BIOGRAFIA E SHEJHUT AID BIN ABDULLAH EL KARNI

BIOGRAFIA E SHEJHUT AID BIN ABDULLAH EL KARNI

Shejhu ka lindur ne Saudi, ne qytetet e Karnit, ne vitin 1379 (1960). Shkollën fillore e kreu ne Shkollën Al Sulejman, ndërsa ciklin e mesëm ne Institutin Shkencor ne Riad, për ta vazhduar Shkollën e Mesme ne Institutin Shkencor ne Ebha, pastaj Fakultetin e Usulud-Dinit ne Ebha, Shkallen e Trete (Magjistraturën) me titull” El Bid’atu ve Etheruha fi Ed Dirajeti ve-rr-Rrivaje”. Me pas vazhdoi edhe doktoraturen me titull” Tahkikul Mufhim Ala Muhtesari Sahihi Muslim”.

Një kohe ka ushtruar detyrën e imamit dhe ligjëruesit ne Xhaminë” Ebu Bekir” ne Ebha.

Është hafidh i Kur’anit (e di përmendësh), ka lexuar Tefsirin e Xhelalejne-ve, librin Mufredat te Mahlufit, Tefsirin e Ibni Kethirit disa here, një pjese bukur te madhe te Tefsirit te Taberiut, pastaj një kohe te gjate kishte jetuar me Zadul Mesir te Ibnul Xhevzijj-it, pastaj Kesh-shafin e Zemahsheriut, duke qene ne dijeni për pikat mu’tezilite ne te, pastaj Tefsirin Fi Dhilalil Kur’an te Sejjid Kutbit, por jo të tërin, pastaj Fet’hul Kadir, prej te cilit kishte mjaftuar vetëm me studimin metodologjik te tij. Hadithet e tefsirit i kishte lexuar prej Durrul Menthur te Sujutit.

Kalimthi kishte lexuar edhe tefsirin e Alusit, pastaj kishte lexuar tefsirin e Rraziut, Sa’diut, Dusriut. Shumicen e tefsirit te Begaviut, Abdu Rrezakut dhe Muxhahidit.

Ndërsa sa iu përket librave te Ulumul Kur’anit (Shkencat e Kur’anit), me se shumti ka lexuar librin El Burhan te Zerkeliut, El Itkan te Sujutit dhe Mebahith Fi Ulumil Kur’an te Menaul Kattan-it.

Sa iu përket Shkencave te Hadithit, te cilat janë dëshira, kureshtja dhe tere interesimi i tij shkencor, ka lexuar Bulugul Meram me shume se 50 here derisa e ka mësuar përmendësh tere librin. Kishte lexuar edhe librin Umdetul Ahkam, te cilin edhe ua kishte mësuar studenteve ne xhami. Muhtesarin e Buhariut, te autorit Zubejdi dhe Muhtesarin e Imam Muslimit te autorit El Mundhirijj disa here, sikurse qe kishte lexuar disa here El Muntehib te Nebhaniut dhe librin El Lu’lu’ Vel Merxhan.

Poashtu kishte edhe Sahihul Buhariun dhe komentin e tij Fet’hul Bari te Ibni Haxher El Askalanit. Poashtu ka lexuar edhe Sahihun e Muslimit me koment te Neveviut, pastaj Xhamiun e Tirmidhiut dhe shumicën e komentit te tij, Tuhfetul Ahvedhijj, pastaj ka lexuar Muhtesar Suneni Ebi Davud, me komentet e tij, Mealim Es Sunen, te Hitabiut, dhe Tehdhibus Sunen, te Ibnul Kajjimit. Librin e Ibnul Ethirit, Xhamiul Usul e kishte lexuar disa here, pastaj Musnedin e Imam Ahmedit dhe radhitjen e tij, El Fet’hu-rr-Rrebabanijj, te Bena-ut, për tua sqaruar me pas studenteve te tij ne xhami ne me shume se 100 ligjërata.

E ka lexuar poashtu edhe librin e Neveviut, Rijadus Salihin, pastaj Xhamiul Ulumi Vel Hikemi te Hafidh Bin Rexhebit, pastaj Et Tergibu Vet Terhibu te Mundhiriut, pastaj Mishkatul Mesabih, si dhe shumicën e librave te hadithologut te kohës, Shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë!, e sidomos librin Irvaul Galil Fi Tahrixhi Ehadithi Menari-s-Sebil, etj.

Ndërsa sa i përket Shkencës se Fikhut, ka lexuar shume here librin Ma’rifetud Delil, te Belihijj-ut, duke përsëritur qindra mes’ele (çështje) si dhe duke bere disa shqyrtime me Zadul Mustekni-un. Ka lexuar poashtu Ed Durer El Behijje te Shevkanit, pastaj shumicën e Nejlul Evtar, poashtu te Shevkanit, prej te cilit përgatiste ligjëratat për fakultet dhe xhami. Poashtu ka lexuar shumicën e Mugnit te Ibni Kudames, pastaj El Muhal-li, te Ibni Hazmit, i cili e kishte mahnitur dhe mu për këtë e kishte lexuar dy here. Poashtu ka lexuar edhe Fetawat e Shejhul Islamit, Ibni Tejmijes dhe shumicën e librave te tij, sikurse qe lexoi edhe librat e Ibnul Kajjimit, e ne veçanti librin Zadul Mead dhe I’lamul Muvekkiine.

Ndërsa ne Usuli Fikh ka lexuar Err Rrisale te Imam Shafiut, pastaj El Muvafekat te Shatibiut, pastaj El Lem’u te Shirazit dhe disa pjese te librit El Mustasfi.

Ka lexuar poashtu edhe librat e Muhammed Bin Abdul Vehab, dijetareve te Nexhdit, Ibni Abdul Berr-rrit, etj.

Ndërsa nga librat e Tewhidit ka lexuar El Akidetu El Vasitijje, pastaj ate Et Tedmirijje, pastaj atë El Hamevijje, pastaj Lum’atul I’tikad te Ibni Kudames, pastaj El Akidetu Et Tahavijje me koment te Ibni Ebi El Izz-it, pastaj Mearixhul Kubuli te Hafidh El Hakemiut, pastaj Ed Dinu El Halis, pastaj Kitabut Tewhid te Imamit Ibni Huzejme, Allahu i mëshiroftë qe te gjithë!

Ndërsa sa i përket librave te Sires (jetepershkrimeve), ka lexuar katër here Sijerul A’lami En Nubela, te Dhehebiut, pastaj dy here El Bidaje Ven Nihaje, ka lexuar librin Et Tarih te Yaberiut, pastaj El Muntedhim te Ibnul Xhevziijit, pastaj Vefejatul A’jan dhe Bedru-t-Tali’, etj.

Ne Rrekaik (shkenca e përkujtimit, këshillimit) ka lexuar Et Tedhkiretu te Dhehebiut, Ez Zuhd te Imam Ahmedit dhe Ibni Mubarekut, Ihja Ulumid Din te Gazaliut, dhe Sifetus Safve te Ibnul Xhevziut.

Ndërsa sa iu përket librave letrare, ka lexuar shumicën e divaneve, duke përsëritur Divanin e Mutenebbiut si dhe duke mësuar përmendësh qindra vargje. Ka lexuar librin El Akd El Ferdi te Ibni Abdu Rabbihi, pastaj Ujunul Ahbar te Ibni Kutejbes, Unsul Mexhalis, Revdatul Ukala te Ibni Hibbanit, disa vëllime te El Egani te Asfehanit, etj.

Ndërsa sa iu përket librave bashkëkohore, ka lexuar shume prej tyre, e ne veçanti: Librat e Mevdudit, librat e Nedeviut, librat e Sejjdi Kutbit, librat e Muhammed Kutbit, librat e Shejh Bin Bazit, pastaj Shejh Uthejminit, Ibni Xhibrinit, pastaj librat e Gazalit, te cilit ia ka bere një demantim-reagim ne Mexhlisul Insaf. Vlen te ceket se Shejhu edhe vet është autor i shume librave.

Ndërsa sa i përket aktivitetit te tij ne predikimin e Islamit, është i njohur ne mesin e dijetareve, studenteve dhe njerëzve ne përgjithësi. Ndoshta argumenti me i mire per këtë është se Shejhu ka me shume se 1000 ligjërata te incizuara ne kaseta & CD, te cilat i ka dhënë ne xhami te ndryshme, shoqata, klube, fakultete, universitete, etj.

Allahu,subhanehu ve teala, e bekoftë shejhun ne punën e tij dhe tek njerëzit i befte pranim! Për këtë merita te mëdha ka edhe Sjehu Bin Baz, i cili shume e nxiste për vazhdimin e rrugës ne predikimin e islamit, e cila është rruge e pejgambereve, alejhimus selam…

Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!

Marre nga: http://www.islamway.com/?iw_s=Scholar&iw_a=info&scholar_id=11

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

20 tetor 2005, e enjte (16 Ramazan 1426)

Brunei Darussalam

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s