PERLA DHE URTËSI NË ARTIN E MARRËDHËNIEVE ME NJERËZ

PERLA DHE URTËSI NË ARTIN E MARRËDHËNIEVE ME NJERËZ

marredhenie-shoqerore

Ndodhë që njerëzit ta shohin plagën që ke në kokë por ata nuk e ndiejnë dot dhimbjen që të mundon.
Kush i bën dëm rinisë, pleqëria do ta dëmtojë atë.
U pyet një i mençur: “Ç’është urtësia?”, e tha: Të dallosh atë që e di nga ajo që nuk e di.
Hudhra nuk e humb erën e saj edhe po e lave me ujë jasemini.
Kush e këshillon vëllanë në fshehtësi, ai e ka këshilluar, e kush e këshillon haptazi, ai ia ka zbuluar të metat.
Jam bindur se furnizimin (rizkun) tim nuk mund ta marrë askush, kështu që u qetësova shpirtërisht. U binda po kështu se edhe veprën time nuk mund ta bëj askush për mua, kështu që u mora vet me të.
Bëhu i drejtë para se të jesh fisnik.
Kush e shton dashurinë ndaj vetes, të tjerët do ta shtojnë urrejtjen ndaj tij.
Çdokush që nuk i di dhimbjet tallet me plagët.
Njeriu me urtësinë më të madhe është ai që mendon se ka më së paku urtësi.
Gjuha nuk është kockë por i thyen ato.
Nëse je i sinqertë atëherë sinqeriteti yt le të jetë deri në shkallë bese ndërsa nëse je i drejtpërdrejtë atëherë kjo le të jetë deri në shkallën e pranimit (të fajit).
Tigri i egër para teje është më i mirë se ujku tradhtar pas teje.
Gjuha e të mençurit është prapa zemrës së tij ndërsa zemra e budallait është prapa gjuhës së tij.
Pajtimi (me atë që të jep Allahu) është argument i amanetit – besës, amaneti është argument i falënderimit, falënderimi është argument i shtimit (të pasurisë), shtimi është argument i vazhdimit të dhuntive ndërsa jeta është argument i tërë hairit – mirësisë.
Mëso prej lules buzëqeshjen, nga pëllumbi butësinë – urtësinë, nga bleta sistemin (e punës), nga milingona punën dhe nga gjeli zgjimin herët.
Veten bëje peshore në marrëdhëniet tua me të tjerët.
Kanë thënë për durimin (sabrin):
– Durimi në fatkeqësi është besim.
– Durimi tek ai që han ushqim është pajtim (me atë që të ka dhënë Allahu i Madhëruar)
– Durimi në ruajtjen e sekretit quhet fshehtësi.
– Durimi për hire të shoqërisë quhet përmbushje (ruajtje e shoqërisë – besë).

Burimi: http://islameiat.com/main/?c=49&a=4553
Përshtati: Sedat ISLAMI, 2010

Leave a comment