Urtësi nga Sha’ravi

Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, mos i duartrokit të keqes!

Nëse nuk ke asnjë kundërshtar a ziliqar, atëherë ti je dështak!

Mos e adhuro Allahun që të të jep, adhuroje që ta bësh të kënaqur, sepse, nëse e arrin kënaqësinë e Tij, begatitë e Tij ndaj teje do të jenë pafund!

Nëse e sheh një të varfër në vendet islame, dije se ekziston një i pasur që ka vjedhur pasurinë e tij.

Nëse ai që ka baba ndihet i sigurt, si të mos ndihet besimtari që ka Allahun?! ha’ravi

Mos ke frikë nga planet e njerëzve sepse e tëra që mund të bëjnë është të zbatojnë një vullnet të Allahut!

101 KËSHILLA DHE URTËSI

  1. A është fjala ‘La ilahe il-lallah’ çelësi i xhenetit?- u pyet Vehb ibn Munebihu. Po -u përgjigj dhe shtoi: por çdo çelës i ka dhëmbët e vet, andaj nëse ke çelës me dhëmbë (të duhur), hapet (xhenneti) për ty, e nëse jo, nuk hapet[1].
  2. Ai që citon tjetrin pa e përmendur emrin e tij, sikur ajo që thotë është e tij (plagjiati), nuk do të ketë bereqet në dije dhe as begati në jetë[2].
  3. Ai që i jep fetva njerëzve në çdo gjë që e pyesin është i çmendur[3].
  4. Ai që nuk e di shpërblimin për veprat e mira, do ta ketë të vështirë t’i bëjë ato[4].
  5. Allahu i madhëruar i shpalli Davudit a.s.: O Davud, do t’i mësoj dy punë me të cilat mund të fitosh simpatinë e njerëzve dhe kënaqësinë Time: ndërmjet Meje dhe teje mbulesë le të jetë devotshmëria ndërsa në raport me njerëzit sillu sipas moralit të tyre[5].
  6. Bazat e mëkateve dhe gabimeve janë tre: mendjemadhësia, lakmia dhe zilia[6].
  7. Besimtari i sinqertë ndërron gjatë ditës dyzet herë ndërsa dyfytyrëshi qëndron i njëjti për dyzet vite.[7]
  8. Bëhu zahid (asket) sepse zuhdi në trupin e zahidit është më i mirë se qaforja në trupin e beqareshës.[8]
  9. Bibliotekat janë vende ku ruhen librat, në të cilat është ruajtur gjaku dhe djersa e dijetarëve të shkuar…[9]
  10. Çoni thesaret tuaja në ahiret sepse njeriu e ka zemrën atje ku e ka thesarin.[10]

Continue reading “101 KËSHILLA DHE URTËSI”

KËSHILLA E URTËSI NGA FUDAJL IJADI

KËSHILLA E URTËSI NGA FUDAJL IJADI
Burimi: Sijer a’lam en-nubela, 8/442

Sot, mbi faqen e dheut, nuk ka mbet më i mirë se Fudajli.

Abdullah bin Mubareku

  1. Nuk ka zbukurim më të mirë për njerëzit se zbukurimi me sinqeritet dhe kërkim të hallallit.
  2. Kush ia ka frikën Allahut, nuk e dëmton asgjë. Kush nuk ia ka frikën Allahut, nuk i bën dobi asgjë.
  3. Frika e robit ndaj Zotit duhet të jetë në proporcion me njohjen e tij për Të. Asketizmi në dynja duhet të jetë në proporcion me dëshirën për ahiret.
  4. Kush vepron sipas asaj që di, Allahu do ta bekojë edhe për mësimin e asaj që nuk e di.
  5. Besimin do ta përsosësh atëherë kur fesë i jep përparësi para dynjasë.
  6. Ta braktisësh një vepër për njerëz është rija (syefaqësi) ndërsa të bësh vepra për hatër të tyre është shirk (idhujtari).
  7. E djeshmja është shembull, e tanishmja është punë, e nesërmja është shpresë.
  8. Për aq sa zvogëlohet mëkati në syrin tënd, rritet tek Allahu, dhe, për aq sa rritet në syrin tënd, zvogëlohet tek Allahu.
  9. Frika, për robin e shëndoshë, është më me vlerë se shpresa. Kjo e fundit bëhet më me vlerë vetëm kur t’i vijë vdekja robit. Ijadi Imam Dhehebiu duke e shpjeguar këtë thënie thotë: Kjo mbështetet në thënien pejgamberike: “Askush të mos vdes ndryshe vetëm se duke ndarë mendim të mirë për (duke shpresuar në) Zotin.”
  10. Sikur të kisha vetëm një lutje të pranuar, do ta ruaja për prijësin sepse, nëse prijësi është i drejtuar, është edhe populli.
  11. Besimtari lakmon por nuk ka zili. Lakmia (gibtah – në kuptim që ta kesh edhe ti një të mirë që e ka dikush) është pjesë e besimit, ndërsa zilia (hasedi) pjesë e hipokrizisë.
  12. Kush vepron sipas asaj që di, nuk ka nevojë për atë që nuk di. (Në fakt) Kush vepron sipas asaj që di, Allahu do ta bekojë për ta mësuar edhe atë që nuk di.
  13. Pasha Krenarinë e Tij, edhe po të më fuste në xhehenem, prapë nuk do ta humbi shpresën se do të më dërgojë në Xhennet!
  14. Devotshmëria (ver’i) është në braktisjen e ndalesave; adhurimi është në kryerjen e farzeve; modestia është në nënshtrimin ndaj të vërtetës.
  15. Zemrave tuaja iu është pezulluar shijimi i ëmbëlsisë së imanit derisa ta braktisin luksin e dynjasë – të bëhen zahidë.
  16. Sa shumë do të doja që të përhapej lajmi për vdekjen time në mesin e njerëzve e të mos përmendesha më.
  17. Pjesë e moralit të Pejgamberëve (alejhimuselam) kanë qenë mirësjellja, maturia dhe namazi i natës.
  18. Mjafton Allahu si i Dashur, Kur’ani si shoqërues, vdekja si këshillë, droja nga Zoti si dije dhe vetëmashtrimi me vepra si injorancë.
  19. Dy cilësi e bëjnë zemrën të vrazhdë: ushqimi i tepërt dhe fjalët e shumta.

Thënie të arta të dijetarëve myslimanë

1. Ibn Vehbi rrëfen: Po ta shkruanim përgjigjen e Imam Malikut ‘Nuk e di!’ do të mbusheshin fletoret tona me të!
2. Kur të dialogosh, nëse citon tekstin, atëherë kërkohet saktësia e tij; nëse pretendon diç, duhet ta argumentosh.
3. Fanatiku nuk radhitet në mesin e dijetarëve.
4. Kureshtja për ahiretin nuk mund të fitohet pa zuhdin për dunjanë.
5. Çka nuk është argument nuk bëhet argument vetëm pse pretenduesi e përdor për të tillë. Ibn Tejmije, Nubuvvat, f. 66
6. Është ligj i Zotit për ithtarët e të kotës që të jenë armiq të së vërtetës dhe ithtarëve të saj si dhe t’i cilësojnë këta të fundit si armiq dhe kundërshtarë të saj (vërtetës). Ibn Kajjimi, Ixhtimau-l-xhujush, f. 24.
7. Gramatika për gjuhën është sikur kripa për gjellën. Hasan bin Ahmed, cituar sipas Lisanu-l-mizan, 2/265.
8. Nëse dikush ta sjell një të vërtetë, pranoje, qoftë ky edhe njeri i largët dhe i padashur për ty. Ndërsa refuzoje atë që ta sjell të kotën, qoftë ky i afërt dhe i dashur për ty. Ibn Mesudi, cituar sipas Sherhu-s-Sunneh, 1/234.
9. Feja ka ardhur për të realizuar të mirat dhe për t’i plotësuar ato si dhe për t’i larguar të këqijat dhe për t’i pakësuar ato. Ibn Tejmije, El-kaide el-xhelile, f. 184.
10. Asgjëje nuk mund t’i thuhet e obliguar apo e preferuar pa mos pasur argument fetar që dëshmon për këtë gjë. Ibn Tejmije, El-kaide el-xhelile, f. 221.
11. Ai që e pason të Dërguarin e Allahut, Muhammedin alejhiselam le ta dijë se Allahu do t’i mjaftojë, do ta udhëzojë, do ta ndihmojë dhe do ta furnizojë. Ibn Tejmije, El-kaide el-xhelile, f. 221.
12. Djalli e devijon njeriun sipas dijes së paktë që ka. Ibn Abdul Hadi, Essarim el-munki, f. 401.
Pra, sa më pak dije që ka njeriu, aq më shumë e devijon djalli.
13. Kupola e lumturisë dhe strumbullari rreth të cilit sillet ajo është bindja ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij. Ibn Abdul Hadi, Essarim el-munki, f. 388.
14. Senedi është arma e besimtarit. Nëse ngel pa armë, me çfarë mund të luftojë?! Sufjan Theuriu, cituar sipas Ibn Abdul Hadi, Essarim el-munki, f. 390.
15. Profetit nuk i njihen meritat veç në vendin e vet. Ketaniu, cituar sipas Etteratib el-idarije, 1/79.
16. Gojëtari duhet që të shtjellojë gjerësisht një çështje që kërkon shtjellim të tillë, sikur që duhet ta përmbledhë atë në rastet kur një gjë e tillë kërkohet. Munaviu, Fejdu-l-Kadir, 1/92.
17. Zemra e vrazhdë nuk i pranon të vërtetat, sado që të kesh shumë argumente. Munaviu, Fejdu-l-Kadir, 1/143.
18. Mos ju prej atyre që të vërtetën e pasojnë vetëm atëherë kur të përputhet me epshet dhe tekat e tyre ndërsa e refuzojnë kur të bie ndesh me to. Kështu, nuk do të shpërblehesh kur të jesh në një vijë me të vërtetën ndërsa do të dënohesh kur ta kundërshtosh atë. Omer bin Abdul Azizi, cituar sipas Akides Tahavije, f. 522.
19. Kur të dialogosh, nëse citon tekstin, atëherë kërkohet saktësia e tij; nëse pretendon diç, duhet ta argumentosh.
20. Fanatiku nuk radhitet në mesin e dijetarëve.
21. Hutbet (ligjërimet, fjalimet) më të mira janë ato i përshtaten kohës, vendit dhe rrethanave. Cituar nga Muhammed Xhemaluddin Kasimiu, Islahu-l-mesaxhid, f. 67.
22. Ai që nuk e di shpërblimin për veprat e mira, do ta ketë të vështirë t’i bëjë ato. Ibn Rexhebi, Ihtijaru-l-evla, f. 23.
23. Ibn Fadlullah Umeriu duke folur për Ibn Tejmijen ka thënë: “Deti ngelet det ngado ta shikosh, hëna e plotë mbetet e plotë ngado ta shikosh.” Ibn Nasiruddin, Err-rreddu el-vafid, f. 50.
24. Kërkimi i dijes është i vështirë. Nxënia e saj përmendësh është më e vështirë. Ndërsa më e vështirë se këto të dyja është të vepruarit sipas dijes. Hilal bin Alau, cituar sipas Dhehebiut në Kebair, f. 76.
25. Të jesh evlia (i dashur) i Zotit nuk nënkupton të jesh i pagabueshëm. Ibn Tejmije, El-istikame, 2/93.
26. Ibn Vehbi rrëfen: Po ta shkruanim përgjigjen e Imam Malikut ‘Nuk e di!’ do të mbusheshin fletoret tona me të!
27. Dashuria për diturinë është tregues i lumturisë, sikur që urrejtja e saj është tregues i dëshpërimit.
28. Kureshtja për ahiretin nuk mund të fitohet pa zuhdin për dunjanë.
29. Puno për Allahun sepse është më mirë se të punosh për vete. Suriu
30. Parashtrimit të mirë të pyetjes vlerën dhe rëndësinë ia di vetëm ai që është ngarkuar me dhënien e fetvave. Etteratib el-idarije, 2/309.
31. Medhhebi i selefit është e vërtetë ndërmjet dy të kotave dhe udhëzim ndërmjet dy humbjeve. Sefarini, Levamiu-l-envar, 1/24.

Urtësi: NDRYSHIMI

NDRYSHIMI

Abdul Kerim bin Muhammed El-Maliki

  1. Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata të mos e ndryshojnë vetë…[Kur’ani: Rad: 11]
  2. Gjëja e vetme që nuk ndryshon kurrë është ligji i ndryshimit.
  3. Çdo gjë ndryshon me kohë.
  4. Kush nuk e paguan çmimin e ndryshimit, do ta paguaj atë të mos ndryshimit.
  5. Të gjithë mendojnë si ta ndryshojnë botën por askush nuk mendon si ta ndryshojë veten e tij. Tolstoi
  6. Kush nuk mund ta ndryshojë mendimin e vet, nuk mund të ndryshojë asgjë. Bernard Shaw
  7. Mençuria është aftësia për tu ambientuar me ndryshimin.
  8. Për mendimin tim, puna e vështirë qëndron tek ndryshimi i popujve. Sa i përket qeverive, ato ndryshojnë vetvetiu kur populli të ndryshojë. Muhammed Gazali
  9. Ndjenjat janë produkt i ideve andaj kur të kesh ndryshuar idetë, do të kesh ndryshuar edhe ndjenjat.
  10. Edukimi nuk ndërron karakterin, e gdhend atë. Mustafa Sibai
  11. Ji ti ndryshimi që dëshiron ta shohësh në këtë botë!

Urtësi: RAPORTET E PËRGJITHSHME

RAPORTET E PËRGJITHSHME
Abdul Kerim bin Muhammed El-Maliki
  1. Feja është raport dhe marrëdhënie me të tjerët. [Muhammedi a.s.]
  2. Besimtari i afron të tjerët dhe afrohet me të tjerët. [Muhammedi a.s.]
  3. Trajtoji të tjerët siç ke dëshirë të të trajtojnë. [Isai a.s.]
  4. Butësia  në sjellje është koka e urtësisë. [Lukman Hakimi]
  5. Aliu r.a. i ka thënë të birit, Husejnit r.a.: ‘Për raportet tua me të tjerët veten merre kandar: duaje për ata atë që do për vete e urreje për ata atë që urren për vete. Mos iu bë padrejtësi siç ke dëshirë të të mos bëjnë padrejtësi. Bëju mirë siç ke dëshirë të të bëjnë mirë. Konsideroje për të keqe për ata atë që e konsideron për vete të keqe dhe mos ua thuaj fjalët që nuk ke dëshirë t’i dëgjosh.’
  6. Raportet me të tjerët janë sikur frymëmarrja: që të dyja mëtojnë vazhdimësinë e jetës. [Virginia Satir]
  7. Mos u përpiq ta fitosh çdo debat. Ndonjëherë përfitimi i zemrave është më me rëndësi se fitimi i debatit. [Gëte]
  8. Miklimi[1] ndaj njerëzve është lëmoshë.
  9. Miklimi është gjysma e mendjes.
  10. Miklimi është produkt i mençurisë.
  11. Miklimi është baza e mirësjelljes.
  12. Miklimi është virtyt i përbërë nga butësia dhe durimi.
  13. Më i mençuri është ai që di si t’i joshë e përkëdhelë njerëzit e kohës së vet. [Ibn Firjeh]
  14. Ha çfarë të pëlqen ty e vish çfarë iu pëlqen njerëzve.
  15. Nëse dëshiron të respektohesh, kërko atë që mundet (të ndodhë).
  16. Nëse dëshiron ta fitosh kënaqësinë e njerëzve, kuptoji së pari.
  17. Sipas vendit edhe kuvendi.
  18. Kush i shikon njerëzit me sy të shkencës, i urren. Kush i shikon me sy të së vërtetës, i justifikon.
  19. Mos shiko atë që sytë mund ta shohin dhe as mos dëgjo atë që veshët mund ta dëgjojnë.
  20. Mos i kërko dikujt dy herë të njëjtën gjë.
  21. Mos ua përmend njerëzve të mirat që ua ke bërë sepse kështu humb e mira dhe prishet shoqëria.
  22. Ruaji lidhjet, jo pronat.
  23. Trimi i mirë me shokë shumë.
  24. Buzëqeshja është çelës i raporteve të çiltra shoqërore.
  25. Nëse i ke bërë dikujt, mos ia përmend. Nëse të ka bërë mirë dikush, mos ia harro. [Ibn Mukaffaë]
  26. Lartësojeni veten duke aplikuar moralin e shkujdesjes[2]. [Ibn El- Xheuzi; Xhafer bin Muhammed Sadik]
  27. Kush i shoqëron njerëzit me dredhi, do ta tradhtojnë. [Ahnef bin Kajsi]
  28. Gjëja më e rëndësishme në raport me njerëzit është aftësia dhe durimi për t’i dëgjuar të gjithë ato që i thonë e flasin.
  29. Njerëzit janë tre lloje: disa janë sikur ushqimi që nuk bën pa të, disa janë sikur ilaçi që të duhen në ndërkohë ndërsa disa janë sikur sëmundja që askush nuk e do. [Hasan Basriu]
  30. Vëllezërit janë tre llojesh: lajkatues, llogaritës dhe zemërgjerë: lajkatuesi dëshiron thjesht të përfitojë prej teje pa të dhënë asgjë, llogaritësi i cili të jep aq sa   përfiton prej teje, dhe zemërgjeri, i cili thjesht dëshiron t’i vazhdojë lidhjet me ty, pa pasur ndonjë përfitim. [Lukman Hakimi]
  31. Nëse fillon t’i vlerësosh njerëzit, nuk do të gjesh kohë për t’i dashur ata.
  32. Nëse e bën shprehi që të hidhërohesh sa herë që nuk të pëlqen diç, atëherë dije se kurrë nuk do të ndihesh i qetë.
  33. Kënaqësia e njerëzve është ideal që nuk realizohet.
  34. Nuk e di sekretin e suksesit por të dështimit po: përpjekja për të kënaqur çdo njeri. Bill Cosby
  35. Përderisa nuk i kam bërë keq askujt, nuk më intereson nëse më duan apo jo njerëzit. Unë nuk jam këtu, në këtë botë, për t’i argëtuar të gjithë njerëzit. Woody Allen
  36. Nëse dorën e ke në gojë të ujkut, kujdes, tërhiqe me butësi.
  37. Kurrë mos e lut Allahun që të mos kesh nevojë për njerëzit, sepse Allahu e ka lënë që njerëzit të kenë nevojë për njëri tjetrin. Lute thjesht që të mos kesh nevojë për njerëzit e këqij. Aliu r.a.
  38. I verbër është ai që sheh me syrin e huaj, i shurdhër është ai që dëgjon me veshin e huaj. Ahmed Sheuki.
  39. Është marrëzi ta urresh dikë vetëm pse ke dëgjuar një njeri të flet keq për të. Mark Twain
  40. Unë plot hidhërim, shoku im pa asnjë pikë durim, a ku të ketë mes nesh pajtim?!
  41. Dhurata verbëron syrin e gjykatësit. [Xhafer Sadik]
  42. Dhurata trullosë mendjen.
  43. Vizita shton dashurinë.
  44. Përmende atë që mungon[3] se kështu afër vetes e afron.
———————————————————————————
[1] Dashamirësia, zemërbutësia, mirësjellja, joshja, lajkatimi. Përdoret vetëm me kuptim pozitiv.
[2] Shkujdesja (ar. tegaful) nënkupton rastet kur njeriu injoron qëllimshëm disa veprime të të tjerëve të cilat provokojnë për të keq. Këtë e bën për shkak se nuk do të zbret në nivel injorantësh.
[3] Njeriu që ndodhet larg teje fizikisht.

Urtësi: UDHËHEQJA DHE ADMINISTRIMI

Abdul Kerim bin Muhammed El-Maliki

1. Kur të humb amaneti, prite kiametin! E si ndodhë humbja e amanetit? Kur çështja t’i dorëzohet njeriut jo kompetent. [Muhammedi alejhiselam]

2. Kush jep urdhra me urtësi, pranon respektin me lumturi.

3. Shëmbëlltyra është udhëheqje.

4. Lideri udhëheq me shëmbëlltyrë, jo me forcë.

5. Udhëheqja e mirë sjell pasues të sinqertë.

6. I pamoralshmi nuk mund të udhëheq.

7. Mjerë për popullin që i lë mënjanë të diturit e i vë në krye injorantët. [Muhammed Gazali]

8. Udhëheqja nuk është teori por sjellje dhe vepra. [Harold Geneen]

9. Nëse të gjithë bëhemi lider, atëherë kush do ta sill gurin e mullirit për miell?!

10. Në mungesë të kuajve, qenve iu kemi vënë shala.

11. Kur të shkapërderdhen delet, udhëhiqen nga dhia e zgjebosur.

12. Administrimi është funksioni me të cilin arrihet tek qëllimi i dëshiruar në mënyrën më të mirë, me shpenzimet minimale, në kohën e duhura dhe me mjetet e duhura e legjitime. [David Livingstone]

13. Administrimi është art që fokusohet në udhëzimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e një grupi njerëzish për të kryer një punë ose realizuar një qëllim. [William Wait]

14. Esenca e administrimit është të paralajmërosh për gjërat para se të ndodhin. [Henri Fayol]

15. Nëse menaxherit ia raporton problemin, ti je thjesht një raportues. Nëse ia përcjell problemin me një propozim, ti je këshilltar. E nëse ia sjell ndërsa e ke zgjidhur atë, atëherë ti je lider. [Stephen Covey]

16. Lideri nuk i ofron vetes justifikime.

17. Administrimi është t’i kryesh gjërat siç duhet ndërsa lidershipi është të kryesh gjërat e duhura. [Peter Drucker]

18. Udhëheqja ose lidershipi është të bindësh njerëzit të bëjnë punën që nuk kanë mundësi për ta bërë. [Harry S. Truman]

19. Lideri i suksesshëm është ai që i vë rrethanat në funksion të kauzës së tij.

20. Lidershipi është arti i marrjes së vendimit.

21. Prijësi nuk duhet të hidhërohet sepse hidhërimi është çelësi i shpatës dhe pendimit. [Ahnef bin Kajsi]

22. Administrimi është arti i arritjes së sukseseve të shumta me shpenzime e harxhime minimale të kohës, mundit, energjisë dhe parasë.

23. Sa keq kur gjërat e rëndësishme ngelin në mëshirën e gjërave të parëndësishme. [Johann Wolfgang von Goethe]

24. Suksesi i liderit është peng i korrektësisë dhe realizmit të tij, jo shtirjes.

25. Lideri i vërtetë shquhet për fleksibilitet.

26. Më mirë ma jep një ushtri delesh të udhëhequra nga një luan se një ushtri luanësh të udhëhequra nga një dele. [N. Bonaparte]

27. Lidershipi është aftësia për të prodhuar liderë.

28. Shpërblimi për një punë të kryer nënkupton motiv dhe forcë për të kryer një punë tjetër.

29. Aftësia dhe kapaciteti i liderit maten me aftësinë dhe kapacitetin e ndihmësve të tij.

30. Njeriu i duhur në vendin e duhur.

31. Nëse dikujt prej myslimanëve i ngarkohet një detyrë ndërsa ai ia delegon të drejtat atij që nuk është kompetent në kohën kur ka kompetentë, atëherë ai e ka tradhtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij! [Omeri r.a.][1]

32. Allahu ndalon me sulltan atë që nuk e ndalon me Kur’an[2]. [Uthmani r.a.]

33. Udhëheqja nuk është vetëm titull dhe as pozitë. Udhëheqja para së gjithash është përgjegjësi.

34. Peshku prishet në kokë.

===================================

[1] Në fakt, si thënie, është hadith profetik.

[2] Thënia flet për rëndësinë e ligjit dhe aplikimin e tij sepse jo gjithmonë ndërgjegjja i ndal njerëzit prej të këqijave dhe mëkateve.

Urtësi: DIALOGU, DEBATI, POLEMIKA

DIALOGU, DEBATI, POLEMIKA
Abdul Kerim bin Muhammed El-Maliki
1. Mos debato me të mençurin dhe as me budallain, sepse i mençuri të mund ndërsa budallai të ofendon. [Ibn Abbasi]
2. Kur Zoti të mos ia dojë të mirën një populli, ua hap derën e polemikës dhe ua mbyll atë të punës. [Imam Euzaiu]
3. Sa herë kam debatuar me një dijetar, e kam mundur, ndërsa sa herë kam debatuar me një injorant, më ka mundur. [Imam Shafiu]
4. Kurrë nuk kam debatuar me dikë e të mos kam dëshiruar që Allahu ta shfaq të vërtetën nga ana e tij, jo nga ana ime[1]. [Imam Shafiu]
5. Ndonjëherë biseda e dialogu me disa njerëz të ngrit e përparon ndërsa në raste tjera kjo ndodhë kur thjesht hesht dhe i injoron. [Nexhib Mahfudh]
6. Është pothuajse e pamundur ta mundesh injorantin në debat. [William McDougall]
7. Ai që di pak, debaton shumë. [Enis Mensur]
8. Gjysmaku në dije është më i rrezikshëm se injoranti. [Bernard Shaw]
9. Mos debato me një të marrë sepse njerëzit më pas nuk mund të bëjnë dallimin ndërmjet jush. [Pitagora]
10. Nëse argumenton, mos u hidhëro, sepse hidhërimi zhduk argumentin dhe shfaq armiqësinë. [Abdullah bin Mukaffaë]
11. Hidhërimi gjatë debatit bën ta harrosh argumentin.
12.  Kur të mungojë logjika, ngritën zërat.
13.  Mos debaton me gomarin![2]
14.  Nëse nuk janë të qarta rregullat dhe qëllimet e dialogut, atëherë as rezultatet e tij nuk do të jenë të kënaqshme. [Muhammed Husejn Hejkel]
15.  Të provokojnë që ta nxjerrin pjesën më të keqe prej teje e pastaj të thonë: ‘Ku je ti.’ Jo, o i nderuar, unë nuk jam ky por ai që ti dëshiron të jam. [Bernard Shaw]
16. Kush e braktis debatin, e shpëton burrërinë.
17.  Pse debati për meseletë e parëndësishme zgjat shumë? Sepse disa njerëz dinë më shumë për to se për meseletë e rëndësishme. [Lukman Hakimi]
18. Debati me injorantët është sikur pikturimi në ujë, sado i mrekullueshëm të jetë, nuk mbetet gjatë.
19. Nëse debaton me një injorant, e ul veten, e ngrit atë. [Ibn Bexheli]
20. Biri im, iki debatit e polemikës sepse nuk ka dobi në to. Përkundrazi, ato nxisin armiqësinë ndërmjet vëllezërve. [Sulejmani alejhiselam]
21. Kush e do polemikën, shahet. [Lukman Hakimi]
22. Nëse secili njeri do ta shprehte me sinqeritet atë që mendon, dialogu ndërmjet njerëzve do të ishte shumë i shkurtër.
23. Kur debati të humb orientimin, shtrembërimi është mjet i humbësit. [Sokrati]
24.  Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë me nijet të kuptimit por të kthimit të përgjigjes.
25.  Lëre polemikën qoftë edhe nëse ke të drejtë!
26. Përpjekja për të dialoguar me njeriun e zhveshur nga çfarëdo logjike është sikur përpjekja për t’i dhënë barëra kufomës.  [Tomasi]
——————————————
 [1] Ky duhet të jetë qëllimi nga debati dhe polemika: triumfi i të vërtetës.
[2] Rrëfehet se ujku dhe gomari kishte debatuar për ngjyrën e barit. Gomari insistonte se bari ka ngjyrë të zezë ndërsa ujku të gjelbër. Shkuan tek luani që të gjykonte ndërmjet tyre. Luani urdhëroi të burgosej ujku për një muaj, me pretekstin se ka debatuar me një gomar.

Urtësi: REALIZIMI DHE PËRSOSMËRIA

REALIZIMI DHE PËRSOSMËRIA
Abdul Kerim bin Muhammed El-Maliki

1. Allahu do që, kur ta kryeni një punë, ta kryeni në formë të përsosur. [Muhammedi alejhiselam]
2. Për çdo punë, konsultoni ekspertët përkatës.
3. Kam shije shumë të thjesht, çdoherë më pëlqen më e bukura. [Oscar Wilde]
4. Ai që punon pa dije, më shumë prish se që ndreq. [Muveffikuddin Irbili]
5. Gjërat nuk vlerësohen sipas sasisë por sipas cilësisë së tyre.
6. Njerëzit harrojnë shpejtë[sinë me të cilën ke realizuar një punë por jo edhe nivelin e asaj që ke realizuar.
7. Nuk është poenta se sa orë kalon në punë por çfarë ke realizuar brenda asaj kohe.
8. Njerëzit të vlerësojnë sipas performancës andaj ke kujdes në veprat që realizon. Le të jenë cilësia dhe përsosmëria matës të veprave tua, jo sasia. [Steve Jobs]
9. Cilësia dhe shpejtësia rrallë mund të jenë bashkë.
10. Mos fol pa menduar, mos vepro pa planifikuar.
11. Mendo dy herë e pastaj fol.
12. Edhe kali më i mirë ka nevojë për shkop.
13. Djersa është parfumi i realizimit të veprave.
14. Nëse di si t’ia fillosh, atëherë veç e ke mbaruar gjysmën e punës.
15. Çdoherë ka një mënyrë më të mirë, vetëm hulumtoje!
16. Më janë lodhur këmbët por nuk më është thyer zemra[1].
17. Nëse ke dëshirë për ndonjë gjë të realizohet siç duhet, atëherë bëje vet!
18. Fjala më e mirë është ajo që dëshmohet nga vepra.
19. Nevoja është nëna e inovacionit.
20. Në kriza lind vullneti.
———————————————————————-
[1] Thuhet për atë që kryen punët e veta vet.

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑