PAS VËSHTIRËSISË VJEN ZGJIDHJA

PAS VËSHTIRËSISË VJEN ZGJIDHJA

gezohu

Fadlullah Mumtaz
Nuk mund ta harroj natën kur e dërgova gruan time në spital për lindje. Ishte në gjendje shumë të keqe. Ishte bërë për ta ngushëlluar. Pasi që arritëm në Spital, nxituan motrat dhe infermieret me një letër që do të duhej ta nënshkruaja për të kryer lindjen me operacion pasi që ndryshe nuk mund të bëhej. Pas lindjes më lajmëruan se djali im do të qëndronte në spital për disa ditë për shkak lëndimeve që ka pësuar gjatë lindjes. Respektivisht, nuk kishte mundur të thithte oksigjen gjatë operacionit sikur që kishte pësuar edhe një pneumoni të rëndë. Sikur këto nuk mjaftuan dhe pas dy ditësh mjeku më merr në telefon dhe më tregon se gjendja e tim bir është përkeqësuar shumë dhe se vetëm Allahu i Madhëruar mund ta shpëtonte atë.
Po në rast se shërohet, do të ngel me ndonjë pasojë?- e pyeta.
Për shkak të dëmtimit të trurit gjatë operacionit mund të ketë defekte: zhvillimin të ngadalësuar psikik dhe nervor – më tha.
Këto lajme më çorientuan. Nuk dija nga t’ia mbaj. Ecja sikur të isha i pa kokë. Më kujtoheshin dhimbjet e gruas në shtëpi, në spital dhe ja tash, prapë lindje me probleme. Në këtë gjendje përkujtova se çdo gjë është në dorën e Allahut të Madhëruar dhe jo të njerëzve, kështu që mora abdes, i fala dy rekate dhe e luta Allahun me gjithë zemër të më ndihmonte. Të nesërmen shkova në Spital ndërsa takova në korridor një infermiere e cila më tha: Nesër do të lëshohet biri juaj. Gjendja e tij është përmirësuar për 180 shkallë. E vizitova gruan time ndërsa mora lajmin se ajo lëshohej sot nga Spitali.
Sot, biri im jo vetëm që është shëndoshë e mirë por gëzon nivel zgjuarsie shumë më të madhe se sa mosha që ka.
Dhimbja dhe vështirësitë shkuan falë dy rekateve të çiltra që fala për Allahun e Madhëruar e Madhëruar!
Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=6729&pgtyp=66
Përshtati: Sedat ISLAMI

SIESTA DHE MREKULLIA PROFETIKE

SIESTA DHE MREKULLIA PROFETIKE

kajlula

Një ndër porositë e shumta profetike është edhe përkujdesja për gjumin e pasdites ‘kajlula’, siç e njohim ne në fjalorin fetar, ose ‘siesta’, siç njihet ndryshe në shëndetësi.
Gazeta ‘Telegrafi ’ në këndin e shëndetësisë ka publikuar një artikull me titull: “Pse gjumit tonë i pëlqen gjumi i pasdites”, në të cilin nënvizohen dobi shëndetësore të gjumit të pasdites. Në fakt, përveç që shpjegohet se nuk ka nevojë të jetë edhe aq i gjatë, aq sa edhe fetarisht preferohet, siç do të shpjegojmë pak më poshtë, artikulli konstaton se të dobitë nuk kanë të bëjnë vetëm me shëndetin fizik, por edhe me atë psikik, madje me këtë të fundit edhe më shumë. Ja dobitë në fjalë:
1. Vëmendja më e mirë
2. Mësojmë dhe mbajmë mendje në mënyrë më kualitative
3. Jemi më kreativ
4. Produktiviteti në kulm
5. Të menduarit pozitiv
6. E largojmë stresi
Thënë të drejtën, nuk është hera e parë që kajlula ose siesta studiohet ky këndvështrim shëndetësor. Hulumtime dhe studime përkitazi me të janë kryer edhe më parë , por që për publikun tonë nuk kanë qenë edhe gjithaq të njohura.
Siç përmendëm edhe më lart, gjumi i mesditës, është traditë fetare. Janë përmendur disa raste që dokumentojnë këtë praktikë si traditë fetare.
Enes Ibn Maliku transmeton nga Ummu Haram [Allahu qoftë i kënaqur me të dy!] se Pejgamberi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!] kishte qenë një ditë në shtëpinë e saj ku kishte fjetur pak gjatë ditës ndërsa ishte zgjuar nga gjumi duke qeshur. E pyeta (rrëfen Ummu Haram): O i Dërguari i Allahut! Çfarë të bën të qeshësh? Tha: Po qeshi me një grup nga ummeti im, të cilën hipin (lundrojnë) në det si të ishin mbretër në frone! O i Dërguari i Allahut! Lute Allahun të jem edhe unë prej tyre! Ti je prej të parëve! – iu përgjigj ai.”
Enesi po kështu transmeton se Muhammedi [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!] ka thënë:
“قيلوا فإن الشياطين لا تقيل
Flini në mesditë ngase djajtë nuk flenë!”
‘Kajlula’ ka qenë traditë e myslimanëve të parë. Sahabet [Allahu qoftë i kënaqur me ta!], siç rrëfen Enesi, kanë thënë: “Ne shkonim herët në xhuma (e falnim sapo hynte koha), për të pushuar pas saj!”
Ja disa nga karakteristikat e ‘kajlulës’ sipas shpjegimeve fetare:
‘Kajlula’ aplikohet apriori si respekt dhe shenjë dashurie për të Dërguarin e Allahut, Muhammedin [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!]
‘Kajlula’ është në mesditë, ndërmjet namazit të drekës dhe atij të ikindisë. Pas namazit të ikindisë nuk preferohet gjumi.
‘Kajlula’ jo domosdo nënkupton edhe gjumin. Edhe në artikull thuhet se nuk ka nevojë të jetë i gjatë apo edhe të jetë gjumë i thellë. Mjafton të mbyllësh sytë dhe të pushosh. Ndryshe, siç vërtetën Dr. Jusri Abdul Muhsin, në rast të zgjatjes së gjumit në dy orë e më shumë, atëherë pasojat mund të jenë negative. Më konkretisht, mund të ketë efekte të këqija për gjumin gjatë natës.
‘Kajlula’ është si një mjet për të përforcuar besimtarin për adhurim, qoftë për namaz nate, pra, që të ketë ‘vëmendjen’ e duhur gjatë faljes, apo edhe për agjërim.
‘Kajlula’ është bërë për ta mbrojtur veten nga vapa e madhe. Namazi i drekës shtyhej për një kohë, derisa vapa zbutej paksa, për tu falur më pas që të gjithë me xhemat. Kjo traditë bënte përjashtim vetëm ditën e xhuma, kur namazi falej së pari, e pastaj pushohej. Këtë e kuptojmë dhe nga hadithi i Enesit, që e cituam lart: “Ne shkonim herët në xhuma (e falnim sapo hynte koha), për të pushuar pas saj!” Pra, ata e falnin xhumanë sapo hynte koha ndërsa ditëve tjera e shtynin drekën.
Ky është Islami, të cilin, mjerisht ende nuk kanë arritur ta zbulojnë as shumë myslimanë!

NAMAZI SI SHOQËRUESI MË I MIRË NË VARR

NAMAZI SI SHOQËRUESI MË I MIRË NË VARR

varri

Njeriu, siç thotë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], pas vdekjes së tij nuk merr me vete asgjë përveç veprave të mira. Në varr, në atë vetmi të thellë, në atë vend të trishtueshëm, në atë ngushtësi që ngulfat, njeriu nuk mund të merr asnjë nga pasuria e kësaj bote. Për pasojë, si i pasuri, si i varfëri, janë të njëjtë: kanë vetëm një qefin dhe asgjë më shumë. Në të vërtetë, nuk janë të njëjtë, ngase tretmani në varr nuk do të jetë sipas pozitës materiale në këtë botë. Atje, i varfëri mund të jetë shumë më mirë dhe më i privilegjuar se sa i pasur. Çështja lidhet për veprave të mira që i kanë bërë në këtë botë. Një nga këto vepra të mira, gjithsesi mbetet edhe namazi, shoqëruesi më i mirë që mund ta qetëson shpirtin e besimtarit në ato momente.
Por, jo vetëm kaq. Namazi në varr mund të bëjë edhe çudira. Se për çka e kam fjalën do të doja të citoj një hoxhë, Abud ibn Avn Usejrin , i cili na rrëfen një tregon teje interesant, për vërtetësinë e të cilit betohet në Zot. Fillon rrëfimin Shejhu e thotë: Një kompani për ndërtimin e rrugëve kishte fitua tenderin e ndërtimi të një autostrade në Saudi, por që gjatë punimeve kishin hasur në një pengesë në një vend të quajtur Shumran. Pengesë ishin disa varreza të vjetra, në të cilat, për herë të fundit, qe varrosur një djalosh i ri para plot 30 vjetësh. Kompania deponoi një kërkesë në gjykatë për të marrë udhëzimet përkatëse se a mund të vazhdonin punimet dhe të zhvendosnin varrezat apo se duhej të ndërronin kahen e rrugës pak. Gjykata lëshoi dekretin se mund të bëhej zhvendosja e varrezave ndërsa për një punë të tillë, përveç një ekipi nga gjykata, u formuan edhe ekipe nga komuna dhe fiset që ishin në atë zonë. Filloi zhvarrosja. Çfarë të gjesh, erë kundërmuese dhe eshtra të kalbur. Filluan varr pas varri derisa arritën tek varri i fundit, i cili njëherësh ishte edhe i fundit që qe varrosur aty. Kishin kaluar 30 vite andaj askush nuk e mendonte se aty do të ndodhte befasia. Filluan ta hapnin sikur çdo varr tjetër, por gjatë heqjes së dheut, vërejtjen se puna ishte më ndryshe. Aty vërehej një qefin i bardhë ndërsa trupi nuk kundërmonte. I hoqën tullat dhe e nxorën trupi. Subhanallah! Ishte i ruajtur, sikur të varrosej sot. Ia shpalosën fytyrën ndërsa të pranishmit, që nuk rastisën të jenë nga familja e tij, e njohë. Është filani, i biri i filanit. Meqë bëhej rivarrim, ia dërguan kufomën babait të tij, që ende ishte gjallë por i shtyrë moshë, ia dërguan kufomën ndërsa nga gëzimi dhe mërzia shpërtheu në lot. Elhamdulilah! I falënderuar qofsh o Allah, që ma ktheve tim bir në shtëpi ta shoh dhe një herë edhe pas tridhjetë viteve! – u shpreh babai. E pyetën se çfarë veprash kishte bërë, a kishte diç me të cilën ishte veçuar për të arritur një shpërblim të tillë? Tha: Pasha Allahun, prej kur e njoh birin tim, nuk ka braktisur kurrë namazin dhe as që i ka ikur ndonjëherë tekbiri fillestar me Imamin!
Ky është namazi dhe kjo është vetëm një nga imazhet e shumta të shpërblimit për namazin. T’i kushtojmë rëndësi namazit lumturia me të arrihet edhe në këtë botë para botës tjetër. Sa mirë kanë thënë të parët tanë: Nuk d ta shijon Xhennetin e Ahiretit, ai që nuk ka shijuar më parë Xhennetin e kësaj bote! Xhenneti i kësaj bote është përkujtimi i Allahut, e namazi është përkujtimi më i mirë!!!

Përgatiti: Sedat Islami
Brunei, 2013

SHFRYTËZOJENI DIMRIN!

SHFRYTËZOJENI DIMRIN!

Winter-21culff

Ka thënë i Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!]:
“الصوم في الشتاء الغنيمة الباردة
Agjërimi në dimër është pre (plaçkë, lëverdi) e freskët!” (Hadithin e transmeton Imam Ahmedi ndërsa Albani vlerëson se është hasen.)
Hitabiu, në koment të pjesës ‘…pre e freskët!’ ka thënë: (është pre) e lehtë për arsye se agjëruesi është kursyer nga etja e madhe (si shkak i vapës së madhe.)
Omeri [Allahu qoftë i kënaqur me të!] ka thënë: Dimri është plaçka e adhuruesve.
Ibni Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të!]: Mirëseardhje dimrit! Në të zbret bereqeti (mirësia), nata zgjatet për namaz ndërsa dita shkurtohet për agjërim.
Hasan Basriu [Allahu e mëshiroftë!] ka thënë: Sa kohë e mirë është dimri për besimtarin! Nata e tij zgjatet, e ai falet, ndërsa dita shkurtohet, e ai agjëron!
Jahja Ibn Muadhi [Allahu e mëshiroftë!] ka thënë: Nata është e gjatë, por mos e shkurto me gjumin tënd, Islami është i pastër, por mos e njollos me mëkatet tua!

Dr. Ejmen Salih
Përshati: Sedat Islami