Muhammedi a.s.

DHUNA FAMILJARE: SHKAQET, FORMAT DHE ZGJIDHJA & PËRKUJTIM RRETH DITËS SË FLAMURIT 28 NËNTORIT DHE RËNDËSISË SË SAJ

HYRJE Ndër problemet e shumta me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri është dhe dhuna në familje. Dëshmitë në terren flasin për përasat shqetësuese të saj, veçmas në këtë kohë pandemie ku për ta luftuar përhapjen e virusit janë paraparë masa si mbyllja dhe izolimi në shtëpi. Dhuna tashmë ka eskaluar duke prekur familjen në... Continue Reading →

ME RASTIN E DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT ﷺ

[Hyrje] Rebiul Evveli është muaji në të cilin lindi Muhammedi a.s., i Dërguari i fundit Zotit. Lindja e tij ishte shpresë ndërsa dërgimi i tij agim me të cilin Allahu zhduku të gjitha errësirat, udhëzoi pas humbjes, mësoi pas injorancës, drejtoi pas devijimit…Arabët para lindjes së tij bënin jetë të shthurur; adhuronin putat dhe idhujt... Continue Reading →

DEGËT E BESIMIT

1. (Lexoje në pdf) Hyrje Në hadithet e Pejgamberit Muhammed a.s., në trajtimin që i bëhet konceptit të besimit (imanit), përveç tjerash, haset edhe degëzimi i tij. Në hadithin e përcjellë nga Ebu Hurejre r.a., qëndron se Pejgamberi a.s., ka thënë: “Imani është gjashtëdhjetë e ca degë. Edhe turpi është degë e besimit.[i]” Në versionin... Continue Reading →

ESENCA E DASHURISË PËR ALLAHUN ﷻ

ESENCA E DASHURISË PËR ALLAHUN ﷻ   Në sistemin edukativ islam, dashuria për Allahun xh.sh., zë vend të rëndësishëm. Kjo për shkak të pozitës që ka në strukturën e besimit por edhe efekteve edukative që prodhon. Dashuria për Allahun xh.sh., është bazë e besimit dhe detyrim fetar të cilit nuk mund t’i iket. Përveç kësaj... Continue Reading →

TRE MËSIME ME RËNDËSI NGA HIXHRETI

Hixhreti është një ndër ngjarjet madhore në historinë islame dhe jo vetëm. Kalimi i Muhammedit a.s., nga Mekka në Medinë, paraqet një kapitull të ri për njerëzimin mbarë. Dijetarët myslimanë e kanë trajtuar me seriozitet të madh, jo vetëm brenda për brenda librave të Sires, por edhe në punim të veçanta. Kjo për shkak të... Continue Reading →

LËVDATAT E ARMIKUT JANË THIKË PAS SHPINE

Rrëfime për mësim:   LËVDATAT E ARMIKUT JANË THIKË PAS SHPINE   Metodat që armiqtë përzgjedhin për ta rrëzuar dikë janë nga më të ndryshmet. Komplotet që ata thurin ndonjëherë janë të atilla që vetëm mendjet e ndritura mund t’i dekodojnë. Një nga ato mënyra është dhe shprehja e lëvdatave dhe fjalëve miradije. Zaten, të... Continue Reading →

Veseveseja frikë e provokuar nga djalli

Çfarë është në të vërtetë vesveseja? A është frikë nga Allahu që shpërblehet? Çfarë e largon atë?   Përgjigjet për këto pyetje, me pak fjalë, ofrohen nga hoxha Sa’d el-Atik:   Vesveseja është frika nga Allahu xh.sh., e provokuar nga djalli. Djalli e frikëson se Allahu nuk do t'ia pranojë adhurimet, se namazi i tij... Continue Reading →

DITËT E DHUL HIXHES NË KOHË PANDEMIE

Jemi në ditët më të mira të vitit. Dhjetët ditët e para të muajit dhul hixhe konsiderohen ditët më të mira të vitit. Allahu xh.sh., është betuar në këto ditë, duke aluduar kështu në vlerën e tyre. وَالْفَجْرِ، وَلَيَالٍ عَشْرٍ Pasha agimin! 2. Pasha dhjetë netët!” (el-Fexhr, 1-2) Pejgamberi a.s., ka thënë: «ما من أيَّامٍ... Continue Reading →

THËNIE TË ÇMUARA NGA MUSTAFA SIBAI

Sikur ta shikoje botën me syrin e shpresës dhe optimizmit, do ta shihje bukurinë në çdo cep të saj. Nëse të është dhënë nga Allahu një shkathtësi a talent që të tjerët nuk e kanë, atëherë mos e shkatërro atë duke shfaqur mendjemadhësi dhe përbuzje ndaj të tjerëve. Po të mos ishte dhimbja, sëmundja do... Continue Reading →

Urtësi dhe këshilla

94% e dështimeve ndodhin, jo pse njerëzit heqin dorë për ta realizuar një punë të caktuar, porse ata shpërfillin sistemin apo programin sipas të cilit duhet të kryhet ajo punë. Ai që nuk lexon libra të mirë është baras me atë që nuk lexon fare. Allahun xh.sh., dhe ahiretin mos i harro kurrë. Aliu r.a.... Continue Reading →

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑