JETIMI

Mahmud El Misrijj

 

JETIMI

(fletushkë)

 

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit te botëve, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun e njerëzimit, Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim.

Në këta rreshta të paktë të kësaj fletushke, e thërras veten time dhe ju vëllezërit e mi ne çdo vend, qe t’i përgjigjemi ftesës se Mëshirshmit, Mbizotëruesit, Bamirësit, për përkujdesje ndaj jetimëve, ditën e natën, sepse ummeti islam është sikurse një trup i vetëm, nëse rënkon një gjymtyre e tij rënkon i tërë trupi.

Nëpërmjet kësaj ligjërate dëshirojmë qe ummeti islam te kthjellet nga ngecja e tij pasiv, te forcohet ne atë qe ka qene i dobët, te pasurohet ne atë qe ka qene i varfër, ne vend te injoranteve te ketë dijetare ngase kështu plotësohen zbrazëtirat qe i kemi lënë dhe ja kështu, edhe njëherë ky ummet kthehet ne kohen e tij te arte dhe ngadhënjen me dekoratën hyjnore: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve,… “. (Ali Imran, 110)

Ka thënë Muhammedi, alejhi selam: Si e shenjtëron ( pastron nga te këqijat ) Allahu një popull, në të cilin i dobëti nuk e merr te drejtën e tij nga i forti , ndërsa atë nuk e ka goditur asgjë e keqe ” ( ) .

Si do ta pastroj Allahu një popull, i cili shkelë të drejtat e jetimit, nuk çanë kokën për te, për jetimin, i cili ka mbetur pa baba te mëshirshëm, i cili do t’ia lëmonte flokët, do t’ia fshinte lotët dhe do t’ia mbushte barkun ushqim?!

Muhammedi, alejhi selam ka thënë Në ( shuajtjen e etjes se ) çdo gjë ( je ) qe ka mëlçi të lagët, ka shpërblim “. (Buhariu)

 

 

Nëse ti shpërblehesh për shuarjen e urisë apo etjes, madje edhe ta kafshës, atëherë çfarë mendon se do te jete shpërblimi yt ne rast se shuan urine dhe etjen e jetimit?!

Muhammedi, alejhi selam, na lajmëroi për një grua te pamoralshme, e cila kaloi pranë një qeni te etur, i cili lëpinte dheun me gjuhe. Nga dhimbja, e zbathi këpucën, e mbushi me ujë dhe i dha qenit ujë. Për këtë gjë, Allahu ia fali mëkatet. Nëse është puna kështu atëherë çfarë mendon ti se do te jete shpërblimi për shuarjen e etjes se jetimit?!

Mos u bë koprrac

O ti qe Allahu te ka begatuar me pasuri, mos u be koprrac por mundohu qe me pasurinë tende ta shpëtosh jetimin. Mos ia ndalo vetes se pasuria jote të të shpie ne Xhennetet e Përjetshme dhe kopshtet e Allahut, sepse: ” Lëmosha e fshehte e largon hidhërimin e Allahut, mbajtja e lidhjeve familjare zgjat jetën ndërsa bërja e veprave te mira largon fatkeqësitë “.

Njeri nga gjeneratat e para te këtij ummeti, selefi, pat thënë: ” Ne fillim isha i dhënë pas mëkateve dhe konsumimit te alkoolit. Shpëtova një dite nga një fëmijë jetim dhe i varfër. E morra atë, e ushqeva, i bleva rroba, e pastrova dhe ia kreha flokët. Ne mbrëmje, kur rashe për te fjetur pashe ne gjumë se sikur kiameti u be dhe erdhi koha e llogarisë. Nga veprat e këqija qe pata bere, urdhëruan te me dërgojnë ne Xhehennem. Me koke nen gjunjë me morren melaiket e Xhehennemit qe te me shpinin atje ku e kisha vendin por ne mes te rrugës doli jetimi dhe tha: Pritni oj melaike derisa te kërkoj ndërmjetësim tek Allahu për te sepse ky njeri me ka bere mire dhe me ka respektuar. Thane melaiket: “Ne nuk jemi te urdhëruar qe te ndalemi”, porse një thirrje nga ana e te Madhit Allah i ndali. ” Lirojeni atë ngase ia kam falur mëkatet për hire te bamirësisë ndaj jetimit! “- tha Allahu. Tha njeriu: U zgjova nga gjumi dhe u pendova para Allahut për atë qe kam bere. Çdoherë jam mundur ta shpenzoje energjinë time ne shërbim te jetimeve “.

O vëllezër! Ejani edhe ne ta shpenzojmë energjinë tone ne përkujdesje te jetimeve me shprese se Allahu nga lutjet e tyre për ne do te na i fal mëkatet. Te nxitojmë dhe shpejtojmë ne këtë vepër duke thënë:  e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje! “. (Taha, 84)

Jetimëria e Muhammedit, alejhi selam, është nder për çdo jetim gjer ne amshim

Feja islame ka qene e preokupuar me çështjen e jetimit qysh prej momenteve te para te daljes se saj ne skene njerëzore, madje vet bartësi dhe kumtuesi i kësaj feje tek njerëzimi ishte jetim, dhe mu për këtë, jetimëria e tij është nder për te gjithë jetimet deri ne Ditën e Llogarisë. Thotë Allahu ne lidhje me Muhammedin, alejhi selam:  A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend ( të dha përkrahje ) “. (Duha, 6), d.t. th: A nuk ke qene jetim kur ishe i vogël ndërsa Allahu te strehoi dhe siguroi tek xhaxhai yt, Ebu Talibi?!

Ibni Kethiri ne koment te këtij ajeti ka thënë: ” E ka strehuar për shkak se babai i pate vdekur derisa ishte ne barkun e nënës (ende pa lindur) ndërsa nena i vdiq kur ky ishte ne moshën 6 vjeçare. Përkujdesjen e tij e morri përsipër gjyshi, Abdul Muttalibi, por pas vetëm dy viteve, vdes edhe ai, për te mbetur Muhammedi, alejhi selam, ne përkujdesje te xhaxhait te tij, Ebu Talibit, gjersa mbërriti te 40-tat…

Pastaj, Allahu e porositi duke i thënë: Pra, mos e përul jetimin! “. (Duha,), d.t.th: Sikur qe ti ishte jetim ndërsa Allahu te strehoi, po kështu mos përbuze jetimin, mos e poshtëro, mos e përzë, mos e nënçmo, por bëji mire dhe sillu bute me te.

Thotë Katadeja: ” Bëhu për jetimin sikurse prindi i mëshirshëm “.

Shtëpia më e mirë e muslimanëve është shtëpia në të cilën ka jetimë

Thotë Allahu: E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” 16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin ( e varfëron ), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar! 17. Jo, nuk është ashtu! Por ( punoni edhe më zi ) ju nuk përfillnit bonjakun, “. (Fexhr, 15-17), d.t.th. se: Allahu i jep pasuri atij qe e donë por edhe atij qe nuk e donë, sikurse qe e sprovon ma varfëri atë qe e done dhe atë qe nuk e done. Qëllimi i këtyre ajeteve është qe njeriu, ne te gjitha gjendjet, pasuri e varfëri, gëzim e pikëllim, ta respektoje Allahun. Nëse njeriu është i pasur le ta falënderojë Allahun ndërsa nëse është i varfër le te beje durim, dhe mu për këtë, duhet përkujdesur për jetimin, ngase lenia e tij anash është edhe me keq se sa gjendja e atij qe është sprovuar me varfëri.

Ka thënë Enes b. Malik: ” Prej shtëpive me te mira është shtëpia, ne te cilën ka jetime, te cilët trajtohen mire aty. Shtëpia me e keqe është shtëpia ne te cilën ka jetime por ata janë lënë pas dore. Robërit me te dashur tek Allahu janë ata qe i bëjnë mire jetimit apo gruas se veje “.

Nëse Allahu morri besatimin e çifuteve për përkujdesje ndaj jetimeve, atëherë ne si pjesëtarë te fesë se vërtet, kemi me shumte te drejte ne këtë begati se sa te tjerët

Allahu urdhëroi për bamirësi ndaj jetimeve ne çdo vend e kohe, çdo popull e komb, porse nga çifutet, gjate kohës se pejgamberëve te tyre dhe para shtrembërimit te fesë se tyre, mori besën se do te jene bamirës ndaj jetimeve. Një gjë te tille e shënoi edhe Kur’ani:  ( Përkujtoni ) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit “. (Bekare, 83)

Nëse puna është kështu, atëherë ne kemi me shume përparësi ne këtë nder ndaj tjerëve.

Bamirësia ndaj jetimeve është paralele me adhurimin për Allahun

Në Islam, bamirësia ndaj jetimeve është ne një shkalle te afërt me adhurimin për Allahun, respektivisht hyn ne kuadër te vepra te mëdha. Thotë Allahu: Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet “. (Nisa, 36)

Vetëm përgënjeshtari i fesë përbuzë jetimin

Thotë Allahu: A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? “. (Maune, 1), d.t.th: Me njofto për atë qe përgënjeshtron llogarinë dhe shpërblimin ne boten tjetër? A e di se kush është ai dhe çfarë cilësish ka? Nëse ke dëshirë ta njoftosh atë, atëherë: Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun “. (Maune, 2), d.t.th: Ai, i cili e përzë jetimin, i bën padrejtësi, ofendon, nënçmon, ai pra është pergenjeshtari i fesë. Një cilësi tjetër e tij është edhe: Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin ” . (Maune, 3)

Dy pejgamberë ndihmojnë jetimët

Nëse dy pejgambere kane nderuar dhe ndihmuar jetimet ne ngritjen e murit te tyre, atëherë ku jemi ne? Për me shume hollësi, derisa Musai, alejhi selam, ishte ne shoqëri te Hidrit, alejhi selam, një prej ngjarjeve qe iu ndodhen ishte edhe ndërtimi i një muri te dy jetimeve. Kur Musai, alejhi selam e pyeti për shkakun e ndërtimit te këtij muri, Hidri, alejhi selam, iu përgjigj: Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim! “. (Kehf, 82)

Nëse te dërguarit e Allahut punuan ne drejtim te përmbushjes se nevojave te jetimeve dhe ndërtuan murin e tyre, atëherë ata qe dëshirojnë ta fitojnë Xhennetin le te vijnë dhe te ndërtojnë këtë mur (d.t.th: te jene bamirës ndaj jetimeve ne çfarëdo forme) ngase sot te pakte janë ata qe ndërtojnë mure te jetimeve?

Kush dëshiron te shërojë zemrën dhe t’i përmbushën nevojat, le ta mëshirojë jetimin, le t’ia lëmojë kokën atij dhe le ta ushqeje nga ushqimi i vet

Transmetohet se njeri iu kishte ankuar Muhammedit, alejhi selam, për vrazhdësinë qe gjente ne zemrën e tij. Muhammedi, alejhi selam i tha: “A dëshiron qe të të zbutet zemra dhe te përmbushët nevoja? Mëshiroje jetimin, lëmoja kokën, ushqeje nga ushqimi yt do te zbutet zemra dhe do te përmbushet nevoja”.

Ne një transmetim tjetër qëndron: “Afroje jetimin pranë vetes qe te jesh i bute ndaj tij, lëmoja flokët dhe ushqeje nga ushqimi yt sepse kjo ta zbute zemrën dh atë përmbushe nevojën”.

O ti qe ke zemër te mbyllet, mëshiroje jetimin, lëmoja kokën, ushqeje nga ushqimi yt, afroje pranë vetes sepse kështu do te zbutet zemra dhe me ndihmën e Allahut do te përmbushet nevoja.

O Davud behu për jetimin posi prind i mëshirshëm

Transmetohet se Allahu i kishte shpallur Davudit: ” O Davud! Bëhu i mëshirshëm për jetimin sikurse babai për fëmiun e vet. Bëhu për gruan e veje sikurse burri i mëshirshëm, dhe dije se atë qe e mbjell do ta korrësh! “.

Transmetohet se Davudi, alejhi selam, ka thënë: Zoti im! Çfarë është shpërblimi për atë, qe për hirë Tëndin, përkujdeset për gruan e veje dhe jetimin? Tha: Shpërblimi për te është ta fusë nen hijen Time, atë dite kur nuk ka hije tjetër përveç hijes Sime”.

Kujdestari i jetimit sëbashku me Muhammedin, alejhi selam, ne Xhennet

Ka thëne Muhammedi, alejhi selam: ” Unë dhe kujdestari i jetimit do te jemi sëbashku ne Xhennet kështu, duke aluduar me gishtin tregues dhe te mesëm dje i ndau ne mes “.

Ne një hadith tjetër qëndron: ” Unë dhe kujdestari i jetimit apo dikujt tjetër do te jemi sëbashku ne Xhennet, ndërsa ai qe nxiton për te ndihmuar gruan e veje dhe skamnorin, ai është sikur te ketë luftuar ne rrugën e Alla hut”.

Ibni Haxheri ne Fet’hul Bari ka thënë: ” Çdokush qe dëgjon këtë hadith, e ka për obligim te punoje sipas tij ne mënyrë qe te jete shoqëruesi i Muhammedit, alejhi selam ne Xhennet ngase pozite me te larte se sa kjo nuk ka “. Pastaj Ibni Haxheri këtë thënie e argumenton me hadithin e Ebu Hurejres, ne te cilin qëndron se Muhammedi, alejhi selam, ka thëne: ” Unë do te jem i pari, qe do te hapi derën e Xhennetit, kur ja një grua nxiton pas meje. Do t’i them: Kush je ti? Thotë: Unë jam grua, qe kam qene ne shërbim te jetimeve te mi “. Nga hadithi kuptohen dy gjera: Nxitimi për te hyre ne Xhennet dhe pozita e larte qe njeriu gëzon nga përkujdesja për jetimet. Andaj lum për atë qe ka një pozite te tille!

Vetëm ata qe trashëgojnë Xhennetin ushqejnë jetimet

Thotë Allahu ne përshkrimin për te sinqertit: Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër “. (Insan, 8), d.t.th: iu japin ushqim te varfërve qe te arrijnë kënaqësinë e Allahut, duke shprehur gatishmërinë e tyre për bamirësi ne emër te Allahut dhe duke ia drejtuar kërkesat e tyre vetëm Atij. Këtë e diktojnë ajetet vijuese: Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. 10. Ne i frikësohemi ( dënimit të ) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë “. (Insan, 9-10)

Ndërsa shpërblimi i tyre për kujdesin qe ua bën jetimeve, duke i ushqyer, është: Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. 12. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi “. (Insan, 11-12)

Ik nga koprracia të jesh prej banorëve të Xhennetit

Thotë Allahu: E ai nuk u hodh në përpjetëzen ( rrugë e vështirë – qafëmalit ) “. (Beled, 11), d.tt.h: A shpenzoi besimtari pasurinë e tij qe ta eliminoje këtë vështirësi. Allahu e solli këtë shembull se si duhet luftuar nefsi (cytjet e brendshme shpirtërore për vepra te këqija). Mu për këtë tha: E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)? “. (Beled, 12), d.t.th: Prej nga e mësove ti se çka është Akabeja (përpjetëza)? Ajo është çështje e vështire, e cila kërkon mund dhe angazhim. Pastaj Allahu sqaroi se çfarë ne te vërtetë është ajo përpjetëz (Akabe), e tha: Është lirimi i një skllavi “. (Beled, 13), d.t.th: lirimi i një robi për hire te Allahut, me çka njeriut i garantohet mbrojtja prej zjarrit. Perpjeteza është edhe: Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria “. (Beled, 14), d.t.th: ose (opsion) ushqeje fukaranë ne ditët e vështira kur ka uri.

Ka thene Saviu: ” Dhënia e ushqimit ne kohe krizash ekonomike është caktuar për faktin se dhënia e saj ne këtë kohe është me e vështira për nefin “.

Ose, opsion tjetër i “perpjetezes-akabe” është:  Ndonjë jetimi që është i afërt “. (Beled, 15), d.t.th: ta ushqesh jetimin, i afërt për nga lidhjet familjare.

Pastaj vie opsioni tjetër:  Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria. 17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë). 18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë “. (Beled, 16-18)

Ata, te cilët janë te përshkruar me këto cilësi fisnike, ata janë banorë te Xhenetit, te cilët librin e veprave e marrin nga ana e djathte, qe simbolizon vepra e mira dhe hyrjen ne Xhennet.

Ai, i cili angazhohet për te vene dhe jetimin është sikurse luftëtari ne xhihad

Ka thënë Muhammedi, alejhi selam: ” Ai qe kujdeset për gruan e veje dhe skamnorin është sikurse ai, qe lufton ne rrugën e Allahut, ose sikur ai qe falet natën e agjëron ditën “.

Grua e veje është gruaja, te cilës i ka vdekur burri dhe i ka lënë jetime, te cilët shijuan dhembjen e jetimërisë para se ta shijonin butësinë dhe mëshirën e prindit. Ata janë nevojtaret për një dore te mëshirshme, e cila lëmon kokën e tyre dhe gëzon zemrën e tyre…Mu për kete, Muhammedi, alejhi selam, nxiti ata qe kane zemra te mëshirshme, qe te garojnë ne ndihmën për këta jetime dhe për nenat e tyre, te cilave me vdekjen e burrave iu është thyer zemra. Andaj nuk ka asgjë për tu çuditur nëse për njeriun e tille ka shpërblim sikurse te atij qe lufton ne beteja për hire te Allahut dhe rrezikon jetën e tij ose sikurse ai qe falet natën dhe agjëron ditën. Ku janë te mençurit qe te nxitojnë tek kjo premise hyjnore? Ku janë ata që kërkojnë Xhennetin? Ja këto janë raste te arta për pozitat e larta ne Xhennet…

Transmetohet se një musliman kishte filluar te jetonte sëbashku me familjen e tij ne një vend joarab. Ishte i martuar dhe Allahu i kishte falur disa vajza. Jetonte ne lumturi…Pas një kohe vdes burri ndërsa gruan dhe vajzat e saja i godet varfëri e rende. Nga frika e armiqve e lëshoi atë qytet dhe shkoi ne një qytet tjetër. Fati ishte i tille qe ne kohen kur u detyruan ta lëshonin qytetin mbretëronte acar i madh. Vajzat i strehoi ne disa xhami te boshatisura ndërsa vet doli për te kërkuar strehim dhe ushqim. Kaloi pranë dy grupe njerëzish: Një grup ishte musliman dhe një grupi tjetër zjarrëputist. Shkoi tek muslimanët dhe ua sqaroi rastin. I tha kryeplakut: Unë jam një e veje e sinqerte me disa vajza jetime. Jemi strehuar ne disa xhami te boshatisura andaj nëse keni mundësi te na siguroni sonte ushqimin. Kryeplaku iu drejtua: Si te besoj se je e sinqerte. Me sill argumente! Unë jam grua e vetmuar. Askush ne këtë qytet nuk me njeh- ia ktheu gruaja. Kryeplaku e refuzoi…

U nda prej tij me zemër te thyer.

Shkoi tek zjarrëputisti. Ia sqaroi rastin dhe e lajmëroi se ishte e huaj ne këtë qytet. I tregoi edhe për rastin e kryeplakut…

Zjarreputisti dërgoi disa gra, te cilat e morrën atë dhe vajzat e saja dhe i dërguan ne shtëpinë e tij. I ushqyen dhe veshën nga ushqimet dhe rrobat me te mira…

Pasi qe erdhi mesi i natës, kryeplaku pa ne ëndërr se u be kiamet…Pa flamurin e muslimaneve ne dorën e Muhammedit, alejhi selam dhe një pallat prej xhevahiri, plafoni i te cilit ishte prej margaritarëve dhe koraleve. Për ke është ky pallat o i dërguari i Allahut- e pyeti kryeplaku mysliman? Tha: Për njeriun musliman monoteist. Po unë jam i tille- tha plaku. Meqë ti i the gruas se ndershme me sill argumente se je e sinqerte andaj edhe ti tani me sill mua argumente se je musliman- ia ktheu Muhammedi, alejhi selam.

U dëshpëruan plaku përcjelljen e tij kështuqë me te gdhire doli dhe endej poshtë e përpjete ne qytet që ta gjente gruan. Pyeste çdokënd se a mos dinte gjë për fatin e një gruaje me disa jetime. Pyeste atë e pyeste këtë, derisa me ne fund morri vesh se ato ishin strehuar tek zjarreputisti. Dërgoi ca njerëz qe ta thirrnin zjarreputistin. Erdhi…

Dua qe te m’i sjellësh atë grua dhe vajzat e saja- i tha kryeplaku. Nuk mundem ngase prej kur i kam marre, kam patur prej tyre bereqet te madh- iu përgjigj zjarrëputisti.

Kryeplaku ia ofroi 1000 dinarë porse ai refuzoi. Kryeplaku insistonte qe ai patjetër t’i merrte…Atë qe ti po e dëshiron mendoj se është hise e imja. Pallatin qe e ke pare ne ëndërr është hise e imja. Unë jam udhëzuar (hyre) ne Islam. Pasha Allahun! Natën e kaluar nuk kam fjetur as unë dhe as familja ime derisa te gjithë ne dorën e asaj gruaje te ndershme e pranuam Islamin. Ne ëndërr pashe atë qe ke pare edhe ti. Muhammedi, alejhi selam, e tha: Gruaja e ndershme është tek ti? Thashë: Po o i dërguari i Allahut. Tha: pallati te takon ty dhe familjes sate. Ti dhe familja jote jeni banore te Xhennetit ngase Allahu te ka krijuar si besimtar dhe ka caktuar te jesh i tille qysh para krijimit te çdo gjeje, ezelit. Kryeplaku u dëshpërua shume për këtë shanse te humbur…

Ja vëlla çfarë shpërblimi ke nëse përkujdesesh për jetimin dhe gruan e veje!

O ju qe pasurinë e jetimit e keqpërdorni, ju ne barqet tuaja hani zjarre

Allahu porositi qe te tregojmë bamirësi, butësi dhe mëshirë ndaj jetimit, sikurse qe tërhoqi vërejtjen ne mënyrë kërcënuese për ata, qe pa te drejte hane pasurinë e jetimit. Thotë Allahu:Le të frikësohen ata ( në prag të vdekjes ) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro ( si do të jetë gjendja e tyre ) le t’i ruhen All-llahut ( dënimit të Tij ) dhe le t’ju thonë ( jetimëve ) fjalë prindore “. (Nisa, 9)

Nëse ke dëshirë qe pasardhësit e tu pas teje te jene vepermire atëherë sillu mire me ata, ne krye te te cilëve ke ardhur. Pas kësaj porosie madhështore thotë Allahu:  Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit “. (Nisa, 10) Vërtet kërcenim serioz…

Një kërcenim i ngjashëm me këtë është rrëfyer edhe ne hadithet e Muhammedit, alejhi selam, ku me konkretisht thuhet: Largohuni nga shtate gjerat shkatërruese: (në mesin e tyre ceku edhe) Ngrënia e pasurisë se jetimit “.

Ibni Kethiri transmeton nga Ibni Ebi Hatimi e ky nga Ebu Seid El Hudriu se: I thamë: O i dërguari i Allahut! Na trego se çfarë ke pare natën, kur ishe ne vizite tek Allahu ( Isra dhe Miraxh )? Tha: Me dërguan tek krijesa te shumta te Allahut. ( Pashe ) Njerëz, qe kishin buzët sikurse te deveve. Njerëz qe nduknin lëkurën e njeri tjetrit, pastaj sillej një guri nga zjarri dhe iu hidhej ndonjërit prej tyre  ne goje ndërsa i dilte nga pas ( organet e jashtëqitjes ). Bërtitnin e klithnin. Thashë: O Xhibril! Kush janë këta? Tha: Këta janë qe kane ngrënë mizorisht pasurinë e jetimeve, dhe ne barqet e tyre nuk kane tjetër veç zjarre “.

Ka thënë Sudijji: ” Ngrënësi i pasurisë se jetimit mizorisht ngritët ne Ditën e Llogarisë ndërsa nga goja, veshët, hunda dhe sytë e tij i del zjarre. Kushdo qe e shef e njeh se ai është ngrënës i pasurisë se jetimit “.

Transmeton Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: Ne Ditën e Kiametit, disa njerëz do te ngritën nga varret ndërsa gojët e tyre flakërojnë me flake. Kush janë ata o i dërguari i Allahut- u pyet? Tha: A nuk ke pare se Allahu thotë   Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit “. (Nisa, 10)

Ebu Hurejre po ashtu rrëfen se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: Iu porosis te largoheni nga pasuria e dy te dobëtëve: Gruas dhe jetimit “.

Ibni Abbasi tregon: “Pasi qe Muhammedit, alejhi selam i zbriti ajeti   Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit “. (Nisa, 10)  u  nis çdokush qe kishte jetime dhe e ndau ushqimin e vet nga ai i jetimit, pijen e tij nga pija e jetimit, ndërsa pjesën e mbetur ua epnin atyre (iu bënin mire) qe ta hane ose prishej (dhe vet nuk e hanin). Iu vështirësua gjendja kështuqë ia përmendën Muhammedit, alejhi selam, ndërsa Allahu si përgjigje zbriti këtë ajet: (të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: “Po t’i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmirin. E sikur të dëshironte All-llahu do t’ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti “. (Bekare, 220)

Eja qe sëbashku ta shqyrtojmë këtë kërcenim te ashpër, në të cilin Allahu thotë: Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t’ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës “. (Nisa, 6)

Pasha Allahun! Kjo është fjale nga e cila janë bere copë-copë malet dhe janë dorëzuar zemrat e gjalla te besimtareve. Ose me fjale tjera: Mjafton qe Allahu te jete Llogaritës dhe Mbikëqyrës i kujdestareve te jetimeve; se a kane kryer amanetin a po jo? A ua kane dorëzuar pasuritë krejtësisht apo pjesërisht dhe me mashtrime e malverzime? Natyrisht se ky është kërcenim i madh sepse Mbikëqyrës, Vëzhgues dhe Llogaritës është Allahu, te Cilit nuk i fshihet asgjë as ne qiej dhe as ne toke. Mu për këtë, Muhammedi, alejhi selam, ne këshillën dhënë Ebu Dherrit thotë: O Ebu Dherr! Unë po të shoh te dobët dhe unë ta dua ty atë qe dua për vete, kështuqë mos u be udhëheqës i dy vetave (askujt) dhe as mos merr përsipër përkujdesjen mbi pasurinë e jetimit “. Natyrisht se kjo këshillë nuk i ishte dhënë për tjetër përveç si shenje e përgjegjësisë së madhe ne Ditën e Gjykimit.

Ndërsa sa i përket atij, qe merr pasurinë e jetimit qe ta shtoje dhe tregtoje me te për te (jetimin), Allahu thotë  Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi “. (Nisa, 6)

Nëse njeriu i tille është i varfër, i lejohet te haje prej kësaj pasurie aq sa i mbulon nevojat e veta dhe assesi te beje jete luksoze.

Transmetohet se një njeri e pyeti Muhammedin, alejhi selam: Unë nuk kam pasuri por kam jetim? Muhammedi, alejhi selam, ia ktheu:Ha nga pasuria e jetimit por pa teprim, pa ekstravagance, pa marre pasuri prej pasurisë se tij si pasuri tënden bazike ( përveç asaj qe i takon ne rast se është i varfër ) dhe mos e ruaj pasurinë tende me pasurinë e tij “. (Davudi, Nesaiu, Ahmedi)

O ju qe hani pasurinë e jetimit pendohuni tek Allahu para se te ndaleni para madhërisë se Tij, ne ditën kur nuk te bën dobi as pasuria dhe as bijtë, përveç atyre qe tek Allahu shkojnë me zemër te pastër!!!

Le ta dije ai, i cili merr ne përkujdesje pasurinë e jetimit se ka marre ne amanet një pune te madhe andaj le te mos e pakësojë këtë pasuri dhe le te mos e shfrytëzojë atë përveç ne gjerat, nga te cilat përfiton jetimit. Mos harroni se te gjithë do te dalim para Allahut. Thotë Allahu:    O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh “. (Inshikak, 6)

Mos harro se ndoshta fëmijët tu do te mbesin jetime, dhe a do te dëshiroje ti qe dikush te manipuloje me ta?!

O vëlla i dashur! Pendohu tek Allahu dhe kthejua te drejtën para se te vije dita, ne te cilën nuk te bën dobi as dinari dhe as dërhemi, atë dite kur do te vije jetimi dhe para Allahut do te kohet: O Zot! Me ka bere padrejtësi…Tjetri thotë: O Zot! Me ka rrahur…Do te shikosh ne te djathte dhe te majte se si te humbin veprat…Mjere për ty o vëlla nga padrejtësia! A nuk e di se duaja e bonjakut ngritët tek Allahu dhe pranohet ndërsa Allahu thotë: Pasha Madhërinë Time! Do te ndihmoje qofte edhe pas një kohe!

Çfarë mendon se do te jete puna me ty nëse ndonjë jetim është lutur kundër teje?! Mos harro se sinqeriteti dhe e vërteta përherë ngadhënjejnë. Perse nuk e pastron veten? Perse nuk e pastron nijjetin tënd dhe ta fillosh një faqe te re te jetës, ne te cilën, ne vend te padrejtësisë ndaj bonjakut, do te figuroje ndihma, mëshira, butësia dhe përkrahja e tij?

A nuk ke dëshirë, qe si kujdestar i denje i jetimit, te jesh ne shoqëri te Muhammedit, alejhi selam ne Xhennet? Ah mor vëlla, po ta dije se çfarë shpëtimi dhe begatie është sigurisht se do te ndërroje mendje. Eja ne plazhin e devotshmërisë dhe largohu nga deti i mëkateve!

I madhëruar dhe lëvduar qofsh o Allah! Dëshmoj se nuk ka zot te adhuruar me merite përveç Teje. Kërkoj falje dhe pendohem tek Ti.

Paqja dhe mëshira qofshin mbi zotëriun e tere njerëzimit, Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij!!!

 

Perkthimi: Sedat Gani islami

29-3-2002, e marte

Kajro, Egjipt

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s