende publike të cilat frekuentohen nga njerëzit ose janë thjesht stacione pushimi e çlodhje dhe ka këtë vërejtje, paramendoni çfarë vërejtje do të ketë për ata që me ujëra të zeza rëndojnë jetën e qytetarëve në shtëpitë dhe lagjet e tyre.

3)      «Një grua shkoi në Xhehennem për shkak të një maceje që e mbyti. [29]»

Ky hadith flet për rrezikun që ka dëmtimi i qëllimshëm i kafshëve. Për një mace, të cilën e ka ngujuar dhe nuk e ka ushqyer si dhe nuk e ka lënë të lirë të del për të gjetur ushqim, kjo grua humbi Xhennetin. Paramendojeni çfarë ndëshkimi mund të ketë ai njeri që mbyt kafshë thjesht pa ndonjë interes?!

  1. SI TË KUJDESEMI PËR AMBIENTIN?

Nga perspektiva islame, toka dhe çfarë ka në të është përgatitur për njeriun[30]. Megjithëkëtë, kjo nuk i jep njeriut të drejtën e shpërdorimit. Njeriu është mbikëqyrës, jo pronar, andaj duhet të sillet sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të pronarit, Allahut. Gjegjësisht duhet:

1)      Të aplikojmë kriterin e shfrytëzimit racional të çdo gjëje që i duhet, siç na mëson Allahu në Kur’an[31].

2)      Ndërmarrja e masave parandaluese, duke u bazuar në rregullin fetar: “Largimi i të keqes është më parësor se sjellja e të mirave.[32]’ Pra, edhe nëse do të kishim ndonjë të mirë ta zëmë prej një projekti të caktuar por që dëmet do të ishin më të mëdha, siç po ndodhë rëndom në kohën tonë, atëherë më mirë do të ishte të mos i realizojmë fare ato projekte për shkak të dëmeve që janë më të mëdha se dobitë.

3)      Edukimi ambientalist[33], qoftë në shkolla, qoftë në xhami, duke i kushtuar më shumë dhe më shpesh kohë problemeve të kësaj natyre. Ne pamë më lart shembullin e një besimtari të ndërgjegjshëm në hadith:  «Një njeri hyri në Xhennet për shkak të një pengese që e pa në rrugë, të cilën e mori dhe e largoi. [34]» Duhet të angazhohemi për kultivim e vlerave shoqërore. Muhammedi a.s. ka thënë: «Njeriu më i dashur tek Allahu është më i dobishmi për njerëzit. [35]»

4)      Themelimin e një task force fetare (organin e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja[36]) i cili do t’i përkushtohej ruajtjes së ambientit.

5)      Të gjithë për ambientin[37]. Duke qenë se pasojat e degradimit të ambientit na përfshijnë të gjithëve, atëherë përkujdesja për të duhet të na bëjë bashkë të gjithëve, në nivel qytetesh e shtetesh.

PËRFUNDIM

Në përfundim të këtij punimi, do të përmendim disa të gjetura dhe rekomandime të tij:

1)      Njeriu, dhe nga perspektiva fetare, është shkaktar kryesor pse ambienti ka degraduar. Mëkatet e njeriut, të shprehura në shpërdorimin e ambientit, janë shkak i fatkeqësive të shumta që godasin njerëzit.

2)      Punimi konfirmon rëndësinë e aplikimit të mësimeve fetare në vetëdijesimin qytetar për këtë dhe çështje tjera me rëndësi shoqërore.

3)      Qasja fetare, siç nënvizohet në punim, parasheh jo thjesht ruajtjen e ambientit por edhe kultivimin e tij.

4)      Punimi po kështu konfirmon nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional në mënyrë që të gjithë nga perspektivat përkatëse të japin kontributin për përkujdesjen për ambientin.

5)      Punimi rekomandon që edukimi ambientalist të përfshihet në kurrikula mësimore ndërsa në përmbajtje të ketë edhe qasjen fetare.

Literatura e konsultuar:

Kur’ani Fisnik

Kurani i madhërishëm, përktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe: Prof. Hasan I. Nahi, (Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, 2006).

Es-Sa’di, AbduRrahman bin Nasir, Tejsiru-l-Kerimi-rr-rrahman fi tefsiri kelami-l-Mennan, (Bejrut: Muessesetu-rr-rrisale, 2000).

Ibn Al’lan,  Muhammed bin Ali bin Muhammed, Delilu-l-falihine, (Bejrut: Daru-l-ma’rifeh, ed. 4, 2004).

Ibn Kethir, Ismail bin Umer, Tefsiru el-Kur’ani el-Adhim, ver. Sami bin Muhammed Selame, (Dar Tajjibe li-n-neshri ve-t-teuzië, ed. 2, 1999).

Kardavi, Jusuf, Riajetu-l-bi’eti fi-l-Islam, (Kajro: Dar esh-shuruk, 2001)

Muhammed Mutevel’li Sha’ravi, Tefsir Esh-Sha’ravi, (Kajro: Metabiu Ahbar el-jevm, 1997).

San’ani, Muhammed bin Ismail, Ettenviru sherhu El-xhami’i essagir, (Rijad: Mektebetu Dar esselam, 2011).

Zuhajli, Vehbe, Ettefsir el-munir, (Damask: Dar el-fikr el-muasir, ed. 2, v. 1418 h.), 24/236.

Artikuj dhe punime online:

Abdudaim Kehil “Dhuhur el-fesad fi-l-berri ve-l-bahr”, publikuar më 2010 në  http://www.kaheel7.com, shfletuar më 23.11.2018.

Dr. Husni Hamdan Desuki Hamamae, “El-insan ve fesadu-l-bi’eti ve islahuha”, artikull i publikuar në https://www.alukah.net më datë 13.05.2013. Shfletuar më datë 23.11.2018.

Dr. Mevlaj Mustada Berxhavi, “Mevkif el-islam min el-abeth bi-l-bi’eh”, të publikuar në portalin https://www.alukah.net më datë 21.12.2011. Shfletuar më datë 23.11.2018.

Dr. Ragib Serxhani ‘Intisharu-l-hadaik fi-l-hadareti el-islamijjeh‘, artikull i publikuar në portalin e tij https://islamstory.com më 17.05.2010. Shfletuar më 22.11.2018.

[1] Ky punim është prezantuar në konferencën ndërkombëtare në Mitrovicë ‘Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: vendet e Ballkanit në kontekst evropian dhe global’ të organizuar nga Universiteti i Mitrovicës, 16-17 nëntor 2018.

[2] Hadithin e shënon Muslimi, nr. 58.

[3] Shih: Muhammed bin Ismail San’ani, Ettenviru sherhu El-xhami’i essagir, (Rijad: Mektebetu Dar esselam, 2011), 4/511.

[4] Në versionin tjetër të hadithi, të shënuar nga Ahmedi në Musned, në vend të shprehjes efdaluha (më e mira), qëndron a’laha (më e larta).

[5] Shih: Muhammed bin Ali bin Muhammed bin Al’lan, Delilu-l-falihine, (Bejrut: Daru-l-ma’rifeh, ed. 4, 2004), 2/357.

[6] Vehbe Zuhajli, Ettefsir el-munir, (Damask: Dar el-fikr el-muasir, ed. 2, v. 1418 h.), 24/236.

[7] Po aty, 13/254-257.

[8] Po aty, 22/259-260.

[9] Muhammed Mutevel’li Sha’ravi, Tefsir Esh-Sha’ravi, (Kajro: Metabiu Ahbar el-jevm, 1997), 12/7499-7500.

[10] Shih edhe: Bekare: 25; Zuhruf: 71; Rrahman: 52; 68; Vakiah: 20; 27-33; Murselat: 41-42; Nebe’: 31-32.

[11] Hadithin e shënojnë Buhariu 3251 dhe Muslimi 2826.

[12] Buhariu, 1481.

[13] Hadithi është cilësuar i dobët sipas senedit por kuptimisht, siç thotë Bin Bazi, është i saktë.

[14] Shih: Dr. Ragib Serxhani ‘Intisharu-l-hadaik fi-l-hadareti el-islamijjeh‘, artikull i publikuar në portalin e tij https://islamstory.com më 17.05.2010. Shfletuar më 22.11.2018.

[15] Koncepti ‘halife’ nënkupton detyrën e marrë nga Zoti për të organizuar jetën në tokë sipas mësimeve të Tij. Shih ajetet: Bekare, 30; En’amë, 165; Junus, 14; 73; Fatir, 39.

[16] Shih një shpjegim të bukur dhe përmbledhës në: AbduRrahman bin Nasir Es-Sa’di, Tejsiru-l-Kerimi-rr-rrahman fi tefsiri kelami-l-Mennan, (Bejrut: Muessesetu-rr-rrisale, 2000), f. 298.

[17] Ismail bin Umer bin Kethir, Tefsiru el-Kur’ani el-Adhim, ver. Sami bin Muhammed Selame, (Dar Tajjibe li-n-neshri ve-t-teuzië, ed. 2, 1999), 6/319-320.

[18] Shih: Jusuf Kardavi, Jusuf Kardavi, Riajetu-l-bi’eti fi-l-Islam, (Kajro: Dar esh-shuruk, 2001), f. 220-221.

[19] Abdudaim Kehil “Dhuhur el-fesad fi-l-berri ve-l-bahr”, publikuar më 2010 në  http://www.kaheel7.com, shfletuar më 23.11.2018. Shih qasje të ngjashme edhe tek: Dr. Husni Hamdan Desuki Hamamae, “El-insan ve fesadu-l-bi’eti ve islahuha”, artikull i publikuar në https://www.alukah.net më datë 13.05.2013. Shfletuar më datë 23.11.2018.

[20] Hadithin e shënon Ibn Maxheh në Sunen, nr. 4019, Albani në Sahihu-l-xhami, nr. 3072, thotë se hadithi është i saktë.

[21] Shih: Jusuf Kardavi, Riajetu-l-bi’eti fi-l-Islam, op.cit, f. 7.

[22] Hadithin e shënon Imam Muslimi në Sahih.

[23] Hadithin e shënon Imam Ahmedi në Musned ndërsa Albani në Sahihu-l-xhami, nr. 5974, e cilëson të saktë.

[24] Hadithin e shënon Imam Ahmedi në Musned ndërsa Albani në Sahihu-l-xhami, nr. 1424, e cilëson të saktë.

[25] Hadithin e shënojnë Imam Buhariu dhe Imam Muslimi në Sahihët e tyre.

[26] Hadithin e shënon Davudi në Sunen ndërsa Albani në Sahihu-l-Xhami, nr. 6476, e cilëson të saktë.

[27] Po aty.

[28] Hadithin e shënon Imam Muslimi në Sahih.

[29] Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[30] Shih ajetet: Ibrahim: 32-33; Nahl: 14; Haxh: 36; 65; Lukman: 20, etj.

[31] Shih: A’rafë: 31; Furkan: 67.

[32] Shih artikullin e Dr. Mevlaj Mustada Berxhavi, “Mevkif el-islam min el-abeth bi-l-bi’eh”, të publikuar në portalin https://www.alukah.net më datë 21.12.2011. Shfletuar më datë 23.11.2018.

[33] Shih: Jusuf Kardavi, Riajetu-l-bi’eti fi-l-Islam, op. cit, f. 234-236.

[34] Hadithin e shënon Imam Muslimi në Sahih.

[35] Hadithin e shënon Imam Muslimi në Sahih.

[36] Shih: Jusuf Kardavi, Riajetu-l-bi’eti fi-l-Islam, op. cit, f. 236-238.

[37] Po aty, f. 239-240.

SOLIDARITETI SHOQËROR VËSHTRUAR SIPAS MËSIMEVE ISLAME

SOLIDARITETI SHOQËROR VËSHTRUAR SIPAS MËSIMEVE ISLAME

Dr. Sedat ISLAMI

 

Përmbledhje

Sedat Islami - hutbe 4 tetor 2019Nën ndikimin dominues të globalizimit kulturor, njeriu modern po pëson krejtësisht pavetëdije një transformim emocional, shpirtëror dhe kulturor, i cili po e tëhuajëson atë, në radhë të parë për vetveten, pasi që po i preken identiteti dhe vlerat, e pastaj edhe për shoqërinë dhe rrethin ku jeton, pasi që vetëm fizikisht po i përket atyre. Këtij fakti po i druhen edhe shtete të fuqishme, të cilat janë deklaruar pro globalizimit ekonomik por jo edhe atij kulturor, sepse ky i fundit po shkatërron identitetin dhe po thellon krizën morale. Globalizimi kulturor po e shndërron njeriun në gjithnjë e më pak shoqëror. Interesimi për tjetrin dhe solidarizimi me të si vlera që kanë ruajtur shoqërinë janë në rrënim e sipër. Dhe për më keq, globalizimi kulturor po atakon edhe burimet e këtyre vlerave, ndër të cilat edhe fenë me theks të veçantë, në mënyrë që të përjashtojë çdo ndikim të mundshëm të saj në formimin e vlerave shoqërore. Ky punim merret pikërisht me këtë problematikë, duke u fokusuar në një pikë tejet të ndjeshme, solidaritetin shoqëror. Rëndësia e tij shihet nga perspektiva e fuqisë së mësimeve dhe koncepteve që ofron, të cilat, arrijnë të nxjerrin nga një individ i shpërfillur një qytetar të ndërgjegjshëm. Punimi është i ndarë në dy pjesë: e para trajton raportin globalizëm-kulturë, ndërsa pjesa e dytë trajton solidaritetin në rrafshin moral dhe material. Të gjeturat e punimit konfirmojnë rëndësinë e fesë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave shoqërore dhe tradicionale dhe, rrjedhimisht, edhe në ruajtjen e identitetit.

Fjalët kyçesolidariteti shoqëror; globalizimi kulturor; feja islame; feja dhe solidariteti; solidariteti moral; solidariteti material.

 

 

HYRJE

Globalizimi kulturor është duke u kthyer në një asgjësues kulturash dhe zhdukës të tyre. Prania e tij ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e botëkuptimit tradicional të vlerave dhe institucioneve shoqërore. Familja, farefisi, rrethi, janë duke humbur gjithnjë e më shumë fuqinë dhe prestigjin që dikur e kanë pasur. Për pasojë, ‘e mira e përbashkët’, si koncept dhe praktikë tradicionale, është përmbysur nga individualizmi. Pavarësisht se të mirat materiale janë shtuar, hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është thelluar. Gjithnjë e më shumë të pasur me interesim gjithnjë e më të vogël për të varfrit. Vazhdimi i një gjendje të këtillë nuk është se i bën nder dikujt. Për këtë shkak, institucione të ndryshme shkencore janë duke u marrë me hulumtime rreth vlerave shoqërore në kohën tonë[1].

Një nga vlerat e hulumtuara shumë është edhe solidariteti shoqëror. Siç dihet, njeriu nga vet natyra e tij është shoqëror, andaj ka nevojë për të tjerët siç këta të fundit kanë nevojë për të. Por, duke qenë se ka botëkuptime të ndryshme rreth solidaritetit, atëherë kërkohen edhe kontribute tjera, respektivisht ai i fesë. Ky punim ka ardhur pikërisht si një kontribut dhe përgjigje konkrete për solidaritetin nga perspektiva islame:

1)      Çfarë nënkuptojmë me solidaritetin shoqëror nga perspektiva islame?

2)      Cilat janë tiparet dalluese të solidaritetit nga perspektiva islame?, dhe

3)      Cilat janë format e manifestimit të tij dhe objektivat realizimin e të cilave e mëton ky institucion shoqëror islam?

Qëllimi i tij themelor është të zbardh dhe ndriçon konceptin islam për solidaritetin shoqëror, kuptimet e tij të thella, shtrirjen e tij të gjerë dhe aplikimin e tij të lehtë. Solidariteti sipas Islamit nuk është teori e thatë. Nuk është as aplikim formal. Solidariteti përfshin anën shpirtërore dhe materiale. Po kështu ai nuk aplikohet vetëm në raste fatkeqësish por edhe gëzimesh. Ai është, para së gjithash, reflektim i lidhjeve të forta fetare, i vëllazërisë, e pastaj edhe i lidhjeve tjera dhe detyrimeve që rrjedhin prej tyre. Këto janë vetëm disa prej elementeve që dallojnë solidaritetin në Islam. Dhe këtu qëndron rëndësia e këtij punimi, i cili ofrohet si një alternativë e dobishme për të ruajtur dhe kultivuar vlerat tradicionale në këtë kohë të zbehjes së tyre. Metodologjia e ndjekur në punim është përshkruese. Punimi është i shtrirë në dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë kemi folur për vlerat shoqërore nën efektin e globalizimit kulturor, ndërsa në të dytën kemi folur për solidaritetin nga perspektiva islame, duke e shpjeguar fillimisht si koncept, për tu ndalur më pas tek dy format e tij kryesore, të shoqëruara edhe me shembuj përkatës.

  1. GLOBALIZIMI KULTUROR DHE KULTURAT LOKALE

Shekujt XX dhe XXI kanë përjetuar një zhvillim të madh teknologjik. Mjetet e transportit dhe teknologjia e komunikimit kanë afruar më shumë se kurrë më parë individët, organizatat, qeveritë dhe shtetet[2]. Kjo ka bërë që kontaktet të jenë më të shpeshta, më të shumta dhe më të ndryshme. Lëvizja e njerëzve dhe mallrave ka shkaktuar një ndryshim, i cili ka prekur pothuajse çdo aspekt të jetës së njerëzve. Është krijuar një klimë e re e cila ka tendencë të bëjë ndryshime rrënjësore, jo vetëm në tregje por edhe në kulturë e tradita, për ta shndërruar botën në një fshat, perëndimor, apo edhe më saktë amerikan. Së këndejmi, jo të gjithë i kanë duartrokitur globalizimit dhe jo të gjithë e kanë pritur mirë. Janë jo vetëm shtetet e vogla dhe të pafuqishme ato që kanë shfaqur frikën nga globalizimi. Kohë më parë, diplomacia greke, franceze dhe kanadeze ankoheshin për efektet shkatërruese të globalizimit kulturor[3].

  1. ÇFARË ËSHTË GLOBALIZIMI KULTUROR DHE CILI ËSHTË GJYKIMI I SHKOLLARËVE MYSLIMANË PËR TË?

Globalizimi kulturor nënkupton takimin e kulturave dhe traditave të ndryshme botërore. Ky takim nuk është krejtësisht miqësor, pasi që dimensioni kulturor i globalizimit, siç do të shprehej Ragnar Müller, nuk është vetëm sfidues por edhe zhdukës i kulturave lokale nga amerikanizmi kulturor. Laramania dhe diversiteti nën efektin e globalizimit kulturor zhduken për të ardhur një kulturë e re, kulturë botërore e hegjemonizuar[4]. Për këtë shkak, globalizimi është parë më shumë perendimizim (westernizim) i kulturave se sa bashkëpunim me to[5].

Kultura e re globale, e importuar në vendet tjera, është imponuese do të thoshte Dr. Jusuf Kardavi[6]. Ajo po kështu ka efekte asimiluese[7]. Globalizimi mëton një lloj riidentifikimi kulturor, një stil të ri jetese, një modelim sipas mënyrës amerikane. Për pasojë, ajo që dikur ka qenë traditë e një populli sot mund të jetë harruar fare. Këtë “modelim” disa studiues e konsiderojnë, jo vetëm si mjet me të cilin Perëndimi po përhap vlerat liberale perëndimore në tërë botën[8], por edhe një lloj komploti ndaj kulturave tjera[9]. Globalizimi kulturor luftë kulturore, që nënkupton dominimin e kulturës së të fortit ndaj kulturës së të dobëtit[10]. Se çfarë ndikimi ka pushtimi nga aspekti shpirtëror dhe kulturor na flet edhe Ibn Halduni, i cili në Mukaddime, në një kapitull të veçantë, kapitullin 23, thotë: ‘I pushtuari është gjithmonë i dhënë pas pushtuesit duke e pasuar atë në dukje dhe bindje dhe në çdo gjë tjetër. E shkak është se, njeriu, nga vet natyra e tij, beson në përsosmërinë e atij që e ka pushtuar dhe të cilit i është nënshtruar.[11]’ Bile, Dr. Ammare konsideron se nuk është duke ndodhur vetëm përmbysja e kulturave, por edhe e feve. Ai konsideron se globalizimi është duke i krishterizuar myslimanët[12].

Këtë ndryshim, Muhammed Esedi e sheh të rrezikshëm, madje edhe e quan “fe” e cila njerëzve po ua zëvendëson fenë, kulturën, traditat e gjithçka tjetër. Ky ndryshim ndodh nëpërmjet rrugës së kulturës dhe ekonomisë. Tekstualisht thotë: ‘Tempujt e kësaj feje (globalizimit) janë fabrikat e monedhës, kinematë, laboratorët kimikë, sallat e vallëzimit, fabrikat e prodhimit të rrymës, ndërsa priftërinjtë e saj janë financierët, inxhinierët, yjet e kinematografisë, komandantët e industrisë dhe heronjtë e aeroplanëve[13]

Por, përhapja e globalizimit kulturor nuk ka ndodhur vetëm me teknologji (tv, radio, internet) dhe presionet ekonomike. Disa studiues numërojnë edhe  kërcënimet ushtarake si forma me të cilat globalizimi kulturor është përhapur[14].

  1. MEGJITHATË, GLOBALIZIMI KULTUROR NUK REFUZOHET TËRËSISHT

Por, globalizimi kulturor –siç thotë Gidensi- është proces i dyanshëm[15], është  diçka të cilën edhe ne mund ta përdorim për t’iu kundërvënë globalizimit kulturor dhe jo vetëm. Globalizmi as nuk është e keqe absolute, as e mirë absolute[16]. Ne, nisur nga roli ynë misionar, globalizimin mund ta vëmë në shërbim të përhapjes së fesë në perëndim[17]. Prof. Dr. Xhafer Shejh Idris, përmend disa gjëra me rëndësi të cilat mund t’i përfitojmë nga globalizimi kulturor, prej të cilave, si më të rëndësishme, do të veçoja:

–          njoftimi me kulturat tjera i domosdoshëm për tua përcjellë fenë dhe për të diskutuar me ta;

–          njoftimi me kulturat perëndimore ka ndikuar që një pjesë e myslimanëve t’i rikthehen fesë seriozisht. Kjo kur kanë kuptuar se në terren gjendja nuk është ashtu siç iu përshkruhet, dhe

–          kulturat perëndimore kanë të mira që nuk mohohen. Refuzimi i tyre nga ana jonë do të ishte veprim i gabuar[18].

Këtë synim e ka edhe ky punim. Globalizimi ka të mira të shumta, ndër të cilat edhe kjo mundësia që të kontaktojmë me të tjerët dhe ta prezantojmë “mallin” tonë. Duke marrë parasysh vlerat humane në rënie, konsiderojmë se ky punim është një shembull i asaj se çfarë mund t’i ofrojmë botës. Në pjesët në vazhdim do ta trajtojmë solidaritetin, si vlerë që po vyshket në shoqëritë perëndimore, për të dëshmuar se vlerat islame i duhen botës moderne.

  1. ISLAMI PËR SOLIDARITETIN SHOQËROR

II.1. PËRCAKTIMI FETAR I KONCEPTIT PËR SOLIDARITETIN

Solidariteti shoqëror -përgjithësisht- nënkupton lidhjet në kuadër të një bashkësie, marrëdhëniet shoqërore që i lidhin njerëzit, që krijojnë raporte të afërsisë, të ndihmës reciproke, të komunikimit konstruktiv, të bashkëndjesisë[19]. Ahmed Umer Hashim, solidaritetin e përkufizon si angazhim kolektiv të atyre që kanë mundësi materiale për të ndihmuar njerëzit në nevojë ose për tua mbuluar detyrimet që ata vet nuk kanë mundësi t’i mbulojnë[20]. Me pak fjalë, solidariteti është përgjegjësia shoqërore e individit[21].

Në Islam, solidariteti dallon si për nga motivi, si për nga format e manifestimit. Motivi për solidaritet është fetar, pra synohet para së gjithash përfitimi i kënaqësisë së Allahut[22], e jo politik e racor. Solidariteti është imazhi lëvizës dhe faktografik i vëllazërisë fetare[23]. Roli i tij në shoqëri, figurativisht, krahasohet me rolin e gjymtyrëve në trup…Solidariteti nuk është bamirësi dhe ndihmë por detyrë dhe përgjegjësiu. Nga kjo perspektivë, solidariteti është obligim që duhet të përmbushet nga të gjithë veç e veç: kryefamiljari me familjen, i pasuri me të varfrin, fqinjin me fqinjin, farefisi ndërmjet vete, i forti me të dobëtin, e kështu me radhë[24]. Solidariteti nuk është krejt vullnetar. Në Islam është i rregulluar shtretërish dhe edhe në mënyrë të obliguar. Shembull për këtë kemi zekatin[25].

Solidariteti është i rregulluar me tekste nga Kur’ani dhe Sunneti. Dr. Hashimi përmend disa sosh prej tyre[26], si:

Ajetet:

–          “…Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!…” [Maide: 2]

–          “Për kohën! 2. Me të vërtetë, njeriu është në humbje, 3. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” [Asr: 1-3]

Hadithet:

–          “Besimtari për besimtarin është sikur godina pjesët e së cilës mbajnë njëra tjetrën.”[27]

–          “Shembulli i besimtarëve në dashurinë dhe mëshirën e ndërsjellë është sikur shembulli i një trupi të vetëm, i cili vuan edhe atëherë kur vetëm një gjymtyrë e tij vuan.[28]

–          “Nuk ka besuar (plotësisht) ai që për vëllain e vet nuk do atë që do për vete.[29]

Natyrisht, ka edhe tekste tjera të shumta që trajtojnë solidaritetin shoqëror, por këto ishin vetëm sa për ilustrim[30]. Siç mund ta vërejmë, solidariteti ka principe të përgjithshme, të cilat përfshijnë të gjitha aspektet e jetës. Solidariteti nuk ndodhë vetëm në vështirësi, por edhe në gëzime. Myslimani është vëllai i myslimanit dhe me të ndan të mirën dhe të keqen[31].

II.2. SOLIDARITETI MORAL

Solidariteti moral nënkupton lidhjen shpirtërore me njëri tjetrin duke ndarë jo vetëm momentet e vështira së bashku por edhe ato të mira. Siç do të shohim, në kuadër të obligimeve ndërmjet besimtarëve është edhe përgjigja në ftesë për gëzim. Nga këtu, solidariteti moral, siç do të shprehej edhe Imam Gazaliu, është fryt i moralit të mirë[32] dhe, rrjedhimisht, edhe imazhi që shpërfaq vëllazërisë e vërtetë fetare dhe lidhjes e kërkuar shoqërore. Me këtë kuptim e manifestim, solidariteti moral është më i rëndësishëm se ai material, jo vetëm për shkak të ndjenjave edhe emocioneve, por edhe anës praktike[33].

Karakteristikë e solidaritetit, qoftë moral, qoftë material, është se ai nuk është i tkurrur vetëm ndërmjet myslimanëve. Format në vazhdim do të na zbulojnë më shumë detaje për konceptin e solidaritetit moral dhe imazhet e manifestimit të tij.

II.2.1. Solidariteti me myslimanët

II.2.1.1. Manifestimi i solidaritetit ndërmjet myslimanëve

Baza e solidaritetit moral ndërmjet myslimanëve është lidhja e tyre në baza fetare ose vëllazëria fetare. Në tekste të shumta në Kur’an dhe Sunnet është theksuar kjo vëllazëri, format dhe rëndësia e saj. Allahu thotë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër,…” [Huxhurat: 10]; “…Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato…” [Enfalë: 63]; “…e të mëshirshëm midis tyre…” Fet’h: 29]. Mustafa Sibai, duke iu referuar ajetit të parë, thotë: ‘Shpallja e ‘vëllazërisë’ nga Kur’ani nënkupton solidaritet jo vetëm në aspektin material por edhe në atë moral[34]

Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë: “Myslimani është vëlla i myslimanit… [35]”; “Shembulli i besimtarëve në dashurinë dhe mëshirën e ndërsjellë është sikur shembulli i një trupi të vetëm, i cili vuan edhe atëherë kur vetëm një gjymtyrë e tij vuan[36].”; “Nuk ka besuar (plotësisht) ai që për vëllain e vet nuk do atë që do për vete.[37]” Dr. Umer Hashimi duke folur për imazhet e vëllazërisë dhe reflektimin e saj thotë: ‘Vëllazëria fetare parasheh drejtësinë ndërmjet njerëzve, përkrahjen e të dëmtuarit, largimin e brengave dhe fatkeqësive.[38]

Nisur nga këto kuptime të gjera që përfshin solidariteti moral, dijetarë dhe hulumtues myslimanë kanë përmendur disa forma se si manifestohet ky solidaritet[39], disa prej të cilave do t’i veçojmë në vijim: urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja[40]; ndarja e drejtësisë ndërmjet vete; ruajtja e nderit të njëri tjetrit[41]; pajtimi në rast të prishjes; bashkimi dhe uniteti[42]; ikja nga bojkoti i njëri tjetrit – dhënia selam si imazh konkret[43]; ikja nga konflikti fizik dhe lufta me njëri tjetrin; ndihma ndaj vëllait kur është i drejtë dhe i padrejtë[44]; largimi i brengave; mos tallja dhe nënçmimi; falja dhe tolerimi; ikja nga zilia dhe urrejtja; përgjigja në ftesë; ngushëllimi (duke e vizituar në sëmundje, duke ia falur dhe përcjellë xhenazen); mbulimi i të metave në të gjallë dhe pas vdekjes; përcjellja e xhenazes dhe lutja për të, etj.

II.2.1.2. Kategoritë e solidaritetit[45]

Solidariteti nuk është koncept i shthurur. Myslimanit nuk i konsiderohet për burrëri, e aq më pak për fetari, të interesohet për të tjerët, e të braktisë ata që duhet kujdesur në radhë të parë për ta, familjen në këtë rast. Nga këtu, solidariteti i mirëfilltë fillon me familjen, respektivisht me prindërit[46], gruan[47] dhe fëmijët[48], fqinjët[49], farefisin[50], shoqërinë dhe njerëzit në përgjithësi. Secilit i kushtohet hapësirë dhe vëmendje sipas rregullit ‘Jepi atij atë që e meriton.

II.2.2. Solidariteti me jomylsimanët

II.2.2.1. Baza e solidaritetit moral me jomylsimanët

Siç përmendëm, karakteristikë e solidaritetit në Islam, moral apo material qoftë, është se ai nuk është i tkurrur vetëm ndërmjet besimtarëve myslimanë. Natyrisht, kur e themi këtë, nuk kemi për qëllim zhdukjen e dallimeve që ekzistojnë në shprehjen e këtij solidariteti ndaj myslimanëve dhe të tjerëve. Megjithëkëtë, ekzistojnë lidhje të njohura e aprovuara nga feja, të cilat na bëjnë të kultivojmë solidaritetin me jomyslimanët, veçmas atë material. Këto lidhje janë humane[51], familjare[52], farefisnore[53], misionare[54].

II.2.2.2. Manifestimi i solidaritetit moral me jomylsimanët

Solidaritetit moral me jomylsimanët manifestohet në disa forma, si: ndarja e drejtësisë me jomylsimanët, duke mos ua shkelur të drejtat që iu takojnë, dëshirimi i udhëzimit për në rrugën e drejtë, vizita e tyre në rast sëmundje me qëllim që t’iu përfitohet zemra[55]. Pejgamberi a.s., siç shënon Buhariu, kishte vizituar një fqinj të tij çifut, të cilit në momentet e fundit të jetës ia kishte prezantuar fenë dhe ai e kishte pranuar.

II.2.3. Synimet e solidaritetit moral

Besimtari me solidaritetin moral synon fillimisht fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe shpërblimin e Tij[56], realizimin e vëllazërisë fetare, e cila është objektivë e kësaj feje[57], forcimin e lidhjeve shoqërore[58], lumturinë dhe mirëqenin[59], dhe udhëzimin në rrugën e Zotit.

II.3. SOLIDARITETI MATERIAL

Në Islam anëtarët e shoqërisë kanë edhe detyrime materiale karshi njëri tjetrit. Kjo bën që solidariteti material të mos jetë thjesht bamirësi por edhe detyrim dhe përgjegjësi. Allahu i Madhëruar kërkon nga besimtarët e pasur që të japin nga pasuria që Ai ua ka dhënë. Po kështu na mëson se në pasuritë e të pasurve ka pjesë të caktuar, e cila i takon të varfërve[60]. Nga këto mësojmë se pronar i vërtetë i pasurisë është Allahu ndërsa njeriu është mbikëqyrës andaj duhet të veprojë konform rregullave që i përshkruhen, respektivisht duhet të përmbushë detyrimet karshi të varfërve.

Dijetarët dhe studiuesit myslimanë kanë përshkruar format se si manifestohet solidariteti material, se cilat janë qëllimet e tij dhe cila duhet të jetë etika që duhet përfillur gjatë kohë sa ndihmojmë të tjerët.

Në vazhdim do të ofrojmë një përmbledhje rreth çështjeve në fjalë.

II.3.1. Llojet e solidaritetit material

Siç përmendëm solidariteti ka rëndësi të madhe në fe andaj edhe nuk është lënë krejtësisht çështje vullnetare. Solidariteti material merr trajtë edhe të obliguar. Se si manifestohet vullnetarisht dhe në mënyrë të obliguar, do të mësojmë në vazhdim:

II.3.1.1. Solidariteti vullnetar

Solidariteti vullnetar mund të quhet ndryshe edhe qytetar. Pra, është participim individual dhe krejtësisht i vullnetshëm. Është kjo ajo që e quajmë sadaka (lëmoshë). Në Kur’an dhe Sunnet gjejmë tekste të shumta të cilat na nxisin të japim e të ndihmojmë të tjerët. Në Kur’an Allahu na urdhrin të sillemi mirë me të afërmit[61], pra t’i ndihmojmë, sikur që na tregon se Ai e do lëmoshën dhe e rrit përfitimin e saj[62], në ndërkohë që urren format tjera jolegjitime të përfitimeve, siç është kamata. Po kështu na flet për besimtarët e devotshëm që japin duke synuar fitimin e kënaqësisë së Tij[63]. Edhe Pejgamberi a.s. i ka kushtuar rëndësi të madhe lëmoshës dhe verave të saj duke nxitur për dhënie dhe duke na i përmendur disa prej përfitimeve në botën tjetër[64].

Në Islam është kultivuar një formë e rrallë e lëmoshës që është karakteristikë vetëm e jona. Fjala është për vakëfin, një pronë e lënë për të varfrit dhe për nevoja shoqërore, destinimi i të cilës nuk mund të ndryshohet. Ajo si pronë i dedikohet Alalhut, si përfitim të varfërve dhe nevojtarëve. As nuk mund të shitet dhe as të lihet në trashëgim[65].

II.3.1.2. Solidariteti i obliguar

Ndryshe mund të quhet shtetëror. Në Islam, shteti obligon të pasurit që për të varfrit të ndajnë pjesë të pasurisë që kanë. Është kjo ajo që fetarisht njihet si zekat. Allahu thotë: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira!…” [Teube: 103]; “Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.” [Dharijat: 19]. Pejgamberi a.s. ka thënë: ‘…bëjua me dije se Allahu ua ka obliguar dhënien e një pjese të pasurisë, e cila merret nga të pasurit dhe iu kthehet të varfërve.[66]

Reshid Rida duke folur për Zekatin dhe rëndësinë e tij në luftimin e varfërisë ka thënë: ‘Islami dallon nga të gjitha fetë me urdhrin për të dhënë Zekatin. Sikur myslimanët ta aplikonin, nuk do të mbetej i varfër në mesin e tyre.[67]’ Zekati i shërben fillimisht luftimit të varfërisë në nivel lokal, e më pas edhe në rrafsh më të gjerë. Imam Gazaliu thotë se nuk bartet zekati nga një vend ne tjetrin[68]. Megjithatë, ka edhe forma tjera me të cilat shprehet solidariteti i detyruar material. Prej këtyre formave do të veçonim dhënien e Sadakatu-l-Fitrit në fund të Ramazanit, therjen e kurbanit për ata që kanë mundësi në Kurban Bajram, shpagimet për gabimet gjatë adhurimeve të caktuara (kefareti), zotimet[69], etj.

II.3.2. Kategoritë përfituese

Në përgjithësi, solidariteti material i detyruar, ose zekati me theks të veçantë, jepet për kategoritë që Allahu i ka përshkuar në Kur’an: “Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” [Teube: 60]

Solidariteti material është një e mirë që mbulon të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, pavarësisht fesë që kanë. Në fakt, dijetarët myslimanë kanë thënë se zekati i jepet vetëm myslimanëve por janë burime tjera, si lëmosha vullnetare, ajo me të cilën ndihmohen jomylsimanët.

Nëse do të bënim ndonjë klasifikim të njerëzve që mbulohen nga solidariteti material, vullnetar dhe i detyruar, atëherë një ndarje do të mund të bëhej edhe sipas mënyrave vijuese:

1)      Kategoritë sipas fesë, ky bëjnë pjesë myslimanët dhe jomylsimanët[70].

2)      Kategoritë sipas afërsisë, ku fillohet me ata që e ke për detyrë të kujdesesh materialisht për ta[71], pra familjen[72], pastaj farefisin[73], fqinjët e më gjerë[74].

3)      Kategoritë sipas nevojës, të cilat u përshkuan më lart në ajetin 60 të kaptinës Teube. Këtu hyjnë edhe jetimët, gratë e veja, të moshuarit e varfër, etj.

4)      Kategoritë sipas vendit, e që fillohet së pari me të varfrit lokalë për të vazhduar më pas me të tjerët[75].

II.3.3. Synimet e solidaritetit material

Solidariteti material në Islam ka synime shumë madhore, prej të cilave do të veonim:

1)      Në radhë të parë, si për çdo vepër tjetër, me të synohet arritja e kënaqësisë së Allahut[76].

2)      Fitimin e shpërblimit sepse, duke qenë në shërbim të krijesave, Allahu të shpërblen. Në Kur’an Allahu e përshkuan këtë si një formë huaje që robi e jep për Zotin e Zoti ia kthen shumëfish: “Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish?…” [Bekare: 245] Natyrisht, huaja është përdorur në kuptimin alegorik, pra, ai që ndihmon robërit e Allahut, ka shpërblimin e Allahut[77].

3)      Përmbushjen e detyrimeve karshi familjes, farefisit dhe shoqërisë.

4)      Përfitimin e zemrave dhe dashurisë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Sadakaja ndaj të varfrit është njëherë sadaka, ndërsa ndaj të afërmit është dy herë: Është sadaka dhe mbajtje e lidhjeve familjare.[78]

5)      Luftimin e varfërisë. Ndihma solidare nuk përfshin thjesht zgjidhjen e përkohshme të varfërisë por zgjidhjen afatgjate[79].

6)      Luftimin e dukurive që vijnë si pasojë e varfërisë.

7)      Kultivimin e vlerave dhe virtyteve[80]. Për pikat 5, 6 dhe 7 lexo këtë argument. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ka thënë një njeri: Sonte do të kontribuoj me një lëmoshë! Doli me lëmoshën e tij dhe lëshoi në dorën e një hajni. Njerëzit u gdhinë ndërsa flisnin: Natën – mbrëmë i është dhënë lëmoshë një hajni. Tha: O Allahu im! Ty të takon falënderimi për hajnin! Do të jap sonte (prapë) një lëmoshë. Doli me lëmoshën e tij dhe e lëshoi në dorën e një gruaje të pandershme. Të nesërmen njerëzit flisnin se si një gruaje të pandershme mbrëmë i ishte dhënë lëmoshë. Tha: O Allahu im! Ty të takon falënderimi për gruan e pandershme. Sonte (për të tretën herë) do të jap lëmoshë. Doli dhe e lëshoi sadakanë e tij në dorën e një të pasuri. Në mëngjes njerëzit flisnin se si mbrëmë i ishte dhënë sadaka një të pasuri. Tha: O Allahu im! Ty të takon falënderimi për hajnin, gruan e pandershme dhe të pasurin! I erdhi (frymëzimi ose meleku nga ana e Allahut) dhe i tha: Sa i përket lëmoshës sate ndaj vjedhësit, ndoshta me të e ruan nderin dhe e braktis vjedhjen; sa i përket gruas së pandershme, ndoshta e ruan moralin dhe i ikë amoralitetit; sa i përket të pasurit, ndoshta merr mësim dhe shpenzon nga ajo që i ka dhënë Allahu.[81]

8)      Investimi në shkencë dhe dije. Dr. Jusuf Kardavi përmend se juristët myslimanë kanë paraparë ndarjen e zekatit edhe për atë që i përkushtohet dijes në ndërkohë që nuk e kanë paraparë këtë për atë që i përkushtohet adhurimit. Kjo për shkak se adhurimi nuk ka nevojë që t’i përkushtohemi tërësisht, e madje edhe po ta bënim është çështje private, në ndërkohë që dija kërkon përkushtim dhe nuk është private. Për këtë shkak, Dr. Kardavi citon Imam Ebu Hanifen, ta ketë lejuar bartjen e zekatit nga një vend në tjetër, përkundër rregullave, nëse në pyetje është investimi në studentë dhe kërkues të dijes[82].

II.3.4. Etika e solidaritetit material

Në Islam, duke qenë se me solidariteti synohet fitimi i kënaqësisë së Zotit, atëherë gjërat tjera kanë pak rëndësi. Po kështu, me ndihma synohet të ruhet morali i të varfërve dhe privatësia e tyre, e jo të zbulohen. Për këtë shkak preferohet shumë që ndihmat të jepen në fshehtësi. Allahu na mëson: “T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.” [Bekare: 271] Kur përmend robërit e sinqertë, përmend se tipar i tyre është dhënia në fshehtësi: “Ne po ju ushqejmë për Allahun, nuk duam prej jush shpërblim dhe as falënderim.” [Insan: 9]

Pejgamberi a.s. aq shumë na ka porositur që ta ruajmë këtë detaj saqë ka thënë që kur të japim ‘…të mos dijë e majta se çfarë dha e djathta[83].’

PËRFUNDIM

Pas prezantimit të solidaritetit shoqëror nga perspektiva e fesë islame, si rezultate kryesore dhe të gjetura të rëndësishme të tij, mund t’i veçojmë:

1)      Rolin më aktiv të shoqërive tradicionale në raport me globalizimin kulturor, duke mos lejuar shkrirjen në vorbullën e tij.

2)      Shfrytëzimin e mundësive që ofron globalizimi për të përcjellë vlerat tona tek të tjerët, në mënyrë që globalizimi të jetë proces i drejtë në marrë-dhënie.

3)      Plasimin e ideve fetare në ambiente të ndryshme, që të dihet se roli i fesë, veçmas në çështje që kanë të bëjnë me lidhjet shoqërore, është i pazëvendësueshëm.

[1] Ky punim është prezantuar në konferencën shkencore të organizuar nga Universiteti Marin Barleti në Shqipëri, në nëntor 2017.

[2] Ky konstatim është i Antoni Gidensit (Anthony Giddens). Shih: Nuruddin Zimam, “Avlemetu-th-thekafeti – el-mustehil ve-l-mumkin”, Revista El-ulum el-insanijje, Universiteti Biskra, Algjeri, nr.1, nëntor 2001, f. 135.

[3] Shih: Grup autorësh, El-muslimune fi muvaxheheti el-betth-thi el-mubashir, (Rijad: Dar Tuvejk, 2000), f. 42-42.

[4] Shih: Ali Pajaziti, Fjalor i Sociologjisë, (Shkup: Logos-A, 2009), f.212.

[5] Shih: Ebu Bekir Refik, “Mehatir el-avlemeti ala el-huvijejti eth-thekafijjeti li-l-alemi-l-islamij”, Dirasat – Universiteti Ndërkombëtar Islamik, Chitagong, Bangladesh, vëll, 4, dhjetor 2007, f. 8.

[6] Po aty, f. 9.

[7] Shih: Muhammed Ammare, Bejne el-alemijjeti el-islamijje ve-l-avlemeti el-garbijje, (Kajro: Mektebetu El-Imami El-Buhari, 2009), f. 51.

[8] Shih: Ebu Bekir Refik, “Mehatir el-avlemeti, op. Cit., f. 6.

[9] Shih: Ali bin Ibrahim Nemle, Haxhisu-l-muamereti fi-l-fikri-l-arabij bjne et-tehvini ve-t-tehvil, (Bejrut: El-merkez eth-thekafij el-arabij, 2009), f. 109-111.

[10] Shih. Xhelal Emin, El-avlemeh, (Kajro: Dar el-mearif, 2002), f. 48.

[11] Ibn Haldun, Tarihu Ibn Haldun, ver. Halil Shehadeh, (Bejrut: Dar El-Fikr, ed.2, 1988), 1/184.

[12] Shih: Muhammed Ammare, Bejne el-alemijjeti el-islamijje ve-l-avlemeti el-garbijje, op.cit., f. 54.

[13] Shih: Abdul Kadir bin Muhammed Ata Sufi, Athar el-avlemeh ala akideti-sh-shebab, (Muslim World League: Davetu-l-hakk: v. 23, nr. 215. 1427 h.), f. 13.

[14] Shih: Xhafer Shejh Idris, Sirau-l-hadarat bejne avlemetin garbijjetin ve ba’thin islamij, (Rijad: Mexhel-letu El-Bejan, 1433 h.), f. 14; Ebu Bekir Refik, “Mehatir el-avlemeti, op.cit., f. 8.

[15] Shih: George Ritzer dhe Douglas J. Goodman, Teoria sociologjike, për. Grup përkthyesish, (Tiranë: UFO Press, 2008), f. 592. .

[16] Shih: Abdul Aziz Berguth, Esh-shuhud al-hadarij li-l-ummeti el-vesat fi asri-l-avlemeh, (Kuvajt: Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame, 2007), f. 129.

[17] Shih: Ebu Bekir Refik, “Mehatir el-avlemeti , op.cit., f. 7.

[18] Shih. Dr. Xhafer Shejh Idris, Vesail el-ittisal ve alakatuna bi-th-thekafat el-uhra, op.cit., f. 72-73.

[19] Ali Pajaziti, Fjalor i Sociologjisë, op.cit., f. 603.

[20] Shih: Ahmed Umer Hashim, Et-tedamun fi muvaxheheti et-tehaddijjat, (Kajro-Bejrut: Dar Esh-shuruk, 2001), f.9.

[21] Shih: Sejjid Hashim Mevsevi, En-nidham el-ixhtimaij fi-l-Islam, (Bejrut: Dar esh-shuruk, 1992), f. 52.

[22] Shih: Kur’ani: Insan: 9: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim! 10. Ne i frikësohemi Zotit tonë në një Ditë të ashpër, që do t’i bëjë fytyrat të jenë të vrenjtura.”

[23] Shih: Kur’ani: Enfalë: 62-63:  “Ai të ka forcuar me ndihmën e Tij dhe me besimtarët, 63. duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”

[24] Shih: Sejjid Hashim Mevsevi, En-nidham el-ixhtimaij fi-l-Islam, op.cit., f. 56; 57.

[25] Për më shumë rreth zekatit si ligj që rregullon solidaritetin shoqëror shih: Ahmed Mustafa Hatir, El-hidmetu el-ixhtimaijje – nadhretun tarihijjetun – menahixh el-mumareseh- el-mexhalat, (Aleksandri: El-mekteb el-xhami el-hadith, ed. 2, 1995), f. 45.

[26] Shih: Ahmed Umer Hashim, Et-tedamun, op. cit., f.9.

[27] Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[28] Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[29] Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[30] Shih hadithet: ‘Aq shumë më porositi Xhibrili për fqinjin saqë mendova se do të ma bëjë trashëgimtar.’ [Buhariu dhe Muslimi]; ‘Kush mbulon nevojën e vëllait të vet, Allahu do t’ia mbuloj atij nevojën!’ [Buhariu dhe Muslimi]; ‘Nuk ka besuar në mua ai që flenë ndërsa fqinji i tij është barkzbrazur…’ [Taberaniu]; ‘Unë dhe kujdestari i jetimit jemi bashkë në Xhennet…’ [Buhariu]; ‘Kush kujdeset për gruan e vejë dhe miskinin është sikur luftëtari në rrugën e Allahut ose ai që falet natën dhe agjëron ditën.’ [Buhariu]; ‘…Kur ta rrjepësh kurbanin, fillo me fqinjin tonë çifut…’ [Ebu Davudi dhe Tirmidhiu].

[31] Parafrazuar nga: Ahmed Umer Hashim, Et-tedamun, op. cit., f. 32.

[32] Alevi Ebu Bekir Muhammed Seffaf, Muhtesar Ihjai Ulumi-d-Din, (Xhakarta: Dar el-kutub el-islamijje, 2004), f. 89.

[33]  Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë: ‘Ju nuk mund të tregoheni zemërgjerë me pasuritë  (ndihmat, lëmoshat) tuaja ndaj të gjithë njerëzve (sepse nuk mjaftojnë), por tregohuni zemërgjerë duke u shfaqur fytyrëçelur para tyre dhe duke treguar moral të mirë me ta.’ Hadithi është hasen li-gajrihi. Shih: Sahihu-t-Tergibi ve-t-Terhib, nr. 2661.

[34] Parafrazuar nga: Mustafa Sibai, Ishtirakijjetu-l-Islam, (Egjipt: Eddar el-kavmijje li-t-tibaati ve-n-neshr, ed. 2, pa vit botimi), f. 111.

[35] Hadithin e shënon Muslimi.

[36] Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[37] Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[38] Ahmed Umer Hashim, Et-tedamun, op. cit., f. 32.

[39] Shih: Ahmed Umer Hashim, Et-tedamun, op. cit., f. 32 e tutje; AbduRrahim bin Muhammed El-Mugadh-dhevi, Ed-da’vetu ve siletuha bi-l-hajat, (Rijad: Mektebetu-rr-Rrushd, pa vit botimi), f. 222-239; Abdul Aziz bin Muhammed Selman, Min mehasini-d-dini el-islamij, (Botim privat: ed. 3, 1983), f. 10-11; 17; 18.

[40] Shoqëria islame është e ngritur mbi baza fetare andaj prej imazheve më të theksuara të saj është se vazhdimisht e urdhërojnë njëri tjetrin për të mirë dhe e ndalojnë nga e keqja [Shih kaptinën Teube, ajeti: 71]. Se sa e rëndësishme është kjo mësojmë nga një hadithi i njohur profetik, i cili urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja e sheh si organ që garanton ekzistencën e kësaj shoqërie në tokë.

[41] Duke mos ia shkelë nderin familjar por as duke mos e përgojuar.

[42] Si mjet i realizimit të kësaj është edhe namazi me xhemat. Me faljen e namazit me xhemat përfitohet njohja ndërmjet besimtarëve, përforcohen lidhjet, shtohen dashuria, butësia dhe mëshira e ndërsjellë. Ngjashëm trajtohen edhe zekati, agjërimi  dhe haxhi që i shërbejnë kësaj lidhje dhe këtij bashkimi. Shih: Abdul Aziz bin Muhammed Selman, Min mehasini-d-dini el-islamij, op.cit., f. 10-11; 17; 18.

[43] Dhënia selam konsiderohet si formë që tregon se nuk ka bojkot dhe as lëçitje ndërmjet vëllezërve.

[44] Kjo ndihmë manifestohet duke i ndihmuar nëse i bëhet padrejtësi dhe duke i ndihmuar nëse bën padrejtësi, respektivisht duke e ndalur nga padrejtësia.

[45] AbduRrahim bin Muhammed El-Mugadh-dhevi, Ed-da’vetu ve siletuha bi-l-hajat, op.cit., f. 222-239.

[46] Shih urdhrin kur’anor për mirësjellje me prindërit, Isra: 23. Po kështu shih hadithin profetik: ‘Kujt i takon mirësjellja ime së pari? Nënës…Pastaj babait.’ Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[47] Shih ajetin: Nisa: 19; Tahrim; 6; hadithin ‘Silluni mirë me gratë!…’ Sahihu-l-xhami, nr. 960.

[48] Shih ajetet: Tahrim: 6; Nisa: 11.

[49] Shih ajetin: Nisa: 36; hadithin e shënuar nga Buhariu dhe Muslimi: ‘Xhibrili më porositi aq shumë për fqinjin saqë mendova se do ta caktojë trashëgimtar.’

[50] Shih ajetin: Nisa: 36; hadithin e shënuar nga Buhariu dhe Muslimi: ‘Në Xhennet nuk hyn ai që shkëput lidhjet farefisnore.

[51] Të gjithë njerëzit, në origjinë, janë prej një babai dhe një nëne. Jo vetëm kaq. Besimtari dallohet për nga aktiviteti human që bën. Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë: ‘Njeriu më i mirë është ai më i dobishmi për të tjerët.’ Në këtë angazhim të tij për të qenë i dobishëm nuk është përjashtuar jomyslimani paqësor[51], veçmas nëse marrim parasysh udhëzimin në rrugën e drejtë, si formë e solidaritetit, të cilën patjetër besimtari duhet ta manifestojë me të tjerët. Dijetarët, duke iu referuar ajetit: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” [Mumtehine: 8] kanë thënë se nuk ka ndalesë që myslimani të sillet mirë me jomyslimanin[51]. Në ajet nënvizohet drejtësia si formë e zhvillimit të raporteve, e që, siç kemi shënuar më lartë, është trajtë e solidaritetit moral. Sigurisht, ka specifika që duhet marrë parasysh me rastin e shprehjes së solidaritetit moral, në mënyrë që të mos veprohet diç që nuk miratohet nga ana e fesë. Shih fetvanë nr. 178077: ‘A shpërblehet besimtari nëse ndihmon jobesimtarët.’, e publikuar më 22.4.2012 në www.islamweb.net. Në fetva janë edhe të dhënat për hadithin e cituar. Shih edhe: Ismail bin Umer bin Kethir, Tefsiru-l-Kur’ani-l-Adhim, (Rijad: Dar Tajjibe li-n-neshr ve-t-teuzië, ed. 2, 1999), 8/90.

[52] Si imazh konkret i kultivimit të solidaritetit me jomylsimanët është lidhja familjare. Buhariu dhe Muslimi shënojnë hadithin e Esmasë r.a., e cila kishte kërkuar leje nga Pejgamberi a.s. për të mbajtur apo jo lidhjet me të ëmën e saj, e cila atëbotë ishte idhujtarë. Pejgamberi a.s. e kishte lejuar.

[53] Hadithin që e shënuam më lartë për mirësjelljen me fqinjët e që përfshin dhe fqinjin jomysliman.

[54] Besimtari, siç e do për vete udhëzimin, duhet ta do edhe për të tjerët, për këtë shkak duhet t’i thërret në fe. Vet udhëzimi është një nga format e solidaritetit moral.

[55] Ibn Tejmije është pyetur për vizitën e jomyslimanëve dhe ka thënë se lejohet sepse mund të ketë dobi në të, respektivisht vizita të bëhet shkak që të udhëzohet në Islam. Shih: Ahmed bin Abdul Halim bin Tejmije, Mexhmu el-fetava, ver. AbduRrahman bin Muhammed bin Kasim, (Medine Munevvere: Kompleksi Mbreti Fehd për botimin e Kur’anit, 1995), 24/265.

[56] Kush mbulon të metat e vëllait, Zoti ia mbulon të metat atij. Pra, edhe kënaqësi e Zotit, edhe shpërblim prej Tij. Shih hadithin e saktë në Sahihu Ibn Maxhe, 2078.

[57] Përmendëm se afrimi i zemrave të besimtarëve ndërmjet vete, sipas ajetit 63 nga kaptina Enfalë, është meritë e fesë.

[58] Vizitat, ngushëllimet, ndarja e gëzimit me të tjerët fiton dashurinë e tyre. Madje, edhe lidh gjeneratat ndërmjet vete. Shih: Abdul Aziz bin Muhammed Selman, Min mehasini-d-dini el-islamij, op.cit., f. 10-11.

[59] Shoqeritë ku ka soldiaritet janë më të lumtura dhe më pak vuajnë nga urrejtja, smira, inati.

[60] Shih ajetet: “…jepuni diçka nga pasuria juaj, të cilën ju ka dhuruar Allahu…” [Nur: 33]; “Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.” [Dharijat: 19]; dhe hadithin: ‘…bëjua me dije se Allahu ua ka obliguar dhënien e një pjese të pasurisë, e cila merret nga të pasurit dhe iu kthehet të varfërve.’ Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[61] “Silluni mirë me fqinjin e afërt dhe atë të largët.” [Nisa: 36].

[62] “Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë.”[Bekare: 276]

[63] “Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.”[Bekare: 274]; “Ne po ju ushqejmë për Allahun, nuk duam prej jush shpërblim dhe as falënderim.” [Insan: 9].

[64] Shih disa nga tekstet: “Kur të gatuash gjellë, shtoji ujë më shumë që t`i japësh dhe fqinjit tënd.” Hadithin e shënon Muslimi.; “Kur njeriu vdes , i ndërpriten veprat e tij, përveçse nga tre gjëra: sadakaja e rrjedhshme...” Hadithin e shënon Muslimi.; “Cili është islami më i mirë? Tha: “ T`i ofrosh ushqim dikujt…” Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi. Aisheja r.a., siç transmeton Tirmidhiu në Sunen, rrëfen se kishin therur një dele ndërsa Pejgamberi a.s. pasi që kishte urdhëruar të shpërndahej lëmoshë për hir të Allahut, e kishte pyetur Aishen: “Çfarë ka mbetur prej saj? Asgjë, me përjashtim të një krahu – iu përgjigj Aisheja. Paska mbetur e tëra, me përjashtim të atij krahu – ia ktheu ai.[64]” Abdullah in Mes’udi r.a., siç shënon Buhariu në Sahihun e tij, transmeton se Muhammedi a.s. ka thënë: “Cili prej jush e ka më të dashur pasurinë e trashëgimtarit të vet se sa pasurinë personale? O i Dërguari i Allahut, nuk ka njeri që të mos e dojë pasurinë e vet më shumë – iu përgjigjën. Atëherë, pasuria e tij është ajo që e jep ndërsa pasuria e trashëgimtarit është pasuria që e lë -tha.” Tirmidhiu transmeton në Sunen nga Ebu Kebshe el-Ennemariu r.a. se ai ka dëgjuar Pejgamberin r.a. duke thënë: “Për tri gjëra iu betohem dhe ua them një hadith, andaj mbajeni në mend: Pasuria e robit nuk pakësohet nga lëmosha!…” Albani thotë se hadithi është sahih – autentik.; “Një dërhem është më i vlefshëm se njëqind mijë dërhem. Sahabët të habitur thanë: E si është e mundur kjo? Tha: “Një person kishte vetëm dy dërhemë, e dha sadaka njërin prej tyre, ndërsa një tjetër shkoi tek pasuria e tij e shumtë, mori prej saj njëqind mijë dërhem dhe i dha sadaka.” Hadithin e shënon Nesaiu ndërsa Albani e konsideron hasen.

[65] Për më shumë, shih: Ahmed Mustafa Hatir, El-hidmetu el-ixhtimaijje, op.cit., f. 47-48.

[66] Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

[67] AbduRrahim bin Muhammed El-Mugadh-dhevi, Ed-da’vetu ve siletuha bi-l-hajat, op.cit., f. 67.

[68] Shih: Muhammed Xhemaluddin Kasimi, Tehdhibu meuidhati-l-mu’minine, (Aleksandri: Dar Ibn Haldun, pa vit botimi), f. 46.

[69] Për më shumë, shih: Ahmed Mustafa Hatir, El-hidmetu el-, op.cit. f. 46-47.

[70] Më parë kemi shpjeguar për këtë çështje tek solidariteti moral.

[71] Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fillo me ata që i ke nën përgjegjësi.” Hadithin e shënon Nesaiu ndërsa Albani e konsideron të saktë.

[72] Pejgamberi a.s. ka thënë: “…Më i miri i këtyre dinarëve është dinari që njeriu shpenzon për familjen.” Hadithin e shënojnë Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh.

[73] Pejgamberi a.s. ka thënë: “Sadakaja ndaj të varfrit është njëherë sadaka, ndërsa ndaj të afërmit është dy herë: Është sadaka dhe mbajtje e lidhjeve familjare.” Hadithin e shënon Buhariu.

[74] Për më shumë shih: Ahmed Umer Hashim, Et-tedamun, op. cit., f. 11.

[75] Po aty, f. 11.

[76] “…jepuni diçka nga pasuria juaj, të cilën ju ka dhuruar Allahu…” [Kur’ani: Nur: 33]; “Ne po ju ushqejmë për Allahun, nuk duam prej jush shpërblim dhe as falënderim.” [Kur’ani: Insan: 9]

[77] Shih: Ebu A’la Mevdudi, Parimet e Islamizmit, përktheu: Vehbi Sylejman Gavoçi, (Tiranë: Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi, 2000), f. 160.

[78] Hadithin e shënon Buhariu.

[79] Për më shumë rreth kësaj shih mendimet e juristëve myslimanë të cituara nga Dr. Kardavi në veprën e tij ‘Fikhu-z-Zekat’ f. 560-570,

[80] Abdul Aziz bin Muhammed Selman, Min mehasini-d-dini el-islamij, (op.cit., f. 11.

[81] Albani në Sahihul xhamië e vlerëson autentik. Shih për më shumë: Ebu A’la Mevdudi, Parimet e Islamizmit, op.cit, f. 160.

[82] Jusuf Kardavi, Fikhu-z-Zekat, (Bejrut: Muessesetu-rr-Rrisale, ed. 2, 1973), f. 560-561; 569-570. Në faqet 856-878 mund të gjeni më shumë rreth objektivave të Zekatit.

[83] Hadithin e shënon Buhariu.

EVOLUIMI I PREDIKIMIT FETAR NGA AI TRADICIONAL NË ONLINE

EVOLUIMI I PREDIKIMIT FETAR NGA AI TRADICIONAL NË ONLINE

 

Sedat ISLAMI, Ph.D.

 

ABSTRAKT

Ekziston një debat i hershëm përkitazi me atë se çfarë mund të klasifikohet si mjet i predikimit fetar e çfarë jo. Disa nga shkollarët myslimanë mendojnë se mjetet e predikimit duhet të jenë puro tradicionale, derisa të tjerë, duke marrë në konsideratë realitetin e ri, që përbën një mal me mundësi për përcjelljen e mesazhit fetar, kanë miratuar transformimin e predikimit fetar, respektivisht kanë përvetësuar si mjete predikimi edhe mjetet bashkëkohore të komunikimit. Por nuk janë vetëm mundësitë ato që karakterizojnë këto mjete, janë edhe sfidat. Ky punim, me theks të veçantë, merret me sfidat e transformimit të predikimit fetar dhe nevojën e mbikëqyrjes së rreptë të tij, në mënyrë që të mos degradojë dhe lajthisë në interpretime të shthurura. Nisur nga këtu, punimi ka rëndësi të veçantë sepse ofron një model të zhvillimit të predikimit fetar online në mediat kosovare, përshkruan kriteret dhe etikën që duhet përfillur si dhe ofron një mori rregullash metodologjike përkitazi me sfidat dhe mënyrën e trajtimit të tyre. Problematikat bazë që trajton punimi janë tre: e para flet për debatin për mjetet moderne të predikimit, e dyta merret me përparësitë dhe mundësitë që ofrojnë mediat online, ndërsa problematika e tretë ekskluzivisht merret me sfidat e predikimit online në Kosovë. Të gjeturat e punimit konfirmojnë, përveç tjerash, nevojën imediate të përkushtimit institucional dhe ndërinstitucional për predikimin fetar online.

 

Fjalët kyçe: predikimi fetar online, mediat online, mediat fetare, sfidat e predikimit, modelet e predikimit.

 

 

HYRJE
 
Predikimi, në esencë, nënkupton informimin. Të predikosh d.t.th. të thërrasësh tjetrin, t’ia përcjellësh mesazhin fetar, t’ia kumtosh porositë fetare, të propagandosh për fenë.[1] Për këtë shkak, predikimi nuk mund të paramendohet pa predikuesin, si burim informimi, audiencën, si target-grup të këtij informimi, dhe mjetet, si elemente me të cilat predikuesi depërton tek audienca. Duke qenë se prej tyre varet jo vetëm përcjellja e mesazhit, por në masë të madhe edhe pranimi i tij, atëherë feja iu ka kushtuar rëndësi të veçantë. Në tekstet fetare gjejmë porosi të shumta që na mësojnë si ta bëjmë përcjelljen e mesazhit në format më të mira të mundshme. Në Kur’an qëndron: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!…” [Kur’ani: 16: 125.];[2] “…o Musa! 41. Unë të kam zgjedhur ty për Vete. 42. Shkoni ti dhe vëllai yt me mrekullitë e Mia dhe mos reshtni së përmenduri Mua! 43. Shkoni te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë! 44. Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!”.” [Kur’ani: 20: 40-44.] Profeti Muhammed (a.s.) po kështu i ka kushtuar rëndësi përcjelljes së fjalëve të tij, saqë lutej: “Allahu ia ndriçoftë fytyrën atij që dëgjon fjalën time dhe ia përcjell të tjerëve më pas!…[3] Sikur që rekomandonte: “Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos irritoni![4]

Nga këtu, dijetarët myslimanë paralel me përkushtimin për fenë, janë përkushtuar edhe për mjetet dhe mënyrat e kumtimit të saj. Pozita e fesë dhe shenjtëria e mësimeve të saja nuk lejojnë që të mos përzgjidhen mjetet. Rrjedhimisht, për predikim kanë miratuar vetëm ato mjete që kanë qenë të njohura e aplikuara tradicionalisht.

Me kalimin e kohës, janë shfaqur mjete të reja të informimit, të cilat ofrojnë mundësi të shumta të përcjelljes së mesazhit fetar tek një audiencë edhe më e gjerë. Janë mediat online (interneti dhe rrjetet sociale me theks të veçantë), ato që na e kanë tkurrur botën në, jo një fshat, por në një ekran të vogël të telefonit, duke na ofruar mundësi por edhe duke na sfiduar në fushën e informimit.  Përballë këtij ndryshimi të madh në botën e (mjeteve të) komunikimit, ka lindur nevoja që të rishikohet mundësia e bartjes së mesazhit fetar edhe nëpërmjet tyre, respektivisht të rishqyrtohet koncepti për mjetet dhe mundësia e aplikimit të tij në mjetet moderne?

Së këndejmi, ky studim merr përsipër t’i gjej përgjigje tre pyetjeve, të cilat njëherësh janë edhe boshte të këtij studimi:

1)      Çfarë nënkupton tradicionalizmi i mjeteve?

2)      Cila është mundësia e predikimit në mediat online?

3)      Cilat janë sfidat e predikimit në mediat online dhe si t’i qasemi atyre?

Studimi ka rëndësi të veçantë pasi që predikimit fetar i ofron një platformë zhvillimi në mediat online, duke i përshkruar rrugët e depërtimit, fushat e aplikimit, dobitë e shfrytëzimit, dhe sfidat dhe pengesat e aplikimit në mediat online. Studimi edhe pse, gjeografikisht, është i fokusuar në terrenin kosovar, teorikisht nuk ka kufij. Si problematikë, vazhdon të konsolidohet dhe përditësohet (bëhet update) vazhdimisht, kështu që, nga kjo perspektivë, ky studim është një kontribut modest në avancimin dhe çuarjen përpara të predikimit fetar në përgjithësi.

 

I. MJETET E PREDIKIMIT FETAR NDËRMJET TRADICIONALES DHE BASHKËKOHORES
 
Debati për aplikimin e mjeteve bashkëkohore në predikim sot konsiderohet i tejkaluar. Është realiteti i ri ai që nuk ka lënë hapësirë për të diskutuar, ose, thënë më mirë, që debatin për përdorimin e këtyre mjeteve e ka zhvendosur në një stad të ri, në atë të mënyrës së përdorimit dhe përfitimit prej tyre. Në fakt, edhe atëherë kur ka ekzistuar ky debat, më shumë ka qenë formal se sa përmbajtjesor. Pikat në vazhdim do ta provojnë këtë.
 
I.1. Çfarë nënkuptojmë me mjete të predikimit të fesë?
Mjetet janë njëra prej katër diagonaleve që përbëjnë strukturën e predikimit. Këto diagonale (shtylla, baza) janë: predikuesi, audienca, tema e predikimit, dhe mjetet dhe mënyrat e predikimit.  Dr. Bejanuni, mjetet e predikimit i përkufizon si “gjëra, materiale e morale, me anën e të cilave predikuesi aplikon metodat e predikimit.”[5] Krahas kësaj, Megdheviu përkujton se aplikimi i këtyre mjeteve duhet të bëhet “në mënyrë të ligjshme dhe të shëndoshë.”[6]

Në vija të trasha, mjetet e predikimit ndahen në: mjetet bazë të predikimit, me të cilat synohen mjetet e miratuara tekstualisht nga Kur’ani dhe Sunneti dhe të aplikuara nga Profeti Muhammed (a.s.) dhe shokët e tij, dhe, të tjera vartëse, të cilat diktohen nga koha e rrethanat, si mjetet bashkëkohore të komunikimit, etj.[7]

Që këto mjete të jenë të miratuara fetarisht, duhet, para së gjithash: të mos ndeshen me parimet bazë të fesë, të përputhen me nivelin intelektual të audiencës, të jenë të përzgjedhura, etj. [8]

 
I.2. Kuptimi tradicional i mjeteve dhe sa (s)përputhet ai me mjetet moderne?
Tradicional konsiderohet një mjet që ka miratim të drejtpërdrejtë fetar dhe që është aplikuar nga Profeti Muhammed (a.s.) dhe shokët e tij. Si shembuj këtu mund të përmendim ligjërimin e së premtes (hytben), dialogun, polemikën, shkresat, delegacionet, etj. Disa shkollarë myslimanë kanë kërkuar me ngulm që në predikim të fokusohemi vetëm tek këto mjetet; të tjerë, siç shënon dr. Ibrahimi, janë treguar liberalë, duke miratuar çdo mjet të dobishëm, derisa të tretë kanë miratuar në parim mjetet bashkëkohore por kanë shtuar kërkesën e islamizimit të tyre. [9]

Nëse shqyrtojmë mjetet, do të vërejmë se miratimi i mjeteve bashkëkohore nuk bëhet në kurriz të mjeteve tradicionale, nuk i tjetërson ato e lëre më t’i eliminojë fare. Disa prej tyre, siç është p.sh. hytbeja, ngelin edhe strukturalisht siç kanë qenë, derisa të tjera, evoluojnë në kuptim të zhvillimit më të madh e aplikimit më të gjerë. Ta zëmë, dialogu, në të kaluarën ka qenë i reduktuar kryesisht në takim fizik, sot i njëjti mjet mund të aplikohet pa patur nevojë të takimit fizik. Kështu, mund të thuhet se mjetet bashkëkohore në fakt janë mjete ndihmëse dhe asistuese të mjeteve tradicionale. Nëse deri dje, hytbeja (ligjërata) e së premtes është përcjellë vetëm nga audienca e pranishme në xhami, sot mund të përcillet nga një audiencë e pakufizuar në numër dhe vend. Për këtë shkak, dr. Abdul Kerimi në librin e tij kushtuar debatit për mjetet, pasi që shpjegon aspektin e kërkuar tradicional të tyre, nënvizon se ai, megjithatë, nuk nënkupton mohimin e mjeteve të reja, përderisa këto të fundit nuk ndeshen me parimet bazë të fesë.[10]

Se mjetet e reja duhen përvetësuar në fushën e predikimit, përveç nevojës ë kohës,[11]flasin edhe disa fakte me rëndësi.

1)      Dr. El-Muhammedi konsideron se mjetet janë ixhtihadijje (jo detyrimisht të caktuara me tekst/pra jo detyrimisht tradicionale). Këtë mendim për mjetet, sipas tij, e kanë shumica e dijetarëve myslimanë.[12]

2)      Dr. Bejanuni mendon se mjetet, parimisht, i përkasin gjërave të lejuara përderisa nuk ekziston argument që i ndalon ato: “Çdo mjet për të cilin nuk ka tekst fetar, për lejim ose ndalim, konsiderohet i lejuar, për shkak se, parimisht, gjërat janë të lejuara, dhe, rrjedhimisht, predikuesit i lihet në dispozicion përdorimi i tyre…[13]

3)      Krahas kësaj, dr. Bejanuni përmend edhe karakteristikën evolutive të mjeteve, që nënkupton se nuk janë statike, të pandryshueshme, porse ato zhvillohen dhe përtërihen varësisht nga koha dhe zhvillimi i material e shkencor i shoqërisë.[14]  Dr. El-Muhammedi këtë e justifikon me vet natyrën e dy referencave kryesore të Islamit, Kur’anit dhe Sunnetit, që janë marrë me problemet e kohës, që, në mënyrë të heshtur, na udhëzojnë të kemi parasysh këtë element çdoherë, pra universalizmin kohor, duke hapëruar çdoherë me kohën. [15]

4)      Dr. Jusri, duke iu referuar sfondit global të audiencës, e cila, në terminologji të Shkencës së Predikimit, ndahet në: audiencë e predikimit (ummetu ed-da’veh), në të   cilën bëjnë pjesë të gjithë njerëzit, dhe audiencë e pasuesve (ummetu el-ixhabeh), ku bëjnë pjesë vetëm myslimanët, konsideron se ne jemi të detyruar, jo vetëm të pranojmë por edhe të gjurmojmë për çdo mjet të ligjshëm për ta përcjellë mesazhin tek audienca.[16]

5)      Duke qenë se mjetet bashkëkohore kanë karakteristika të caktuara, që mund të përdoren për të mirë dhe të keq, ose të kenë hallall e haram –siç terminologjikisht nënvizohen, atëherë lind nevoja e islamizimit të mjeteve. Pra, përvetësimit për shfrytëzim të pastër dhe të dobishëm.[17]

 

I.3. Konkludim

Realiteti i ri tregon se debati përkitazi me mjetet e kumtimit të fesë është i tejkaluar. E pranuam apo jo, ne jemi përballë një ndryshimi të madh, të cilin, jo vetëm që duhet ta pranojmë, por edhe të bashkëveprojmë me të. Mjetet klasike ose tradicionale nuk janë të mjaftueshme për të përcjellë mesazhin. Audienca është zgjeruar dhe nevoja e depërtimit tek ata ka diktuar nevojën e përvetësimit të mjeteve të reja. Megjithëkëtë, transformimi nuk ka anuluar mjetet klasike; ai vetëm ka zgjeruar gamën e mjeteve të përcjelljes së mesazhit apo edhe ka siguruar një mundësi të re për vet përcjelljen e mjeteve klasike tek audienca e gjerë.

Së këndejmi, “sot, askush, individ apo institucion qoftë, nuk falet për mosshfrytëzim të këtyre mjeteve moderne.[18]

 

II. PËRPARËSITË E PREDIKIMIT ONLINE
 
Përdorimi i internetit ka shënuar rritje të madhe në tërë botën. Shifra e përdoruesve të internetit sipas statistikave të ITU-së është mbi tre miliardë. Në pesë vitet në vijim, kjo shifër (2014) pritet të rritet për 1.5 miliardë.[19] Edhe në Kosovë, përdorimi i internetit është në rritje. Sipas një raporti të publikuar në vitin 2013 nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës, STIKK, në Kosovë përdoruesit e internetit në nivel republike janë 76.6%,[20] shifër kjo që sipas disave shihet si më e madhja në rajon. Madje, si karakteristikë, është se në zonat rurale përdorimi i internetit është 77.7 për qind kurse në zonat urbane 75 për qind.[21]

Kjo nënkupton se mediat online janë një mundësi e përkryer edhe se ato ofrojnë atë që nuk e ofrojnë mjetet klasike. Interneti është duke u konsideruar si një përbindësh që po përpin mjetet tjera të komunikimit, dhe, me gjasë, ai mund të jetë media e vetme e së ardhmes. [22]

Nga kjo perspektivë, këto mundësi të reja, studiuesi i mirënjohur mysliman, Dr. Xhafer Shejh Idris, i sheh, jo vetëm si të dobishme e të lejuara, edhe si një imazh konkret i paralajmërimit profetik për afrimin e kohës dhe vendeve.[23]

 

II.1. Shembuj të mundësive që ofrojnë mediat online

Në vazhdim do të përmend disa mundësi shtesë që ofrojnë mediat online për predikim:

1) Qasja e lehtë, e lirë, e shpejtë dhe e pakufizuar

–          Një predikues mund të arrijë fare lehtë dhe shpejtë tek një audiencë e madhe njerëzish, pa patur nevojë të ketë takim fizik me ta, ta pret ditën e xhuma për hytbe, të bëjë shpenzime materiale, etj. Këtë mund ta bëjë nga shtëpia e tij, zyra apo edhe duke qenë në natyrë/ambient të hapur. Kështu, porosia fetare për t’ia përcjellë njerëzimit mbarë ;mesazhin islam bëhet gjithnjë e më e mundur.[24]

–          Me këto mjete mundësohet përcjellja direkt e mjeteve tradicionale. Tashmë ka disa predikues të njohur që hytbet i transmetojnë live me telefonat e mençur, diçka   që ka zëvendësuar TV dhe i ofrohet një audience shumë më të madhe.

–          Me këto mjete mund të depërtohet edhe atje ku fizikisht nuk mund të depërtojë predikuesi ose nuk mund t’i dërgojë materialet e shtypura (librat, revistat, gazetat).

–          Duke qenë se përdorues të internetit janë në masë të madhe intelektualët dhe akademikët, atëherë interneti na jep një mundësi që të jemi më pranë tyre dhe të diskutojmë me ta rreth fesë.

–          Qasja e femrës në predikim. Mjetet bashkëkohore të komunikimit ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për predikimin e femrës dhe përhapjen e dijes dhe këshillave të saj.

2) Ofrimi i predikimit në forma të shumta

Forma se si prezantohet një material ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në kuptimin dhe memorizimin e tij. Në internet një material mund të ofrohet me pamje, zë dhe tekst,[25] diçka që garanton pranim dhe sukses më të madh se të materialeve që ofrohen vetëm në një formë. Se sa rëndësi ka kjo në përcjelljen e mesazhit flet fakti se 98% e njohurive që i fiton njeriu, i fiton nga shqisat e dëgjimit dhe shikimit. Informacionet e fituara nga dëgjimi dhe shikimi ruhen për 55% më shumë se ato të fituara thjesht nga leximi.[26]

 
II.2. Fusha të mundshme të aplikimit të internetit në predikim
1) Themelimi i faqeve informative fetare. Këto faqe mund të jenë faqe për tekste (tema) fetare, faqe në facebook, mund të jenë llogari në youtube ku ngarkohen materialet në video.
2) Themelimi i librarive digjitale. Ka libra që janë botuar më parë, revista që janë nxjerrë për një kohë e janë ndaluar së botuari. Sikur ato t’i skanonim dhe t’i publikojmë do të kishte dobi të mëdha.
3) Themelimi i faqeve të veçanta për pyetje-përgjigje
4) Themelimi i TV-ve dhe radiove online. Sipas statistikave, 40% e frekuentuesve të internetit përcjellin TV online ndërsa 23% radion.[27]
5) Themelimi i blogjeve private të predikuesve. Në këto blogje, predikuesi mund të publikojë punimet e tij, të shkruaj tekste e mesazhe të shkurtra, të kontaktojë me lexuesit nëpërmjet rubrikës së komentimit në artikuj, etj.
6) Përhapja e mirësive të Islamit. Islami disponon me mirësi të shumta, të cilat janë mundësi e artë e përfitimit të zemrave të njerëzve të ndryshëm. Një ndër këto është edhe toleranca. Këto bëhen edhe më bindëse nëse ua prezantojmë nëpërmjet figurave të tyre.[28]

Në këtë aspekt mund të futen edhe materialet që prezantojnë aspekte shkencore të fesë. [29]  Nëse e kemi parasysh se përdorues të internetit në masën më të madhe është shtresa e arsimuar e shoqërisë, atëherë prezantimi i fesë nëpërmjet kësaj dritareje do të ishte shumë i dobishëm..

7) Dialogu dhe trajtimi i dyshimeve në konceptet fetare.[30] Detyrimisht, duhet të jetë brenda suazave të kërkuara fetarisht, pra të synojë të vërtetën me dashamirësi, ndryshe, ndalohet.[31] Dialogu mund të përdoret për flakjen e dyshimeve rreth koncepteve të ndryshme të fesë. duke qenë kështu, ai mund të zhvillohet me besimtarë myslimanë, pro edhe me të tjerë.
8) Edukimi në distancë.[32] Tashmë mundësia e përfitimit nga institucione e dijetarë të ndryshëm është më e madhe se kurdoherë më parë. Trajnimet dhe edukimi online janë mundësi që ofrohen, madje edhe të certifikuara. Këtë mundësi duhet ta shfrytëzojnë institucionet e arsimit fetar.
9) Përdorimi i artit për predikim. Në ekipet predikuese bashkëkohore, vend duhet të kenë edhe regjisorët dhe aktorët.[33] Duke qenë se kemi edhe audiencë fëmijësh, duhet të përdorim edhe artin e animuar, që mesazhi të shkojë edhe tek ata.[34]
10) Shkëmbimi i përvojave me predikues tjerë. Përvoja konsiderohet referencë me rëndësi në predikim. Mediat online i japin mundësinë predikuesve të përfitojnë nga njëri tjetri dhe të shkëmbejnë  përvojat e tyre. [35]
 

 

III. SFIDAT E MEDIAVE ONLINE: KU KEMI ÇALUAR DHE ÇFARË DUHET TË BËJMË?
 
Me gjithë mundësitë që ofron interneti, ai vazhdon të jetë i neglizhuar për predikim fetar.[36] Në ndërkohë që përdorimi i internetit shënon rritje astronomike, tek ne mungojnë platforma serioze dhe institucionale të predikimit online. Kjo shpërfillje ka pasojat e veta, pasi që, disa prej mundësive të mediave online në fakt janë thikë me dy tehe: mund edhe përdoren për të keq. Pastaj, vet natyra e medias online, që si mjet përditëson mundësitë dhe shërbimet pothuajse çdo ditë, është sfidë në vete, sepse kërkon hapërim me të. Në shumë prej punimeve që kemi konsultuar rreth shfrytëzimit të internetit, shpjegimet që ofrohen janë të vjetërsuara, madje disa edhe janë jashtë mode.
 
III.1. Ofrimi i shërbimeve fetare në internet
Ndonëse jo në nivel të kënaqshëm, ekzistojnë faqe fetare që merren me predikimin fetar. Këto faqe, ose janë:

–          faqe private të predikuesve,

–          faqe të themeluara nga disa predikues,

–          faqe të themeluara dhe mirëmbajtura nga aktivistë fetarë,

–          portale informative me ngjyrim fetar,

–          faqe të institucioneve fetare.

Disa prej këtyre faqeve nuk i kanë mbijetuar kohës. Kanë qenë të hapura për një kohë, ndoshta në fillim kanë qenë edhe shumë premtuese, por me kalimin e kohës, për shkaqe të ndryshme, janë mbyllur. Të tjera kanë materiale por larg çdo niveli të kërkuar dhe lar përmbushjes së nevojave të besimtarëve. Të treta janë private dhe përveç produktit fetar e shkencor të predikuesit nuk përmbajnë materiale tjera. Disa predikues janë më shumë konsumues se kontribuues në mediat online, derisa të tjerë, kanë angazhim por nëpërmjet ndonjë vullnetari i cili mirëmban faqen ose llogarinë e tij. Kjo paraqet problem në vete pasi që angazhimi nuk është jetëgjatë dhe jo rrallë edhe i papërgjegjshëm dhe jo me dije të predikuesit.

Kjo flet vetvetiu se predikimi fetar nuk guxon të tkurret në angazhim vullnetar por institucional. Fatkeqësisht, institucionet fetare (këshillat lokal të BI-së) janë larg çdo suksesi në fushën e predikimit online. Disa nuk kanë asnjë gjurmë në mediat online derisa të tjerë kanë uebfaqe dhe angazhime serioze. Vlen të veçohet si shembull Këshilli lokal i Bashkësisë Islame në Gjakovë, në menaxhim të të cilit është portali (http://www.islamgjakova.net/), i cili përmban materiale të kënaqshme, përditësohet shpesh me materiale të reja dhe i cili ka angazhim edhe në FB. Këshilla të tjerë (natyrisht, pa përgjithësime) kanë faqe dhe llogari në FB por që mirëmbahen vullnetarisht dhe që zakonisht shërbejnë për njoftime për veprimtari fetare. Sigurisht, barra kryesore për këtë, bie mbi qendrën, e cila, nisur nga detyrimi kryesor që ka, duhet të iniciojë veprimtarinë fetare në këto media dhe të menaxhojë atë. Interneti, siç e përshkuan E. Maigret, është një përbindësh që përpin mjetet tjera të komunikimit, [37] andaj duhet vënë strategji përkatëse për shfrytëzimin e tij.[38] Siç na këshillon El Hexheri, askush prej nesh nuk justifikohet për mos shfrytëzim të këtyre mjeteve, e sigurisht, në këtë kontekst, më së paku institucionet fetare.[39]  Na duhet një vizion i ri për metodat klasike, një strategji e cila na garanton futjen e sigurt në këtë oqean të pafund të mundësive e sfidave. AbduRrahman Atijje e përshkuan me pak fjalë këtë vizion e thotë: “Bashkimi me botën dhe hapërimi me zhvillimin e saj kërkon një vizion të ri për botëkuptimet e vjetra, të cilat kanë humbur fuqinë ose efektin për të ndërtuar ura me kulturën globale duke mos u shkrirë dhe as tjetërsuar identitetin.”[40]

 
III.2. Ballafaqimi me sfidat e predikimit në internet
III.2.1. Sfidat fetare
Ky vizion dhe kjo strategji duhet vënë sa më parë për shkak të degradimit të predikimit fetar online. Njerëz të papërgjegjshëm, që fshihen prapa identiteve të rreme e qëllimeve të këqija, janë duke propaganduar ide që bien ndesh me mësimet e mirëfillta islame. Në shqip mund të gjesh llogari të disa lëvizjeve fetare, si p.sh. lëvizjeve ahmedite, kadijanite, shiite, që propagandojnë idetë e tyre në rrjete sociale. Po kështu, edhe radikalizmi fetar rrugë kryesore ka internetin, e me theks të veçantë rrjetet sociale. Mediat online janë edhe mundësi indoktrinimi. Kjo si shkak i lidhjes virtuale dhe jo fizike të audiencës me predikuesit, që është problem në vete. [41] Se si ndodhë kjo, e shpjegon bukur Velid Huvejrini, i cili thotë: “Shpërthimi informativ nëpërmjet mjeteve të internetit si dhe lehtësia e qasjes në to nëpërmjet motorëve të kërkimit dhe mjeteve sociale të komunikimit solli dembelizëm akademik dhe ftohje të lidhjeve të këtij brezi me dijetarët dhe studiuesit seriozë. Kjo solli për rrjedhojë një konstrukt intelektual të brishtë, i cili mund të kontrollohej dhe ndryshohej shumë shpesh.”[42]

Kjo na detyron që veprimtarinë fetare në internet, e me theks të veçantë në rrjetet sociale, ta menaxhojmë më seriozisht. Natyrisht, është e pamundur të menaxhohet çdo aktivitete, për shkak se nuk është mundësia që na ofron media online, por është prania jonë më e madhe, si institucione:

–          duke angazhuar ekipe predikuesish profesionalë që në mënyrë ekskluzive të merren me këto media, si dhe

–          duke bashkëpunuar me institucione relevante që të nxirren ligje që normojnë angazhimin privat në këtë mjete, ajo që mund të bëjmë. Më fjalë tjera, të nxirren ligje që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe veprimit, kufizim ky që –siç thotë D. Wolton[43]– nuk do të përbënte vrasje të lirisë së shprehjes por ruajtje të saj.

Idetë fetare paraqesin sfidë edhe nga një perspektivë tjetër, jo detyrimisht radikale. Interneti është arë e papërpunuar ku komunitetet fetare paraqesin idetë e veta dhe mundohen të fitojnë ithtarë sa më shumë të jetë e mundur. Madje konvertimet fetare mund të bëhen edhe lojë e rrezikshme që mund të prish tolerancën fetare. kështu, nëse ne nuk kryejmë detyrën tonë, ne kemi rrezikuar komunitetin në një farë forme.[44]

III.2.2. Sfidat morale
Interneti paraqet sfidë të madhe sa i përket aspektit moral. Shohim gjeneratat e reja më pak të edukuara dhe me më pak etikë karshi të tjerëve. Materializmi dhe individualizmi, jo që janë përhapur,[45] por pothuajse kanë dominuar imazhin shoqëror. Mendimtari i njohur mysliman, Muhammed Gazali, këtë indoktrinim ideologjik e quante, jo shpëlarje, por fëlliqje të trurit.
 
III.3. Përgatitja e profesionale e predikuesve
Nëse kemi parasysh natyrën e këtyre mjeteve dhe karakteristikat e tyre, do të kuptojmë se ato duan një përgatitje, qoftë në kuptim të përdorimit,[46] qoftë në kuptim të materialit predikues. Interneti është fushë e re për shumë predikues[47], andaj duhet përgatitur më parë për të. Po kështu, audienca e internetit nuk është ajo e xhamisë. Audienca e mediave online është anonime,[48] e përzier, e papërcaktuar, e shpërndarë, e larmishme, [49]  që nënkupton se jo të gjithëve mund t’i drejtohesh me një gjuhë, me një logjikë, me një temë. Tërë kjo parashtron nevojën e trajnimit dhe përgatitjes së predikuesve se si të trajtojnë audiencën e këtillë dhe cilat metodat t’i përdorin në prezantimin e fesë.

Studiues të mirëfilltë kanë kërkuar që gjatë shtjellimit të temave fetare në internet, fokusi të jetë në gjërat në vijim:

1)      Të ruajë maksimalisht nivelin intelektual të audiencës.

2)      Të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me kredon/besimin, pasi që ato janë më të rëndësishmet. Trajtimin e temave të këtilla duhet ta bëjë në formë të përgjithshme, duke shmangur aspektet akademike ose ato që janë objekt diskutimi tek studiuesit.

3)      Të trajtojë aspektet shkencore të fesë, në mënyrë që për elitën intelektuale të jenë të pranueshme. Në fakt, është kërkuar që të respektohen metodat bazë të kumtimit të fesë: urtësia, këshilla e mirë dhe dialogu,[50] e të cilat përfshijnë të gjitha shtresat e audiencës.

4)      Të trajtojë aspekte të moralit dhe virtyteve fetare, gjëra këto që kanë filluar të zhduken në shoqërinë e epokës digjitale.

5)      Materialet e përgatitura me tekst të mos jenë të rënduara me çështje që i përkasin sferës akademike si dhe të mos kenë gabime gjuhësore pasi që këto mund t’i irritojnë njerëzit. Po kështu, duhet të jenë të shkurtra dhe të ofruara në formate të ndryshme: tekst, audio, video, imazhe, etj. Kjo nënkupton se predikimi në këto media duhet të jetë ekipor.

6)      Në dialog me të tjerët, të rrahën vetëm temat e pranuara fetarisht, pra të iket prej temave që janë të padobishme. Predikuesi patjetër duhet të ketë informacione të bollshme për temat që diskutohen. [51]

7)      Rezervimi i orareve të caktuara ditore ose javore për pyetje dhe përgjigje. Me këtë rast, predikuesi duhet të ruajë etikën, të mos ndikohet nga provokimet e mundshme, të jep përgjigje duke iu referuar burimeve të besueshme. Mund të ndiqet praktika e disa portaleve që pranojnë pyetje në një kohë të caktuar dhe më pas japin përgjigjet me shkrim.

8)      Me rastin e nxjerrjes së fetvave, duhet të kihen parasysh rrethanat dhe koha, respektivisht, krahas kuptimit të thellë të tekstit fetar, duhet kuptuar edhe mënyrën e aplikimit të tekstit në praktikë. Pra, nuk mjafton vetëm aspekti teorik por edhe ai praktik, gjegjësisht të kuptuarit e aktualitetit dhe të kuptuarit e asaj që duhet bërë në këtë aktualitet[52]

9)      Për të qenë sa më efektiv në predikim, predikuesi duhet të ketë edhe përgatitje të shkencave jofetare.[53]

10)  Bashkëdyzimi i mjeteve tradicionale me këto moderne, duke transmetuar live ligjëratat e xhamisë si dhe duke tentuar fuqizimin e lidhjes fizike të audiencës me predikuesin.

 

PËRFUNDIM
 
Predikimi fetar në internet, ndonëse nuk ka pengesa juridike fetare, ende është në nivele të pakënaqshme. Përkundër mundësive që ofrojnë, mediat online janë ende të pashfrytëzuara për këto qëllime, dhe këtë, si nga institucionet fetare, si nga predikuesit.  Të gjeturat e këtij studimi konfirmojnë nevojën për:
1)      angazhimin institucional në predikim, duke vënë strategji konkrete dhe duke formuar ekipe predikuesish, në mënyrë që shkëputja fizike nga predikuesi në xhami, audiencës të mos i mundësojë lidhje virtuale me propagandues qëllimkëqij. Hoxhën ta ketë në xhami por edhe në internet.

2)      luftimin e propagandave dhe ideve të gabuara në mediat online.

3)      përgatitjen profesionale të predikuesve. Institucionet fetare dhe arsimore duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të nxjerrin predikues të kualifikuar edhe për predikim në mediat online.

 

Literatura:
 
Atijje, AbduRrahman, El-hitab ed-dinijj ve-l-i’lam, (Siri: Dar El Euzai, 2010.).
Buhariu, Muhammed bin Ismail, Sahih El-Buhari, (Bejrut: Dar tavk en-nexhah, 2001), verifikues: Muhammed Zuhejr Nasir El-Nasir.
Dominique Wolton, Të shpëtojmë komunikimin, (Tiranë: Papirus, 2009.), përktheu: Saverina Pasho.
El Abd El Kerim, AbduSelam bin Burxhes, El-huxhexh el-kavijjeh ala enne vesail ed-da’veti tevkifijjeh, (Kajro: Dar el-furkan, 2011)
El-Bejanuni, Ebu El-Fet’h, El-Me’dhal ila Ilmi-d-Da’veh, (Bejrut: Muessesetu err-rrisaleh, 2011).
El-Estal, AbduLatif Mustafa Ahmed, Mura-atu ahvali el-meduvine fi dav’i es-sunneti en-nebevijjeh, (Gazza: Universiteti islamik, 2008).
El-Huvejrini, Velid, Shndërrimi i islamistëve nga flakët e shtatorit tek pranvera e revoltave, (Shkup: NUN, 2016), përktheu: Enklid Pelari.
El-Magdhevi, AbduRrahim bin Muhammed, Vesail ed-Da’veh, (Rijad: Dar Ishbilija, 2000).
Eric Maigret, Sociologjia e komunikimit dhe mediave, (Tiranë: Papirus, 2010.), përktheu: Blerta Hyska.
Francis Balle, Mediat dhe shoqëritë, (Tiranë: Papirus, 2011.), përkthyen T. Nakuçi, S. Pasho dhe M. Marku.
Grup autorësh, El-muslimune fi muvaxheheti el-betth-thi el-mubashir, (Rijad: Dar Tuvejk, 2000, ed. 2.).
Hamud bin Ahmed Ruhajli, Asnafu-l-meduvine ve kejfijjetu da’vetihim, (Medinë: Mektebetu el-ulum ve-l-hikem; Damask: Dar el-ulum ve-l-hikem, 2003, ed. 2.).
Herefi, Muhammed Ali, Kadaja sahineh tuekkidu ealete el-Islam dinën alemijjen julebbi regabat el-fitreti el-insanijjeh, (Kajro: Dar el-i’tisam, p.v.b.).
Ibn Maxhe, Abdullah bin Muhammed Jezid El Kazvini, Sunen Ibn Maxheh, (Kajro: Dar ihja el-kutub el-arabijjeh, p.v.b.), verifikoi dhe plotësoi me shënime: Muhammed Fuad Abdul Baki.
Ibrahim, Ibrahim Nurejn, Fikhu ed-da’veti ila Allahi teala (Rijad: Mektebetu err-rrushd, 2007).
Joseph R. Dominick, Dinamika e komunikimit masiv – media në periudhën digjitale, (Tiranë: UET Press, 2010.), përkthyen: Bashkim Gjergji dhe Rrapo Zguro.
Jusri, Muhammed, Mealim fi Usuli ed-Da’veh, (Rijad: Mexhel-letu el-bejan, 2003).
Jusuf Kardavi, Thekafetu ed-daijeti, (Bejrut: Muessesetu err-rrisaleh, 2001.).
Mahmud, Ali Abdul Halim, Fikhu ed-Da’veh, (Mensure: Dar el-Vefa, 1991, ed. 3.).
Mervan Kuxhuk, Athar el-fidju ve el-telefizjun ala el-ferdi ve-l-muxhteme, (Rijad: Mektebetu el-keuther, 1997).
Morina, Qemajl, Glosar i nocioneve fetare, (Prishtinë: Fakulteti i Studimeve Islame, 2010).
Sabag, Bessam, Kabesat min ed-da’veti ve-d-duat, (Damask: Dar el-beshair, 2011).
Sherif Hamdan Raxhih Hexhari, Kavaid ed-da’veti el-islamijjeh, (Medine Munevvere: privat, 1995).
Uthman AbduRrahim Kumejhi, Meajir el-xheudeti fi el-mendhuemti ed-da’vijjeti – kiraetun nakdijjetun fi meajir xheudeti ed-daijeti, (Bruksel: Itqan, 2015).

[1] Shih: Qemajl Morina, Glosar i nocioneve fetare, (Prishtinë: Fakulteti i Studimeve Islame, 2010), fq. 38.

[2] Përkthimi i kuptimeve të Kur’anit është huazuar nga përkthimi i Pro. Hasan Nahit, botuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në Tiranë, 2011.

[3] Ibn Maxhe, Sunen Ibn Maxheh, (Kajro: Dar ihja el-kutub el-arabijjeh, p.v.b.), verifikoi dhe plotësoi me shënime: Muhammed Fuad Abdul Baki, nr. 230, 1/84.

[4] Buhariu, Sahih El-Buhari, (Bejrut: Dar tavk en-nexhah, 2001), verifikues: Muhammed Zuhejr Nasir El-Nasir, nr. 69, 1/25.

[5] Ebu El-Fet’h El-Bejanuni, El-Me’dhal ila Ilmi-d-Da’veh, (Bejrut: Muessesetu err-rrisaleh, 2011), fq. 282.

[6] AbduRrahim bin Muhammed El-Magdhevi, Vesail ed-Da’veh, (Rijad: Dar Ishbilija, 2000), fq. 20.

[7] Po aty, fq. 20.

[8] Muhammed Jusri, Mealim fi Usuli ed-Da’veh, (Rijad: Mexhel-letu el-bejan, 2003), f. 77.

[9] Ibrahim Nurejn Ibrahim, Fikhu ed-da’veti ila Allahi teala (Rijad: Mektebetu err-rrushd, 2007), fq. 192.

[10] AbduSelam bin Burxhes El Abd El Kerim, El-huxhexh el-kavijjeh ala enne vesail ed-da’veti tevkifijjeh, (Kajro: Dar el-furkan, 2011), fq. 71.

[11] Ahmed Ebu Zejd, Minhaxhu ed-Da’veh, (Revista Da’vetu-l-Hakk: v. 23, nr. 135, r. Evvel 1414), fq. 143.

[12] Dr. Ahmed Selman Ubejd El-Muhammedi, Tatvir vesail ed-da’veh fi dav’i el-muvakebeti el-asrijjeti li-l-fikri el-islamijj, në: Revista e Universitetit Islam të Enbarit, vëll: 4, nr. 15, nisan 2013, fq. 537.

[13] Ebu El-Fet’h El-Bejanuni, El-Me’dhal ila Ilmi-d-Da’veh, vep. e cit, fq. 290.

[14] Po aty, fq. 340.

[15] Dr. Ahmed Selman Ubejd El-Muhammedi, Tatvir vesail ed-da’veh fi dav’i el-muvakebeti el-asrijjeti li-l-fikri el-islamijj, vep. e cit., fq. 541-542.

[16] Muhammed Jusri, Mealim fi Usuli ed-Da’veh, vep. e cit., f. 77.

[17] Ibrahim Nurejn Ibrahim, Fikhu ed-da’veti ila Allahi teala, vep. e cit., fq. 192.

[18] Sherif Hamdan Raxhih Hexhari, Kavaid ed-da’veti el-islamijjeh, (Medine Munevvere: privat, 1995), fq. 478.

[19] http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,19,372059, 11.10.2017.

[20] http://www.mfa-ks.net/?page=1,217,1944, 11.10.2017.

[21] https://telegrafi.com/kosova-e-para-per-perdorimin-e-internetit-ne-ballkan/, 11.10.2017.

[22] Eric Maigret, Sociologjia e komunikimit dhe mediave, (Tiranë: Papirus, 2010.), përktheu: Blerta Hyska, fq. 301.

[23] http://www.jaafaridris.com, 11.10.2017. Në një prej thënieve të sakta profetike, qëndron se, në kuadër të shenjave të vogla paralajmëruese për fundin e botës është edhe ‘afrimi i kohës’ (ar. tekarub ez-zeman). Me këtë kuptim e kanë shpjeguar edhe të tjerë, si Bin Bazi, etj.

[24] Bessam Sabag, Kabesat min ed-da’veti ve-d-duat, (Damask: Dar el-beshair, 2011), fq. 246.; Muhammed Jusri, Mealim fi Usuli ed-Da’veh, vep. e cit., f. 58-59.

[25] Eric Maigret, Sociologjia e komunikimit dhe mediave, vep. e cit., fq. 300.

[26] Grup autorësh, El-muslimune fi muvaxheheti el-betth-thi el-mubashir, (Rijad: Dar Tuvejk, 2000), fq. 7-8.

[27] Joseph R. Dominick, Dinamika e komunikimit masiv – media në periudhën digjitale, (Tiranë: UET Press, 2010.), përkthyen: Bashkim Gjergji dhe Rrapo Zguro, fq. 425.

[28] P.sh. Gustav le Bon, duke folur për tolerancën islame, thotë: “Në ajetet e cituara më parë, pamë se niveli i tolerancës së Muhammedit me çifutët dhe të krishterët ka qenë jashtëzakonisht i madh. Atë nuk e ka predikuar askush para tij,…” Robertsoni thotë: “Janë myslimanët ata që kanë bashkëdyzuar xhelozinë për fenë me tolerancën karshi ithtarëve të feve tjera. Ata, me gjithë dëshirën e flaktë për ta përhapur fenë, të tjerët i kanë lënë të lirë ta mbajnë fenë e tyre.”. Muhammed Ali Herefi, Kadaja sahineh tuekkidu ealete el-Islam dinën alemijjen julebbi regabat el-fitreti el-insanijjeh, (Kajro: Dar el-i’tisam, p.v.b.), fq. 22.

[29] Dr. Ahmed Selman Ubejd El-Muhammedi, Tatvir vesail ed-da’veh fi dav’i el-muvakebeti el-asrijjeti li-l-fikri el-islamijj, vep. e cit., fq. 537.

[30] AbduRrahim bin Muhammed El-Magdhevi, Vesail ed-Da’veh, vep. e cit., fq. 91-92.

[31] Ali Abdul Halim Mahmud, Fikhu ed-Da’veh, (Mensure: Dar el-Vefa, 1991, ed. 3.), 1/181.

[32] Grup autorësh, El-muslimune fi muvaxheheti el-betth-thi el-mubashir, (vep. e cit., fq. 18-19.

[33] Bessam Sabag, Kabesat min ed-da’veti ve-d-duat, vep. e cit., fq. 249.

[34] AbduLatif Mustafa Ahmed El-Estal, Mura-atu ahvali el-meduvine fi dav’i es-sunneti en-nebevijjeh, (Gazza: Universiteti islamik, 2008), fq. 148.

[35] Grup autorësh, El-muslimune fi muvaxheheti el-betth-thi el-mubashir, vep. e cit., fq. 7-8.

[36] Dr. Ahmed Selman Ubejd El-Muhammedi, Tatvir vesail ed-da’veh fi dav’i el-muvakebeti el-asrijjeti li-l-fikri el-islamijj, vep. e cit., fq. 562

[37] Eric Maigret, Sociologjia e komunikimit dhe mediave, vep. e cit., fq. 301.

[38] Velid El-Huvejrini, Shndërrimi i islamistëve nga flakët e shtatorit tek pranvera e revoltave, (Shkup: NUN, 2016), përktheu: Enklid Pelari, fq. 32-33.

[39] Sherif Hamdan Raxhih Hexhari, Kavaid ed-da’veti el-islamijjeh, vep. e cit, fq. 478.

[40] AbduRrahman Atijje, El-hitab ed-dinijj ve-l-i’lam, (Siri: Dar El Euzai, 2010.), fq. 40.

[41] Grup autorësh, El-muslimune fi muvaxheheti el-betth-thi el-mubashir, vep. e cit., fq. 41.

[42] Velid El-Huvejrini, Shndërrimi i islamistëve nga flakët e shtatorit tek pranvera e revoltave, (Shkup: NUN, 2016), përktheu: Enklid Pelari, fq. 32-33.

[43] Dominique Wolton, Të shpëtojmë komunikimin, (Tiranë: Papirus, 2009.), përktheu: Saverina Pasho, fq. 122.

[44] Mervan Kuxhuk, Athar el-fidju ve el-telefizjun ala el-ferdi ve-l-muxhteme, (Rijad: Mektebetu el-keuther, 1997), fq. 22.

[45] Dr. Ahmed Selman Ubejd El-Muhammedi, Tatvir vesail ed-da’veh fi dav’i el-muvakebeti el-asrijjeti li-l-fikri el-islamijj, vep. e cit., fq. 548.

[46] Uthman AbduRrahim Kumejhi, Meajir el-xheudeti fi el-mendhuemti ed-da’vijjeti – kiraetun nakdijjetun fi meajir xheudeti ed-daijeti, (Bruksel: Itqan, 2015), fq. 60.

[47] AbduRrahim bin Muhammed El-Magdhevi, Vesail ed-Da’veh, vep. e cit., fq. 90.

[48] Joseph R. Dominick, Dinamika e komunikimit masiv – media në periudhën digjitale, vep. e cit., fq. 425.

[49] Francis Balle, Mediat dhe shoqëritë, (Tiranë: Papirus, 2011.), përkthyen T. Nakuçi, S. Pasho dhe M. Marku, fq. 17.

[50] Hamud bin Ahmed Ruhajli, Asnafu-l-meduvine ve kejfijjetu da’vetihim, (Medinë: Mektebetu el-ulum ve-l-hikem; Damask: Dar el-ulum ve-l-hikem, 2003, ed. 2.), fq. 56.

[51] Mervan Kuxhuk, Athar el-fidju ve el-telefizjun ala el-ferdi ve-l-muxhteme, (Rijad: Mektebetu el-keuther, 1997), fq. 10.

[52] Muhammed Jusri, Mealim fi Usuli ed-Da’veh, vep. e cit., f. 58-59.

[53] Jusuf Kardavi, Thekafetu ed-daijeti, (Bejrut: Muessesetu err-rrisaleh, 2001.), fq. 132.

 

VERBËRIMI I MENDJES

VERBËRIMI I MENDJES

blind2

“Ata kanë sy, por nuk shohin…” – ajet kur’anor i çuditshëm. Si ka mundësi që njeriu i shëndoshë të mos sheh, apo të jetë i verbër ndërsa ai sheh?! Ta meditojmë këtë zbulim mahnitës!
Në një studim të publikuar kohëve të fundit është vërtetuar se kriminelët vuajnë nga ‘njolla të zeza’ ose të verbra në trurin e tyre. Truri i një njeriu normal ndikohet nga ngjarjet, kështu që, për pasojë, shfaqet një aktivitet – veprim në disa pjesë të caktuara të tij. Pas filmimit të trurit të kriminelit apo vrasësit është vënë re se ka një apo më shumë pjesë të trurit ku nuk reagohet fare dhe nuk i përgjigjet në asnjë forme ngjarjes, të cilën e përjeton. Ndërsa njeriu normal, në rast ballafaqimi me ndonjë imazh kriminal, p.sh. vrasja, atëherë truri i tij reagon: ai frikësohet, stresohet apo edhe ndan ndjenja dhembshurie me viktimën.
Shkencëtarët gjatë eksperimenteve kanë vënë re se në rastin e kriminelit këto pjesë janë plotësisht të paralizuara dhe se nuk reagojnë në asnjë mënyrë. Ato mbesin të zeza.
I madhëruar qoftë Allahu!
Ai ka përshkruar shkatarraqët dhe vagabondët si njerëz syri i të cilëve nuk sheh të vërtetën, dhe ja, ky ngjasim del të jetë e vërtetë e plotë.
Thotë Allahu i Madhëruar:
A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? 23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.“ (Muhammed, 22-23)

Shkarkoje në PDF verberimiimendjes

QASJET E MEDIAVE NDAJ TË DREJTËS FETARE ISLAME NË PERIUDHËN E PASLUFTËS

Sedat ISLAMI

QASJET E MEDIAVE NDAJ TË DREJTËS FETARE ISLAME NË PERIUDHËN E PASLUFTËS

feja_691664_thumb_large

(punimi është publikuar në revistën Edukata islame, nr. 101)

Lexoje në PDFSedat ISLAMI – E DREJTA FETARE

Abstrakt
Kosova në periudhën e pasluftës është duke u përballur me probleme nga më të ndryshmet. Papunësia e madhe, varfëria e skajshme përqindja e së cilës për çdo ditë shënon rritje, mungesa e sundimit të ligjit, krimi i organizuar janë disa prej këtyre problemeve por jo gjithsesi të vetmet. Shqetësuese në këtë periudhë tranzicioni mbetet edhe respektimi i të drejtave dhe lirisë së njeriut. Ky punim mëton të hedh dritë mbi të drejtën fetare dhe qasjet në trajtimin e saj në mediat kosovare në periudhën e pasluftës. Fokusimi bëhet në të drejtat e komunitetit fetar më të madh në vend ndërsa boshti i diskutimit sillet rreth tri çështjeve më të debatuara: të drejtës për vënien e shamive në shkollat publike, futjen e një lënde fetare në kuadër të shkollave publike dhe ndërtimin e një Xhamie të madhe në kryeqytet për nevojat e besimtarëve.

Fjalët kyçe: e drejta, fetare, islam, shami, edukim, xhami, shkollë publike, arsim fillor, arsim i mesëm

Përmbajtja
Hyrje
I. POZITA E SË DREJTËS FETARE
1. IKJA NGA DISKUTIMI PËR PROBLEMET THELBËSORE
1.1. Definimi i pozitës juridike
1.2. Mos-shfajësimi i faktorit fe
1.3. E drejta demokratike
2. NJËANSHMËRIA
3. NGRITJA E DISKUTIMEVE TË NXEHTA
3.1. Sfidimi i teorive fetare
3.2. Diskutimi për çështje delikate
3.3. Ngritja e shqetësimeve të paqena
4. NEUTRALITETI
II. TRI TË DREJTAT FETARE MË TË DEBATUARA
1. SHAMIA
1.1. Si perceptohet shamia në Islam
1.2. Si perceptohet shamia në media
1.3. Diskutim i argumenteve
2. LËNDA E EDUKIMIT FETAR
2.1. Nevoja e futjes së një lënde edukative fetare në shkolla
2.2. Koncepti i përmbajtjes së kësaj lënde
2.3. Mediat dhe diskutim rreth konceptit të tyre
3. NDËRTIMI I XHAMISË SË MADHE NË KRYEQYTET
3.1. Roli shoqëror i Xhamisë
3.2. Mungesa e xhamive dhe të drejtat e besimtarëve
3.3. Pasqyrimi i kërkesave për ndërtimin e Xhamisë
3.4. Diskutim
Përfundim
Bibliografia

Hyrje
Të drejtat dhe liritë e njeriut janë një ndër temat që debatohen shpesh dhe shumë. Megjithëse ekzistojnë karta dhe dokumente shumë të rëndësishme që mbrojnë ato në thelb dhe parim, prapë, shkelja e tyre apo edhe keqinterpretimi bën që kjo temë të aktualizohet kohë pas kohe. Viteve të fundit për të drejtat është debatuar mjaft shumë edhe në Kosovë. Në fokus ka qenë e drejta fetare, një nga ato shumë të drejtat e njeriut që garantohen me ligj. Në fakt, në rastin tonë, ligji ka qenë ai që ka ndezur debatin, i cili ndonjëherë ka marrë karakter zhvillimi edhe në rrugë, respektivisht janë organizuar protesta, për të shprehur pakënaqësinë përkitazi me privimin nga të drejtat fetare.
Debati ka qenë lajm gjatë kohës kështu që përfshirë në të nuk kanë qenë vetëm qendrat vendimmarrëse por edhe të tjerë. Ky punim mëton të hedh dritë mbi qasjen e mediave ndaj kërkesave për të drejtat fetare. Për të nxjerr përfundimet më koncize, punimi përqendrohet në tri prej të drejtave që janë debatuar më së shumti: e drejta e vijimit të mësimit apo edh punësimit me shami, e drejta e edukimit fetar në shkollat publike dhe ndërtimi i një xhamie të madhe në qendër të kryeqytetit. Fillimisht, kam bërë një përmbledhje të qëndrimit të mediave ndaj të drejtës fetare e më pas kam diskutuar për pikat e sipërpërmendura. Kam ndjekur një metodologji të atillë që për pikën për të cilën kam diskutuar, paraprakisht, edhe pse shumë shkurt, kam paraqitur konceptin fetar për të, në mënyrë që debati të merr qasje konstruktive. Jam bazuar kryesisht në edicionet online të lajmeve ndërsa kam konsultuar edhe literaturë shtesë. Punimin e kam përmbyllur me rezultatet e tij dhe rekomandimet që dalin prej tij ndërsa më pas kam përshkruar edhe literaturën konsultuese.

I. POZITA E SË DREJTËS FETARE

“Në çka t’i përkujtoj ata kundërshtarë, të cilët po qe se ndonjëri nuk iu pëlqen, së pari e paraqesin atë në formë të devijuar, e më pas orvaten që ta zhdukin porsi lugati.”
(J.W. Gëte, “Dichtung und Wahreit”, Band 16.1)

1. IKJA NGA DISKUTIMI PËR PROBLEMET THELBËSORE
1.1. Definimi i pozitës juridike
Pozita juridike e bashkësive fetare në vend vazhdon të mbetet e padefinuar ende, ani pse qe parashtruar kërkesa disa herë dhe qenë marrë premtime se do të procedohej në Kuvendin e Kosovës në periudhën më të shpejtë të mundshme. Moszgjidhjes së këtij problemi tash e 13 vite i faturohen të gjitha problemet fetare në vend, nëse veç ka probleme të tilla. Në fakt, jo të gjitha bashkësitë fetare në vend nuk e kanë të zgjedhur këtë çështje. Kisha Ortodokse, siç do të shprehej një politikan yni, ”… është institucionalizuar si pjesë e Pakos Ahtisari me atë emër dhe me këtë strukturë…”
Do të kishte qenë mirë që mediat të ngrinin për diskutim këtë çështje ngase, nëse dikush do të duhej të mos gëzonte asnjë privilegj në Kosovë për shkak të kaluarës së papastër është pikërisht Kisha Ortodokse, liderët e së cilës madje edhe sot vazhdojnë ta injorojnë shtetin tonë dhe të provokojnë probleme.
1.2. Mos-shfajësimi i faktorit fe
Përderisa BIK-u nuk ka një pozitë të caktuar, madje as si komunitet fetar, atëherë t’i drejtohet gishti për probleme të ekstremizmit në vend është pakuptimësi e llojit paradoks. Në media, jo rrallë, ndodhë që për probleme që do të duhej drejtuar rendit dhe ligjit të akuzohet BIK-u padrejtësisht, me gjithë thirrjet e krerëve të saj për mbikëqyrje dhe kontroll më të rreptë nga organet gjegjëse .
Po kështu, do të kishte qenë mirë sikur mediat të ishin më transparente dhe të zbulonin të vërtetën se, jo vetëm vendi ynë, por i tërë Ballkani vuan nga ekstremizmi, pro jo ai fetar.
1.3. E drejta demokratike
Demokracia është përvetësuar si sistem shoqëror që të gjithëve ua njeh të drejtën për të kërkuar të drejtat e tyre. Një prej formave të kërkimit të këtyre të drejtave mbetet edhe protesta. Në rastin e protestave për të drejtat fetare shohim se interpretimi i demokracisë bëhet ndryshe . Përkundrazi, këtë të drejtë ndonjëherë e paraqesin si vijë ndarëse ndërmjet të ligjshmes dhe të paligjshmes. Duke mos dashur të flas për kundërthëniet apo jo ndërmjet BIK-ut dhe lëvizjes “Bashkohu”rreth organizimit të protestave, ajo që dua të them se protesta, përderisa lajmërohet dhe nuk eskalon, është formë demokratike e shprehjes së pakënaqësisë. Thirrjen e mediave për të shpërfillur dhe injoruar protestat për të drejtat fetare e shoh më shumë si një tentativë për të çorientuar dhe tëhuajësuar kërkesat për të drejtat fetare se sa që njëmendë synojnë rrahjen e këtij problemi (legjitimitetin e protestës).
Kushdo që ka përcjellë zhvillimet gjatë kohës sa organizoheshin këto protesta ka mundur të vërejë qartë rolin konstruktiv të BIK-ut, të cilët nuk ishin asnjëherë kundër protestuesve porse donin që kërkesat, përderisa BIK-u është institucioni i vetëm fetar islam në vend, të përcilleshin përmes tij. Kjo është dëshmuar edhe me rastin kur Myftiu Tërnava bën thirrje nëpërmjet RTK-së për anulim të protestës ndërsa përgjigjet pozitive vjen ende sa ai ishte në emision.
Këtë kemi mundur ta vërejmë edhe atëherë kur më shumë shprehet frika për kinse eskalim të situatës se sa për atë se këtyre që po protestojnë iu është shkelur e drejta .
Një devijim tjetër nga e drejta demokratike qenësore mund ta hasim edhe në rastin e pasqyrimit të organizimit të zgjedhjeve brenda Bashkësisë Islame. Kjo pjesë diskutimi nuk dua të tingëllojë sikur mbaj anën e zyrtarëve. E drejta mbetet e drejtë ndërsa hoxhallarët nuk janë të pagabime. Shqetësimet e ngritura, të paktën, meritojnë të diskutohen, por, shpërpjesëtimi i pasqyrimit të së vërtetës dhe mungesa e referimit burimeve të sakta ngjallin dyshimin për qëllimet jo të mira të mediave karshi muslimanëve si tërësi ndërsa BIK-ut, si organ udhëheqës në veçanti.
Këtë e bëjnë edhe në raste tjera. Kjo më konkretisht ka të bëjë me raportin “amerikan” të Stephen Suleyman Schvartz, i njohur për qëndrimet negative ndaj muslimanëve të Ballkanit, i cili, për çudi interpretohej si RAPORT AMERIKAN , dhe çudia nuk është pse ishte i jepnin ngjyrë që tingëllonte zyrtare, porse ishte në kohën kur organe zyrtare të SHBA-ve shprehnin admirimin e tyre për figurën e Myftiut dhe rolin e tij konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë .
Tek ‘e drejta’ hasim median të luan një lojë me standarde të dyfishta. Nuk përkrah të drejtën e natyrshme, siç është shamia p.sh., ndërsa, për të shprehur nënshtrimin ndaj politikës, përkrahin të drejtat e shthurura, siç kemi të bëjmë me homoseksualizmin .
2. NJËANSHMËRIA
Mediat nuk kanë ngurruar të shfaqin mërinë e tyre ndaj fesë islame. Kanë përfituar nga rasti për ta sulmuar kohë pas kohe apo për ta manifestuar urrejtjen e tyre ndaj saj. Ndonjëherë sheh se aq janë naivë saqë lidhen edhe për gjërave tejet simbolike, siç ishte rasti me ceremoninë e synetisë , që ndonëse vetëm si rit, ata e shihnin si një mënyrë që Turqia mundohet ta rikthejë ndikimin e vet në vendin tonë. Ndonjëherë has edhe në thirrje të atilla për ndërrimin e emrave të xhamisë ngase kanë emra “pushtuesish” .
Mediat nuk hezitonin ta ironizonin kërkesën (për të drejtë) fetare, siç ishte shkrimi i tashmë një zyrtari të lartë “HOXHA N’SHKOLLË” sikur që shërbeheshin me shembuj nga brenda dhe jashtë vendit vetëm e vetëm për ta pasqyruar Islamin sa më të vrazhdë . Dr. Murad Hofmann citon Salvatoren t ketë thënë: “Mediat gjithnjë e më tepër, indoktrinojnë dhe, në mënyrë mjaft efikase, nxitin mendimin se, Islami është një religjion i pashpresë dhe mjaft i vjetruar, i cili është larguar nga reforma dhe arsimi, e kështu ka mbetur në shekullin më të errët, të mesëm.
Ja disa raste konkrete. Rasti i humoristit Rasim Thaçi, i cili u sulmua fizikisht për shkak të ofendimeve që ua bënte muslimanëve në skeçet e tij humoristike, e trajtonin si dhunë nga ekstremistët, ndërsa nuk e diskutonin fare në ishte apo jo provokim dhe ofendim i një komuniteti të tërë . Nuk dua që të keqkuptohem sikur po arsyetoj sulmin e bërë ndaj tij, ngase fetarisht dihet se në ç’rrethana aplikohet masa ndëshkuese dhe kush e bën një gjë të tillë, por po them se nuk po çahet viktima.
3. NGRITJA E DISKUTIMEVE TË NXEHTA
3.1. Sfidimi i teorive fetare
Kjo mbase mund të jetë ngritje në mënyrë të heshtur e tezave që bien ndesh me fenë. P.sh. pikënisja dhe fillimi i gjithësisë, qëllimi i ardhjes në këtë botë, etj…
3.2. Diskutimi për çështje delikate
Diskutimi për të drejtat merr kahe të kundërt dhe aspak të hijshme kur ato ndërlidhen me të kaluarën. P.sh. shamia, xhamia, lënda fetare shihen si një lloj lidhje me historinë osmane, të cilën dinë ta kumtojnë vetëm barbarisht. Ndonjëherë marrin edhe rolin e një arbitri dhe vendosin se kush ç’taborri fetar i përket , sikur që dinë të prekin shqiptarët në pikën e dobët të tyre, në komb apo elemente të imagjinuara të tij, siç është p.sh. Kanuni i Lekë Dukagjinit .
3.3. Ngritja e shqetësimeve të paqena
Për të zhvendosur vëmendjen e popullit nga problemet madhore, mediat dinë t’i rreken edhe problemeve që fare nuk ekzistojnë. Ndonëse u tha shumë se në Kosovë megjithatë nuk ka ekstremizëm dhe radikalizëm islamik dhe se Kosova nuk rrezikohet nga ekstremizmi por nga varfëria e papunësia e madhe , mediat prapë imagjinonin luftën kundër terrorizmit islamik.
4. NEUTRALITETI
Mediat dinë të ruajnë një lloj distance vetëm atëherë kur konstatime për një çështje të caktuar vijnë nga organe, deklarata e të cilëve nuk mund t’i komentojnë a interpretojnë ndryshe .

II. TRI TË DREJTAT FETARE MË TË DEBATUARA

“…prapëseprapë, nuk mund të mohohet se para së gjithash, zëdhënësit e rregullimit joreligjioz, ata që anojnë kah ateizmi, ndihen të thirrur të jenë gazetarë dhe se mediat, edhe në sferën e religjionit me vetëdije të plotë merren me politikë.”
(Dr. Murad Hofmann, “Islami në mijëvjeçarin e tretë”, f. 91.)

1. SHAMIA
1.1. Si perceptohet shamia në Islam
Shamia është një prej obligimeve të domosdoshme fetare për femrën muslimane. Është urdhër, të cilin në formë të prerë, Zoti e sjell në Kur’anin Fisnik.
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.”
(Kur’ani, 33:59)
Nga citati kur’anor vërehet edhe një element se shamia nuk është simbol por urdhër dhe obligim hyjnor për të gjitha femrat myslimane sikur që është edhe element identifikues.
Mbulimi i femrës nuk nënkupton në asnjë formë dhunën ndaj saj apo shkeljen e të drejtave të saj , përkundrazi, femra mbulohet për ta ruajtur atë nga lapërdharët apo edhe për të ruajtur vet meshkujt që duan t’i përmbahen virtyteve të larta .
1.2. Si perceptohet shamia në media
Shamia nuk është trajtuar si një e drejtë fetare. Mediat janë munduar ta paraqesin vrazhdë, si element identifikues të një bote që kinse nuk ka përparim, si gjë e cila nuk përkon me aspiratat tona për anëtarësim në BE, e gjëra tjera. Madje jo vetëm kaq, por edhe nëse kanë hasur se në Evropë respektohet kjo e drejtë fetare, atëherë janë munduar të gjejnë një model përjashtues, pra një vend ku nuk respektohet kjo e drejtë, vetëm e vetëm që shamia mos të njihet si e drejtë. E ndonjëherë i janë shmangur edhe atyre lajmeve që vërtetë kanë qenë lajm, e që kanë patur të bëjnë me shaminë si të drejtë. P.sh. pjesëmarrja në lojërat olimpike me shami ishte diskutuar për të rezultuar përfundimisht me lejimin përkatës. Këtë lajm publikuan disa portale dhe websajte fetare në vend por jo edhe mediat tona .
Mediat tona kanë marrë një pozicion të cilin nuk e ndërrojnë. Nuk e përkrahin shmangë si të drejtë ndërsa në nivel global iu intereson vetëm atëherë kur diskutohet mohimi i saj. Franca, që e kishin si një model dhe mbështetje, iu interesonte ç’pozicion do të merrte për këtë çështje kur në pushtet erdhi president i ri, presidenti Hollande .
1.3. Diskutim i argumenteve
Problemi i shamisë lindi atëherë kur Ministria e Arsimit nxori një udhëzim administrativ me të cilin ndalohej uniforma fetare . Jo vetëm në media, por diskutimi dhe në qarqe zyrtare bëhej ndërsa kishte defekte, që për mendimin tim mund të pasqyrohen më së miri në pikat në vijim:
1) Paqartësia konceptuale. Diskutohej për shmangë ndërsa mediat thirreshin në vendet e zhvilluara , të cilat nuk e diskutonin asnjëherë shaminë si të drejtë por burkën. Ka dallim ndërmjet shamisë dhe burkës, dhe në kohën kur këta diskutonin për ndalimin e shamisë, në Bruksel hynte në parlament për herë të parë vinte një deputete me shami madje nga radhët e Partisë Demokristiane, befasi kjo për të gjithë .
2) Metodologjia selektive, pra duke përjashtuar rastet kur ndonjë vend njeh të drejtën e bartjes së shamisë dhe përvetësimi i metodologjive të shteteve që e ndalojnë atë edhe pse janë shumë pak.
3) Animi politik. Mediat kanë marrë pozicionim politik, ani pse e dinë se e vërteta nuk është në anën e saj. Nuk do të doja ta quaj shantazhim por injorimi apo thënë më mirë blasfemimi i kërkesës për mbajtjen e shamisë nuk ka si të komentohet ndryshe. Mediat e dinë fare mirë se në kuadër të së drejtës së shprehjes përfshihet dhe e drejta fetare dhe se zgjidhja e këtij probleme nuk është dashur të bartet në Kuvend. Apo,e dhe po të bartej, do të duhej përkrahur, sidomos kur e vërteta qëndron në anën e besimtarëve. Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e ndalon shaminë. Ndonëse Kosova përkufizohet si shtet laik , megjithëkëtë liria e besimit garantohet, madje edhe ajo e manifestimit , derisa nga e drejta për arsim nuk privohet askush . Një gjë e tillë vërtetohet edhe në dokumente shumë të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut , dhe që në të gjitha, duke përfshirë edhe kushtetutën e Republikës së Kosovës, e drejta fetare kufizohet vetëm në rast se paraqet rrezik për sigurinë e shtetit apo shkel të drejtën e tjetrit.
Edhe në rastin kur Gjykata Kushtetuese nuk miraton këtë të drejtë, mediat do të duhej të dilnin në përkrahje të shamisë, për shkak se interpretimi mund të bëhet në rrethana dhe nga indikatorë të ndryshëm por shamia mbetet e drejtë.
2. LËNDA E EDUKIMIT FETAR
2.1. Nevoja e futjes së një lënde edukative fetare në shkolla
Bashkësia Islame e Kosovës ka kohë që ka parashtruar kërkesë për futjen e një lënde për edukim fetar. Kërkesa është bërë duke patur parasysh gjithnjë gjendjen dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon shoqëria, e që, përveç tjerash po rrezikon zhveshjen nga vlerat dhe edukata e mirëfilltë. Me futjen e lëndës fetare është synuar:
1) Respektimi i të drejtës fetare, si diç me të cilën njeriu ka shtegtuar përgjatë gjithë historisë
2) Forcimi i bazës shpirtërore,
3) Menaxhimi i problemeve shoqërore, si depresioni, stresi, pesimizmi, sidomos kur dihet se trajtimi fetar është i pazëvendësueshëm,
4) Çrrënjosja e mbetjeve të idesë komuniste
5) Vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi ashtu siç mendon edhe Bashkimi Evropian,
6) Pasimi i vendeve të zhvilluara që e kanë si pjesë përbërëse të arsimit të tyre, madje Jan Figel, ish-Komisioneri Evropian për Arsim, Kulturë dhe Shumëgjuhësi, thoshte së “marrëdhëniet e ngushta midis arsimit dhe vlerave fetare dhe morale janë si vendimtare për të ardhmen e Evropës. ”
2.2. Koncepti i përmbajtjes së kësaj lënde
Bashkësia Islame e Kosovës, ndonëse pati parashtruar kërkesën për futjen e një lënde edukative fetare nëpër shkolla, megjithëkëtë, nuk synonte doemos ta impononte edhe planprogramin e vet, që të kuptohej gabimisht e kinse ka qëllime a tendenca, siç e akuzonin për kinse instalim të një shteti sheriatik. Për këtë gjë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ishte nikoqire e një konference rajonale për “Mësimet mbi fenë në institucionet publike të arsimit: përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme për Kosovën”, në të cilin morën pjesë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët debatuan në mënyrë shkencore për modalitetet e aplikimit të mësimbesimit në procesin e arsimit publik në Kosovë . U fol për përvojat e rajonit dhe për mundësinë e aplikimit të një sistemi të pranueshëm. Pra, konferenca mëtonte gjetjen e një planprogrami të aplikuar tashmë në vendet në rajon. Madje, si rezyme e kësaj konference patën dalën edhe rekomandime, një prej të cilave ishte edhe që BIK-u të jetë në bashkëpunim të drejtpërdrejt me MASHT-in, në mënyrë që planprogrami të mos jetë “tendencioz.”
Ajo çfarë dua të them është se programi do të ishte nën mbikëqyrjen e MASHT-it dhe se nuk do të përdorej –kushtimisht- për të bërë propagandë fetare.
2.3. Mediat dhe diskutim rreth konceptit të tyre
Futja e një lënde fetare në sistemin tonë arsimor është parë me sy të keq nga mediat. Përgjithësisht është qarë halli i laicizmit të shtetit. Futja e kësaj lëndë është konceptuar si një bombë nukleare që do ta zhduk laicizmin. Për këtë shkak sheh se nuk iu dhemb vetëm kjo por edhe ajo se kjo lëndë duhet të ligjërohet nga Hoxha e kjo qenka trishtuese për ta. Kjo po rrezikuaka edhe stabilitetin (imagjinar) të vendit. Kam përshtypjen se pasqyrimi ka qenë i shkallës më të ultë të marrëzisë, ngase, sikur nuk kanë mjaftuar vetë këto arsyetime banale porse janë munduar që në lojë të fusin edhe të tjerë, ose të përkrahin ata që mendojnë keq, p.sh. personelin e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë , të cilët pa i pyetur askush fare, por ndoshta për tu deklaruar më katolikë se papa, dolën kundër futjes së kësaj lënde. Në fakt, nuk ishte vetëm laicizmi pse ata shprehën kundërshtinë e tyre porse edhe frika se BIK-u po e luftuaka identitetin shqiptar dhe se osmanët na paskan lënë mbrapa . Broçkulla. Mediat është dashur që të mos i japin hapësirë lansimit të çfarëdo ideje. Kam përshtypjen se asnjëra nga këto arsyetime nuk qëndron.
1) Laicizmi ka lindur në Evropë por këta nuk ia kanë kthyer fesë shpinën. Sot, në shumë vende të botës mësohet edukimi fetar përkatës, dhe kjo nuk paraqet rrezik për sigurinë e tyre. Kjo ngase laicizmi nuk nënkupton apriori mohimin e fesë. Claudio Magrisi në librin ‘Panairi i tolerancës ’ jep shpjegime shumë të mira. Laik, një fjalë aq e pasur në kuptim dhe vlerë, nuk nënkupton aspak, siç supozohet shpesh në mënyrë injorante, të kundërtën e fesë, as nuk nënkupton në vete një besimtar, agnostik apo ateist….Laicizmi nënkupton dallimin e asaj që racionalisht është e demonstrueshme nga ajo, që, në të kundërt, është objekt i fesë…Laicitet d.t.th. tolerancë…të mos ngatërrosh mendimin dhe ndjenjën e mirëfilltë…të mos dominohesh nga ndonjë ide edhe pse i qëndron asaj…Laicizmi ka qenë një filozofi që i është kundërvënë dogmës kishtare ndërsa është përkrahur nga diktatorët afetar për të justifikuar politikat e tyre antifetare . Vazhdimi i këtij avazi të vjetër ka të përbashkët me periudhën komuniste vendosmërinë për të mos u tërhequr nga akuzat ndaj fesë në planprogramet shkollore.
2) Muslimanët nuk janë të rrezikshëm. Nëse Kosova nuk paska problem tjetër veç ekstremizmit islam, aq sa Ministri i Brendshëm thotë se i ka në kontroll të vazhdueshëm, e të cilin praktikisht studimet nuk e shohin gjëkundi , e lehtë qenka puna. Nëpërmjet një sistemi arsimor, të cilin do ta përpilojnë vet, do ta mundësojnë edukimin e gjeneratave jashtë ndikimit të ekstremistëve. Por, vetëm llafe janë fjalët e tyre.
3) Barra materiale. Arsyetim tjetër, e me gjasë më banali i mundshëm, është edhe ai i dhënë nga Ministria e Arsimit, respektivisht ministri ramë Buja, i cili problemin e sheh tek dhënia e 1000 rrogave. Mediat janë në dijeni për shpenzimet enorme, keqpërdorimet dhe korrupsioni që bëhet nëpër ministri dhe se përmendja e këtij fakti ka qenë turp. Andaj është dashur ta diskutojnë atë. Sikur të mos kishte korrupsion në këtë shkallë që ka, Kosova nuk do të kishte probleme kaq të shumta.
3. NDËRTIMI I XHAMISË SË MADHE NË KRYEQYTET
3.1. Roli shoqëror i Xhamisë
Xhamia është një burim i përhershëm i integritetit dhe vend i ringjalljes socio-kulturore e fetare, është institucioni më i vlefshëm që mund të jetë konceptuar e krijuar ndonjëherë. Është vend ku besimtari komunikon drejtpërsëdrejti me Krijuesin…
Xhamia është objekti shoqëror i parë i ndërtuar mbi sipërfaqen e dheut. Në Kur’an është regjistruar kjo e vërtetë historike nga vet Krijuesi:
“Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.”
(Kur’ani: 3:96)
Xhamia arrin që jetën shoqërore me të gjitha detajet e saj ta ekspozojë në një figurë të minimizuar; sikur është një version përmbledhës i shoqërisë ku prezantohen pikat më të rëndësishme të saj. Ajo po kështu është edhe një përkufizim apo thënë më mire tkurrje identitetesh, ngase bën klasifikimin e sjelljeve dhe tipareve të njerëzve. Xhamia ka rendin dhe rregullat përkatëse, te cilat jo vetëm që shkrijnë dallimet shoqërore, por edhe edukojnë njeriun.
3.2. Mungesa e xhamive dhe të drejtat e besimtarëve
Komuniteti fetar më i madh në vend është komuniteti mysliman. Në bazë të statistikave të fundit , ky komunitet numëron 96% të banorëve të Kosovës. Megjithëkëtë, ky komunitet vuan për mungesë të hapësirave për kryerje të lutjeve fetare. Skenat e faljes në rrugë verë dhe dimrit, madje edhe atëherë kur bën vapë shumë e madhe, respektivisht acar që të ngrinë, ata falen në rrugë, në kohën kur komunitetet e vogla favorizohen. Ndërtimi i katedrales në Prishtinë nuk ka qenë nevojë e besimtarëve katolikë sikur që pozita e dhënë Kishës Ortodokse ka qenë e padrejtë, ani pse kështu nuk mendojnë politika dhe kushtetuesja . Zvarritja e proceseve për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e një Xhamie të madhe, e cila do t’i plotësonte kënaqshëm kërkesat e besimtarëve ka qenë shkak për shprehjen e pakënaqësisë së këtyre të fundit. Madje politikanët tanë jo vetëm që na jepnin premtime boshe porse edhe shfrytëzonin momentin për të provokuar besimtarët me shaka të pakripa se ‘po patën para la ta blejnë edhe Grandin.’
3.3. Pasqyrimi i kërkesave për ndërtimin e Xhamisë
Xhamia si institucion fetar i rëndësishëm, si vendadhurim, në përgjithësi nuk është paraqitur keq në media. Ajo nuk paraqitet mirë kur është në pyetje ndërtimi i përmasave të mëdha, që disi Prishtinën do ta identifikonin me të. Nuk di ç’të keqe ka kjo vetëm se as politika dhe as mediat nuk e duan një gjë të tillë. I pari i Prishtinës duket që është në siklet aq të madh saqë edhe në spote reklamuese të Kryeqytetit angazhohet që të mos ketë hapësirë shumë për xhami. Problemi i ndërtimit të Xhamisë së madhe kryesisht është fokusuar në këto pika:
• Kryeqyteti të mos identifikohet me të ,
• Lokacioni të mos jetë në qendër , afër objekteve fetare tjera të minoriteteve,
• Financimi i ndërtimit.
3.4. Diskutim
Prishtina, deshën apo jo, është një qendër e myslimanëve. Është vend i xhamive, madje edhe i atyre të rrëzuara nga pushteti. Në kohën kur mediat e vajtojnë rrënimin e mundshëm të një çerdheje për ndërtimin e kësaj Xhamie, harrojnë se:
• Katedralja u ndërtua në vendin ku u rrënua shkolla,
• Gjurmimet zbuluan pranë teatrit Kombëtar themelet e një xhamie, apo edhe më shumë se një xhami, të rrënuar nga pushtuesi serb. U dëshmua se myslimanëve i janë uzurpuar hapësirat. Do të duhej diskutuar për këtë drejtë të tyre të rikthimit të pronës apo kompensimit të saj.
Pra, mungon një qasje pozitive ndaj një kërkese legjitime të besimtarëve. Ndërlidhja e ndërtimit të Xhamisë me rrëzimin e çerdhes ka qenë arsyetim amatores. BIK-u, në rast të marrjes së asaj parcele, pati premtuar ndërtimin e një çerdheje të re nga mjetet e veta. Xhamia për një kohë është shuar si lajm për tua ndezur në shkurt të këtij viti kur KK-Prishtinës ndaj një parcelë tek PTK-ja, e cila ishte e pranueshme për BIK-un por jo e kënaqshme . E pranueshme ngase do të mbulohet një boshllëk ndërsa e pakënaqshme ngase nuk i është dhënë pozitë sikur e objekteve tjera të komuniteteve e minoritare.

Përfundim
Nga diskutimi i mëparshëm del se:
1) Mediat kosovare, përgjithësisht, kanë qasje negative ndaj të drejtës fetare,
2) Janë të ndikuara në masë të theksuar nga politika
3) Iu mungon qasja analitike e gjërave.
Ndërsa si rekomandime të nxjerra nga ky punim do të veçoja:
1) Nxjerrjen e ligjit për pozitën juridike të bashkësive fetare në vend sa më parë të jetë e mundur,
2) Një studim gjithëpërfshirës të të gjitha llojeve të medieve, vizuale, të dëgjuara dhe të shkruara,
3) Organizimi i debateve publike, pasi që në raporte të ndryshme, siç ishte ai i qendrës për hulumtime “Gani Bobi” , theksohej se populli nuk janë kundër shamisë ndërsa Kosova nuk vuan nga ekstremizmi,
4) Organizimi i konferencave rajonale për të gjetur një model të përbashkët për të drejtat fetare dhe zbatimin e tyre,
I bindur se ky punim meriton shumë më shumë se kaq, se çështja fetare kërkon analiza edhe më të thukëta dhe studime më të thella, e përmbyll punimin ndërsa deklaroj se kam synuar vetëm të vërtetën dhe kënaqësinë e Zotit tim!

Literatura konsultuese
1) Kur’ani Fisnik,
2) Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 2008.
3) Buti, Muhammed Seid Ramadan. (2007) Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor, përktheu Dr. Selim Sulejmani. Shkup: Libraria “Ebu Hanife.”
4) Topaliogllu, Beqir. (2000) Gruaja në Islam, përktheu Mithat Hoxha. Turiq: Universiteti Marmara.
5) Idrizi, Zekerija. (2009) Xhamia në analet e historisë. Zurich: Fondacioni i Rinisë Islame.
6) Magrip, Claudio. (2001) Panairi i tolerancës, përktheu Guri Lekloti. Tiranë: ISHM; IDK; UNESCO.
7) Paraziti, Ali. (2009) Fjalor i Sociologjisë. Shkup: Logos-A.
8) Osmani, Shefik. (1983) Fjalor i Pedagogjisë. Tiranë: Shtëpia Botuese “8 Nëntori.”
9) Të drejtat e njeriut 2, deklarata dhe konventa të KB, 1994, Prishtinë: Valton.
10) Hofmann, Murad. (2007) Islami në mijëvjeçarin e tretë, përktheu Behxhet Jashari. Shkup: Furkan ISM.
11) Dituria Islame, revistë mujore fetare, shkencore e kulturore, të cilën e nxjerrë Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë.

EDUKIMI I RINISË MYSLIMANE PËRBALLË SFIDAVE BASHKËKOHORE

SEDAT ISLAMI

EDUKIMI I RINISË MYSLIMANE PËRBALLË SFIDAVE BASHKËKOHORE

مسلم

(Punim i publikuar në Takvim 2013, botim i Kryesisë së BIK-ut, Kosovë)

Në vend të parathënies[1]
Ky punim i kushtohet ekskluzivisht përgatitjes shpirtërore të të rinjve sipas metodologjisë profetike, duke vënë si synim të parë aftësimin e tyre për ballafaqim sa më stoik me sfidat e kohës bashkëkohore. Në fokus ka tri pika kryesore: së pari, mbjelljen e besimit, pastaj përmirësimin e gabimeve dhe së treti ruajtjen e besimit. Secila nga këto pika ka karakteristikat e veta, e me theks të veçantë ruajtjen maksimale dhe përshtatjen me kapacitetin dhe aftësitë intelektuale të të riut. Pra, në përputhje me moshën dhe zhvillimin e tyre psikik, iu ofrohet ky program. Kështu, që të tri këto pika që përbëjnë tërësinë e kësaj metodologjie shquhen për një ekuilibër dhe drejtpeshim, duke inkorporuar krahas nxitjes edhe edukimin nëpërmjet qortimit dhe ndëshkimit përkatës, kuptohet gjithmonë brenda suazave të normave të caktuara më parë.
I. MBJELLJA E BESIMIT TË PASTËR NË SHPIRTRAT E TË RINJVE
I.1. MËSIMI I BESIMIT QË NGA VEGJËLIA
Xhundub Ibn Abdullahu rrëfen:
“Ishim me Pejgamberin [alejhis salatu ves selam] ndërsa ende ishim të vegjël, kështu që mësuam besimin (imanin) para se ta mësonim Kur’anin, e më pas, e mësuam këtë të fundit dhe na u shtua besimi me të!”[2]
Kjo nënkupton se besimin duhet tua mësojmë të rinjve para çdo gjëje. Respektivisht, duhet t’i mësojmë për:
§ Allahun e Madhëruar dhe të drejtat e Tij;
§ Librat dhe të Dërguarit e Allahut;
§ Pejgamberin [alejhis salatu ves selam], besimin në të dhe obligimet ndaj tij;
§ Caktimet e Allahut të Madhëruar, duke përfshirë këtu sprovat, fatkeqësitë, vdekjen, etj;
Me një fjalë, iu mësohet besimi në përgjithësi, por pa hyrë në detaje. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ishte shumë kureshtar që këtij aspekti t’i kushtonte kujdesin maksimal, ndaj edhe në fokus kishte gjëra që nuk janë të rënda për tu mbajtur mend por që edhe në të njëjtën kohë përsëriten shpesh, siç kemi të bëjmë me disa dua-lutje. P.sh. lutja në kunut dhe teshehhud janë të përpiluara asisoj që reflektojnë vetëm besim. Ibni Maxheh transmeton hadithin e Hasan Ibni Aliut, i cili thotë t’ia ketë mësuar gjyshi i tij, Muhammedi, [alejhis salatu ves selam] disa fjalë t’i thotë në kunutin e vitrit:
“(All-llahumme-hidini fi men hedejt ve afini fi men afejt ve tevel-leni fi men teve-l-lejt ve barik li fi ma a’tajt vekini sherre ma kadajt fe inneke takdi ve la jukda alejk, innehu la jedhil-lu men valej-te ve la je’izzu men aejt tebarekte Rabbena ve tealejt)
O Zoti im, më bëj mua prej atyre që Ti i ke udhëzuar dhe më bëj prej atyre që Ti i ke falur, më bëj prej të dashurve Tu, më beko mua në atë që më ke dhënë dhe më mbro nga dëmi i asaj që Ti ke caktuar. Vërtet, Ti je Ai i Cili cakton dhe askush s’mund të caktojë kundër Teje asgjë. Me të vërtetë s’ka mposhtje për atë të cilin Ti e do dhe s’ka ndi¬hmë për atë që është armik i Yt. I Madhë¬ruar dhe i Lartësuar je, O Zoti ynë.” Albani hadithin e vlerëson për autentik.
Edhe lutja në teshehhud bartë këto domethënie. Ibni Maxheh transmeton nga Ibni Abbasi:
“I Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] na e mësonte këtë dua – lutje, ashtu siç na e mësonte kaptinën nga Kur’ani:
‘Allahumme inni eudhu bike min adhabi xhehenem, ve eudhu bike min adhabi-l-kabri, ve eudhu bike min fitneti-l-mesihi-d-dexh-xhal, ve eudhu bike min fitneti-l-mahja ve-l-memat’
O Zoti im! Kërkoj të më mbrosh nga dënimi i Xhehennemit, kërkoj të më mbrosh nga dënimi i varrit, kërkoj të më mbrosh nga sprova e Dexh-xhallit dhe kërkoj të më mbrosh nga sprova e të gjallëve dhe të vdekurve!”[3]
Se këto thënie kanë synuar këtë botëkuptim na flet edhe mosha e transmetuesve, Hasanit dhe Ibni Abbasit, të cilët sigurisht se kur kanë dëgjuar këto fjalë kanë qenë ende të vegjël.
I.2. SQARIMET DHE SHPJEGIMET
Në ligjërimet e tij, sidomos për të rinjtë, Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] mundohej të fliste duke qenë sa më shumë të jetë e mundur i kuptueshëm. Në fakt, edhe ishte, ngase siç rrëfen Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të]:
“Të folurit e të Dërguarit të Allahut [paqja dhe mëshira qofshin mbi të] ishte të folur i rrjedhshëm, të cilin e kuptonte çdokush që e dëgjonte!”[4]
Më të qartë dhe më të kuptueshëm e bënte edhe metodologjia e tij në shpjegim, që shoqërohej me elemente të ndryshme, si:
1. Marrja e shembujve
Rëndësia e shembujve është e pakontestueshme. Kur’ani është përplot shembuj, ngase me shembuj gjërat bëhen më të kapshme. Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “Shembujt janë kandilat e fjalëve!”
E këtu mbase qëndron edhe arsyeja pse Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] sillte shembuj dhe bënte krahasime ndërmjet besimtarit dhe të tjerëve. Tirmidhiu sjell hadithin e Ebu Hurejres [Allahu i Madhëruar qoftë i kënaqur me të] i cili përshkruan gjendjen e besimtarit dhe jobesimtarit në këtë botë, ballafaqimin me sprova dhe në fund mbarimin e tyre. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] thotë:
“Shembulli i besimtarit është sikurse shembulli i të mbjellës (perimeve, drithërave) që era i lëkund (por nuk i shkul). Besimtari vazhdimisht do të goditet me bela- sprova. Ndërsa shembulli i hipokritit është sikur shembulli i shkurres (larix) apo pishës, që nuk luhatet derisa të prehet.”[5]
Pra, besimtari në këtë botë sprovohet me bela, jeta e tij është përplot të liga, por shpëtimin e ka te Allahu i Madhëruar. Ndërsa jobesimtari, për të mos iu përshpejtuar dënimi, në këtë botë gëzon të mira, kurse në botën tjetër, do të ketë dënim të përhershëm.
2. Ilustrimi figurativ
Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e kishte zakon që shpjegimet e tij ndonjëherë t’i konkretizonte edhe në formë ilustrimesh, gjë e cila flet për nevojën e madhe që fëmijëve tanë sot t’iu ofrojmë edukim sipas kësaj metodologjie. Ibni Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se:
“Na e vizatoi Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] një vijë e pastaj tha: “Kjo është rruga e Allahut të Madhëruar.” Pastaj bëri disa viza në të djathtë dhe të majtë, pastaj tha: “Këto janë rrugët e devijuara, në çdo rrugë prej tyre ka shejtan që thërret në të”, pastaj lexoi (ajetin kur’anor): “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (el-En’am, 153).”[6]
3. Tregimet
Thjeshtësimin e mënyrës së përvetësimit të besimit, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e bënte edhe nëpërmjet tregimeve. I kësaj natyre është edhe tregimi që flet për njeriun e fundit që hyn në Xhennet, e të cilin Imam Muslimi dhe Imam Ahmedi e kanë shënuar në Sahihun, respektivisht Musendin e tij, nga Ibni Mes’udi, i cili thotë se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“Njeriu i fundit që hyn në Xhennet është një njeri që një herë ecën, herën tjetër shkon zvarrë ndërsa herën e tretë e godet zjarri, e kur ta ketë kaluar atë, kthehet nga ai dhe thotë: “I Madhëruar qofte Ai që më shpëtoi prej teje, Allahu mua më dhuroi diç që nuk i dhuroi as të parëve dhe as mbramëve. Atëherë i paraqitet atij një pemë dhe thotë:”O Zot, më afro afër asaj peme që të hyj nën hijen e saj dhe të pi nga uji i saj!“ Allahu i Lartësuar i thotë:”O Bir i Ademit, nëse do ta dhuroj atë, a do të më kërkosh tjetër?“I thotë: ”Jo, o Zoti im!”, dhe i premton se nuk do t`i kërkojë diç tjetër. Zoti i tij e arsyeton sepse i paraqet mirësi para të cilave sfidohet durimi i tij, kështu Ai e afron afër saj, hyn nën hijen e saj dhe pinë nga uji i saj. Pastaj i paraqitet atij një peme edhe më e bukur se e para dhe ai thotë: “O Zot, më afro tek ajo pemë që të pi prej saj dhe të hyj nën hijen e saj, nuk do të kërkoj tjetër! Allahu i thotë: ”O Biri i Ademit, a nuk më premtove se nuk do të më kërkosh tjetër?! Sikur të të afroj tek ajo, a do të më kërkosh prapë tjetër?” Por, Zoti e arsyeton atë, ngase i paraqet mirësi, ndaj të cilave nuk mund të ketë durim, kështu që e afron tek ajo dhe ai hyn nën hijen e saj dhe pinë nga uji i saj. Pastaj i paraqitet një pemë tek dera e Xhennetit, e cila është më e mirë se dy të parat. Njeriu i thotë: ”O Zoti im, më afro të futem tek ajo që të hy nën hijen e saj dhe të pi nga uji i saj, ndërsa unë nuk do të kërkojë tjetër.” Allahu i thotë: “O biri i Ademit, a nuk më premtove se nuk do të më kërkosh tjetër?!” Po, o Zoti im, por më nuk do të kërkoj tjetër – i thotë robi. Zoti i tij i pranon faljen sepse i paraqet gjëra që ai nuk mund të durojë nga ato, kështu që e afron tek ajo, e kur të jetë afruar, ai dëgjon zërat e banorëve të Xhennetit dhe thotë: “O Zot, më fut aty!” I thotë Allahu: ”O bir i Ademit, çfarë të kënaq, a je i kënaqur të të jap sa bota dhe një herë sa ajo?” Thotë: ”O Zot, a më përqesh mua ndërsa Ti je Zot i boteve? Me këtë rast qesh Ibn Mesudi dhe thotë:”A nuk më pyesni përse po qeshi?” I thanë:”Përse po qesh?”Kështu qeshi dhe i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] ndërsa i thanë:”Përse qeshe o i Dërguari i Allahut? Tha: “Nga të qeshurit e Zotit të botëve. Kur ai (robi) i tha: ”A më përqesh mua dhe Ti je Zot i Botëve?!”, Allahu i thotë: ”Unë nuk përqeshem me ty, por Unë bëj çfarë të dua!“
4. Pyetje – përgjigjet.
Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] edukimin e të rinjve e bënte edhe nëpërmjet mundësisë për pyetje. Ebu Hurejre rrëfen për vete[7]:
“Është pyetur: O i Dërguari i Allahut! Kush është njeriu që Ditën e Kiametit do ta gëzojë më së shumti ndërmjetësimin tënd? I Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] tha: Kam menduar se askush para teje Ebu Hurejre nuk do të më pyet për këtë hadithi, për shkak të kureshtjes së madhe që kam parë tek ty për hadithin. Njeriu që do ta gëzojë më së shumti ndërmjetësimin tim në Ditën e Kiametit është ai që sinqerisht nga zemra ose shpirti i tij ka thënë: La ilahe il-la Allah! [Dëshmoj se nuk adhurohet askush pos Allahut!]”[8]
I.3. NGJALLJA E KURESHTJES PËR MËSIM
Metodologjia e Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam] ishte e përkryer. Përdorte forma dhe mënyra që praktikisht janë treguar shumë të suksesshme. Të shohim hadithin e Muadhit dhe përfshirjen e disa prej këtyre elementeve në të. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] siç na rrëfen Muadhi, e kishte thirrur:
“O Muadh Ibn Xhebeli! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut! –i thashë. Eci për pak çaste e pastaj, prapë më tha: O Muadh! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut!–i thashë. Prapë eci për një kohë dhe më tha (për të tretën herë): O Muadh! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut!–i thashë. A e di se çfarë është e drejta e Allahut tek robërit e Tij? Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri! E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i përshkruajnë shok në asgjë – mu përgjigj. Pastaj vazhdoi udhëtimin dhe për pak çaste për të më pyetur sërish: O Muadh Ibn Xhebeli! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut! –i thashë. A e di se çfarë të drejte kanë robërit tek Allahu nëse veprojnë ashtu (e adhurojnë vetëm Atë)? Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri! E drejta e robërve tek Allahu është që të mos i ndëshkon!”[9]
Në këtë hadith vërejmë tri elemente interesante, që zgjojnë kureshtjen e dëgjuesit dhe e mbajnë të vëmendshëm për të kuptuar se çfarë është ajo që do t’i thuhet. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam]:
§ E thirri tri herë
§ E thërriste me pushime
§ Kur i foli, i foli në formë pyetëse: “A e di…?”
…për t’ia bërë me dije se besimi është shumë i rëndësishëm.

II. PËRMIRËSIMI I GABIMEVE

Për të përmirësuar gabimet, Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ndoqi një mori rregullash, shumtë të rëndësishme për tu aplikuare dhe sot e kësaj dite. Me këtë rast ne do të veçonim disa nga praktikat e tij, si:
II.1. POROSITË DHE KËSHILLAT
Besimi është sikur një pemë, e cila për tu zhvilluar dhe për të dhënë frytet e saj, ka nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam], përveç që mbolli besimin në zemrat e të rinjve, dha edhe udhëzimet përkatëse që ky besim të mbrohet nga ‘barishtet e egra.’ Këshillë që trajton këtë aspekt është ajo dhënë Ibni Abbasit [Allahu qoftë i kënaqur me të dy]:
“O djalosh! Unë do t’i mësoj ca fjalë (do t’i jap ca këshilla, andaj ke vëmendjen): Ruaje Allahun, të ruan Ai ty, ruaje Allahun, do ta gjesh para vete, kur lypësh, lyp nga Allahu dhe kur të kërkosh ndihmë, kërkoje nga Allahu. Dije se sikur e tërë bota të bëhen tok për të ta bërë një të mirë, nuk do të munden të bëjnë tjetër vetëm se atë që Allahu e ka shkruar për ty. Po kështu, edhe nëse bashkohen për të të dëmtuar me diç, nuk do të kenë mundësi të të dëmtojnë përveçse me atë që Allahu ta ka shkruar. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët!”[10]
Pra, për ta ruajtur besimin, në radhë të parë porositet që t’iu shmanget mëkateve, e pastaj punohet në drejtim të vetëdijesimit të tij se po deshe ndihmën e Allahut, duhet të punosh përherë ngase Allahu nuk njihet vetëm në ditë të vështira, e më pas jepen edhe udhëzime për veprime konkrete.
II.2. TESTIMI I BESIMIT
Besimi është një identitet i fshehtë, i cili reflekton në veprat dhe punët e njeriut. Me një fjalë, jo vetëm prania apo evidentimi i tij tek besimtarit, por edhe niveli i fuqisë së tij, kanë nevojë për testim. Allahu i Madhëruar kështu na ka mësuar.
Elif, Lam, Mim. 2. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” 3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” (el-Ankebut: 1-3)
Këtë metodologji e praktikoi edhe Muhammedi, [alejhis salatu ves selam]. Habbab Ibn Eretti, siç transmeton Buhariu në Sahihun e tij, kishte shkuar tek Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] dhe i ishte ankuar për gjendjen e vështirë që përjetonin në Mekke. Kishte kërkuar ndihmë nga Allahu i Madhëruar që t’i nxirrte nga ajo gjendje e mjerueshme. Por, është ligj i Zotit që besimtarët të sprovohen, dhe kështu ka ndodhë gjatë gjithë historisë. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ia përkujtoi edhe Habbabit këtë parim dhe i tha:
“Para jush ka qenë një burrë, të cilit ia kanë hapur një gropë dhe e kanë vënë në të, për t’ia vënë më pas sharrën mbi kokë dhe për ta ndarë në dysh, por kjo nuk e luhaste dot nga feja. Krihej me krahër të hekurt aq sa i ndahej mishi dhe muskujt nga kockat, por as kjo nuk e largonte nga feja e vet. pasha Allahun, kjo punë (e kësaj feje) ka për tu plotësuar aq sa udhëtari do të udhëtojë nga San’aja në Hadrameut ndërsa nuk do të ketë frikë askënd përveç Allahut të Madhëruar, apo ujkut për kopenë e tij, por, ju po nguteni!”
E keni parasysh, këto fjalë janë thënë në kohën më të vështirë të muslimanëve, në kohën kur edhe ekzistenca e tyre ishte në pikëpyetje ndërsa Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] i përgëzonte ata me fitore në të ardhmen.
II.3. HAPAT KONKRET NË PËRMIRËSIM
1. Arsyetimi dhe alternativa
Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] me rastin e përmirësimit të gabimeve, jo vetëm që arsyetonte përmirësimin por edhe sillte zgjidhjen e duhur. Ibni Mes’udi rrëfen se faleshim pas Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam] ndërsa në teshehhud citonim: es-selamu ala Allah! Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] tha:
“Vërtetë, Allahu është Selami (një nga emrat e Tij), andaj kur dikush prej jush të falet le të thotë: et-tehijjatu li-l-Lahi ve-s-salavatu ve-t-tajjibatu, es-selamu alejkum ejjuhe-n-Nebijju ve rahmetu-Llahi ve berekatuhu, es-selamu aleja ve ala ibadi-Lahi-s-salihne…”[11]
2. Përjetimi i peshës së mëkatit
Ndonjëherë, kur ndonjë gabim mund të ketë qenë i madh, ani pse është bërë në rrethana të caktuara, Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] për të mos lejuar përsëritjen e tij, e bënte shumë të madh, aq sa kryerësi pendohej aty për aty. Me Usame Ibn Zejdin është një rast shumë interesant. Usame rrëfen:
“Na dërgoi i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] në Hureka ndërsa ne iu shkuam atyre në mëngjes dhe i mposhtëm. Unë dhe një ensar iu vërsulëm pas një njeriu, i cili posa e zumë, tha La ilahe il-la Allah! Ensariu e braktisi ndërsa unë e qëllova me shtizën time derisa e mbyta. Kur u kthyem, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] u informua me rastin ndërsa mua më tha: Usame, a e mbyte pasi që tha: La ilahe il-la Allah?! E tha vetëm sa për tu mbrojtur – (u arsyetova.( Por, ai vazhdonte të ma përsëriste këtë fjalë aq sa dëshirove sikur të mos e kisha pranuar islamin më parë!”[12]
E shihni, Usame aq shumë u prek nga mëkati saqë do të kishte dëshiruar që deri atë ditë ë mos ketë pranuar fare Islamin.
3. Shfaqja e hidhërimit
Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ndonjëherë mospajtimin e shprehte edhe me shenja fytyre. Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] rrëfen se Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ia kishte dhënë një rrobe të qëndisur me penj mëndafshi, të cilën ai e kishte veshur në prani të tij. Pashë hidhërimin në fytyrën e Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam], kështu që e hoqa atë dhe ua ndava grave të mia –thotë Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të].
4. Vërejtja për fundin e keq
Përveç shprehjes së hidhërimit verbal, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] edukonte Sahabet duke ua përkujtuar pasojat e gabimeve në besim. Tirmidhiu transmeton hadithin e Ebu Hurejres [Allahu qoftë i kënaqur me të]:
“Ziheshim rreth kaderit (caktimit të Zotit) ndërsa i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] erdhi tek ne i hidhëruar dhe i skuqur nga hidhërimi aq sa ishte bërë sikur (alegori) në faqe të ishte derdhur lëng shege, tha: A për këtë jeni urdhëruar?! A e këtë gjë jam dërguar tek ju?! Ata që ishin para jush u shkatërruan pikërisht kur u përçanë rreth kësaj çështje. Iu bëj be dhe iu urdhëroj që të mos përçaheni – ziheni rreth kësaj çështjeje!”[13]
5. Qortimi dhe ndëshkimi
Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] e kishte zakon që gabimet e mëdha të mos i lëshonte pa qortim, apo ndëshkim, varësisht nga vepra e kryer. Muadhin, për shkak se e zgjaste namazin shumë, e kritikoi ashpër, duke i thënë:
“…O Muadh! A po i largon njerëzit (apo a po i vë njerëzit në sprova)?!…”[14]
Kritikat apo ndëshkimi ishin gjithnjë në përputhje me veprën e bërë. Pra, nuk ngutej që për një vepër të vogël, të jepte ndëshkimin maksimal, dhe as anasjelltas. Nëse Muadhin e kritikoi, por nuk e lëçiti, Ka’b Ibn Malikun, për shkak të mospjesëmarrjes në betejën e Tebukut, e lëçiti për 50 ditë të tëra, derisa Allahu i Madhëruar e shfajësoi në Kur’an.

III. RUAJTJA DHE KULTIVIMI I BESIMIT

Është kjo faza e tretë dhe e fundit në këtë punim që flet për metodologjinë profetike për përgatitjen shpirtërore të rinisë myslimane. Se çfarë hapash ndoqi Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] në këtë fazë të fundit, do të shohim në vijim.
III.1. NXITJA PËR MBAJTJE PËR KUR’ANIT DHE SUNNETIT
Kur’ani dhe Sunneti janë dy burimet kryesore të Islamit, të cilave duhet t’i referohemi deri në amshim. Zgjidhjet afatgjata të problemeve mund t’i gjejmë vetëm në këto burime, andaj, edhe Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] këshillonte, që mbajtjes për këtyre dy burimeve të mos i ndahemi kurrë. Irbad Ibn Sarije na sjell dëshminë përkatëse.
“Një ditë, i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] u fal me ne ndërsa pas namazit u kthye (kah ne) dhe na këshilloi me një këshillim të arrirë, sa sytë rrodhën lot dhe zemrat u tronditën prej tij. Dikush tha: “O i dërguar i Allahut! Sikur të ishte kjo këshilla e lamtumirës, prandaj çfarë porosie do të na lësh? Ai tha: “U porosis për devotshmëri ndaj Allahut , të dëgjoni dhe të bindeni edhe nëse bëhet i pari juaj një rob etiopian, sepse ai që do të jetojë prej jush pas meje do të shohë përçarje të shumta. Prandaj kapuni fort pas sunnetit tim dhe sunetit të Hulefave të udhëzuar dhe të drejtë. Kapuni fort për të dhe shtrëngojeni me dhembë. Ruhuni prej shpikjeve në fe, sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.”[15]
III.2. LARGIMI NGA VENDET DHE POZITAT E SPROVAVE
Besimtari është i fortë, trim, i gatshëm për të sakrifikuar për Allahun e Madhëruar, por kjo nuk d.t.th. se ai duhet t’i qaset çdo gjëje. Përkundrazi, për ta ruajtur besimin e tij, është porositur që të largohet jo vetëm nga vendet e fitnes (sprovave), siç mund të jetë ndonjë qytet a shtet, por edhe nga pozitat dhe postet që mund të jenë të tillë. AbduRrrahman Ibn Semures, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i tha:
“O AbduRrahman Ibn Semure! Mos e kërko pozitën e emirit, për shkak se nëse të epet si shkak i kërkesës sate, do të ngarkohet në qafë, e nëse të jepet pse të tjerët kërkojnë, do të ndihmohesh (nga Zoti)!”[16]
III.3. IKJA NGA DYSHIMET
Dyshimet janë porta e djallit. Nëpërmjet tyre depërton në zemrën e besimtarit. Andaj, për ta ruajtur besimin, dyshimeve qysh në start duhet ikur. Dyshimet mund të dihet ku dhe kur nisin, por ku mbarojnë, vetëm Zoti e di. Ose thënë më mirë, dyshimet mund të të largojnë dhe nga besimi fare. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] i ka thënë Ebu Hurejres [Allahu qoftë i kënaqur me të]:
“Njerëzit do të vazhdojnë të pyesin (njëri tjetrin dhe të diskutojnë) derisa do të thuhet (do të bëhet dhe kjo pyetje): Zoti i ka krijuar krijesat, po Atë kush e ka krijuar. Kujt t’i ndodhë një gjë e tillë, le të thotë: Kam besuar në Allahun!” [17]
III.4. RUAJTJA NËPËRMJET VEPRAVE TË MIRA
Besimi, krahas largimit nga dyshimet, ruhet, madje shume fuqishëm, edhe duke bërë vepra të mira. Ato të motivojnë dhe nxisin shumë, andaj Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] i ka parë si ilaç efektiv, sidomos për ruajtjen e besimit. Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“Sprovave që janë sikur pjesët e errëta të natës, përshpejtojuani me vepra (të mira) ngase (në ato sprova) njeriu gdhin besimtar, por ngryset pabesimtar, apo edhe e kundërta, ngryset besimtar e gdhin pabesimtar. E shet fenë për gjësende të dynjasë me pak vlerë.” [18]

[1] Bazuar në një punim të zgjeruar nga Sulejman Ibn Kasim el-Ijd me të titull: ‘El-Menhexh en-Nebevijj fi muvaxheheti-t-tehaddijat el-akaidijjeh li-sh-shebab.’
[2] Transmeton Ibni Maxheh në Sunen, ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[3] Albani hadithin e vlerëson për hasen sahih.
[4] Hadithin e transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e cilëson hasen.
[5] Albani e vlerëson hadithin për autentik.
[6] Hadithin e transmeton Imam Ahmedi ndërsa Albani e cilëson autentik.
[7] Nga tekstet tjera kuptohet se pyetësi ka qenë vet Ebu Hurejre.
[8] Transmetojnë Buhariu, Ahmedi dhe të tjerë.
[9] Hadithin e transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.
[10] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e vlerëson për autentik.
[11] Buhariu.
[12] Buhariu.
[13] Albani e konsideron hasen.
[14] Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.
[15] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e klasifikon për autentik.
[16] Muslimi.
[17] Muslimi.
[18] Muslimi.

Blog at WordPress.com.

Up ↑