MË LIDH PO DESHE TË MË SHPËTOSH

MË LIDH PO DESHE TË MË SHPËTOSH

Bazuar fillimisht në http://maread.net/video/23

Morali është petku më i mirë që mund të vesh një njeri. Në Islam moralit i kushtohet vëmendje e veçantë për shkak të lidhjes së tij me Zotin. Pse besimtari ruhet nga mëkatet, pse nderon të tjerët, pse fal e toleron, përgjigja gjendet në besimin e tij. Duke synuar fitimin e kënaqësisë së Zotit dhe shmangien nga hidhërimi i Tij, besimtari jo vetëm që shpëton por vete por edhe ofron model dhe shembull për të tjerët, duke bërë kështu në të njëjtën kohë dy të mira të mëdha. Historia islame ka shënuar ngjarje nga madhështoret sa i përket moralit dhe ruajtjes së tij. Ato ndonjëherë janë aq interesante saqë me magjinë e tyre të bartin në një botë tjetër, të pushtojnë dhe për ca çaste nuk e ndien veten fizikisht. Një nga këta shembuj ose këto ngjarje është dhe ajo e një të riu të sprovuar në nder, i cili bëri atë që nuk di në do ta bënte dikush vetëm e vetëm që t’i shpëtonte kurvërisë. Se për çfarë bëhet fjalë, do të shohim në vazhdim:

Ibn El Xheuzi në librin e tij ‘Dhemmu-l-heva[1]’ citon Xhabir bin Nuhun të ketë thënë: Isha në Medinën e Resulullahit ﷺ dhe derisa po rrija me disa tregtarë në treg kaloi një plak që dukej bukur dhe ishte veshur bukur. Shitësi u ngrit dhe e përshëndeti fillimisht e pastaj edhe e ngushëlloi. Nga përgjigja e plakut kuptova se bëhej fjalë për një humbje të madhe. Shitësi vazhdoi ta ngushëllonte: Duro se durimi është shtylla dhe mbështetja e besimtarit. Shpresoj në Allahun se nuk do të privojë nga shpërblimi!

Kur u kthye shitësi, e pyeta: Kush ishte ky plaku?

Tha: Është një banor i Medinës, hazrexhas.

Çfarë është puna e tij, çfarë i ka ndodhur?- e pyeta.

Tha: I ka vdekur djali. Ka qenë shumë i sjellshëm me prindërit e vet dhe iu ka shërbyer shumë. Ka vdekur por jo si të tjerët.

Si ka vdekur?- i ndërhyra.

Tha: Një grua e martuar kishte rënë marrëzisht në dashuri me të. I kishte çuar lajm disi që të takohej me të, thjesht, për të çuar dashuri, por ai kishte refuzuar kategorikisht duke i thënë:

Harami është rrugë që nuk e trasoj

Dhe nuk i bie andej sa kohë që me njerëz të jetoj

Bë ç’të duash se unë nuk të përgjigjem

Nga ajo që bën ti unë neveritem…

Gruaja iu përgjigj ashpër duke i thënë se fjalët që kishte thënë ishin broçkulla dhe se asaj nuk i interesonte në bënte mëkat apo jo sepse për të feja nuk kishte asnjë rëndësi.

Gruaja nuk ndalej së bëri presion këtij djaloshi. Ai e diskutoi me një shok të tij këtë punë, i cili e këshilloi ta dërgonte dikë nga familja e tij që t’i fliste për të hequr dorë nga ky mëkat. Djaloshi refuzoi dhe tha se më parë do të pëlqente turpin e dynjasë sesa të pranonte zjarrin e ahiretit.

Gruaja nuk ndalej. I çoi fjalë që o të shkonte ai tek ajo, o ajo do të shkonte tek ai. Natyrisht, djaloshi prapë refuzoi duke e qortuar për këmbëngulësinë e saj në mëkat. E kur u lodh së dërguari njerëz që ta bindnin për këtë punë të shëmtuar, gruaja shkoi tek një magjistare, për t’i bërë magji që ta joshte në punë të pistë me të. Një natë, derisa djaloshi ishte duke qëndruar me babanë e vet, i ndodhi diç e çuditshme. Përnjëherë iu zgjuan ndjenjat dhe epshi. U çua shpejt e shpejt dhe filloi të falte namaz dhe të qante. Falej por kjo gjendje nuk i largohej.

Babai e pyeti se çfarë i ndodhi që përnjëherë ndryshoi kështu.

O babai im, po deshe të më shpëtosh, më prangos, ngase jam duke parë që nuk jam vetvetja.

Babai qante dhe e pyeste të birin t’i tregonte se çfarë kishte ndodhur.

Djaloshi ia tregoi rrëfimin.

Atëherë babai u çua dhe e prangosi si dhe e mbylli në një dhomë. Djaloshi kishte tundime dhe mundime të mëdha njëkohësisht duke e bërë të bërtiste me zë. Pas pak, britmat pushuan. Djaloshi kishte rënë në tokë ndërsa nga hundët i dilte gjak. Kishte vdekur.

Po, kishte vdekur ndërsa kishte refuzuar që të bënte mëkat.

 

[1] Ibn El Xheuzi, AbduRrahman bin Ali, Dhemmu-l-heva, ver. Mustafa Abdul Vahid, konsulent: Muhammed Gazali, fq. 258-260.

Advertisements

QË TA SHKATËRRONI NJË VEND, ZGJIDHNI GOMARËT E TIJ

Na ishte njëherë një gomar i lidhur për një peme. Djalli, mallkuar qoftë, shkoi dhe e zgjidhi. Gomari hyri në arën e njërit nga fqinjëve dhe filloi të hante çdo gjë që gjente. Gruaja e fqinjit u nervozua, mori çiften dhe e qëlloi gomarin. Pronari i gomarit që dëgjoi zhurmën, doli me vrap nga shtëpia dhe kur pa gomarin duke ngordhur, e mori çiften dhe e qëlloi gruan. Kur bashkëshorti i të ndjerës u kthye në shtëpi dhe e gjeti gruan të vrarë, e mori çiften shkoi dhe e vrau pronarin e gomarit.

E pyetën djallin: Çfarë ke bërë?

Asgjë, vetëm e kam zgjidhur një gomar- u përgjigj.

Mësimi: Që ta shkatërroni një vend, lironi gomarët e tij.

(përkthim)

QË TA SHKATËRRONI NJË VEND, ZGJIDHNI GOMARËT E TIJ

Na ishte njëherë një gomar i lidhur për një peme. Djalli, mallkuar qoftë, shkoi dhe e zgjidhi. Gomari hyri në arën e njërit nga fqinjëve dhe filloi të hante çdo gjë që gjente. Gruaja e fqinjit u nervozua, mori çiften dhe e qëlloi gomarin. Pronari i gomarit që dëgjoi zhurmën, doli me vrap nga shtëpia dhe kur pa gomarin duke ngordhur, e mori çiften dhe e qëlloi gruan. Kur bashkëshorti i të ndjerës u kthye në shtëpi dhe e gjeti gruan të vrarë, e mori çiften shkoi dhe e vrau pronarin e gomarit.

E pyetën djallin: Çfarë ke bërë?

Asgjë, vetëm e kam zgjidhur një gomar- u përgjigj.

 

Mësimi: Që ta shkatërroni një vend, lironi gomarët e tij.

 

(përkthim)

PAS VËSHTIRËSISË VJEN ZGJIDHJA

PAS VËSHTIRËSISË VJEN ZGJIDHJA

gezohu

Fadlullah Mumtaz
Nuk mund ta harroj natën kur e dërgova gruan time në spital për lindje. Ishte në gjendje shumë të keqe. Ishte bërë për ta ngushëlluar. Pasi që arritëm në Spital, nxituan motrat dhe infermieret me një letër që do të duhej ta nënshkruaja për të kryer lindjen me operacion pasi që ndryshe nuk mund të bëhej. Pas lindjes më lajmëruan se djali im do të qëndronte në spital për disa ditë për shkak lëndimeve që ka pësuar gjatë lindjes. Respektivisht, nuk kishte mundur të thithte oksigjen gjatë operacionit sikur që kishte pësuar edhe një pneumoni të rëndë. Sikur këto nuk mjaftuan dhe pas dy ditësh mjeku më merr në telefon dhe më tregon se gjendja e tim bir është përkeqësuar shumë dhe se vetëm Allahu i Madhëruar mund ta shpëtonte atë.
Po në rast se shërohet, do të ngel me ndonjë pasojë?- e pyeta.
Për shkak të dëmtimit të trurit gjatë operacionit mund të ketë defekte: zhvillimin të ngadalësuar psikik dhe nervor – më tha.
Këto lajme më çorientuan. Nuk dija nga t’ia mbaj. Ecja sikur të isha i pa kokë. Më kujtoheshin dhimbjet e gruas në shtëpi, në spital dhe ja tash, prapë lindje me probleme. Në këtë gjendje përkujtova se çdo gjë është në dorën e Allahut të Madhëruar dhe jo të njerëzve, kështu që mora abdes, i fala dy rekate dhe e luta Allahun me gjithë zemër të më ndihmonte. Të nesërmen shkova në Spital ndërsa takova në korridor një infermiere e cila më tha: Nesër do të lëshohet biri juaj. Gjendja e tij është përmirësuar për 180 shkallë. E vizitova gruan time ndërsa mora lajmin se ajo lëshohej sot nga Spitali.
Sot, biri im jo vetëm që është shëndoshë e mirë por gëzon nivel zgjuarsie shumë më të madhe se sa mosha që ka.
Dhimbja dhe vështirësitë shkuan falë dy rekateve të çiltra që fala për Allahun e Madhëruar e Madhëruar!
Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=6729&pgtyp=66
Përshtati: Sedat ISLAMI

PËR ATA QË KËRKOJNË HIJE

PËR ATA QË KËRKOJNË HIJE

hija

Sultan el-Umerijj

Në një ditë me vapë përvëluese dola ndërsa pashë një punëtor të ngratë, i cili përkulej herë pas here për të mbledhur atë që njerëzit kishin hedhur. Iu afrova ndërsa pashë se si djersët e kishin mbuluar ndërsa dielli kishte lëshuar rrezet mbi të. Thashë në vete: Në tokën e mahsherit ka një hije e madhe nën Arshin e Allahut të Madhëruar kurse prej atyre që do ta gëzojnë këtë hije është edhe, siç transmeton Muslimi, “Njeriu që ka dhënë lëmoshë…”, andaj thashë pse të mos i jap lëmoshë këtij skamnori që të ngadhënjejë me hijen e Arshit?! Nefsi më provonte dhe më hutonte: t’ia jap apo jo, por unë zgjodha t’ia jap. Iu afrova duke buzëqeshur dhe ia shtrova dorën e mjetin e fitimit të hijes së Arshit. Ia dhashë disa para ndërsa ai me gjuhën e tij të pastër më falënderoi në mënyrën siç vetëm ata dinë ta bëjnë.
E lashë ndërsa e falënderova atë sepse ai ma kujtoi Hijen e Arshit.

Burimi: http://denana.com/supervisor/articles.aspx?article_no=11100
Përshtati: Sedat ISLAMI