Të parët për mëkatin – botëkuptimi, simptomat, rreziqet e mëkatit

1. Ebu Derda r.a., ka thënë: “Adhurojeni Allahun sikur ta shihni, llogariteni veten në mesin e të vdekurve, dijeni se një pakicë që të mjafton është më e mirë se një shumicë që të bën të shthurur, dhe dijeni se e mira nuk tretet dhe se mëkati nuk harrohet.”
2. Ebu el-Kasim Hakimin e pyetën:
A ka mëkat që e nxjerr besimin nga robi?
Po, u përgjigj dhe filloi të numëronte tre mëkate:
  • mosmirënjohja ndaj Allahut për begatinë e besimit
  • mungesa e frikës se imani mund të të humbet, dhe
  • padrejtësia nga myslimanëve.

3. Ibn Abbasi r.a., e pyetën: Kë do më shumë nga njerëzit, atë që bën vepra të mira shumë por njëherësh edhe mëkate shumë, apo atë që bën mëkate pak dhe vepra të mira pak?, për çka dha këtë përgjigje: “Asgjë nuk krahasohet me shpëtimin!” duke aluduar kështu në mëkatet e pakta. Continue reading “Të parët për mëkatin – botëkuptimi, simptomat, rreziqet e mëkatit”

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑